TË FUNDIT

TË FUNDIT

Lista Serbe e pret Lajçakun në takim, kërkojnë formim të menjëhershëm të Asociacionit

Lista Serbe e pret Lajçakun në takim, kërkojnë formim të menjëhershëm të Asociacionit

Përfaqësuesit e Listës Serbe janë takuar sot me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Përfaqësues të kësaj partie politike i kanë shprehur Lajçakut parakushtet që ata konisderojnë se duhet të plotësohen në atë formë që t’i hapet rrugë normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan lajmi.net.

Sipas Listës Serbe, një prej tyre dhe më esenciali, është formimi i Asociacionit.

Në këtë takim, të pranishëm ishin Goran Rakiq, Igor Simiq dhe Dalibor Jevtiq. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Abdixhiku pas takimit me Lajçakun: Është përgjegjësi e Kurtit nëse hiqet dorë nga njohja reciproke

Abdixhiku pas takimit me Lajçakun: Është përgjegjësi e Kurtit nëse hiqet dorë nga njohja reciproke

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas takimit me ndërmjetësuesin e BE-së, Miroslav Lajçak ka thënë se kanë biseduar për ecurinë e procesit të dialogut.
Abdixhiku ka thënë se, LDK-ja i jep përkrahje procesit të dialogut, me ndërmjetësimin e BE-së dhe me përfshirjen e drejtpërdrejtë të ShBA-ve. LDK-ja rithekson se mbështet implementimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në këtë proces.

“LDK-ja përsërit se Kosovës i duhet një marrëveshje e përqendruar te njohja e ndërsjellë dhe se asnjë marrëveshje tjetër nuk garanton normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Heqja dorë nga njohja është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e kryeministrit Kurti dhe e institucioneve të tjera kushtetuese të Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

“Sot, pritëm ndërmjetësuesin e BE-së në dialogun Kosovë – Serbi, z. Miroslav Lajçak. Me të biseduam për ecurinë e procesit dialogue..

Read More
TË FUNDIT

Gjykimi për vrasjen e motrës në Fushë Kosovë, specialisti tregon rezultatet e ADN-së

Gjykimi për vrasjen e motrës në Fushë Kosovë, specialisti tregon rezultatet e ADN-së

Në rastin ku F.S. akuzohet se e ka privuar nga jeta motrën e saj T.S., në Fushë Kosovë, specialisti i serologjisë Bashkim Mustafa, ka konstatuar se në thonjtë dorën e majtë të viktimës nuk ka profil të ADN-së të ndonjë personi tjetër.
Një konstatim të tillë specialisti Mustafa e dha duke sqaruar ekspertizën e 30 janarit të këtij viti dhe duke u përgjigjur në pyetjen e mbrojtësit të të akuzuarës F.S., avokati Halit Shaljani, se a është gjetur ndonjë mostër e të akuzuarës F.S., gjatë ekzaminimit të trupit të viktimës.

Sipas tij, profili i ADN-së të fituar nga shalli dhe thonjtë e dorës së majtë të të ndjerës T.S. përputhet vetëm me profilin e ADN-së të saj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjithashtu, ai tha se mostrat e pështymës të marra nga Sh.S., F.S., T.S. dhe S.S. kanë qenë mostra të përshtatshme për analizë të ADN-së.

Ndërkaq, lidhur me pikën 4 të kësaj ekspertizë specialisti Mustafa ka deklar..

Read More
TË FUNDIT

Kërcënohen me vdekje dy kandidatë për president të Malit të Zi

Kërcënohen me vdekje dy kandidatë për president të Malit të Zi

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dhe bashkëshortja e tij, Llidija, morën të premten kërcënime me vdekje përmes rrjetit social, Twitter.
Polica malazeze tha për Radion Evropa e Lirë se është duke u marrë me këtë rast, ndërsa nga Prokuroria Themelore e Shtetit dhanë urdhër që të hetohet se kush e ka bërë kërcënimin nga llogaria në Twitter.

Kërcënimet, që e lidhin fatin e Gjukanoviqit me atë të diktatorit italian, Benito Mussolini, u dërguan nga një llogari me emrin Boris Jankoviq.

Postimi u shoqërua me një fotografi të ekzekutimit të Mussolinit.

Gjukanoviq është kandidat i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, të cilat do të mbahen më 19 mars.

Të mërkurën, nga e njëjta llogari në Twitter u dërguan kërcënime me vdekje edhe ndaj deputetes Draginja Vuksanoviq Stankoviq, e cila po ashtu garon në zgjedhjet presidenciale.

Vuksanoviq Stankoviq i raportoi kërcënimet në po..

Read More
TË FUNDIT

Vdes këmbësori që u godit nga vetura në Veternik të Prishtinës

Vdes këmbësori që u godit nga vetura në Veternik të Prishtinës

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes nga vetura.
Rasti ka ndodhur në Veternik të Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për lajmi.net se rasti ka ndodhur rreth orës 14:30.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në lagjen Veternik ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arrit të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Lajçak pas takimeve me opozitën: I njoftova për procesin e dialogut, ata treguan qëndrimet e tyre

Lajçak pas takimeve me opozitën: I njoftova për procesin e dialogut, ata treguan qëndrimet e tyre

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimeve me krerët opozitarë në Kosovë, tha se i ka informuar ata në detaje për planin e BE-së për dialogun.
Pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, Lajçak nuk dha detaje të tjera për dialogun Kosovë-Serbi dhe takimin e radhës të nivelit të lartë. Ai ka thënë se në këtë pikë është mirë që ai të takohet edhe me përfaqësuesit e opozitës në mënyrë që të njoftohen për procesin.

“Mendoj se është e rëndësishme në këtë pikë për mua të takohem me partitë opozitare, dhe jam takuar me PDK-në, LDK-në dhe AAK-në dhe i kam njoftuar për procesin, për pritjet e Bashkësisë Ndërkombëtare, ata kanë shpjeguar qëndrimin e partive të tyre. Pra, e gjitha është pjesë e përgatitjes për takimin e datës 18. Pra, mendoj që është shumë e rëndësishme që edhe ata të dëgjojnë nga unë, dhe jo vetëm nga media apo nga Kuvendi, prand..

Read More
TË FUNDIT

Mos e humbisni episodin e radhës të Cyber Zone nga IPKO në RTV 21

Mos e humbisni episodin e radhës të Cyber Zone nga IPKO në RTV 21

Në vazhdën e dokumentarëve me temën ‘Siguria Kibernetike’, mos e humbisni epizodin e radhës, ku do të mësoni më shumë rreth sigurisë së transakcioneve financiare dhe cfarë ofron IPKO për t’i bërë këto transaksione më të sigurta.
Dea Gjinali, më përvojë 20 vjeqare në IPKO, e cila punon direkt me klientë të biznesit, do të sqarojë në detaje se cilat janë rreziqet më të shpeshta me të cilat mund të përballen qytetarët gjatë kryerjes së transaksioneve financiare online si dhe masat që duhet të ndërmerren për të parandaluar që të bien pre e mashtrimeve.

Dokumentarët Cyber Zone janë krijuar nga IPKO në bashkëpunim me RTV 21, me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve rreth gjendjes aktuale të sigurisë kibernetike, rreziqet me të cilat përballemi si dhe zgjidhjet që janë në dispozicion për tu mbrojtur.

IPKO, si lider në industrinë e telekomunikimit, ka gjithnjë në fokus klientin, dhe për këtë arsye është gjithnjë iniciatore që ..

Read More
TË FUNDIT

​Nis takimi i Lajçak-Abdixhiku

​Nis takimi i Lajçak-Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Mediat u lejuan të marrin pamje vetëm në fillim të takim, derisa zyrtarë të LDK-së, thanë se nuk do të ketë deklarime për media.

Lajçak gjatë ditës ka takuar edhe krerët e dy partive të tjera opozitare, PDK-së dhe AAK-së. Ndërkaq, dje takoi krerët e shtetit.

Lajçak po qëndron në Kosovë për të përgatitur takimin e radhës të nivelit të lartë, ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq, më 18 mars në Shkup të Maqedonisë së Veriut si dhe për të diskutuar për zbatimin e planit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Read More
TË FUNDIT

Qytetari që gjeti kuletën me mbi dy mijë euro: Pronari ka ardhë e na ka falënderu

Qytetari që gjeti kuletën me mbi dy mijë euro: Pronari ka ardhë e na ka falënderu

Qytetari Valon Ramadani, sot ka rastisur që të gjejë një kuletë në rrugën “Tringë Smajli” në Prishtinë.
Ai ka rrëfyer për lajmi.net se sapo ka parë kuletën, e ka menduar dorëzimin e saj në polici.

“Nuk e kom hap fare kuletën. Në momentin që e kemi parë kuletën kemi lajmëruar policinë. Është kënaqësi e madhe me gjete një kuletë por edhe me dorëzu, ma mirë se me mbajt diçka që nuk është e jotja”, ka deklaruar Ramadani.

Ai ka thënë se është kontaktuar edhe nga pronari i kuletës, sapo që ai ka pranuar kuletën e humbur nga Policia e Kosovës.

“Pronari sapo ka qenë në polici më ka kontaktu, ka ardhë këtu te puna ku punojmë e na ka falënderu”, ka deklaruar Ramadani.

Ai ka thënë se shpreson që të ketë sa më shumë kësisoj veprimesh edhe nga qytetarët e tjerë. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

​Kosova nis një projekt kundër pastrimit të parave, mbështetet nga Gjermania

​Kosova nis një projekt kundër pastrimit të parave, mbështetet nga Gjermania

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Drejtoren e Përgjithshme të Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ), Frauke Bachler, Drejtorin për Evropën Juglindore të IRZ-së, Frank Hupfeld dhe ekspertët Doktorin e Shkencave të Drejtësisë, Stefan Trunk dhe Thomas Seidel, të dy me përvojë shumëvjeçare në prokurori, respektivisht polici dhe njësi të inteligjencës financiare në Gjermani, të shoqëruar nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.
“Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ) është themeluar me iniciativën e Ministrisë Federale të Drejtësisë në vitin 1992. IRZ mbështet më shumë se 20 partnerë në projekte reformatore në fushën e drejtësisë, duke dhënë këshilla juridike në përgatitjen e ligjeve, themelimin dhe zhvillimin e institucioneve por edhe përmes promovimit e trajnimeve në shumë fusha. Ajo zbaton edhe projekte të Bashkimit ..

Read More