TË FUNDIT

TË FUNDIT

Publikohet raporti i UNDP-së, bie kënaqshmëria me punën e Qeverisë dhe kryeministrit

Publikohet raporti i UNDP-së, bie kënaqshmëria me punën e Qeverisë dhe kryeministrit

UNDP ka publikuar raportin “Përmbledhja e Pulsit Publik XXIII”, nga i cili ka rezultuar se ka rënie në përqindjen e kënaqshmërisë së qytetarëve me performancën e qeverisë, por edhe me atë të legjislativit dhe gjyqësorit.
Bazuar në këtë raport, ka një rënie prej 7.7 pikë të përqindjes së kënaqshmërisë për performancën e kryeministrit për një periudhë gjashtëmujore, ndërkaq edhe për performancën e qeverisë ka rënie prej 6.2 pikë të përqindjes.

“Në anketën e opinionit tetor-nëntor 2022, niveli i kënaqshmërisë me performancën e kabinetit ekzekutiv kapi vlerën prej 41%, një rënie për 6.2 pikë përqindjeje nga anketa e prillit 2022 kur ishte 47.2%. Niveli i kënaqshmërisë me punën e Kryeministrit kapi vlerën prej 44.9%, një rënie për 7.7 pikë përqindje nga prilli 2022 kur ishte 52.6%”, thuhet në raport.

Gjithsej kanë qenë një mijë e 306 të anketuar nga data 21 tetor deri më 3 nëntor 2022 në gjithë territor..

Read More
TË FUNDIT

Qytetari gjen kuletën me mbi 2 mijë euro brenda, e dorëzon në polici

Qytetari gjen kuletën me mbi 2 mijë euro brenda, e dorëzon në polici

Një qytetar ka dorëzua në stacionin e Policisë së Kosovës një portofol që e kishte gjetur në rrugë, në të cilin kishte një shumë parash dhe dokumente personale.
Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur sot në stacionin policor “Qendra”, shkruan lajmi.net.

“Sot zyrtarëve të stacionit policor Qendra, në rrugën ‘Tringë Ismajli’, në Pristhinë, një qytetar V.Ramadani, ju ka dorëzuar një portofol (që e kishte gjetur në rrugë), ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale. Menjëherë është ftuar në stacion pronari i portofolit dhe konform procedurave i njëjti ka pranuar portofolin, paratë dhe dokumentet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas banknotave të publikuara nga policia, shihet se brenda kuletës kanë qenë në total 2 mijë e 121,42 euro.

Duke çmuar këtë gjest human, policia ka falënderuar të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

​Dita e dytë e vizitës në Kosovë, Lajçaku fillimisht shkon në PDK

​Dita e dytë e vizitës në Kosovë, Lajçaku fillimisht shkon në PDK

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka nisur sot takimet me përfaqësuesit e partive opozitare.
Takimin e parë, Lajçaku e ka nisur në selinë e PDK-së, ku është pritur nga kryetari, Memli Krasniqi, nënkryetarja e parë, Vlora Çitaku dhe sekretari i partisë, Bernard Nikaj.

Bëhet e ditur se Lajçaku gjatë ditës do të takohet edhe me zyrtarë të LDK-së e AAK-së.

Emisari Miroslav Lajçak një ditë më parë është takuar edhe me kryeministrin Kurti e presidenten Osmani, takime të cilat i ka cilësuar konstruktive në procesin e dialogut.

Read More
TË FUNDIT

​Fillon ndërtimi i sheshit qendror në Rahovec

​Fillon ndërtimi i sheshit qendror në Rahovec

Kanë filluar punimet për ndërtimin e sheshit qendror në Rahovec, projekt ky i cili tejkalon shumën prej 3 milion euro.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka thënë se po e përmbushin një zotim publik dhe sipas tij punimet pritet të përfundojë në gjysmën e dytë të vitit 2025.

Në ceremoninë e vënies së gurëthemelit, Latifi ka thënë se sheshi do të ndryshojë pamjen e qytetit dhe do të lehtësojë jetën e qytetarëve.

“Vlera e kontratës është 3 milion e 817 mijë euro, parkingu me sipërfaqe 4850 metra katror, numri i vend-parkingjeve vetëm këtu është 206, ne kemi filluar tash me parkingun nëntokësor shpresojmë që do të kemi shumë shpejtë ndryshime në këtë pjesë të sheshit, në këtë shesh i cili ka një sipërfaqe të madhe do të kenë mundësi me u përshtatë ose me u akomodu për ngjarje të mëdha edhe kulturore edhe artistike, pro edhe ngjarje që janë në përputhje me profilin e komunës sonë por që janë në synimet e aspiratat e komunës sonë..

Read More
TË FUNDIT

Kurti i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë në takimin e 18 marsit

I dërguari i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi Lajçak ka shprehur shpresën, se Kosova dhe Serbia do të pajtohen në takimin e radhës më 18 mars për zbatimin e planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se janë përmbushur pritjet e tij në takimet që pati në Prishtinë me dy udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Ai shfaqi shpresën se “Kosova dhe Serbia të pajtohen në takimin e radhës për zbatimin e planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre”. Takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë mbahet me 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, nën ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë evropiane Jossep Borrel. Më 27 shkurt kryeministri Kurti dhe Presidenti Vuçiq, i thanë po propozimit të BE-së të mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara, por nuk pati nënshkrim të dokumentit, për shkak t..

Read More
TË FUNDIT

Lajçak takohet sot me PDK-në, AAK-në dhe LDK-në

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë, do të takohet të premten edhe me kryetarët e partive politike në Kosovë.

Lajçak pritet që të takohet me kryetarin e PDK-së në orën 10:45, me atë të AAK-së në 11:45, ndërsa do të jetë në LDK në orën 14:45.

Kujtojmë se dje ai është takuar edhe me kryeministrin Kurti e presidenten Osmani, takime të cilat i ka cilësuar konstruktive në procesin e dialogut.

Read More
TË FUNDIT

​AAK kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, përmend edhe protestat

​AAK kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, përmend edhe protestat

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka shprehur shqetësim për paralajmërimet për rritje të çmimit të energjisë elektrike.
Në konferencë për medie të premten, ai tha se rritja e çmimit të energjisë është e dëmshme për qytetarët.

Për këtë kundërshtuar këtë, ai përmendi edhe organizimin e protestave.

Read More
TË FUNDIT

18 marsi po vjen: Kurti i gatshëm për marrëveshje, Vuçiq thotë se nuk do të nëshkruajë “kapitullimin”

Kryeministri i Kosovës, Abin Kurti, ka thënë se është i gatshëm të nënshkruajë Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Këtë qëndrim Kurti e ka shprehur edhe dje gjatë takimit me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës, u bë e ditur se kryeministri Kurti ka shprehur pritjen që Bashkimi Evropian në takimin e radhës të punojë për përfundimin e procesit me Marrëveshjen për Normalizim.

Edhe emisari evropian Lajçak takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e quajti konstruktiv, të rëndësishëm dhe shumë të frytshëm, gjersa para mediave theksoi se pritshmëritë e tij në takim me të parin e ekzekutivit janë përmbushur sa i përket asaj se si e sheh Kosova zbatimin e planit të Propozimit evropian për Marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Me kryeministrin Kurti patëm një bisedë konstruktive, shumë të rëndësishme dhe të dobishme. Po ashtu u takova ..

Read More
TË FUNDIT

“Janë përmbushur pritshmëritë e mia” dhe “15 modele për Asociacionin” – deklaratat e Lajçakut

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak të enjten gjatë vizitës në Kosovë takoi presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar ankesin e zbatimit të Propozimit evropian për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Lajçak takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e quajti konstruktiv, të rëndësishëm dhe shumë të frytshëm, gjersa në një deklaratë para gazetarëve theksoi se pritshmëritë e tij në takim me të parin e ekzekutivit janë përmbushur sa i përket asaj se si e sheh Kosova zbatimin e planit të Propozimit evropian për Marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Me kryeministrin Kurti patëm një bisedë konstruktive, shumë të rëndësishme dhe të dobishme. Po ashtu u takova me presidenten Osmani, me të cilën pata bisedë dhe do të takohem edhe me krerët e opozitës dhe bashkësinë ndërkombëtare. Qëllimi kryesor i kësaj vizite është që të marrë informacione se si Kosova e sheh zbatimin dhe ky takim ka ..

Read More
TË FUNDIT

Pas takimeve me Kurtin dhe Osmanin, Lajçak do të takohet sot me krerët e opozitës

Pas takimeve me Kurtin dhe Osmanin, Lajçak do të takohet sot me krerët e opozitës

Emisari i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, po qëndron në vizitë zyrtare në Prishtinë.
Pas takimeve të djeshme me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Lajçak sot do të takojë krerët e partive opozitare në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Lajçak pritet që të takohet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, në orën 10:45, me atë të AAK-së, Ramush Haradinaj, në orën 11:45, ndërsa me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, në orën 14:45.

Në takimet që ka zhvilluar dje me Kurtin dhe Osmanin, Lajçak ka diskutuar sërish mbi aneksin e zbatimit të Propozimit franko-gjerman për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Lajçak pas takimeve të djeshme e ka cilësuar takimin me Kurtin si “konstruktiv, të rëndësishëm dhe shumë të frytshëm”.

“Me kryeministrin Kurti patëm një bisedë konstruktive, shumë të rëndësishme dhe të dobishme. Po ashtu u takova me presidenten Osmani,..

Read More