Duan marrëveshje: SHBA e BE vlerësohet se ia kanë shtrënguar “lakun” Kosovës dhe Serbisë
Duan marrëveshje: SHBA e BE vlerësohet se ia kanë shtrënguar “lakun” Kosovës dhe Serbisë
Këmbëngulja aktuale e bashkësisë ndërkombëtare që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, është më e madhja prej se palët kanë nisur bisedimet për këtë qëllim në vitin 2011, thotë njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Agon Maliqi.
Me këtë vlerësim pajtohet edhe eksperti i politikës rajonale nga Serbia, Aleksandar Popov, i cili thotë se Prishtina dhe Beogradi “kanë luajtur shumë për t’iu shmangur obligimeve që i kanë marrë”.
Dy vendet janë pajtuar në parim për tekstin e një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, por, tani, do të duhej të pasonte hartimi i udhërrëfyesit për zbatimin e tij. Kjo është edhe arsyeja e një takimi të paralajmëruar nga BE-ja, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Por, ditëve të fundit, në opinion dolën deklarata kontradi..
Read More