TË FUNDIT

TË FUNDIT

Lajçaku sot në Beograd, takon Vuçiqin

Lajçaku sot në Beograd, takon Vuçiqin

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të takohet të hënën në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Sipas mediumit serb “Danar”, takimi do të fillojë në ora 14:30, ku temë kryesore do jetë marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë.

Takimi i Lajçakut me Vuçiq ndodh disa ditë pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajçak ka deklaruar në Kosovë se palët duhet të pajtohen edhe për aneksin e marrëveshjes, që sipas tij, çon drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Read More
TË FUNDIT

Zgjedhjet në veri: Sot mbyllet afati për deklarim të mospjesëmarrjes të partive politike

Zgjedhjet në veri: Sot mbyllet afati për deklarim të mospjesëmarrjes të partive politike

Sot përfundon afati për partitë politike në Kosovë që ta njoftojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se nuk dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale të dy komunave: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023.
Këtë e ka bërë të ditur për EO, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Afati i vendosur nga KQZ-së për partitë politike për të deklaruar mospjesëmarrjen në zgjedhje përfundon më 13 mars”, ka thënë Elezi.

Sipas njoftimeve të fundjavës nga KQZ-ja, deri të premten në këtë institucion janë paraqitur deklarimet e mospjesëmarrjes në zgjedhje nga 8 parti politike: Partia Demokratike e Diasporës, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Pokret za Gora, Socialdemokratska Unija, Fjala, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Kosovaki Nevi Ro..

Read More
TË FUNDIT

​Parashikimi i motit për këtë javë

​Parashikimi i motit për këtë javë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë mot të vranët dhe me intervale me diell.
Sipas IHK-së, në mëngjes parashihen ngrica të dobëta, ndërsa në ultësira paraqiten kushte për mjegull.

Ndërsa gjatë ditëve në vijim pritet të ketë një mot i ndryshueshëm.

E martë – Mot me vranësira të shpërndara dhe i nxehtë. Temperaturat minimale mbeten rreth zeros, ndërsa maksimalet parashihen të jenë mbi vlerat e mesatareve.

E mërkurë – Mot i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të shënojnë vlera pozitive, ndërsa maksimalet e ditës do të shënojnë ulje në krahasim me ditën e martë.

E enjte – Mot kryesisht i vranët dhe i freskët. Temperaturat do të shënojnë ulje, por nuk parashihet të ketë minuse.

E premte – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros, ndërsa maksimalet parashihen të shënojnë ngritje të lehta.

Sasitë e reshjeve të fundit ishin nga 4 deri 70 l/..

Read More
TË FUNDIT

24 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës

24 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 24 vjet më parë e ku pati viktima dhe qindra të plagosur.
Atë kohë, forcat serbe sulmuan me minahedhës derisa tregu ishte përplot me njerëz, ndërsa si pasojë mbetën të vdekur gjashtë qytetarë, në mesin e të cilëve kishte fëmijë dhe gra, ndërsa u plagosën edhe 128 të tjerë.

Përfaqësues të institucioneve komunale dhe asociacioneve të tjera në Mitrovicë, familjarë të viktimave e martirëve, si dhe qytetarë tjerë, çdo vit mblidhen në vendin e ngjarjes në nderim të viktimave të masakrës së tregut në Mitrovicë, që ndodhi 24 vjet më parë.

Pasojat shëndetësore e psikologjike të këtij sulmi të ushtrisë dhe policisë serbe i vuajnë edhe sot shumë prej atyre që ishin atë ditë në treg.

Read More
TË FUNDIT

Ngjarjet e ditës së sotme, ja çfarë pritet të ndodhë

Ngjarjet e ditës së sotme, ja çfarë pritet të ndodhë

Gjatë ditës së sotme në Kosovë janë paraparë të zhvillohen disa ngjarje.
Në kuadër të këtyre ngjarjeve është edhe mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, përcjell lajmi.net.

Ngjarjet e ditës:

Ministria e Ekonomisë dhe Universiteti “Columbia” në New York do të nënshkruajnë memorandum të bashkëpunimit, përmes të cilit Universiteti do të mbështesë Ministrinë drejt zbatimit të suksesshëm të Strategjisë së Energjisë përmes përgatitjes së studimeve e hulumtimeve akademike. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, salla P38, ora 08:20)

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë, Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mbajnë tryezën “Ndikimi i shërbimeve sociale tek qytetarët në nevojë”. (Hotel International Prishtina, ora 10:00)

Komuna e Gjakovës organizon dëgjim publik lidhur me procedurat e shpronësimit të pronave me qëllim të ndërtimit të rrugës/dalja për Pejë. (Salla e Kuv..

Read More
TË FUNDIT

Republikanët e Kosovës mbajnë konferencë sot në lidhje me Asociacionin

Republikanët e Kosovës mbajnë konferencë sot në lidhje me Asociacionin

Republikanët e Kosovës (REK), kanë njoftuar se sot do të mbajnë konferencë për medie në lidhje me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.
Motoja e kësaj konferencë është paralajmëruar të jet “Zajednica – Kali Trojan “Serbia”, përcjell lajmi.net.

Në këtë ngjarje pritet të marrë pjesë edhe kryetari i Republikanëve të Serbisë, Nikola Sanduloviç.

Konferenca pritet të fillojë në orën 10:00./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Kryesia e Kuvendit mban mbledhje sot

Kryesia e Kuvendit mban mbledhje sot

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot mban mbledhje.
Në rend të dite janë 10 pika për shqyrtim, përcjell lajmi.net.

Mbledhja pritet të filloj në orën 11:00.

Ky do të jetë rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Seanca plenare e shtyrë përsëri më 8 mars 2023:

1. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.

III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 19 janar 2023:

5. Votimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,
6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021,
7. Shqyrtimi i Raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesi..

Read More
TË FUNDIT

Pamje nga aksidenti në Prizren ku u lënduan katër persona

Pamje nga aksidenti në Prizren ku u lënduan katër persona

Si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi sonte në Prizren, u lënduan katër persona.
Në mesin e të lënduarve ishin edhe dy zyrtarë policor.

Të lënduarit nga ky aksident po vazhdojnë të trajtohen në kuadër të Spitalit Rajonal të Prizrenit.

Tashmë në media është publikuar edhe një fotografi e aksidentit në fjalë, të ndodhur mbrëmjen e sotme në Prizren.

“Ju informojmë se rreth orës 20:10 në dalje të autostradës Prizren Jug ka ndodhur një aksident në mes dy veturave civile. Në njërën nga veturat kanë qenë duke udhëtuar zyrtarët policorë të cilët po ktheheshin nga puna në shtëpi. Në këtë aksident janë lënduar dy zyrtarë policorë dhe dy civilë. Zyrtarët policorë të lënduar janë jashtë rrezikut për jetë por dyshohet se njëri prej tyre është lënduar rëndë”,u tha nga Policia e Kosovës./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Parapërgatitjet e takimit të 18 marsit, Lajçak nesër në Beograd

Parapërgatitjet e takimit të 18 marsit, Lajçak nesër në Beograd

Në vazhdën e përgatitjeve për takimin e 18 marsit që do të mbahet në Ohër, e ku do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Miroslav Lajçak do të udhëtojë të hënën për në Beograd.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet nesër me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, njoftoi Presidenca e Serbisë.

Takimi është planifikuar për në orën 14:30 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë, ndërsa pas takimit do të publikohet një komunikatë për media.

Lajçak dy ditët e kaluara i kaloi në Prishtinë, ku pati takime me përfaqësues të qeverisë dhe opozitës në Kosovë, shefa të misioneve ndërkombëtare, si dhe me ambasadorë të akredituar në Kosovë.

Takimi i 18 marsit, vjen pas dakordimit për Planin Evropian më 27 shkurt në Bru..

Read More
TË FUNDIT

Njësia e Inteligjencës Financiare edhe më tutje me ushtrues detyre

Njësia e Inteligjencës Financiare edhe më tutje me ushtrues detyre

Tash e më shumë se një vit, pozita e njësisë së inteligjencës financiare, në kuadër të Ministrisë së Financave mbetet me ushtrues detyre.
Kjo njësi që merret me parandalimin dhe luftimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit në nivel kombëtar, sipas shoqërisë civile duhet të ketë udhëheqës me mandat të plotë për funksionuar në mënyrë të duhur.

Në mesin e shumë pozitave që janë me ushtrues detyre, tash e më shumë se 1 vit, edhe Njësia e Inteligjencës Financiare, në kuadër të Ministrisë së Financave, është në të njëjtën situatë.

Që nga shkarkimi i Dardan Nuhiut, nga kjo pozitë, pas publikimit të disa incizimeve, në gusht të vitit 2021, kjo njësi operon pa drejtor.

Një konkurs i hapur në vitin e kaluar, ishte anuluar pasi, asnjë nga kandidatët nuk kishte arritur të plotësonte të gjitha kriteret e parapara.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, shkurt ka thënë se së shpejti ky mekanizëm i rëndësishme i sh..

Read More