TË FUNDIT

TË FUNDIT

Ngjarja tragjike në Tiranë, konfirmohet vrasja e një gruaje dhe plagosja e pesë personave të tjerë

Ngjarja tragjike në Tiranë, konfirmohet vrasja e një gruaje dhe plagosja e pesë personave të tjerë

Një ngjarje e rënd ka ndodhur sonte rreth orës 21:05, në një lokal në Tiranë, pasi në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.
Sipas Policisë në Shqipëri, si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit S. M., 50 vjeç, A. M.,42 vjeç, E. S., 47 vjeç, E. B., 45 vjeç, G. Sh., 55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

“Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare. Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan, L..

Read More
TË FUNDIT

Një i vrarë dhe dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Tiranë

Një i vrarë dhe dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Tiranë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në Tiranë, konkresisht në zonën e Don Boskos.
Bëhet e ditur se nga këto të shtëna një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, shkruan TCh.

Tutje, raportohet se ngjarje ka ndodhur në një nga lokalet e kësaj zone të Tiranës.

Read More
TË FUNDIT

Katër persona të lënduar nga një aksident në Prizren, në mesin e tyre edhe dy policë

Katër persona të lënduar nga një aksident në Prizren, në mesin e tyre edhe dy policë

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi sonte në Prizren.
Si pasojë e aksidentit në mes dy veturave civile, janë lënduar katër persona.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi theksoi se dy nga të lënduarit në këtë rast janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilin ishin duke u kthyer nga kufiri.

Ai tha gjithashtu se njëri nga zyrtarët policor është i lënduar rëndë, por jashtë rrezikut për jetë.

“Ju informojmë se rreth orës 20:10 në dalje të autostradës Prizren Jug ka ndodhur një aksident në mes dy veturave civile. Në njërën nga veturat kanë qenë duke udhëtuar zyrtarë policorë të cilët po ktheheshin nga puna në shtëpi. Në këtë aksident janë lënduar dy zyrtarë policorë dhe dy civilë. Zyrtarët policorë të lënduar janë jashtë rrezikut për jetë por dyshohet për lëndim të rëndë për njërin nga zyrtarët”- tha Bytyqi.

Zyrtarët policorë janë duke u tra..

Read More
TË FUNDIT

Shkon në pesë numri i të plagosurve në Tiranë, në mesin e tyre dyshohet se është edhe një fëmijë

Shkon në pesë numri i të plagosurve në Tiranë, në mesin e tyre dyshohet se është edhe një fëmijë

Të shtëna armësh kanë ndodhur në një lokal në Tiranë, ku dyshohet se është vrarë punëtorja e këtij lokali.
NOA.al raporton se ka shkuar në pesë numri i të plagosurve dhe se dyshohet që në mesin e tyre është edhe një fëmijë, përcjell Klankosova.tv.

Kjo media raporton se fëmija është plagosur me një plumb në këmbë.

Read More
TË FUNDIT

Takimi Gërvalla-Dendias, diskutohet për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Takimi Gërvalla-Dendias, diskutohet për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, priti sot në Kosovë ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.
Sipas njoftimit të ministrisë, gjatë takimit u diskutua për progresin e dukshëm të Kosovës, sidomos në fushën e ekonomisë dhe të sundimit të ligjit, procesin e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, priti sot në Kosovë ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Sipas njoftimit të ministrisë, gjatë takimit u diskutua për progresin e dukshëm të Kosovës, sidomos në fushën e ekonomisë dhe të sundimit të ligjit, procesin e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë, si dhe proceset e integrimit të Kosovës në strukturat euro-atlantike.

“Në vazhdim, ata diskutuan edhe pë..

Read More
TË FUNDIT

Vrasja e trefishtë në Deçan, prokuroria: Jemi afër zbulimit të autorit

Vrasja e trefishtë në Deçan, prokuroria: Jemi afër zbulimit të autorit

Një mal me paqartësi vazhdojnë ta përcjellin një prej vrasjeve më të rënda në Kosovën e pasluftës, atë të trefishtë në Deçan e cila ndodhi në fund të vitit 2021.
Prokurorja e rastit, Sahide Gashi, i ka thënë Dukagjinit se është afër finalizimit të këtij rasti dhe se të gjeturat do t’i bëjnë publike në një konferencë për media, brenda pak javësh. Nga ana tjetër, avokatët e katër të dyshuarve të cilët prej më shumë se një viti po qëndrojnë në paraburgim, thonë se Prokuroria nuk u ka dhënë asnjë informacion.

Prokuroria Themelore e Pejës pretendon se është afër zbulimit të autorit të një prej vrasjeve më të rënda në Kosovën e pasluftës.

Prokurorja Sahide Gashi i ka thënë televizionit Dukagjini përmes telefonit, se janë në fazën finale të mbledhjes së provave për këtë vrasje që ka ndodhur në Deçan në fund të vitit 2021.

“Po jemi në fazë finale. Krejt i kemi mbledhë, të gjitha provat i kemi siguruar, të gjithat prova..

Read More
TË FUNDIT

Deponitë ilegale, problem shqetësues në rajonin e Lumbardhit

Deponitë ilegale, problem shqetësues në rajonin e Lumbardhit

Në fshatrat e Prizrenit shumë deponi të egra të mbeturinave krijohen gjatë stinës së dimrit. Kjo situatë po ndodh nga faktori njeri pasi në brigjet e lumenjve po hidhen gjësende që nuk u duhen më qytetarëve.
Shumë orendi shtëpiake, që banorëve të fshatrave në Luginën e Lumbardhit nuk u duhen më në të shumtën e rasteve hidhen në brigjet e lumenjve, apo në skaj të rrugëve të këtyre fshatrave, duke krijuar kështu deponi të egra të mbeturinave.

Banorët e fshatrave të Luginës së Lumbardhit janë të vetëdijshëm se kjo gjendje e krijuar në natyrë shkaktohet nga faktori njeri.

“Tek ne problemi më i madh është se qytetaret ende nuk kanë nivelin e duhur të vetëdijesimit. Paguajmë komunën me pastrua mbeturinat. Gjuajnë për çdo ditë, ani që paguajmë për shërbimin, por situata është njëjtë. Ekoregjioni çdo të diele vjen këtu. Janë shumë të rregullt, përveçse kur ka shumë borë, atëherë nuk vjen”, tha Elvir Bregoviq nga fshati Lubinjë e ..

Read More
TË FUNDIT

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen tre persona

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen tre persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Si shkak i këtij aksidenti janë lënduar tre persona.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur saktësisht në Slivovë, transmeton lajmi.net.

“Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”ka thënë ajo./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Kërkohet decentralizimi i shërbimeve mjekësore

Kërkohet decentralizimi i shërbimeve mjekësore

Centralizimi i shërbimeve të caktuara mjekësore po u shkakton probleme pacientëve, sidomos atyre me sëmundje malinje gjatë trajtimeve që u duhet t`i bëjnë në QKUK. Ata detyrohen të udhëtojnë me kilometra, derisa kërkojnë që shërbimet e tilla si marrja e kimioterapive t`u mundësohet në komunat më të afërta.
Bashkë me gjendjen e rëndë shëndetësore, qytetarët nga e gjithë Kosova detyrohen të udhëtojnë me kilometra për të marrë shërbime Onkologjike në Qendrën Klinike Universitare.

Faturës së shtrenjtë të trajtimit të këtyre sëmundjeve u shtohen edhe vështirësitë derisa janë në lëvizje me makinë menjëherë pas aplikimit të terapive pasi të njëjtat nuk ofrohen në qytete të tjera.

“Me pas qenë më afër kish qenë më mirë se janë gati 50 kilometra deri këtu”, thotë një qytetar.

“Çdo tri javë vijë nga Kamenica. Është e mundimshme sidomos për pacientin të cilin e mundojnë terapitë, e pastaj edhe rruga”, thotë një qytetar tjetër.

Përveç qytetarëve..

Read More
TË FUNDIT

Kirurgu i QKUK-së: Institucionet shëndetësore publike po trajtojnë pacientët me infuzione të Serbisë

Kirurgu i QKUK-së: Institucionet shëndetësore publike po trajtojnë pacientët me infuzione të Serbisë

Klinikat e spitaleve të Kosovës në të shumtën e rasteve kanë mungesë të gjërave elementare, siç janë edhe infuzionet apo barërat e ndryshme.
Por Kirurgu Pediatrik në QKUK, Baton Kelmendi ka shprehur edhe një shqetësim tjetër.

Ai ka bërë të ditur se institucionet publike shëndetësorë në vend po trajtojnë pacientët me infuzione të prodhuara në Serbi, transmeton lajmi.net.

Ai theksoi se tenderin për furnizim e ka fituar kompania me seli në Serbi.

Duke folur për këtë problematik ai ka ironizuar edhe me blerjen e produkteve serbe duke i përmendur edhe “plazma keksat”./Lajmi.net/

Read More