TË FUNDIT

TË FUNDIT

Hoti takoi presidenten e Tajvanit

Hoti takoi presidenten e Tajvanit

Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, sot është takuar me ish-kryemistrin e Kosovës, Avdullah Hoti.
E para e Tajvanit, ka shkruar në Twitter për takimin me Hotin. “Jam e kënaqur të presë në takim ish-kryeministrin e Kosovës Avdullah Hotin dhe deputetë të tjerë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Rumania. Vizita juaj hap derën për një bashkëpunim më të madh midis Tajvanit dhe Ballkanit, ndërsa ne punojmë së bashku për të forcuar qëndrueshmërinë demokratike globale”, ka shkruar ajo në Twitter.

Read More
TË FUNDIT

Më shtrenjtë prodhimet “Made in Kosova” se ato të huajat

Më shtrenjtë prodhimet “Made in Kosova” se ato të huajat

Prodhimet e bëra në Kosovë, që njihen edhe si “Made in Kosova”, shpesh kanë çmim të njëjtë me produktet e ngjashme të importuara, apo, në disa raste, janë edhe më të shtrenjta.
Ekipi i Radios Evropa e Lirë vizitoi këtë javë disa dyqane ushqimore në Prishtinë, ku hasi në sheqer më të shtrenjtë se sheqeri i importuar, në salcë më të shtrenjtë apo në peceta më të shtrenjta.

“Nuk e di pse… por mendoj se produktet vendore do të duhej të ishin më të lira”, thotë Ndue Kalaj, një banor në Prishtinë.

Vebi Mjeku, bashkëqytetar i tij, thotë se blen pak produkte vendore – vetëm nëse janë më të lira.

“E shikoj edhe cilësinë, por më shumë çmimin”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Përfaqësues të bizneseve dhe të kompanive prodhuese në Kosovë thonë se çmimet ndikohen nga politikat fiskale, sipas tyre, aspak të favorshme.

“Referuar shteteve përkatëse – Serbisë, Maqedonisë së Veriut e të tjera – ato kanë politika të avancuara fiskale dhe k..

Read More
TË FUNDIT

Aksion në Viti: Arrestohet dilleri i drogës, Policia ia gjen rreth 20 paketime me marihuanë në ahurin e lopëve

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.

Një aksion i tillë është zhvilluar edhe gjatë ditës së djeshme në qytetin e Vitisë, ku Polica ka arrestuar tre persona, dy prej të cilëve përfunduan në ndalim policor, pasi u kapën me drogë. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Sh.Sh., 22-vjeçar dhe B.F., 25-vjeçar, të cilët janë arrestuar nën dyshimin për shitblerje dhe shpërndarje të substancave narkotike.

Sinjali mëson se fillimisht njëri prej të dyshuarve, B.F., është arrestuar në qytetin e Vitisë, pasi Policia e kapi në flagrancë me drogë në xhep, ku iu gjet një sasi e substancës së dyshuar, të llojit marihuanë. Pasi i riu u prangos, Policia zhvill..

Read More
TË FUNDIT

Raportuesja për Kosovën në PE: Shpresoj të nënshkruhet marrëveshja Prishtinë-Beograd më 18 mars

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon thotë se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është afër, duke mbështetur deklaratën e ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, von Cramon u shpreh se ky do të jetë një hap i madh drejt integrimit në BE për të dy vendet.

“Nuk mund të mos pajtohem më shumë. Shpresojmë shumë që të shohim nënshkrimet nga Kosova dhe Serbia në marrëveshje në fund të javës së ardhshme në Ohër”, shkroi ajo në Twitter.

Can’t agree more.
Hope so much that we will see both signatures and under the agreement at the end of next week in #Ohrid
This will be a major step towards integration for both countries. https://t.co/X7M792FaKJ

— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) March 12, 2023

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka deklaruar sot se një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e arritshme. Ai ka theksuar se Kosova do të përfitojë shumë nga arritja e kësaj marrëveshjeje.

Sakaq..

Read More
TË FUNDIT

Arrestohen tre persona në Deçan, u rrahën për një varr

Arrestohen tre persona në Deçan, u rrahën për një varr

Tre persona janë arrestuar të dielën në qytetin e Deçanit, për shkak të një varri.
Policia e Kosovës, në raportin 24- orësh thekson se rrahja ka ndodhur si pasojë e dëmtimit të një varreze nga njëri prej të dyshuarve, përcjell lajmi.net.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjti janë rrahur mes vete si pasojë e dëmtimit të një varreze nga njëri prej të dyshuarëve. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raport./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Katër persona të lënduar nga një aksident në Prizren, shoferi kishte konsumuar alkool

Katër persona të lënduar nga një aksident në Prizren, shoferi kishte konsumuar alkool

Katër persona kanë mbetur të lënduar, si shkak i një aksidenti të djeshëm në hyrjen jugore të Prizrenit.
Policia bënë të ditur se njëri ka shoferët kishte qenë nën ndikimin e alkoolit, përcjell lajmi.net.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave njëra me targa të Shqipërisë me ngasës të dyshuarin mashkull shtetas i Shqipërisë dhe tjetra me targa vendore me ngasës viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona dy shtetas të Shqipërisë dhe dy të Kosovës të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari ka rezultuar me alkool në gjak 1.12 promilë dhe i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24- orësh të policisë./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Jep dorëheqje drejtori Ekzekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës, Besim Curri

Jep dorëheqje drejtori Ekzekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës, Besim Curri

Pas publikimit nga “Betimi për Drejtësi” të hulumtimit për “Mashtrimet në emër të avokatëve”, bëhet e ditur se ka dhënë dorëheqje drejtori Ekzekutiv i Odës së Avokatëve, Besim Curri.
Lajmin për dorëheqjen e tij e ka bërë të ditur Oda e Avokatëve nëpërmjet një komunikate për media.

“”Oda e Avokatëve të Kosovës, pas publikimit të emisionit “Betimi për Drejtësi” të shtunën me datë 11.03.2023 në KTV, njofton të gjithë avokatët dhe publikun e gjerë si dhe bënë me dije se: Bazuar në pretendimet e dhëna në këtë emision, sot në mëngjes Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi me tu paraqitur në zyrat e OAK-së, ka ftuar në takim Drejtorin Ekzekutiv, nga i cili ka kuptuar se i njëjti ka ofruar dorëheqjen e tij”, thuhet në njoftimin e OAK-ut.

Read More
TË FUNDIT

Arrestohen tre persona në Deçan, u rrahën për një varr

Arrestohen tre persona në Deçan, u rrahën për një varr

Tre persona janë arrestuar të dielën në qytetin e Deçanit, për shkak të një varri.
Policia e Kosovës, në raportin 24- orësh thekson se rrahja ka ndodhur si pasojë e dëmtimit të një varreze nga njëri prej të dyshuarve, përcjell lajmi.net.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjti janë rrahur mes vete si pasojë e dëmtimit të një varreze nga njëri prej të dyshuarëve. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raport./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Mbi 236 mijë lëndë në pritje për t’u zgjidhur nëpër gjykatat e Kosovës

Mbi 236 mijë lëndë në pritje për t’u zgjidhur nëpër gjykatat e Kosovës

Mbi 236 mijë lëndë të ndryshme nëpër gjykatat e vendit janë në pritje për t’u zgjidhur. Gjykata Themelore e Prishtinës prin me më se shumti lëndë të pazgjidhura.
Sipas të dhënave të Këshillit Gjyqësor, në periudhën janar-qershor të vitit 2022 janë regjistruar 236 mijë e 329 lëndë të pazgjidhura në gjykata.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës në raportin për vitin 2022 thekson se Gjykata Supreme, Dhomat e Posaçme, Gjykatat e Apelit dhe ato Themelore kanë pasur mbi 295 mijë lëndë, ku 222 mijë janë lëndë të trashëguar, ndërsa janë pranuar 73 mijë e 276 të tjera.

Zvarritja e lëndëve sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, po ndodh për shkak të mos trajtimit të tyre brenda afateve ligjore, si dhe mos menaxhimi adekuat i lëndëve nga ana e gjyqtarëve, shkruan RTK.

“Jo vetëm në çështjet administrative, penale dhe komerciale por edhe planifikimi jo adekuat i KGJK-ës me shpërndarjen e gjyqtarëve nëpër gjykata në bazë të numrit..

Read More