TË FUNDIT

TË FUNDIT

Kurti: S’mund të kemi demokraci, pa pasur barazi gjinore

Kurti: S’mund të kemi demokraci, pa pasur barazi gjinore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në edicionin e dhjetë të Javës së Gruas me temën kryesore “Barabarësia: Parakusht për Ripërtërije të Demokracisë”, të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik.
Në një fjalë rasti, Kurti deklaroi se në Kosovë nuk mund të ketë demokraci, nëse nuk ka barazi gjinore.

“Politika është e lidhur me bindjet në mënyrë të pashkëputur. Janë analizat dhe kërkimet, por në politikbërje janë të rëndësishme bindjet. Unë besoj se nuk mund të kemi demokraci pa barazi gjinore”,tha ai.

Kurti theksoi se ajo ndërtohet mbi pluralizëm, sundim të ligjit dhe barazi gjinore.

“Ajo ndërtohet mbi pluralizëm, sundim të ligjit dhe barazi gjinore. Barazia gjinore është ajo që përbën urën për barazi shoqërore. Sa i përket Kosovës, unë besoj se ajo është duke u përmirësuar dhe përmirësimi është më i shpejtë se kurrë më parë”,shtoi Kurti./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Osmani deklarohet për takimin e 18 marsit: Nuk pres shumë nga Serbia, s’ka sinjale për ndryshim

Osmani deklarohet për takimin e 18 marsit: Nuk pres shumë nga Serbia, s’ka sinjale për ndryshim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar në lidhje me takimin e 18 marsit që pritet të zhvillohet në Ohër, në mes kryeministrit Albin Kurti si dhe presidentit serb, Aleksandar Vuciq.
Osmani tha se nuk pret shumë nga ana e Serbisë në këtë takim, por shpreson në komunitetin ndërkombëtar.

Osmani gjithashtu theksoi se presidenti serb nuk ka ndryshuar qëndrim, e as nuk ka dhënë sinjale se do të ndryshojë, e që sipas saj kjo nukë shtë asgjë e re dhe se kjo ka nddohur në këto 12 vite të dialogut.

“Pritjet tona janë që natyrisht ky do të jetë një takim ku Kosova do të angazhohet më shumë, ku do të jap komentet e veta, propozimet e veta, gjithsecila prej tyre kontribuon për paqen në rajon.Këto pritje janë pritje që varen nga ne. Unë nuk mund të tregoj se si mund të sillet Serbia sepse deri sot ata nuk kanë dhënë ndonjë një kontribut, qoftë për arritje të marrëveshjes, qoftë për stabili..

Read More
TË FUNDIT

Sot nënshkruhet deklarata e përbashkët për reformën në sistemin e drejtësisë

Sot nënshkruhet deklarata e përbashkët për reformën në sistemin e drejtësisë

Sot do të nënshkruhet deklarata e përbashkët për reformën në sistemin e drejtësisë.
Këtë deklaratë do ta nënshkruajnë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, , së bashku me krerët e sistemi të drejtësisë.

“Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me krerët e sistemi të drejtësisë, do të nënshkruajnë Deklaratën e Përbashkët të Zotimit për reformën në sistemin e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e MD-së.

Aktiviteti do të mbahet sot, më datë 14 mars 2023, në ora 14:00 në Ministrinë e Drejtësisë, ish objekti Rilindja, kati 18.

Read More
TË FUNDIT

“Kurthi i Vuçiqit”/ Profesori zbulon se çfarë po përgatitet – ky është paralajmërimi për Kosovën!

Asociacioni i komunave me shumicë serbe mbetët një nga temat më të përfolura ende në vendin tonë.

E së fundmi propozimi i ndërkombëtarëve për planin franko-gjerman, ka gjetur mbështetje nga Kosova dhe Serbia.

Kurti zbuloi arsyet pse e ka pranuar propozimin e BE-së, si dhe e vendosi theksin tek njohja reciproke mes Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas tij Kosova nuk duhet të shoh nga e kaluara dhe sipas tij plani franko gjerman është një bazë e mirë për të ardhmen e Kosovës.

Mirëpo reagimet e opozitës për ta kundërshtuar kryeministrin Kurti po vazhdojnë.

Por ishte kryeministri Kurti ai që iu dha një kundërpërgjigjje të duhur duke u shprehur se nuk do të bëjë kompromis me kushtetutshmërinë, ligjshmërinë dhe funksionimin e shtetit.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Enver Bytyçi.

Ai u shpreh se Asociacioni është kurthi më i rrezikshëm i Serbisë ndaj Kosovës.

“Asosacioni ishte dhe është kurthi më i rrezikshëm i Serbisë ndaj Kosovës. Në këtë kurt..

Read More
TË FUNDIT

Ish-gjimnazi që u dogj në Ferizaj kishte nisur të rinovohej, reagon komuna: Do ta mbrojmë objektin

Ish-gjimnazi që u dogj në Ferizaj kishte nisur të rinovohej, reagon komuna: Do ta mbrojmë objektin

Objekti i ish-gjimnazit të vjetër “Ismail Qemali” në Ferizaj u përfshi nga zjarri masiv në orët e para të mëngjesit të së martës.
Komuna e Ferizajt përmes një reagimi publik ka deklaruar se zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha në gjithë objektin, i cili përfaqëson vlerë të trashëgimisë kulturore.

I njëjti objekt bëhet e ditur se të hënën e 13 marsit, ka nisur të rinovohet tërësisht nga ana e operatorit ekonomik të kontraktuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, objekti i ish Gjimnazit të Vjetër në Ferizaj, u përfshi nga zjarr masiv, duke shkaktuar dëme të mëdha në gjithë objektin, objekt ky që përfaqëson vlerë të trashëgimisë kulturore e që së fundmi, pikërisht dje më 13.03.2023, nga ana e operatorit ekonomik të kontraktuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nisën ndërhyrjet e para për renovimin e tërësishëm të objektit”, thuhet..

Read More
TË FUNDIT

Gruaja gjendet pa shenja jete në banesën e saj në Mitrovicë, rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë

Gruaja gjendet pa shenja jete në banesën e saj në Mitrovicë, rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë

Një rast i vdekjes së dyshimtë është raportuar në Mitrovicë.
Viktima femër në rrethana të panjohura sipas familjarëve ka ndërruar jetë në banesën e saj.

Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës, transmeton lajmi.net.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Ishte raportuar e zhdukur katër muaj më parë, gjendet gjakovarja e mitur që po bashkëjetonte me të dyshuarin

Ishte raportuar e zhdukur katër muaj më parë, gjendet gjakovarja e mitur që po bashkëjetonte me të dyshuarin

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë në Gjakovë, pasi që kishte bashkëjetuar me viktimën femër kosovare e mitur.
Viktima para rreth katër muajsh ishte raportuar e zhdukur nga familjarët, transmeton lajmi.net.

Viktima është intervistuar në prezencën e punëtorit social.

I dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Raportimi për zhdukjen e tij ishte bërë më 28.10.2022./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Arrestohet për dhunë në familje, gjatë hetimeve del që i dyshuari është i përfshirë edhe në vepra tjera penale

Arrestohet për dhunë në familje, gjatë hetimeve del që i dyshuari është i përfshirë edhe në vepra tjera penale

Një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje nën dyshimin për “Dhunë në familje” si dhe raste të tjera të veprave penale.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur përmes raportit 24-orësh se i dyshuari është raportuar në polici për dhunë në familje më 18 janar të këtij viti, ndërsa është arrestuar dje, shkruan lajmi.net.

Sipas raportit, bëhet e ditur se gjatë intervistimit, tek i dyshuari janë gjetur elemente të tjera të veprave penale të kryera në kohë të ndryshme në vitin 2020, përfshirë këtu vepra penale: Dhunim, shantazh dhe braktisje e fëmijës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Kompania “Pastrimi” në grevë, Prishtinën e mbulojnë mbeturinat

Kompania “Pastrimi” në grevë, Prishtinën e mbulojnë mbeturinat

Për shkak të grevës së punëtorëve të Kompanisë Regjionale “Pastrimi”, mbeturinat e kanë “mbuluar” kryeqytetin.

Në vendet ku janë të vendosura kontejnerët këtë të martë ishin të stërmbushura.

Madje, qytetarët kanë filluar t’i hedhin jashtë shportës përkatëse, EO.

Te rruga “Mark Isaku” në lagjen Tophane shihen disa mbeturina të përhapura në rrugë.Përveç që nuk paraqet pasqyrë të mirë për kryeqytetin, ato po ashtu dëmtojnë edhe ambientin.Për grevën kanë paralajmëruar nga Sindikata e Pavarur e KRM “Pastrimi”, të cilët kanë kërkuar rritje page.

“Lidhur me grevën e organizuar nga Sindikata e Pavarur e KRM “Pastrimi”, ju njoftojmë se pas shprehjes së pakënaqësisë të punëtorëve lidhur me ngritjen e pagave, sot me dt. 13.03.2023 u organizua takimi i radhës në mes të Menaxhmentit të Kompanisë, Bordit të Drejtorëve dhe Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të KRM “Pastrimi”, SH.A”, thuhet në njoftimin e tyre.“Menaxhmenti i Kompani..

Read More