TË FUNDIT

TË FUNDIT

Dreshaj: Ministria e Shëndetësisë me qeverisjen Kurti ka qenë ministri e eksperimenteve

Dreshaj: Ministria e Shëndetësisë me qeverisjen Kurti ka qenë ministri e eksperimenteve

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka kritikuar sot qeverinë për gjendjen në shëndetësi, duke potencuar se Ministria e Shëndetësisë me qeverisjen Kurti ka qenë ministri e eksperimenteve.
Ai, në një konferencë për media, ka potencuar se shëndetësia nuk menaxhohet me ushtrues të detyrave.

“Asnjë dikaster për këtë qeverisje për dy vite nuk mund të merret si mostër për qeverisje të mirë….Ministria e Shëndetësisë me qeverisjen Kurti ka qenë ministri e eksperimenteve duke u ndërruar ministra, duke u ndërruar shefat e departamenteve e madje kishte edhe raste ku këto pozita mbetën bosh për muaj të tërë, e dini rastin e ministrit. Shëndetësia nuk menaxhohet me ushtrues të detyrave dhe të cilët janë të padëshmuar dhe pa përvojë menaxheriale”, ka thënë ai.

Dreshaj është shprehur se pakënaqësitë në shëndetësi deri më tani janë të shumta dhe ka nënvizuar se është penguese në orga..

Read More
TË FUNDIT

Kurti pyetet për takimin e 18 marsit: Mendoj se fle mirë dhe lexoj literaturë sa i përket negociatave

Kurti pyetet për takimin e 18 marsit: Mendoj se fle mirë dhe lexoj literaturë sa i përket negociatave

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka folur për atë se si i kalon ditët në prag të takimit të radhës të nivelit të lartë me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Kurti ka thënë se është aktiv gjatë gjithë kohës, meqë ka angazhim edhe në Qeveri por edhe në Lëvizjen Vetëvendosje, por shton se një pjesë të kohës për aq sa mundet përgatitet duke i lexuar marrëveshjet që janë nënshkruar dhe gjithashtu edhe literaturë sa i përket dialogut dhe negociatave.

Ai thotë se për këtë e ndihmojnë këshilltarët e tij por edhe të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

“Unë jam shumë aktiv tërë kohën, sepse Qeveria i ka 3 zv/kryeministra dhe 15 ministri. Jam edhe kryetar i VV-së. Po një pjesë të kohës, krejt çka mundem përgatitem duke i lexuar dokumentet e deritanishme, por duke lexuar edhe literaturë sa i përket bisedimeve dhe negociatave. E këtu natyrisht që më ndihmojnë shumë këshilltarët s..

Read More
TË FUNDIT

Lista Serbe humb mbështetje të konsiderueshme

Lista Serbe humb mbështetje të konsiderueshme

“Politika e keqe në dhjetë vjetët e fundit” dhe “barrikadat në veri të Kosovës” janë disa nga arsyet përse Lista Serbe po e humb besimin e disa banorëve të Mitrovicës së Veriut, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë.
Se kjo parti – më e madhja e serbëve në Kosovë – ka humbur mbështetje, e tregon edhe një hulumtim i organizatës joqeveritare, Aktiv, për pozitën e komunitetit serb në veri të Kosovës. Rezultatet e tij u publikuan në fillim të marsit dhe nga 350 të anketuar, vetëm 2.4 për qind thanë se i besojnë Listës Serbe.

Nga viti 2013, kur edhe është formuar me mbështetjen e Beogradit zyrtar, Lista Serbe ka marrë mbi 90 për qind të votave pothuajse në të gjitha zgjedhjet.

Megjithatë, vëzhgues nga Bashkimi Evropian kanë thënë në raportet e tyre se kjo parti “ka monopolizuar jetën politike mes serbëve në Kosovë”. Sipas tyre, kandidatë dhe aktivistë të Listës Serbe kanë bërë trysni mbi votuesit.

Kujt i besojnë serbët e veriut të Kosovës..

Read More
TË FUNDIT

Osmani komenton takimin Kurti-Vuçiq dhe modelet për Asociacionin – tregon cili është më i miri

Data e takimit mes Kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, po afrohet. Më 18 mars Kurti dhe Vuçiqi do të takohen në Ohër të Maqedonisë Veriore. Ndërkaq, për këtë takim si dhe për modelet e propozuar nga Lajçaku për Asociacionin ka folur edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Presidentja Vjosa Osmani, ka treguar se nuk pret shumë nga ana e Serbisë në takimin më 18 mars teska shpreson në komunitetin ndërkombëtarë, pasi sipas saj, Vuçiq nuk ka ndryshuar dhe “nuk e ka ndërmend të ndryshojë”.

“Pritjet tona janë që natyrisht ky do të jetë një takim ku Kosova do të angazhohet më shumë, ku do të jap komentet e veta, propozimet e veta, gjithsecila prej tyre kontribuon për paqen në rajon.” – tha ajo, në një prononcim për medie, pas edicionit të dhjetë të Javës së Gruas.

“Këto pritje janë pritje që varen nga ne. Unë nuk mund të tregoj se si mund të sillet Serbia sepse deri sot ata nuk kanë dhënë ndonjë një kontribut, qoftë për arritje të marrëveshjes, qoftë për sta..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Isha i gatshëm të nënshkruaj në Bruksel, por jam pesimist se marrëveshja mund të nënshkruhet në Ohër

Kurti: Isha i gatshëm të nënshkruaj në Bruksel, por jam pesimist se marrëveshja mund të nënshkruhet në Ohër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur pesimist se marrëveshja e zbatimit mund të nënshkruhet në Ohër.
Kurti theksoi se janë dakorduar për propozimin evropian, me iniciativë franko-gjermane dhe aty janë pesë fjali, 11 nene dhe kësisoj do të mund të diskutohet plani i zbatimit.

“Ne jemi dakorduar për propozimin evropian, me iniciativë franko-gjermnane dhe aty janë pesë fjali në preambulë, janë 11 nene gjithsej, le ta diskutojmë planin e zbatimit. Unë e di që Serbia shtynë shumë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por ne e dimë qëndrimin e Serbisë por unë dua t’i referohem asaj për çfarë jemi marrë vesh dhe atë që keni mundur ta lexoni që të gjithë, e plani i zbatimit duhet të negociohet në Ohër, e mbase jo vetëm në Ohër”, tha Kurti.

Kryeministri tha se nuk varet vetëm nga ana e Kosovës se a do të ketë sukses, apo jo.

“A do të ketë sukses ap..

Read More
TË FUNDIT

Osmani për zgjedhjet në veri: Institucionet e sigurisë po punojnë që qytetarët të ndihen të sigurt e të dalin në votime

Osmani për zgjedhjet në veri: Institucionet e sigurisë po punojnë që qytetarët të ndihen të sigurt e të dalin në votime

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se qytetarët serb të cilët i kanë bojkotuar institucionet e Kosovës, e kanë bërë këtë nga presioni i Serbisë.
Ajo ka thënë se këta qytetarë duhet ta kuptojnë se Kushtetuta ua garanton të drejtat e tyre e se nuk mund të bëjnë përpjekje tjera përtej “asaj që na jep Kushtetuta dhe demokracia”.

“Sa i përket gjyqtarëve dhe prokurorëve, siç e dini së bashku edhe me pjesëtarët e institucioneve të tjera ata janë larguar nga puna me presion të Serbisë. Përpjekjet tona janë përpjekje demokratike që t’i bindim që të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutë janë të drejta që nuk mund t’i gjejnë askund në Evropë”.

“Përpjekje përtej asaj që na jep Kushtetuta dhe demokracia në vend nuk mund të ketë. Të gjithë qytetarët serb duhet ta kuptojnë që mënyra më e mirë për garantimin e të drejtave të tyre është që t’i shfrytëzojnë të drejtat që Kushte..

Read More
TË FUNDIT

Lajçak: Nëse nuk ka Asociacion, nuk ka marrëveshje

Lajçak: Nëse nuk ka Asociacion, nuk ka marrëveshje

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është duke qëndruar në Beograd.
Pas kësaj, Lajçak është deklaruar në lidhje me planin evropian, si dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai theksoi se nëse shikohet mirë propozimi i BE-së, ai flet për normalizim dhe jo për ndonjë lloj kapitullimi.

Lajçak ka përsëritur disa herë se duhet të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe derisa theksoi se “nëse nuk ka Asociacion, nuk ka marrëveshje”.

Qëllimi, sipas Lajçak nuk është që dikush të fitojë apo të humbasë.

“Qëllimi është të kërkojmë një situatë të favorshme dhe të hapim derën evropiane”,theksoi Lajcak për RTS, transmeton lajmi.net.

Në takimin e Ohrit që do të zhvillohet më 18 mars në mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiq, Lajçak tha se synohet të arrihet një marrëveshje që ka një mbështetje të tillë nga BE-ja, e që nuk e kujton të kaluarën.

Lajçak pritet që edhe s..

Read More
TË FUNDIT

​Osmani: Kosova ka përkushtim të palëkundur për avancimin e barazisë gjinore

​Osmani: Kosova ka përkushtim të palëkundur për avancimin e barazisë gjinore

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur sot se Kosova ka përkushtimin e palëkundur për të avancuar gjithnjë e më shumë barazinë gjinore në vend. Këto komente Osmani i bëri në edicionin e dhjetë të Javës së Gruas, me temën kryesore “Barabarësia: Parakusht për Ripërtërirje të Demokracisë”.
Presidentja tha se për një demokraci të qëndrueshme duhet avancimi qytetar pa dallim. Sipas saj, kjo pastaj përkthehet në më shumë transparencën dhe llogaridhënien institucionale.

E para e vendit theksoi se Kosova është lidere në rajon dhe me gjerë për barazi gjinore, por që barazia gjinore është mision i përditshëm.

“Një demokraci e mirëfilltë është një demokraci që kontribuuan në mënyrë aktive për përmirësimin dhe avancimin e pozitës së gruas në një shoqëri, një demokraci e shëndosh është një demokraci që frymon mbi parimin e jetësimit të barazisë gjinore. Edhe pse Republika jonë është vetëm 15-v..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Edhe pse jam kryeministër, vazhdoj të mendoj si aktivist politik

Kurti: Edhe pse jam kryeministër, vazhdoj të mendoj si aktivist politik

Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se edhe pse që dy vjet është në krye të ekzekutivit, ai vazhdon të mendojë si aktivist politik dhe shoqëror.
Këtë ai e deklaroi gjatë pjesëmarrjes në edicionin e dhjetë të Javës së Gruas, me temën kryesore “Barabarësia: Parakusht për Ripërtëritje të Demokracisë” të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik.

“Unë jam kryeministër vetëm këto dy vitet e fundit, tërë jetën kam qenë aktivist politik dhe shoqëror. E në masë të konsiderueshme vazhdoj të jem edhe sot e kësaj dite, me mënyrën se si mendoj, me veprimet që i bëj dhe me politikat që i zhvillojmë dhe ekzekutojmë”,tha Kurti.

Ai theksoi se është një aktivist politik që është shndërruar në kryeministër të Kosovës.

“Duhet ta ndihmojmë shoqërinë që ta lartësojë ajo veten dhe lartësimi matet me atë se sa lartë ngriten ata që janë poshtë.Kjo kërkon organizim shoqëror. Nuk mjafton vetëm mekanizmi institucional, por mekaniz..

Read More
TË FUNDIT

Von Cramon: S’kemi interes të krijojmë një “Republika Srpska” të dytë

Viola Von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian pret që takimi i 18 marsit në Ohër ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq të përmbyllet me marrëveshje. Ajo pret që të ketë edhe nënshkrim mbi dokument të dy liderëve.

“Shpresoj të shohim edhe nënshkrime. Kjo do të ishte një marrëveshje që do të ishte hap tejet i madh përpara për të dyja vendet, por sidomos për Kosovën në kuadër të integrimit evropian”, ka theksuar Von Cramon.

Ajo ka thënë se sikur të ishte ajo në pozitë për të vendosur, atëherë “gjithsesi se do të ishte në favor të kësaj marrëveshje”.

“E kam parë propozimin evropian në muajin shkurt dhe besoj se sidomos për Kosovën është një hap tejet i madh përpara, në kuptimin e njohjes si shtet sovran dhe në ecjen përpara”, ka shtuar Von Cramon në RTK.

Ajo ka thënë se marrëveshja nuk ka të bëjë vetëm me propozimin por edhe me ankesin. “Nëse nënshkruhet aneksi, atëherë ka shumë gjasë që të nënshkruhet edhe marrëveshja dhe be..

Read More