TË FUNDIT

TË FUNDIT

500 euro gjobë dhe pesë pikë negative për shoferin që tejkaloi shpejtësinë në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

500 euro gjobë dhe pesë pikë negative për shoferin që tejkaloi shpejtësinë në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Policia e Kosovës ka identifikuar kundërvajtësin i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h ka drejtuar atë në shpejtësi prej 130 km/h.
“Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor zona Vushtrri, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 130 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h”,thuhet në njoftimin për media, transmeton lajmi.net.

Tutje u tha se ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, pesë pikë negative si dhe masa mbrojtëse ndalimi i drejtimit një mjet motorik prej një viti./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Rrahje në mes të burgosurve në burgun e Dubravës

Rrahje në mes të burgosurve në burgun e Dubravës

Një rast i lëndimit të rëndë trupor është raportuar së fundi në rajonin e Pejës.
Viktima mashkull ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht nga një person i dyshimtë.

I dyshuari dhe viktima janë të burgosur në Burgun e Dubravës, transmeton lajmi.net.

Rasti është iniciuar si më lartë me vendim të prokurorit./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Gjakovë/ U arrestua nën dyshimin se ka dhunuar motrën e tij, i njëjti po kërkohej nga Interpol-i

Gjakovë/ U arrestua nën dyshimin se ka dhunuar motrën e tij, i njëjti po kërkohej nga Interpol-i

Një person i dyshimtë është arrestuar pasditen e djeshme në Gjakovë.
Arrestimi i të njëjtit është bërë nën dyshimin për dhunim. I lartcekurit dyshohet se ka dhunuar motrën e tij.

Sipas institucioneve të hetuesisë ai është arrestuar bazuar në një urdhër arrest ndërkombëtar në Interpol, të lëshuar nga shteti i Gjermanisë.

“Bazuar në një urdhër arrest ndërkombëtar në Interpol të lëshuar nga shteti i Gjermanisë është arrestuar një mashkull Shqiptar me shtetësi gjermane për veprën penale Dhunim. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”,thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Moti për ditën e sotme

Moti për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se gjatë kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Sipas parashikimeve, sot do të mbajë moti me vranësira të shpërndara dhe i nxehtë.

Temperaturat minimale do të mbeten rreth zeros, ndërsa maksimalet parashihen të jenë mbi vlerat e mesatareve.

Gjatë këtyre ditëve, sipas parashikimeve, parashihet të fryjë erë kryesisht nga jugu dhe verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.

“Sasitë e reshjeve të fundit ishin nga 4 deri 70 l/m2 në rrafshin e Dukagjinit, derisa të njëjtat në rrafshin e Kosovës kan variuar nga 5 deri 43 l/m2”, ka bërë të ditur IHMK.

Read More
TË FUNDIT

Mblidhen tri komisione parlamentare

Mblidhen tri komisione parlamentare

Sot, do të mblidhen tre komisione parlamentare.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjinë. Në rend dite është dhe raportimi i ministres Rozeta Hajdari, lidhur me punën e ministrisë në vitin 2022 dhe planin e punës për 2023.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Menaxhimi i projektit Bashkimi i qytetit të Ferizajt”.

Raporton ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, dhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Ndërkohë, komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton projekt-aktet e brendshme të Kuvendit të Kosovës.

Read More
TË FUNDIT

“Vizitat e diplomatëve grekë në Kosovë, sinjale për njohje”

“Vizitat e diplomatëve grekë në Kosovë, sinjale për njohje”

Vizitat e shpeshtuara të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, në Kosovë dhe vizitat e fundit të diplomatëve të Kosovës në këtë shtet, analisti politik, Fidan Ukaj i sheh si sinjale të qarta për mundësinë e njohjes së shpejti të shtetit të Kosovës nga shteti helen.
Në një prononcim për Ekonomia Online, Ukaj tha se edhe marrëveshja e cila pritet që të nënshkruhet me 18 mars ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Ohër mund të jetë vendimtare që shteti grek ta njohë Kosovës.

Greqia, e cila edhe më parë ka qenë më “miqësore” me Kosovën, duke pranuar edhe pasaportat, mund të hapë rrugën për njohje edhe nga shtete të tjera mosnjohëse.

Prej tyre, Spanja konsiderohet si kundërshtuesja më e madhe e realitetit të krijuar pas 17 shkurtit 2008.

“Në fakt vizitat e shpeshta të diplomatit grek në Kosovë janë sinjale të mira se shteti grek mund të lëvizë drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës. Sigurisht se edhe marrëveshja finale për ..

Read More
TË FUNDIT

Të gjitha shkollat e kryeqytetit do pajisen me dollapë

Të gjitha shkollat e kryeqytetit do pajisen me dollapë

Komuna e Prishtinës ka filluar vendosjen e dollapëve në shkollat e kryeqytetit. Realizimi i një projekti të tillë, pritet që të realizohet në tërësi brenda katër vjetësh.
Drejtues të Komunës së Prishtinës kanë thënë për Radio Kosovën se ka filluar furnizimi me dollap në shkollat më të mëdha të Prishtinës për nxënësit e klasave 1 deri në 5 dhe se është shpallur tenderi i ri për furnizimin e të gjitha shkollave e cila do të bëhet nëpër faza.

Nxënësit në Kosovë vazhdojnë të përballen me problemin e peshës së rëndë të çantave. Lea Sefedini, nxënëse e klasës së gjashtë në shkollën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, i tha Radio Kosovës se për shkak të peshës së rëndë të çantës, që detyrohet ta bartë çdo ditë, ka filluar të këtë dhimbje të shpinës.

“Ne i kemi gjashtë orë dhe secila lëndë i ka nga dy libra e nga dy fletore. Çantën e kam shumë të rëndë edhe për shkak se kemi mjete të tjera. Vazhdimisht kam dhimbje të shpinës e qafës”, ka thë..

Read More
TË FUNDIT

A do të ketë edhe një Marrëveshje të Ohrit në Ballkan?

Pikërisht në Ohër, 22 vite më parë iu dha fund luftës në Maqedoni me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit ku u arrit paqja dhe avancimi i shumë të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Ndërsa pikërisht në këtë qytet, më 18 mars të këtij viti autoritetet kosovare dhe ndërkombëtare presin që në takimin e Ohrit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të arrihet ujdi për planin e zbatimit të propozimit evropian. Edhe diplomatët perëndimorë që janë të përfshirë në dialogun Kosovë-Serbi, shpresojnë që të arrihet përparim në takimin e 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut, para se kreu i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell të raportojë në Këshillin Evropian për rrjedhën e dialogut, shkruan gazeta KOHA.

KOMPLIMENT I MADH PËR MAQEDONINË

Ish diplomati, Nano Ruzhin shprehet se për Maqedoninë është kompliment i madh të jetë nikoqir në Ohër dhe kjo sipas tij dëshmon se shteti jonë ka arritur të balancon mes d..

Read More
TË FUNDIT

ShSKUK: Pandemia e COVID-19 ka testuar qëndrueshmërinë e sistemeve shëndetësore

ShSKUK: Pandemia e COVID-19 ka testuar qëndrueshmërinë e sistemeve shëndetësore

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka kujtuar ditët e para të mobilizimit të përgjithshëm në luftë kundër corona virusit.
“Pandemia e COVID-19, si sfida më e madhe shëndetësore në 100 vjetët e fundit, ka testuar qëndrueshmërinë e sistemeve shëndetësore kudo në botë. 3 vjet më parë, Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ishte mobilizuar, duke vënë në gatishmëri gjithë stafin shëndetësor për t’u përballur me rastet e para të diagnostikuar me Covid-19”, thuhet në komunikatë.

ShSKUK ka kujtuar se më 13 Mars 2023, është pranuar rasti i parë për trajtim në Klinikën Infektive, për të pasuar ditët vijuese me rritje graduale të rasteve.

“Të ndodhur para një Pandemie të panjohur dhe duke vënë në rrezik edhe shëndetin e tyre, punëtorët e ShSKUK-së, mjekë, infermierë dhe staf mbështetës u aktivizuan për të ofruar kujdes dhe mbështje maksimale për pacientët e diagnostikuar. Rastet sa ..

Read More