TË FUNDIT

TË FUNDIT

Tomë Gashi i reagon Miroslav Lajçakut, kjo është arsyeja

Avokati Tomë Gashi i ka reaguar të dërguarit special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçakut në lidhje me Asociacionin.

Gashi përmes një postimi në Facebook, i drejtohet Lajçakut se nëse është mirë Asociacioni atëherë le ta bëjnë në Sllovaki.

Gashi tutje i drejtohet Lajçakut që mos të lypin nga Kosova diçka që nuk e bëjnë vet.

Postimi i plotë:

Nëse është aq mirë, fillimisht formoji disa në Sllovaki, pastaj shohim.

7.7% hungarezë

1.2% rumunë

1.9% të tjerë

5.4% të paspecifikuar – mund të jenë edhe serbë

Miroslav, mos lypni kah Kosova diçka që nuk e bëni vet!

Ka kaluar koha e të tjereve, tani është koha e Albinit!

Razumesh Miroslave?

Read More
TË FUNDIT

Gjermania pret marrëveshje në Ohër për zbatimin e propozimit evropian

Gjermania pret që në rundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë – që mbahet në Ohër më 18 mars – palët do të arrijnë marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e raporteve.

Ambasada gjermane në Beograd i tha Radios Evropa e Lirë se avancimi drejt integrimit evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor është synim i Procesit të Berlinit, por në rastin e Kosovës dhe Serbisë ka një pengesë në këtë rrugë.

“Raportet e pazgjidhura mes Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të paraqesin pengesë. Takimi i ri i nivelit të lartë në Ohër shënon një hap të rëndësishëm drejt tejkalimit të kësaj pengese dhe avancimit në rrugën evropiane”, thanë nga Ambasada gjermane.

Në takimin e Ohrit, palët pritet të diskutojnë për planin e zbatimit të propozimit të BE-së.

Sipas Berlinit zyrtar, propozimi evropian për normalizimin e raporteve, për të cilin ranë dakord më 27 shkurt kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, synon të krijojë një bazë të qënd..

Read More
TË FUNDIT

Kanosi me sakicë një deputet dhe rojen e Parkut Nacional në Suharekë, arrestohet i dyshuari

Kanosi me sakicë një deputet dhe rojen e Parkut Nacional në Suharekë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person nën dyshimin për veprën penale “Kanosje”.
Rasti ka ndodhur më 12 mars rreth orës 15:00, ku policia ka pranuar një informatë nga një ankues se në bjeshkët e fshatit Bukosh, ishin kanosur nga disa persona të dyshuar, të cilët i kishte hasur duke bartur dru me dy traktor.

Pas marrjes së informatës, hetuesit e Stacionit Policor të Suharekës, të mbështetur nga dy ekipe të Njësisë së Reagimit të Shpejtë, kanë dalë në vendin e ngjarjes, aty kanë takuar ankuesit, njëri deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ndërsa tjetri roje e Parkut Nacional.

“Sipas ankuesve, kur ata i kanë takuar personat e dyshimtë të cilët ishin duke bartur dru në mënyrë të paligjshme, të dyshimtit nuk kanë pranuar të legjitimohen, ndërsa njëri nga ata i kanosur viktimat me sopat dhe pastaj ka ikur nga vendi i ngjarjes. Nga policia në konsultim me prokurorin ës..

Read More
TË FUNDIT

Escobar vjen këtë javë në Kosovë dhe Serbi

Escobar vjen këtë javë në Kosovë dhe Serbi

I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, më 15 mars do të vizitojë Serbinë. Zyrtari i lartë amerikan, siç merr vesh Radio Evropa e Lirë, do të vizitojë edhe Kosovën gjatë kësaj jave.
Në Beograd, Escobar është paraparë të zhvillojë takime të ndara me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq.

Vizita e zyrtarit të lartë amerikan në Serbi do të zhvillohet tre ditë para rundit të ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Po ashtu, Escobar do të qëndrojë në Beograd pas vizitës dyditore të emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i cili, po ashtu javën e kaluar qëndroi në Kosovë, për të përgatitur takimin e Ohrit.

SHBA-ja mbështet procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja. Uashingtoni po ashtu mbështet propozimin evropian për normalizimin..

Read More
TË FUNDIT

Hajdari: Është përmirësuar klima e të bërit biznes në Kosovë

Hajdari: Është përmirësuar klima e të bërit biznes në Kosovë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë sot se është përmirësuar klima e të bërit biznes në Kosovë.
Në raportimin në Komisionin parlamentar për ekonomi, ajo ka thënë se falë masave qeveritare është rritur numri i bizneseve në Kosovë, po ashtu edhe ivestimet e huaja.

Ministrja Hajdari para deputetëve ka folur edhe për rritje të inspektimeve, me ç’rast, ka potencuar se është shtuar numri i inspektorëve.

Read More
TË FUNDIT

“Siguria e fëmijëve”, Komuna e Prishtinës tregon se cilat rrugë do të mbyllen përherë për qarkullim të mjeteve motorike

“Siguria e fëmijëve”, Komuna e Prishtinës tregon se cilat rrugë do të mbyllen përherë për qarkullim të mjeteve motorike

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se ka nisur një projekt të ri që synon krijimin e rrugëve më të sigurta për fëmijët në kryeqytet.
Komuna në një postim në Facebook shkruan se nëpërmjet projektit “Rrugët për Fëmijë” do të krijojnë një mjedis më të sigurt dhe të këndshëm për fëmijët në hapësirat përreth shkollave të tyre.

“Pas disa muajsh analizë, matje, projektim, planifikim e takime me qytetarë, ju njoftojmë se punimet do të fillojnë të enjten, më datë 16 mars 2023, duke nisur me hapësirat përreth Sh.F.M.U “Elena Gjika”.

Nga kjo ditë, rruga që prej Bulevardit ‘Zejnel Saliu’, nga udhëkryqi i rrugës ‘Emin Duraku’, deri te kryqëzimi me rrugën ‘Ernest Koliqi’, do të mbyllet përherë për qarkullimin e mjeteve motorike.

Sigurisht, me përjashtim të veturave të emergjencës, zjarrfikësve dhe veturave të policisë, veturave zyrtare dhe ato të parapara me ligj – për të ci..

Read More
TË FUNDIT

Gjermania pret marrëveshje në Ohër për zbatimin e propozimit evropian

Gjermania pret marrëveshje në Ohër për zbatimin e propozimit evropian

Gjermania pret që në rundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë – që mbahet në Ohër më 18 mars – palët do të arrijnë marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e raporteve.
Ambasada gjermane në Beograd i tha Radios Evropa e Lirë se avancimi drejt integrimit evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor është synim i Procesit të Berlinit, por në rastin e Kosovës dhe Serbisë ka një pengesë në këtë rrugë.

“Raportet e pazgjidhura mes Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të paraqesin pengesë. Takimi i ri i nivelit të lartë në Ohër shënon një hap të rëndësishëm drejt tejkalimit të kësaj pengese dhe avancimit në rrugën evropiane”, thanë nga Ambasada gjermane.

Në takimin e Ohrit, palët pritet të diskutojnë për planin e zbatimit të propozimit të BE-së.

Sipas Berlinit zyrtar, propozimi evropian për normalizimin e raporteve, për të cilin ranë dakord më 27 shkurt kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe pr..

Read More
TË FUNDIT

Prishtina “mbytet” nga mbeturinat, reagon Rama: Po punojmë për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë

Prishtina “mbytet” nga mbeturinat, reagon Rama: Po punojmë për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar rreth grevës së punëtorëve të ndërmarrjes “Pastrimi”, me ç’rast nëpër rrugët e kryeqytetit është shkaktuar grumbullim i madh i mbeturinave, të cilat nuk janë mbledhur nga ndërmarrja në fjalë shkaku i grevës.
Rama ka thënë se e kupton zhgënjimin e punëtorëve dhe e njeh të drejtën e tyre për të protestuar, por se vendimi i tyre për të ndërprerë punën ka pasur një ndikim të rëndë në pastërtinë e qytetit të Prishtinës, shkruan lajmi.net.

“Rrugët janë të mbushura me mbeturina dhe kjo situatë është e papranueshme. Ne kemi qenë aktivisht të angazhuar me Ndërmarrjen për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje dhe jemi të përkushtuar për të arritur një marrëveshje të drejtë nga e cila do të përfitojnë edhe punëtorët dhe kryeqyteti. Ndërkohë, ne jemi duke vendosur të gjitha burimet në dispozicion për të menaxhuar situatën dhe për të..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Plani i zbatimit mbase s’duhet të diskutohet vetëm në Ohër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se plani i zbatimit të propozimit evropian mbase nuk duhet të diskutohet vetëm në Ohër, raporton Ekonomia Online.

Duke folur para gazetarëve pas edicionit të dhjetë të “Javës së Gruas”, Kurti është shprehur optimist se do të ketë dakordim mes palëve në takimin e Ohrit, më 18 mars.

“Plani i zbatimit duhet të diskutohet në Ohër, e mbase jo vetëm në Ohër. Unë jam optimist, mirëpo tash se a do të ketë sukses a nuk do të ketë sukses, ju e dini shumë mirë që nuk varet vetëm prej meje. Unë kam, ofruar që edhe në 27 shkurt ta nënshkruajmë marrëveshjen. Nëse ka pasur mossukses asnjëherë nuk ka qenë për fajin tim sepse unë kam qenë i përkushtuar, konstruktiv dhe kreativ”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, bashkë me konkluzione që janë bërë në Bruksel, del se nga 2 korriku i vitit 2011 e deri më 25 gusht të vitit 2015 janë 39 marrëveshje gjithsej dhe se Asociacioni i komunave me shumicë serbë përbën gjashtë pikat e para të një marrëveshjeje 15 pikëshe..

Read More
TË FUNDIT

Osmani: Modeli aktual për pakicat, më i mirë sesa 15 modelet e propozuara

Osmani: Modeli aktual për pakicat, më i mirë sesa 15 modelet e propozuara

Presidentja Vjosa Osmani është shprehur se model aktuale që ka Kosova për pakicat është më i miri sesa ato 15 modelet e propozuara nga emisari i Bashkimit Evropian për dialog , Miroslav Lajçak.

Ajo tha se Kosova është e gatshme t’i diskutojë këto modele evropiane por jo diçka që rrezikon e cenon funksionimin demokratik të vendit.

Këto komente, presidentja Osmani i bëri pas pjesëmarrjes në edicionin e dhjetë të Javës së Gruas që po organizohet nga NDI.

“Modelet të cilat janë prezantuar të 15-ta nuk kanë të bëjnë me asociacione janë modele të drejtash për pakicat, pra secila prej tyre janë modele të cilat disa japin më shumë të drejta, në disa modele ka më pak të drejta sesa që tashmë Kosova u jep pakicave apo komuniteteve joshumicë. Ne i kemi analizuar të gjithë këto modele dhe natyrisht ka elemente që mund të merren prej secilës prej tyre, por unë do të thosha sërish që modeli shumë më i mirë se të gjitha at..

Read More