Author: admin

TË FUNDIT

Krusha e Madhe përkujton sot masakrën e 243 personave

Krusha e Madhe përkujton sot masakrën e 243 personave

Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, ku nuk janë kursyer as gratë, fëmijët dhe pleqtë.
24 vjet më parë, konkretisht më 25, 26 e 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore janë djegur.

Masakra e Krushës së Madhe është një nga masakrat më të turpshme, të kryera mbi popullsinë civile dhe njëra ndër masakrat dhe vrasjet masive që janë bërë prej paramilitarëve, policisë dhe ushtrisë okupuese serbe anekënd Kosovës.

Për kriminelët serb masakra ka qenë diçka e zakontë, diçka që sipas tyre, duhej të ndodhej vetëm me qëllimin të eliminimit të popullsisë shqiptare në Kosovë.

Read More
TË FUNDIT

Moti sot në vendin tonë

Moti sot në vendin tonë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot kryesisht i qetë, me pak vranësira dhe me intervale të gjata me diell.
Sipas institutit, në fushat termike parashihet të ketë rënie të lehta.

“Parashihet të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s”, është bërë e ditur në njoftim.

Read More
TË FUNDIT

Kurti sot në Tiranë, takon Ramën

Kurti sot në Tiranë, takon Ramën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të vizitojë sot Tiranën. Gjatë kësaj vizite, Kurti do të zhvillojë takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.
Me këtë të fundit, Kurti pritet të takohet në Kuvendin e Shqipërisë, duke filluar nga ora 11:30.

Sipas informacioneve, në takimin Rama-Kurti, në fokus do të jetë marrëveshja e pafirmosur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.

Në marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë së Veriut, palët kanë rënë dakord të zbatojnë marrëveshjet e arritura mes tyre, si dhe Kosova të nisë përgatitjet për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb, një nen që shihet si referencë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Një tjetër dakordësi është arritur edhe për personat e zhdukur gjatë luftës, ndërsa për monitorimin e të gjitha pikave të aneksit të marrëveshjes do të ngrihet një Komitet i Përbashkët Monitorues që do të k..

Read More
TË FUNDIT

Sot 16 vjet Ahtisaari ka dorëzuar raportin për pavarësinë e Kosovës

Sot 16 vjet Ahtisaari ka dorëzuar raportin për pavarësinë e Kosovës

Sot, bëhen 16 vjet që kur ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari ka dërguar raportin përfundimtar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në të cilin ka thënë se Kosova duhej të bëhet e pavarur.
Derisa, SHBA-të e kanë përkrahur planin e Ahtisaarit dhe kanë menduar se Kosova duhet të bëhej e pavarur, serbët kanë vazhduar ta kundërshtonin planin.

Rusia ka bërë deklarata që mund të interpretoheshin si kundër pavarësisë, por nuk ka përmendur përdorimin e vetos.

Tri ditë më vonë, më 29 mars të vit 2007, Parlamenti Evropian e ka miratuar një rezolutë me 490 vota pro, 80 kundër dhe 87 abstenime, në të cilën është shprehur përkrahja për pavarësinë e mbikëqyrur për Kosovën.

Read More
TË FUNDIT

Kryeministri Kurti sot viziton Shqipërinë

Kryeministri Kurti sot viziton Shqipërinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të dielën do të qëndrojë për vizitë në Shqipëri.
Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikate Zyra e Kryeministrit, përcjell lajmi.net.

Fillimisht është mësuar se ai do të qëndrojë në Krushë të Madhe dhe atë të Vogël, ndërsa nga aty niset për Shqipëri.

Poshtë kufirit, kreu i ekzekuviti pritet të takohet me krerë institucionalë.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë:

NJOFTIM PËR MEDIA

Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 26.3.2023

1.Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël.

VENDI: Krushë e Madhe, Krushë e Vogël.
KOHA: 08:00

Pas homazheve, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, udhëton për vizitë pune në Republikën e Shqipërisë, ku do të zhvillojë takime me krerë institucional.

Read More
TË FUNDIT

Kajtazi: Dikur mblidheshin 50 mijë protestues kundër Ascoacionit, sot heshtin

Kajtazi: Dikur mblidheshin 50 mijë protestues kundër Ascoacionit, sot heshtin

Analisti Vehbi Kajtazi ka reaguar pas protestës së mbajtur sot në Prishtinë kundër Asociacionit dhe marrëveshjes së Ohrit.

Kajtazi ka thënë se nuk ka kurrfarë rëndësie numri i pjesëmarrësve në protestë, por sipas tij e rëndësishme është pse kanë dalë.

Ai tutje ka shtuar se dikur ishin mbledhur 50 mijë protestues për të kundërshtuar Asociacionin, dhe sot ata po heshtin pasi që Asocacionin po e themelon pikërisht njeriu që i kishte thirrë ato protesta.

Postimi i plotë:

Kurrfare rendesie nuk ka numri i pjesemarresve ne nje proteste. E rendesishme eshte pse kane dale ata.

Dikur mblidheshin nga 50 mije persona ne shesh kunder Zajednices.

Sot, heshtin kur ate po e themelon pikerisht njeriu qe i kishte thirrur ne ato protesta.

Protestuam apo heshtem, marreveshja e Kurtit me Vuçiqin e ben Serbine hisedare ne qeverisjen e Kosoves.

Kete do ta kuptojme kur te nis bashkeqeverisja Kurti – Vuçiq.

Read More
TË FUNDIT

​Zvicra bën thirrje për “bashkëpunim intensiv me NATO-n”

​Zvicra bën thirrje për “bashkëpunim intensiv me NATO-n”

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Zvicrës, Thomas Sussli bëri thirrje për intensifikimin e bashkëpunimit me NATO-n.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror SRF të Zvicrës, Sussli foli në një aktivitet lidhur me prezantimin e aktiviteteve të ushtrisë zvicerane për vitin 2023 në Qendrën e Armëve në rajonin Thun.

“Pas Forcave Ajrore të Zvicrës dhe Forcave Speciale, edhe Forcat Tokësore duhet të stërviten me NATO-n”, tha Süssli duke shtuar se Zvicra nuk është kundër as pjesëmarrjes në stërvitjet në përputhje me nenin 5 të Marrëveshjes së Atlantikut të Veriut e cila parashikon ndihmën ndaj çdo vendi anëtar që sulmohet.

Ai bëri thirrje për intensifikimin e bashkëpunimit aktual me NATO-n. Duke theksuar rëndësinë e të kuptuarit të procedurave, strukturave dhe proceseve operacionale, Sussli tha se kjo mund të realizohet edhe me stërvitje.

– Partitë politike reaguan ndaj thirrjes së Sussli-t

Kjo kërkesë e Sussli-t lidhur me NATO-n u..

Read More
INTERESANTE

Përmbajtja e “Illyricum Sacrum” nga At Daniele Farlato, një kryevepër ende për tu zbuluar

At Daniele Farlato dhe vëllimet e botuara të kryeveprës së corpusit “Illyricum Sacrum”

Në këtë kryevepër është mbledhur gjithçka që ka qenë e mundur të mblidhet sipas metodës dhe kritereve të shkencës historike të asaj kohe. Shkencëtarët, historianët dhe studiuesit, jo vetëm të asaj kohe, por edhe në shekujt e mëvonshëm si p.sh. Assemani, Sommervogel, Theiner, Valentinelli, Šufflay, Cambi, Ljubić, Jireček, Katalinić, Šišić, Bulić, Patriarca, etj., me respektin më të madh kanë pranuar punën dhe rezulatet që kanë arritur autorët e veprës, duke e quajtur atë si një vepër e jashtëzakonshme historike, por natyrisht, edhe duke vënë në pah lëshimet e natyrshme që ishin karakteristike për shkollën e asaj kohe, si rrjedhojë e kushteve objektive, por edhe faktorëve të ndryshme shoqërorë, kulturorë dhe politikë. Át Farlsti i vetëdijshëm se shumë dorëshkrime, burime historike, dokumente dhe libra ishin jokomplete, të dëmtuara dhe të mangëta, ai nuk i hedh ato si të pavlefshme, por përkundrazi, i ..

Read More
TË FUNDIT

E bëri “fet” në Kosovë, Lista Guxo hap degën në Gjermani

E bëri “fet” në Kosovë, Lista Guxo hap degën në Gjermani

Lista Guxo nuk është se ka regjistruar ndonjë rritje që do t’ia vlente të përmendej, përveç faktit të ngritjes së numrit të kryetarëve, gjë kjo e kontestuar e që pritet të zgjidhet.
Gjithsesi, në sondazhet e fundit të publikuara muaj më parë, kishte më pak përqindje të votuesve (1.8) sesa kryetarë (2), shkruan lajmi.net.

Por, kjo duket të mos e pengojë partinë dhe krerët e saj. Donika Gërvalla me disa prej bashkëpunëtorëve, po qëndron në Gjermani.

Atje, tashmë kanë themeluar edhe degën e partisë GUXO. Kështu ka bërë të ditur i apostrofuari mediatik, por jo i emëruari në postin e ministrit të Shëndetësisë, Haxhi Avdyli.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai publikoi fotografi nga kjo konventë partie.

Read More
TË FUNDIT

Shpërthim zjarri në Institutin e Mjekësisë Ligjore

Shpërthim zjarri në Institutin e Mjekësisë Ligjore

Një zjarr raportohet të ketë shpërthyer në orët e vona në objektin e IML-së.
Këtë e kanë konfirmuar vetëm para pak çastesh nga Ministria e Drejtësisë përmes një komunikate, përcjell lajmi.net.

“Në orët e mbrëmjes, jemi njoftuar që në ndërtesën e Institutit të Mjeksësisë Ligjore, ka shpërthyer një zjarr. Të menjëhershme kanë qenë intervenimet e zjarrëfikësve. Policia është në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zv. Ministri, Blerim Sallahu”, thuhet fillimisht.

Në anën tjetër, është bërë e ditur që sipas informacioneve të para, nuk ka dëme të shkaktuara, ndërsa personat përgjegjës po merren me shkaqet e shpërthimit.

“Sipas informacioneve qe kemi aktualisht nga vendi i ngjarjes, nuk ka dëme që janë shkaktuar nga zjarri. Personat përgjegjës tashmë po merren me shkaqet e shpërthimit të zjarrit”, përfundon njoftimi.

Më poshtë edhe komunikata e plotë:

Read More