Author: admin

TË FUNDIT

Haradinaj kujton martirët: Sakrifica e tyre është dëshmi për t’i mbrojtur vlerat për të cilat ata dhanë jetën

Haradinaj kujton martirët: Sakrifica e tyre është dëshmi për t’i mbrojtur vlerat për të cilat ata dhanë jetën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar civilë e vrarë pas fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s 24 vjet më parë.
“Pas fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s më 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe kishin intensifikuar edhe më shumë krimet, gjenocidin dhe dëbimin e popullatës shqiptare nga Kosova, duke mos kursyer as pleqtë, gratë dhe fëmijët”, shkroi Haradinaj në Facebook.

“Krusha e Madhe dhe Krusha e Vogël na kujtojnë në çdo fundmars se sa e madhe ishte sakrifica e këtij populli për lirinë e Kosovës. Mbi 350 motra e vëllezër tanë të pafajshëm, mizorisht i ndanë nga ne, ata që nuk patën mëshirë për askënd, ata që tentuan zhbërjen e qenies shqiptare nga dheu”, shtoi ai.

Gjithashtu, Haradinaj ka kujtuar 49 martirët e familjes Berisha nga Suhareka, të cilët u ekzekutuan mizorisht 24 vjet më parë, e ku 19 prej tyre ishin ..

Read More
TË FUNDIT

Kurti nis takimet në Tiranë, Begaj e pret i pari

Kurti nis takimet në Tiranë, Begaj e pret i pari

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në Presidencë, i shoqëruar nga një delegacion. Ai është pritur në hyrje nga presidenti Bajram Begaj, ku parashikohet të kalojë rreth 30 minuta me kreun e shtetit për të shkuar më pas në kryesinë e Kuvendit, ku do të takohet me Lindita Nikollën.
Takimi vijues do të jetë me kryeministrin Edi Rama. Siç raporton gazetarja Esiona Konomi, nuk është një takim zyre por një drekë pune tek vila qeveritare afër kryeministrisë. Pas drekës me Ramën, Kurti do të ketë një takim edhe me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shkruan abcnews.

Sipas informacioneve, në fokus të diskutimeve do të jetë marrëveshja e pafirmosur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë. Kurti ka për qëllim që të informojë politikanët shqiptarë për atë që është dakordësuar në Ohër me Serbinë në takimin disa orësh që u mbajt me 18 Mars.

Në marrëveshjen e arritur në Ohër, palët kanë rënë dakord të zbatojnë marrëveshjet e arritura mes..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Prioritet kemi hapjen e arkivave në Beograd si dhe zbulimin e varrezave masive

Kurti: Prioritet kemi hapjen e arkivave në Beograd si dhe zbulimin e varrezave masive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas Krushës së Madhe ka bërë sot homazhe edhe në Krushë të Vogël. Derisa ka kujtuar gjithë të rënët për liri, Kurti ka deklaruar se ndër qëllimet e institucioneve për të pagjeturit është hapja e arkivave në Beograd, pasi sipas tij, atje është e vërteta për planet gjenocidiale të Serbisë që kanë rezultuar me qindra masakra në Kosovë.
Ai ka thënë se qëllimi tjetër është zbulimi i varrezave të reja masive.

Po ashtu, kryeministri Kurti ka thënë se me krenari dhe përgjegjësi është prioritet i qeverisë dhe institucioneve për drejtësi e rehabilitim që t’i mbajnë lart figurat e gjithë të rënëve për liri.

“Nga Krusha e Madhe ku kemi aq shumë varre e nuk e kemi Ukshin Hotin ende, erdhëm në Krushë të Vogël, në këtë vend që ështe një dëshmi e madhe e gjenocidit të Serbisë. Meqenëse, këtu para 24 vjetëve, forcat policore ushtarake të Serbisë rrethuan fshatin dhe u përpoqën ..

Read More
TË FUNDIT

Skenderaj: Motra lajmëron vëllain në polici për sulm fizik

Skenderaj: Motra lajmëron vëllain në polici për sulm fizik

Një vajzë nga Skenderaji, të shtunën ka lajmëruar në polici, vëllain e saj, pasi që ankohet se e ka sulmuar fizikisht.
Policia e Kosovës, njofton se viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, përcjell lajmi.net.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit të palëve me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Arrestohet pejani i cili në gjendje të dehur ia vuri flakën shtëpisë së tij

Arrestohet pejani i cili në gjendje të dehur ia vuri flakën shtëpisë së tij

Një person nga fshatin Raushiq Pejës, është arrestuar pasi që dyshohet se nën ndikimin të alkoolit ia ka vënë flakën shtëpisë së tij.
Policia njofton se se rasti ka ndodhur të shtunën në orën 22:05, përcjell lajmi.net.

“Raushiq, 25.03.2023, 22:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ia ka vënë flakën shtëpisë së tij Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore si dhe zjarrfikësit. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”, thuhet në raport./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Kurti nga Krusha: E kemi përgjegjësi që brezat e ardhshëm mos të kalojnë nëpër vuajtjet që kaluam ne

Kurti nga Krusha: E kemi përgjegjësi që brezat e ardhshëm mos të kalojnë nëpër vuajtjet që kaluam ne

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe sot në 24-vjetorin e masakrës, në Krushë të Madhe.
Kurti ka kujtuar të gjithë të rënët për liri duke i quajtur si figura të ndritshme të vendit.

Derisa ka përmendur edhe figurën e Ukshin Hotit, kryeministri ka potencuar se vendi i ka shumë borxh, pasi sipas tij, gjithë vepra e tij është vepër për jetën dhe përpjeken politike që të jetohet me dinjitet me shtetin, i cili i shërben të gjithëve si Republikë.

“Çdo fillim pranvere ne i kujtojmë e i përkujtojmë ata, të cilët dhanë jetën e tyre, luftuan heronjikisht për çlirimin e Kosovës, për lirinë, pavarësinë e për bashkimin tonë. Andaj, edhe këtu në Krushë, në vendlindjen e Bacës Ukë, të profesorit, Ukshin Hoti, të cilët i kemi aq shumë borxh për shkak se gjithë vepra e tij është vepër për jetën dhe përpjeken tonë politike që të jetojmë me dinjitet në trojet tona dhe me shtetin, i cili..

Read More
TË FUNDIT

Skenderaj: Motra lajmëron vëllain në polici, për sulm fizik

Skenderaj: Motra lajmëron vëllain në polici, për sulm fizik

Një vajzë nga Skenderaji, të shtunën ka lajmëruar në polici, vëllain e saj, pasi që ankohet se e ka sulmuar fizikisht.
Policia e Kosovës, njofton se viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, përcjell lajmi.net.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit të palëve me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Vendosen pengesa në afërsi të Bërnjakut, intervenon policia

Vendosen pengesa në afërsi të Bërnjakut, intervenon policia

Policia e Kosovës, ka njoftuar se të shtunën kanë larguar disa pengesa të vendosura në një rrugë dytësore afër pikës kufitare në Bërnjak.
“Është raportuar se në një rrugë dytësore afër pikës kufitare Bërnjakë janë vendosur disa pengesa (drunj) si dhe në një pusetë të rrugës ishte vendosur një mjet artizanal i përbërë me gozhda që shërben për dëmtim të gomave të automjeteve. Njësit policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë larguar pengesat”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

PK thekson se me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

24 vjet nga masakra e familjes Berisha në Suharekë

24 vjet nga masakra e familjes Berisha në Suharekë

24 vjet më parë, forcat serbe, fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha në Suharekë e më pas viktimat e të plagosurit i kishin bartur në një kafiteri, ku i kishin gjuajtur me bomba, për t’u siguruar se askush s’do të mbijetonte.
E tëra kishte nisur kur te shtëpitë e kësaj familjeje, që nuk ka qenë më larg se 100 metra nga stacioni policor i Suharekës, ishin shfaqur paramilitarët serbë, që disa i kishin vrarë në pragun e shtëpisë e të tjerët i kishin dëbuar nga shtëpia e tyre, duke i dërguar në lokalin kafiteri, ku edhe kishte ndodhur masakra.

Nga kjo masakër kishin mbijetuar tre anëtarë të familjes, Vjollca Berisha me të birin, Gramozin dhe Shyhrete Berisha. Këta të tre gjatë transportit të viktimave të drejt Prizrenit, kishin kërcyer nga kamioni që ka qenë në lëvizje për të shpëtuar. Sipas rrëfimeve të Vjollca Berishës, në kamionin kishte pasur edhe të tjerë që kishin qenë gjallë,..

Read More
TË FUNDIT

AAK thërret konferencë për media

AAK thërret konferencë për media

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot do të mbajë konferencë për media në orën 12:00.
Arsyeja nuk është bërë e ditur.

“Sot me fillim në ora 12:00, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. Konferenca mbahet në selinë qendrore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.”

Read More