Author: admin

TË FUNDIT

Kryeministri Kurti nesër viziton Shqipërinë

Kryeministri Kurti nesër viziton Shqipërinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të dielën do të qëndrojë për vizitë në Shqipëri.
Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikate Zyra e Kryeministrit, përcjell lajmi.net.

Fillimisht është mësuar se ai do të qëndrojë në Krushë të Madhe dhe atë të Vogël, ndërsa nga aty niset për Shqipëri.

Poshtë kufirit, kreu i ekzekuviti pritet të takohet me krerë institucionalë.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë:

NJOFTIM PËR MEDIA

Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 26.3.2023

1.Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël.

VENDI: Krushë e Madhe, Krushë e Vogël.
KOHA: 08:00

Pas homazheve, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, udhëton për vizitë pune në Republikën e Shqipërisë, ku do të zhvillojë takime me krerë institucional.

Read More
TË FUNDIT

Nushi i PSD-së: Ju që u gëzuat me numrin e vogël të protestuesve, s’e keni hallin e Zajednicës

Nushi i PSD-së: Ju që u gëzuat me numrin e vogël të protestuesve, s’e keni hallin e Zajednicës

Anëtari i PSD-së, Nol Nushi ka reaguar pas protestës së mbajtur sot nga partia e tij kundër marrëveshjes së Ohrit.

Nushi përmes një postimi në Facebook ka thënë se të gjithë ata që u gëzuan që nuk pa pas shumë njerëz në protestë, nuk ia kanë hallin Zajednicës.

“Ju qe gezoheni qe nuk ka pase shume njerez ne protesten kunder Zajednices, ju nuk e keni hallin e Zajednices. Ju e keni hallin se si del lideri para mashtrimit te tij. Mashtrimin e duroni, po nuk e duroni te verteten. E verteta tregon qe jeni nenshtru dhe po ju pelqen vec pushteti, pa kauza” shkruan Nushi në Facebook.

Read More
TË FUNDIT

Kosova shënoi rritje në eksport gjatë shkurtit, importi mbetet rreth 5 herë më i lartë

Kosova shënoi rritje në eksport gjatë shkurtit, importi mbetet rreth 5 herë më i lartë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin e eksportit dhe importit për muajin shkurt të këtij viti. Sipas raportit, importi vazhdon të jetë shumë më i lartë se eksporti në Kosovë, duke shkaktuar një varshmëri të madhe të ekonomisë në produktet e huaja. Megjithatë, raporti tregon se krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar, shkurti i vitit 2023 ka shënuar një rënie më të ulët të deficitit tregtar (-9.2 për qind) për muajin shkurt 2023.

Në muajin shkurt të këtij viti, vlera e eksporteve ishte 73,1 milionë euro, ndërsa importet ishin 390,6 milionë euro. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, vlera e eksporteve ka rritur me 12,1% ndërsa importet kanë rënë me (-5.8 për qind).

Sipas të dhënave për grupet kryesore të eksportit, 20,1 për qind e eksporteve përbëhet nga metalet bazë dhe produktet e tyre, 16,2 për qind nga artikuj të ndryshëm të përpunuar, 14,1 për qind nga..

Read More
INTERESANTE

Vaso “Malazezi”, nga Palabardhi, shembulli se si aventurierët bënë plaçkë gjatë Revolucionit të 1821

Jeta e hershme

Vaso Brajo-viç ose më vonë Vasos Mavrovouniotis (Malazezi), ishte një figurë e rëndësishme e “revolucionit grek”. Historianët e vënë në dyshim filelenizmin e tij, për arsye se asokohe ishte diçka e paqartë për masat. Studiuesit besojnë se ai ishte një aventurier që kërkonte të fitonte para.
Ai lindi në fund të shekullit të 18-të në Bjelopavlici (Palabardh), një fshat i vendosur në atë që sot është Mali i Zi. Vlen të përmendet se Mali i Zi asnjëherë nuk u pushtua nga osmanët në tërësi. Edhe kur perandoria osmane arriti kulmin e saj duke rrethuar edhe vetë Vjenën, malsorët kishin një lloj autonomie. Kjo bën të qartë se rajoni së bashku me avantazhet e tij gjeografike prodhoi disa burra shumë të guximshëm. Një prej tyre ishte edhe Vaso.

Kur ai u bë 20 vjeç për arsye të panjohura, (siç shprehen hulumtuesit grek) ai la shtëpinë e tij dhe shkoi në Azinë e Vogël (Turqia e sotme). Atje takoi mikun e tij më të mirë dhe vëllanë shpirtëror Nikolao Kryezoti, i cili ishte shqiptar,..

Read More
TË FUNDIT

ATK sfidohet me evazion fiskal, kërkon nga bizneset dhe këngëtarët t’i paguajnë tatimet

ATK sfidohet me evazion fiskal, kërkon nga bizneset dhe këngëtarët t’i paguajnë tatimet

Administrata Tatimore e Kosovës ka shënuar rritje të të hyrave tatimore për rreth 25 milionë euro më shumë në muajt e parë të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Megjithatë sfidë për këtë institucion tatimor mbetet evazioni fiskal.
Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj ka folur për aktivitetet e ATK-së në luftimin e informalitetit, inkasimin e të hyrave tatimore dhe trajtimin e sektorit të estradës në aspektin tatimor.

Murtezaj ka theksuar se janë duke punuar në identifikimin dhe krijimin e të dhënave për individ apo biznese, si hotele dhe restorante, që kanë krijuar fitime kapitale, por që nuk i kanë paguar tatimet.

Ai u bëri thirrje edhe këngëtareve dhe grupeve muzikore që nuk i kanë raportuar tatimet, të paguajnë të hyrat e tyre.

“Dua të bëj thirrje që ta deklarojnë të gjithë ata të cilëve nuk ju ka filluar procesi i kontrollit tek këngëtari, grupi muzikor apo cilitdo a..

Read More
TË FUNDIT

Krimet që s`po ndëshkohen

Krimet që s`po ndëshkohen

Më 25 mars të vitit 1999, fshati Fortesë i komunës së Rahovecit u gjend i rrethuar.
Ushtarët e UÇK-së, që në atë kohë ndodheshin në fshatin Guri i Kuq, u njoftuan se çfarë kishte ndodhur në Fortesë. Në mbrëmje zbritën tek ura e Bellasë dhe panë masakrën më çnjerëzore.

Atë ditë Fortesa mbeti pa rreth 70 burra djem e fëmijë të mitur, por për këtë nuk u gjykua ende askush.

Më 25 mars të vitit 99, forcat serbe vranë masakruan edhe 75 banorë të Celinës së Rahovecit, 49 të Brestocit e dhjetëra të tjerë nga Tërrnja e Suharekës, masakra këto, për të cilat tash e 24 vjet kërkohet drejtësi.

Read More
TË FUNDIT

U arrestua me dhjetëra herë, teksa u rrah aq sa humbi edhe vetëdijen – Molliqaj shpalos përvojat më të hidhura në arrestime

U arrestua me dhjetëra herë, teksa u rrah aq sa humbi edhe vetëdijen – Molliqaj shpalos përvojat më të hidhura në arrestime

Sot regjistroi protestën e radhës në rrugëtimin e tij politik.
Megjithatë, në vigjilje të organizimit të protestës së sotme, kreu i socialdemokratëve kosovarë, Dardan Molliqaj, ka folur për lajmi.net, ku ka treguar disa prej të bëmave kryesore të karrierës.

Një nga gjërat interesante ishte ajo kur kishte humbur vetëdijen, teksa u gjetë në mes të kordoneve policore, për të rënë në “sandwich”. Ndodhi kjo në aeroport, gjatë një aksioni kundër fusnotës.

“Me dhjetëra herë jam arrestuar, se tash edhe kam harruar, por mund të jetë mbi 40. Ndërkaq, sa u përket përvojave më të këqija, ka qenë njëherë te aeroporti, te ai vendi që njihet si tuneli, kam qenë në mes dy anëve me policë dhe më kanë vënë në “sandwich”. Gjithashtu, edhe njëherë së fundi, te stikerat, arrestimi ka qenë shumë i dhunshëm“, shtoi tutje Molliqaj për lajmi.net.

Për më shumë, ndiqeni paraqitjen e ti..

Read More
TË FUNDIT

AAK thërret konferencë për medie

AAK thërret konferencë për medie

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thirrur një konferencë për medie.
Kjo konferencë, sipas një njoftimi dërguar mediave, bëhet e ditur se do të mbahet në ora 12:00, përcjell lajmi.net.

Arsyeja nuk është bërë e ditur, kurse vendi po, në hollin e Kuvendit të Republikës.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë:

Të nderuara media,

Nesër me fillim në ora 12:00, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. Konferenca mbahet në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ju ftojmë ta përcillni këtë ngjarje!

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun

AAK

Read More
TË FUNDIT

​Fëmijët në Utah nuk do të mund të përdorin rrjetet sociale pa lejen e prindërve

​Fëmijët në Utah nuk do të mund të përdorin rrjetet sociale pa lejen e prindërve

Utah është bërë shteti i parë në SHBA që kërkon nga kompanitë e mediave sociale të marrin pëlqimin e prindërve përpara se të lejojnë të miturit të hyjnë në platformat e mediave sociale.
Ligji i nënshkruar dje nga guvernatori i shtetit federal Utah, Spencer Cox, synon të mbrojë fëmijët nga rreziqet e mundshme në internet.

“Ne nuk do të lejojmë më kompanitë e mediave sociale të dëmtojnë shëndetin mendor të të rinjve tanë”, tha Cox.

Ligji kërkon që kompanitë e mediave sociale të verifikojnë që përdoruesit në shtet të jenë 18-vjeç ose më të vjetër për të hapur një llogari.

Përveç kësaj, kompanive u ndalohet të përdorin dizajne ose veçori që çojnë në varësi tek të miturit në platformën e mediave sociale.

Kompanitë mund të gjobiten me 250 mijë dollarë për ekspozimin e fëmijëve ndaj veçorive dhe modeleve që shkaktojnë varësi, plus 2.500 dollarë për çdo fëmijë. /AA/

Read More
TË FUNDIT

Kurti mbledh drejtuesit e qendrave të VV-së, vetëlavdërohen për dyvjetorin e qeverisjes

Kurti mbledh drejtuesit e qendrave të VV-së, vetëlavdërohen për dyvjetorin e qeverisjes

Lëvizja Vetëvendosje mbajti sot mbledhjen e përbashkët me drejtuesit e qendrave të saj në Kosovë dhe Mërgatë, si dhe me kryetarët e qendrave të organizatës së Gruas për Vetëvendosje(GVV).

Në këtë mbledhje morën pjesë Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti, sekretari organizativ i LV-së, Alim Rama, koordinatori i qendrave, Valon Hoti, si dhe sekretarja organizative e organizatës së Gruas për VETËVENDOSJE! (GVV), Agnesa Kastrati.

Në këtë mbledhje u diskutua për situatën politike në vend, por nuk u përmend hiq marrëveshja e Ohrit.

“Kryeministri Kurti ka folur rreth aktualitetit politik në vendin tonë. Këtë javë Qeveria ka shënuar dy vjetorin e saj, me shumë të arritura, punë të përfunduara e një mori sosh në progres e sipër.Ai para përfaqësuesve të qendrave numëroi në hollësi të arriturat e Qeverisë sipas fushave e ministrive përgjatë këtyre dy viteve qeverisje”, thuhet në njoftimin e VV’së.

Read More