Hoti për të pagjeturit: Ndërkombëtarët duhet ta kushtëzojnë Serbinë për hapjen e arkivave
Hoti për të pagjeturit: Ndërkombëtarët duhet ta kushtëzojnë Serbinë për hapjen e arkivave
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka kërkuar nga akterët ndërkombëtarë që ta kushtëzojnë Serbinë që t’i hapë arkivat, në mundësi që Kosova të ketë mundësi të ketë informacione të sakta në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Hoti ka thënë se ka insistuar që për çështjen e personave të pagjetur të ketë një nen të veçantë në aneksin e Marrëveshjes Bazë, në mes të Kosovës dhe Serbisë të dakorduar në Ohër.
“Më 27 shkurt në takimin në Bruksel, çështja e personave të zhdukur ka qenë në nenin 6, ka qenë insistimi im që në aneks të ketë afate kohore dhe të ketë nen të veçantë për fatin e të pagjeturve. Afatet kohore Serbia i ka refuzuar kategorikisht, unë nuk i besoj Serbisë, kam arsye të mjaftueshme të mos i besoj Serbisë”.
Ai ka pohuar se Neni 6 thotë që të formohet një komitet i përbashkët dhe të monitorohet prej BE-së, për zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe ..
Read More