Author: admin

TË FUNDIT

Thirrje kundër dhunës para zgjedhjeve në veri të Kosovës

Thirrje kundër dhunës para zgjedhjeve në veri të Kosovës

“Është ndërlikuar dhe është duke vluar”. Kështu Radosava Sqepenovic nga Mitrovica e Veriut e përshkruan situatën lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në katër komunat në veri të Kosovës, që janë caktuar për 23 prill.
“Pse t’iu gënjej kur nuk e di. Ju e shihni se e gjitha është pështjelluar”, thotë ajo për Radio Evropa e Lirë.

Mlladen, që nuk deshi të bënte publik mbiemrin e tij, ka një qëndrim pothuajse identik.

“Nuk di çfarë të them, është ndërlikuar nga të gjitha anët, nuk e di. Njerëzit janë të hutuar, nuk dinë se në cilën anë janë, ose kush ose çfarë”, thotë ky banor i Mitrovicës së Veriut, që është një prej katër komunave në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Ndërkaq, Zoran Jeftiq dhe Zoran Tanaskoviq, ndajnë mendimin se zgjedhjet nuk duhet të mbahen derisa të plotësohen kërkesat e partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Listës Serbe.

Kjo parti kërkon që zgjedhjet të mos mbahen derisa ..

Read More
INTERESANTE

Forca ushtarake e shqiptarëve në oborret e Perëndimit pas pushtimit osman

Nga: Luan Rama

Fisnikë dhe ushtarë nën flamujt e katolicizmit. Forca ushtarake e shqiptarëve në oborret e Perëndimit, pas pushtimit osman të atdheut të tyre. Maneshët, Muzakët dhe emra të tjerë që u tretën në mjegullën e historisë, por mbetën në librat e kohës.

Për historinë e stratiotëve shqiptarë është shkruar nga historianë të ndryshëm, veçanërisht për luftrat e Italisë në shekujt XVI-XVII, por bëmat e tyre i kaluan kufijtë e principatave italiane duke përfshirë dhe territoret e mbretërive të Francës, të Anglisë apo Gjermanisë së kohës së perandor Maksimilianit. Philippe de Commynes, (1447-1511), diplomat i njohur në Europë dhe këshilltar i mbretit të Francës, në kujtimet e tij shkruan për famën e stratiotëve: «Ata ishin shqiptarë nga Duras, (Durrësi) dhe shqiptaro-grekë që vinin nga Morea, që në atë kohë ishte nën zotërimin e venedikasve». Commynes i kishte parë ata në Venedik, kur 1500 stratiotë kishin zbarkuar në ishull dhe kishin bërë një paradë madhështore, pranë abacisë Sain..

Read More
INTERESANTE

Kasapi shqiptar në Stamboll

Nga: Armand Plaka

Edhe pse nga skeda origjinale në frengjisht është paksa e vështirë të shkosh tek një ide e qartë, falë indicieve të tjera e kupton se ke të bësh me një “ciğerci” (xhigerxhi), ose ne shqip: shitës apo gatues mëlçish, një profesion specifik në atë kohë në Orient, ndërsa subjekti që ka tërhequr autorin, është 100% shqiptar. Është pikërisht një kasap shqiptar që punonte në Pazarin e Madh të mbuluar të Stambollit (Bezestani), ndërsa u hedh zorrë qengji, maceve në dyqanin e tij.

Kështu na bëhet e ditur nga skeda shoqëruese marrë nga koleksioni i skicave e gravurave me ngjyra të piktorit e orientalistit holandez, Jean Baptiste van Mour, e cila na rrëfen vitin 1714 si datë të publikimit të tij, si pjesë e një përmbledhje me njëqind punime (me 253 faqe) që përshkruajnë kombe të ndryshme të Orientit, të sjella pas udhëtimeve që autori ndërmori në vitet 1707 dhe 1708 në viset e ish-Perandorisë Osmane me urdhër të Ambasadorit të Mbretit të Francës, De Ferriol, në “Portën e Lart..

Read More
TË FUNDIT

Kryetari i Gjilanit “në rolin e hoxhës”, shpërblen agjëruesit: Një orë më pak punë

Kryetari i Gjilanit “në rolin e hoxhës”, shpërblen agjëruesit: Një orë më pak punë

Komuna e Gjilanit ka marrë një vendim për punëtorët të cilët agjërojnë.
Sipas këtij vendimi, ata që agjërojnë dhe janë të punësuar në këtë komunë, do të punojnë një orë më pak, shkruan lajmi.net.

Në vendimin e publikuar thuhet se orari për agjëruesit, do të jetë nga ora 09:00, deri në orën 16:00, që do të thotë vetëm 7 orë punë.

Më poshtë keni vendimin:

Read More
TË FUNDIT

Dikur thoshte se mund të ketë luftë, Kurti tash përmend mjedisin e favorshëm për të bërë biznes në Kosovë

Dikur thoshte se mund të ketë luftë, Kurti tash përmend mjedisin e favorshëm për të bërë biznes në Kosovë

Muaj më parë thoshte se mund të ketë luftë në vendin tonë, ndërsa këtë deklaratë e përsëriste shpeshherë.

Ato deklarime kritikoheshin pambarim, për shkak se shiheshin si “njollë e zezë” për investitorët potencialë në vendin tonë, përcjell lajmi.net.

Tani duket të ketë ndryshuar projeksion. Ai thotë se Kosova është vend i mirë për të bërë biznes, madje ka shënuar hapa në përmirësim aq shumë, sa të jetë nga më konkurrentët në rajon.

Më poshtë edhe komunikata e plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim delegacionin e bizneseve nga Austria – në kuadër të programit “Mundësitë në Projektet e Energjisë në Kosovë”.

Në takim ku të pranishëm ishin edhe Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi si dhe zëvendësministri i Ministrisë së Ekonomisë, Getoar Mjeku, teksa u uroi mirëseardhje të pranishmëve, kryeministri Kurti në adresimin e tij veçoi përpa..

Read More
TË FUNDIT

Sizmologu Dushi thotë se e gjithë Shqipëria tani është e rrezikuar nga tërmetet

Sizmologu Dushi thotë se e gjithë Shqipëria tani është e rrezikuar nga tërmetet

Në Shqipëri nuk ka më ndarje zonale për rrezikun sizmik, pasi i gjithë territori konsiderohet njësoj i rrezikuar.
Aktiviteti i shtuar sizmik i viteve të fundit ka bërë që ekspertët të vlerësojnë se harta e re sizmike e Shqipërisë, që pritet të publikohet në nëntor, të jetë një dhe jo e ndarë në zona siç është sot. Kjo pasi i gjithë vendi rrezikohet nga aktivitetet sizmike.

“Nuk do të ketë një ndarje zonale të mirëpercaktuar për faktin se efekti i tërmetit shtrihet në hapësirw dhe është e pakuptimtë të kemi një ndarje zonale dhe të themi kjo zonë e territorit është më e prekur apo e rrezikuar në raport me zonat e tjera, kur këto zona në fakt ndërveprojnë me njëra-tjetrën”, thotë sizmiologu Edmond Dushi.

Në hartën e re sizmike, do të rekomandohet që ndërtimet duhet të bazohen tek eurokodi 8 për të përballuar tërmete me magnitudë të lartë.

Sipas ekspertëve, 26 nëntori i vitit 2019 tregoi se tërmetet e for..

Read More
TË FUNDIT

​Presidentja greke: Qëndrimi ynë në lidhje me Kosovën mbetet i pandryshueshëm

​Presidentja greke: Qëndrimi ynë në lidhje me Kosovën mbetet i pandryshueshëm

Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou ka deklaruar sot se qëndrimi për Kosovën mbetet i pandryshueshëm. Ajo ka theksuar se janë të gatshëm të ofrojnë mbështetje për Beogradin dhe Prishtinën në procesin e dialogut. E para e Greqisë ka pohuar se ka presione në nivele diplomatike për njohjen e Kosovës, megjithatë siç ka thënë ajo, kjo nuk ka ndikuar në pozicionin e tyre.
Kështu ka deklaruar presidentja greke, Katerina Sakellaropoulou gjatë vizitës në Beograd, ku ka thënë se në takimin e sotëm me Vuçiq ka shprehur mbështetjen për bisedimet me Kosovën dhe si sipas saj, Serbia i përket familjes evropiane.

“Zotëri president më informoi për zhvillimet e fundit lidhur me bisedën ndërmjet Serbisë dhe Prishtinës, ne e mbështesim atë dialog, i cili synon normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe gjetjen e një zgjidhjeje të zhvillimit të qëndrueshëm që do të sigurojë stabilitet në zonë dhe rëndësinë e n..

Read More
TË FUNDIT

Gjykata e Gjilanit merr vendim për Vali Corleonen, dyshohet se rrahu bashkëshorten

Gjykata e Gjilanit merr vendim për Vali Corleonen, dyshohet se rrahu bashkëshorten

Gjykata Themelore e Gjilanit ia ka caktuar personazhit Vali Corleone, një muaj paraburgim nën dyshimin për dhunë në familje.
Në një komunikatë për media, Gjykata ka thënë se Vali Corleone ka ushtruar dhunë fizike, psikike e ekonomike ndaj gruas së tij, A.C, shkruan lajmi.net.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri gjatë muajit mars, në kohë të papërcaktuar, në shtëpinë e përbashkët familjare, ka ushtruar dhunë psikike, fizike dhe ekonomike ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, A. C., ashtu që nën ndikimin e substancave narkotike, e humb kontrollin dhe të dëmtuarën e godet me shuplakë, gjithashtu vazhdimisht i bërtet me tonë të lartë të zërit, ku tek e dëmtuara shkakton trauma dhe ka cenuar rëndë dinjitetin e të dëmtuarës, duke shkaktuar frikë, ankth, pasiguri dhe shqetësim permanent emocional”, thuhet në vendim.

Më këtë veprime dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”, vepër e san..

Read More
TË FUNDIT

Kryetari i Gjilanit në “në rolin e hoxhës”, shpërblen agjëruesit: Një orë më pak punë

Kryetari i Gjilanit në “në rolin e hoxhës”, shpërblen agjëruesit: Një orë më pak punë

Komuna e Gjilanit ka marrë një vendim për punëtorët të cilët agjërojnë.
Sipas këtij vendimi, ata që agjërojnë dhe janë të punësuar në këtë komunë, do të punojnë një orë më pak, shkruan lajmi.net.

Në vendimin e publikuar thuhet se orari për agjëruesit, do të jetë nga ora 09:00, deri në orën 16:00, që do të thotë vetëm 7 orë punë.

Më poshtë keni vendimin:

Read More
TË FUNDIT

“Nike” padit biznesin kosovar për shkelje të markës tregtare

“Nike” padit biznesin kosovar për shkelje të markës tregtare

Në Gjykatën Komerciale- Deparamenti Ekonomik, të hënën është mbajtur seanca, në rastin ku “Nike Innovate” ka paditur biznesin individual NT “NBB” /Dren Radoniqi, për shkak të shkeljes së markës tregtare, pasi ka importuar 1 mijë e 400 çanta me shenjën e “Nike”.

Në fillim të seancës, gjykatësi Hasan Kryeziu ka bërë të ditur se i padituri nuk është i pranishëm në këtë seancë dhe se edhe pse është ftuar në mënyrë të rregullt, mungesën nuk e ka arsyetuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.Në seancë, ishte prezente përfaqësuesja e paditësit “Nike”, avokatja Kujtesa Nezaj-Shehu, e cila ka deklaruar se mbetet në tërësi pranë pretendimeve të paraqitura në padi.

Ajo shtoi se paditësi i ka të mbrojtura markat e tij tregtare, pra fjalën “Nike”, shenjën e “tikut” si dhe markën “Air Jordan” figurative pranë Agjencisë për Pronësi Industriale (API), që nënkupton se paditësi mund t’i realizojë të drejtat e tij në përputhje më Ligjin për Mar..

Read More