Author: admin

TË FUNDIT

Zëdhënësi i Qeverisë provon të “nxirret” pak: Në marrëveshjen e Ohrit askund s’përmendet termi ‘Asociacion’

Zëdhënësi i Qeverisë provon të “nxirret” pak: Në marrëveshjen e Ohrit askund s’përmendet termi ‘Asociacion’

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se në marrëveshjen e Ohrit askund nuk përmendet termi ‘Asociacion’.
Në fakt, pika 7, ajo diskutabilja e që kryeminstri po i referohet si vetëmenaxhim, është më e keqe sesa Asociacioni sipas shumë opinionistëve, pasi parasheh një lloj autonomie, përcjell lajmi.net.

Në anën tjetër, Kryeziu ka përmendur edhe çështjen e të zhdukurve me dhunë, si pjesë e kësaj pike.

“Ndërkaq, neni 7 formulimi kërkohet angazhim i menjëhershme është cështja e marrëvshjes e cila nuk përmbanë as termin e Asociacionit e as substancën e komunave me shumicë serbe.

Pra, urgjencë ka çështja e të zhdukurve me dhunë, kërkesë për angazhim të menjerëhershëm është pika 7 e marrëvshjes e cila nuk përmbanë trmin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe e as substancën e komunave serbe.

Termi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe mund të gjind..

Read More
TË FUNDIT

Persona të maskuar demolojnë një lokal në rrugën “Rexhep Luci”

Persona të maskuar demolojnë një lokal në rrugën “Rexhep Luci”

Persona të maskuar kanë demoluar një lokal në rrugën “Rexhep Luci”, gjegjësisht te pjesa e njohur si te “Kinemaja”.
Kështu ka bërë të ditur edhe Policia e Kosovës, që shtoi se njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, përcjell lajmi.net.

Në koordinim me prokurorin e shtetit kanë filluar hetime për ndriçimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

“Sot rreth orës 21:30, kemi pranuar informatën për demolimin e një lokali në rrugën “Rexhep Luci”, në Prishtinë. Menjëherë njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit kanë nisë një hetim për ndriçimin e plotë të kësaj ngjarje”, thuhet ndër tjerash në përgjigjen e policisë.

Read More
TË FUNDIT

Hill: Dialogu nuk parasheh reciprocitet

Hill: Dialogu nuk parasheh reciprocitet

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Chris Hill ka folur pas vizitës që kishte në Preshevë.
Në një paraqitje për RTV Aldi, ai ka thënë se dialogu nuk parasheh reciprocitet, çka do të thotë se çështja e Kosovës Lindore nuk mund të përfshihet në negociata, përcjell lajmi.net.

Veç kësaj, ai përmendi edhe marrëveshjen e Ohrit, duke shtuar se ka të bëjë me adresimin e problemeve mes Kosovës e Serbisë dhe nëse kjo arrin të jetë e suksesshme, atëherë do të përfitojë i gjithë rajoni.

“E di se shumë njerëz në Preshevë mendojnë se është dashur të përfshihet edhe çështja e Preshevës në këtë marrëveshje. Këto çështje duhet të zgjidhen brenda Serbisë, me standardet që janë universale për të gjithë.

Dialogu i Brukselit i cili kulmoi me Marrëveshjen e Ohrit ka të bëjë me adresimin e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe nëse kjo marrëveshje është e suksesshme, mendoj se kjo do t’i ndihmojë të gjithë rajonit që të krijojë rrethana të reja, ku ku..

Read More
TË FUNDIT

Sadri Ramabajës s’i pëlqen asgjë në Kosovë – tash thotë se Kushtetuesja është kështjellë e PDK-së

Sadri Ramabajës s’i pëlqen asgjë në Kosovë – tash thotë se Kushtetuesja është kështjellë e PDK-së

Opinionisti Sadri Ramabaja ka hedhur akuza në drejtim të Gjykatës Kushtetuese pas vendimit të fundit për ligjin mbi KPK-në.

Madje, Ramabaja ka shkuar aq larg sa edhe e ka etiketuar si kështjellë të PDK-së, përcjell lajmi.net.

Këto deklarime ai i bëri në Pressing, ndërsa thotë se kjo gjykatë krejt aktivitetin e bën në emër të pengimit të reformës së drejtësisë.

“Unë kam një përshtypje që Gjykata Kushtetuese aktualisht është shndërruar në një kështjellë të PDK’së dhe krejt aktivitetin e saj e bën në emër të pengimit të reformës së drejtësisë, sepse cenohen rëndë interesat e atyre që e kanë kapur republikën për 20 vjet dhe e kanë sjellë në këtë gjendje”.

Read More
TË FUNDIT

“Ka shkelje serioze, presidentja mund të përfundojë në Gjykatë Kushtetuese”

“Ka shkelje serioze, presidentja mund të përfundojë në Gjykatë Kushtetuese”

Avokati Faton Fetahu, që përfaqësoi PDK-në në rastin kundër ligjit për KPK-në të iniciuar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e të cilin Gjykata Kushtetuese e rrëzoi.

Fetahu tani thotë se në rast që presidentja nuk dekreton Blerim Isufajn si kryeprokuror, atëherë mund të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese.

“Dua ta ndaj me juve një gjë. Kam marrë autorizimin e grupit të PDK-së që nëse presidentja nuk lëviz do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë ai në T7.

“Presidentja tanimë i ka dy rrugë. Deri tash nuk kishte fakte për dekretimin e Blerim Isufaj. Por thjesht u përpoq të arsyetonte se ne po sigurohemi nëse kandidatët ankues kanë shteruar mjetet. Por kjo nuk është kush. Nuk shkruan askund, pasi nuk mund të presësh 5 vjet për të kryer gjykatën Kushtetuese.

Sot i ka dy zgjidhje. Ose ta dekretojë atë, pse mosdekretimin e tij, që gjithsesi është shkelje kushtetuese. Është shkelje serioze kush..

Read More
TË FUNDIT

Agim Bahtiri: Kosova do të shkojë në zgjedhje nëse ndërkombëtarët duan me çdo kusht Asociacionin

Agim Bahtiri: Kosova do të shkojë në zgjedhje nëse ndërkombëtarët duan me çdo kusht Asociacionin

Ish-kreu i Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe tani anëtar i VV-së, Agim Bahtiri, ka deklaruar se vendi do të shkojë në zgjedhje nëse ndërkombëtarët do të vazhdojnë të bëjnë presion të vazhdueshëm për implementim të Asociacionit.

Këto pohime Bahtiri i bëri në Kanal10, ndërsa shtoi se BE nuk është aq e fuqishme për t’i bindur palët që të marrin vendime të prera siç janë dakorduar në Ohër, përcjell lajmi.net.

Veç kësaj, ai shtoi se mendon që s’ka qenë kalkulim i mirë për të dyja palët.

“Duke e njoftë Kurtin jashtëzakonisht mirë për këtë çështje, unë e di saktësisht se ajo cfarë do Vuçiqi nuk do të ndodhë. Vuçiqi ka punuar gjithmonë në atë drejtim, duke e pasur Listën Serbe e cila cdo herë i ka implementuar gjithmonë vendimet e Serbisë, e asnjëherë të Kosovës, dihet se ata e kanë bërë një fushatë të jashtëzakonshme për Kosovën, edhe s’do të tërhiqen aq lehtë.

Por, do të jetë një ballafaqi..

Read More
TË FUNDIT

Arrestohet një person në Jarinje, dyshohet për krim të organizuar

Arrestohet një person në Jarinje, dyshohet për krim të organizuar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sonte në orët e mbrëmjes ka arrestuar një mashkull kosovar ndaj të cilit kishte urdhërarrest.
I dyshuari, siç ka thënë policia kërkohej mbi dyshimet e bazuara për përfshirje në veprat penale si krim i organizuar, marrje të mitos dhe keqpërdorim të autorizimit, përcjell lajmi.net.

“Të gjitha veprimet dhe procedurat e mëtejme, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet ndër tjerash.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë:

Read More
TË FUNDIT

Avdullah Hoti ironizon me Konjufcën: Nga “as asi, as kësi”, në “kësi me vetëmenaxhim”

Avdullah Hoti ironizon me Konjufcën: Nga “as asi, as kësi”, në “kësi me vetëmenaxhim”

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka ironizuar me kryeparlamentarin Konjufca lidhur me deklaratat nuk do të ketë asnjë lloj Asociacioni.

Hoti, duke shfrytëzuar rrjetin social “Facebook”, tha se i mashtruan njerëzit me parulla kundër demarkacionit dhe asociacionit për të ardhur në pushtet, përcjell lajmi.net.

“Kur erdhën në pushtet pranojnë të shkojnë përtej, duke ardhur deri tek “vetëmenaxhimi””, shkroi ndër tjerash Hoti.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Read More
TË FUNDIT

Agim Bahtiri: Kosova do të shkojë në zgjedhje

Agim Bahtiri: Kosova do të shkojë në zgjedhje

Ish-kreu i Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe tani anëtar i VV-së, Agim Bahtiri, ka deklaruar se vendi do të shkojë në zgjedhje nëse ndërkombëtarët do të vazhdojnë të bëjnë presion të vazhdueshëm për implementim të Asociacionit.

Këto pohime Bahtiri i bëri në Kanal10, ndërsa shtoi se BE nuk është aq e fuqishme për t’i bindur palët që të marrin vendime të prera siç janë dakorduar në Ohër, përcjell lajmi.net.

Veç kësaj, ai shtoi se mendon që s’ka qenë kalkulim i mirë për të dyja palët.

“Duke e njoftë Kurtin jashtëzakonisht mirë për këtë çështje, unë e di saktësisht se ajo cfarë do Vuçiqi nuk do të ndodhë. Vuçiqi ka punuar gjithmonë në atë drejtim, duke e pasur Listën Serbe e cila cdo herë i ka implementuar gjithmonë vendimet e Serbisë, e asnjëherë të Kosovës, dihet se ata e kanë bërë një fushatë të jashtëzakonshme për Kosovën, edhe s’do të tërhiqen aq lehtë.

Por, do të jetë një ballafaqim bukur i madh për t’i zbatuar këto marrëveshje. BE..

Read More
TË FUNDIT

Brukseli, javën e ardhshme nikoqir i takimit të nivelit të lartë kryenegociatorësh

Brukseli, javën e ardhshme nikoqir i takimit të nivelit të lartë kryenegociatorësh

Javën e ardhshme në kryeqendrën evropiane do të mbahet takimi i nivelit të lartë kryenegociatorësh.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, përcjell lajmi.net.

Në një paraqitje mediatike, Stano falënderoi ish-kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç për gatishmërinë që të mirëpresin takimin e ardhshëm në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, por shtoi se Bruksel mbetet qendra e negociatave.

“Na vjen mirë se dialogu tash po bëhet kaq i popullarizuar në rajon dhe gjithnjë e më shumë vende po ofrohen që të jenë mikpritës të tij. Por, le të shkojmë hap pas hapi së pari, sepse dialogu është i bazuar në Bruksel”, ka thënë veç tjerash Stano.

Ai gjithashtu foli edhe për rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së arritur në Ohër, duke thënë se përkundër faktit që palët s’kanë nënshkruar asgjë, janë dakorduar.

Read More