Edhe tri ditë kohë për deklarimin e pasurisë, Buleshkaj thotë se janë në pritje të 1400 zyrtarëve
Edhe tri ditë kohë për deklarimin e pasurisë, Buleshkaj thotë se janë në pritje të 1400 zyrtarëve
Rreth 2 mijë e 500 deklarime të pasurisë janë dorëzuar deri të martën në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, derisa kanë mbetur edhe tri ditë deri në mbylljen e afatit.
Janë rreth 5 mijë zyrtarë, të cilët obligohen të deklarojnë pasurinë, në të kundërtën do të përballen me gjoba e kallëzime penale.
Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj thotë për EO se deklarimi i pasurisë është duke vazhduar me avazin e vjetër, duke u lënë për ditën e fundit.
Buleshkaj tha se ata të cilët nuk e deklarojnë pasurinë do të gjobiten deri në 500 euro.
“Deri më tani rreth 2500 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë nga rreth 5 mijë të cilët janë të obliguar, por janë edhe 30 për qind të tjerë të cilët kanë filluar plotësimin e formularit, sepse tash e kemi vënë në funksion deklarimin elektronik të pasurisë edhe jemi në ngjarje se ku janë zyrtarët me plotësim të këtij formular..
Read More