Author: admin

TË FUNDIT

Zgjedhjet në veri, frikë për tensione dhe pjesëmarrje të ulët të qytetarëve

Zgjedhjet në veri, frikë për tensione dhe pjesëmarrje të ulët të qytetarëve

Mbajta e zgjedhjeve në katër komunat veriore më 23 prill ka ngjallur frikë për krijimin e tensioneve të reja, përkundër gatishmërisë së institucioneve të Kosovës për të ofruar një proces zgjedhor të qetë dhe pa incidente.
Mospjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhje po konsiderohet si mundësi që strukturat paralele në veri të pengojnë procesin zgjedhor dhe t’iu bëjnë trysni qytetarëve që mos të dalin në zgjedhje.

Pavarësisht mundësive për kontestim të legjitimitetit të procesit zgjedhor në veri, pushteti dhe opozita e shohin të domosdoshme mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, sidomos pas përkrahjes së shteteve të QUNIT-it. Mirëpo, monitoruesit e proceseve zgjedhore, ngrehin shqetësime se mund të ketë pengesa të organizimit të zgjedhjeve ne qendrat e votimit nga zyrtarët serbë lokalë atje. Në anën tjetër, nga Komisioni Qendror Zgjedhor, nuk kanë treguar nëse ka pengesa teknike për organizimin e zgjedhjeve në veri dhe s..

Read More
TË FUNDIT

Bislimi dhe Petkoviq takohen më 4 prill në Bruksel

Bislimi dhe Petkoviq takohen më 4 prill në Bruksel

Takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, është caktuar për të martën, 4 prill, kanë konfirmuar zyrtarët e Bashkimit Evropian.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, do të shkojnë javën e ardhshme në Bruksel për të “diskutuar për hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, kanë thënë zyrtarët evropianë.

Të hënën, më 28 mars, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se ky takim do të organizohet me ftesë të ndërmjetësuesit të dialogut, Miroslav Lajçak.

Takimi i negociatorëve kryesorë është i pari pas takimit në Ohër, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kanë arritur pajtueshmëri për zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve.

Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar për tekstin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve, më ..

Read More
TË FUNDIT

Konjufca takoi kongresistin Torres: Mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme

Konjufca takoi kongresistin Torres: Mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka takuar kongresistin dhe mikun e madh të shqiptarëve, Ritchie Torres.

Konjufca, ka bërë të ditur sot se gjatë takimit me Torres kanë diskutuar për bashkëpunimin e ngushtë Kosovë – SHBA, zhvillimet politike në Kosovë dhe mbështetjen amerikane për proceset euroatlantike të Republikës së Kosovës.

“Siç ka thënë dhe z.Torres, SHBA-ja nuk ka mik më të mirë se Kosovën dhe Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në. Jam thellësisht mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Kongresistit Torres ndaj Republikës së Kosovës dhe përkushtimin e tij në forcimin e miqësisë dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Read More
TË FUNDIT

Policia identifikon lokacionin ku po mbaheshin kafshë të kontrabanduara

Policia identifikon lokacionin ku po mbaheshin kafshë të kontrabanduara

Policia e Kosovës ka identifikuar një lokacion ku po mbaheshin kafshë të kontrabanduara në fshatin Sodovinë e Qerkezve, në Viti.
Në komunikatën e Policisë bëhet e ditur se lokacioni ku po vendoseshin kafshët e kontrabanduara, është pronësi e të dyshuarit M. J. (viti i lindjes 1991), dhe se i njëjti dyshohet se se me të vërejtur njësitë policore është larguar në drejtim të panjohur.

“Policia e Kosovës, konkretisht njësitë e Taskforcës nga Policia Kuftiare – DRK Lindje, me datën 28 mars 2023 kanë pranuar informacione se nga fshati Tanushë – RMV dy automjete janë duke kontrabanduar disa kafshë. Pas informacioneve të pranuara nga njësitë kompetente policore janë ndërmarrë veprime të menjëhershme në terren, duke bërë vëzhgimin e rrugëve ilegale, përmes të cilave po kryhej veprimtaria e dyshuar, ku si rezultat rreth orës 20:00 në fshatin Sodovinë e Qerkezve – Viti është identifikuar lokacioni ku po vendoseshin kafshët..

Read More
TË FUNDIT

Deputetja e PDK-së: Gërvalla në gjumë, Kurti siç duket e ka përjashtuar nga kabineti

Deputetja e PDK-së: Gërvalla në gjumë, Kurti siç duket e ka përjashtuar nga kabineti

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, ka akuzuar ministrinë e Jashtme të Kosovës për neglizhencë në procesin e sigurimit të njohjeve nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së.
Në një postim në Facebook, Musliu Shoshi ka përmendur qëndrimin e presidentes greke se shteti i saj nuk ka ndryshuar qëndrim karsh Kosovës, shkruan lajmi.net.

Sipas saj, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare ka mbetur vetëm një iluzion.

Madje siç shprehet deputetja, “Gërvalla është në gjumë” dhe sipas saj nga ajo që duket, “Kurti e ka përjashtuar krejt nga kabineti”.

Postimi i plotë i Ariana Musliut:

A kemi Ministri të Jashtme?

Në një periudhë mjaft të rendësishme për Republikën tonë, kur nevojitet punë e madhe siç është lobimi për njohje nga 5 shtetet e BE-së, anëtarësim në organizata nderkombëtare, përforcim i ambasadave tona me staf diplomatik e direktiva të qarta nga qendra, ne kemi këtë gjendje faktike:

Shtete jo nj..

Read More
TË FUNDIT

Hill në Luginë të Preshevës: Shkëmbimi i territoreve nuk është në agjendë të ShBA-së

Hill në Luginë të Preshevës: Shkëmbimi i territoreve nuk është në agjendë të ShBA-së

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka folur për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, teksa e bëri të qartë se kjo çështje nuk është në agjendën e ShBA-ve.
“Unë nuk besoj dhe e di me siguri që shkëmbimi i territoreve nuk është në agjendën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E di se kjo ka qenë një temë e shekujve të kaluar, jo vetëm në Evropë, por edhe në vendet e tjera. Por, shkëmbimet e territoreve mund te jenë fatale”, theksoi ai.

Diplomati amerikan nënvizoi se askush në Uashington, në Bruksel dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përveç pak njerëzve që mund të besojnë se shkëmbimi i territoreve do të bëhej në mënyrë paqësore.

“Ajo për të cilën duhet të brengosemi është se ky rajon i Serbisë [Lugina e Preshevës], dhe rajonet e tjera në Kosovë [pjesa veriore e Kosovës]… ne besojnë që njerëzit mund të lëvizin lirshëm dhe të mos bllokoh..

Read More
TË FUNDIT

Pas takimeve në Gjermani, Lajçak udhëton drejt Londrës për të diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi

Pas takimeve në Gjermani, Lajçak udhëton drejt Londrës për të diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak ka deklaruar se është duke vazhduar diskutimet në lidhje me dialogun.
Ai theksoi se pas një dite intensive që pati dje në Berlin, e të mbushur me takime në kuadër të institucioneve të Gjermanisë, tani do të vazhdojë drejt Londrës.

“Tani po shkoj në Londër, për dy ditë konsultimesh mbi dialogun”,tha Lajcak.

Duhet përkujtuar që pas takimeve në kuadër të dialogut të cilat u zhvilluan në Ohër, çështja Kosovë-Serbi është edhe më intensive sa i përket diskutimeve.

Çështja e Asociacionit vazhdon të jetë e hapur, e po ashtu edhe mundësia e marrëveshjeve të reja në mes dy vendeve./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Samiti i organizuar nga presidenti Biden, Osmani flet krahas Macron, Sunak dhe Scholz

Samiti i organizuar nga presidenti Biden, Osmani flet krahas Macron, Sunak dhe Scholz

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin e Dytë për Demokraci, të organizuar sot virtualisht nga Shtëpia e Bardhë.
“Në një seancë plenare, e cila do të zhvillohet në orën 15:00, Presidentja Osmani do të jetë folëse krahas liderëve botërorë: presidenti të Francës, Emmanuel Macron, kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, kryeministrit të Suedisë, Ulf Kristersson, kryeministres së Islandës, Katrín Jakobsdóttir, presidenti të Kolumbisë, Gustavo Petro, si dhe krerëve të shtetesh e qeverive nga Zambia dhe Bahamas”,thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu u theksua se Samiti për Demokraci do të hapet nga presidenti Joe Biden në orën 12:00 dhe do të bashkojë vendet anekënd globit në përpjekjet e tyre për të konsoliduar vlerat demokratike dhe për t’i..

Read More
TË FUNDIT

Detaje nga vdekja e dyshimtë dje në Vushtrri: Dëshmitari e kishte parë trupin afër një ure

Detaje nga vdekja e dyshimtë dje në Vushtrri: Dëshmitari e kishte parë trupin afër një ure

Policia ka dhënë detaje për rastin e vdekjes së dyshimtë që ka ndodhur dje në Vërnicë të Vushtrrisë.
Në raportin e policisë thuhet se një dëshmitar kishte raportuar se e kishte parë një trup të pa jetë afër një ure të lumit.

Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Read More
TË FUNDIT

Dëme të shumta në Prishtinë nga erërat e forta, kryetari Rama jep detaje

Dëme të shumta në Prishtinë nga erërat e forta, kryetari Rama jep detaje

Ndryshimi i motit dhe erërat e fuqishme që së fundi “trazuan” gjithë vendin sollën dëme të mëdha.
Dëme të tilla pati edhe në Prishtinë.

Disa lisa të rrëzuar kanë dëmtuar edhe automjete të shumta.

Po ashtu dëme pati edhe në kuadër të disa prej ndërtesave në kryeqytet.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar sot disa fotografi nga ndërhyrja e ekipeve emergjente, të cilat prej dje janë duke sanuar dëmet e ndodhura si shkak i këtyre erërave të forta.

“Ekipi nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në bashkëpunim me Zjarrëfikësit dhe NPL „Hortikultura”, këto dy ditë pas erërave të forta dhe reshjeve të shiut, u ka dalë në ndihmë qytetarëve të #kryeqytetit duke u siguruar të evitojë dëmet dhe rrezikun.Faleminderit Drejtori Lulzim Fushtica për gatishmërinë🙏🏻”,shkroi ai./Lajmi.net/

Read More