Author: admin

TË FUNDIT

Eurodeputeti austriak: Asociacioni pa legjislativ, sikurse Tiroli Jugor

Eurodeputeti austriak: Asociacioni pa legjislativ, sikurse Tiroli Jugor

Anëtari i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl, ka treguar pritshmëritë e tij se çfarë pret pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, nëse ajo ndodh.

Ai, në një intervistë për Klan Kosovën ka deklaruar se beson që pala kosovare do ta zbatojë planin evropian për dialogun që është propozuar së fundi.

Sipas tij, nëse Asociacioni i komunave me shumicë serbe përshkruhet si vetëmenaxhim, duhet të merret për shembull një strukturë e ngjashme me Tirolin e Jugut.

“Rezultati duhet të jetë një strukturë e ngjashme me Tirolin Jugor. Sigurisht që komunat veriore të Kosovës nuk do të kenë një organ legjislativ të izoluar. Kjo do të shkaktonte rrëmujë. Por një vetëmenaxhim do të ishte në rregull; si në Tirolin Jugor. Duhet të mendojmë për njerëzit e rregullt që meritojnë një jetë të denjë”, deklaroi ai.

“Njeriu i VV-së” merr detyrën e guvernatoritBashkim Nurboja, ish-kandidat i VV-së për deputet dhe më vonë kryetar të Pejës, ë..

Read More
TË FUNDIT

“Njeriu i VV-së” merr detyrën e guvernatorit

“Njeriu i VV-së” merr detyrën e guvernatorit

Bashkim Nurboja, ish-kandidat i VV-së për deputet dhe më vonë kryetar të Pejës, është caktuar guvernator i përkohshëm i Bankës Qendrore të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar kjo e fundit përmes një komunikate të para pak çasteve, përcjell lajmi.net.

Ky vendim ka ardhur pas zhvillimeve të fundit, ndërsa siç edhe mund ta shihni në njoftimin e mëposhtëm, detyrën e merr kreu i bordit, e që është Reshat Nurboja.

“Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 29 mars 2023, mori vendimin si në vijim: Duke marrë parasysh rrethanat e krijuara si rezultat i përfundimit të mandatit të Guvernatorit të Bankës Qendrore, si dhe në mungesë të Zëvendësguvernatorëve me mandat të plotë (për shkak të përfundimit të mandatit), Bordi i Bankës Qendrore në mbledhjen e mbajtur më 29 mars 2023, në pajtim me nenin 46 të Ligjit nr.03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, mori vendim që posti i Guvernatorit të merret përkohësis..

Read More
TË FUNDIT

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër ish-ministrave të Qeverisë Thaçi 2 dhe dy të tjerëve

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër ish-ministrave të Qeverisë Thaçi 2 dhe dy të tjerëve

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin lirues ndaj katër ish-ministrave të Qeverisë Thaçi 2, Mimoza Kusari-Lila, Nenad Rashiq, Besim Beqa, Dardan Gashi si dhe Fllanza Hoxhës e Arben Gjukës, të cilët akuzoheshin nga Prokuroria Speciale për korrupsion, në rastin e njohur si “Afera e Hidrocentraleve”.
Ndryshe, më 8 nëntor 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte liruar nga akuza të lartcekurit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kundër këtij aktgjykimi, kishte parashtruar ankesë prokurori nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), Atdhe Dema.

“Prokurori i Prokurorisë Speciale në ankesë, thekson se aktgjykimi i ankimuar përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale në kuptim të dispozitave të lartshënuara, është i pakuptueshëm, kundërthënës dhe nuk përmban arsyet për faktet vendimtare, po ashtu aktgjykimi i ankimuar nuk përmban arsye të duhura për faktet..

Read More
INTERESANTE

Popullata e Vushtrrisë me rrethinë në tre shekujt e fundit

Qazim Namani

Vushtrria me rrethinë në shekullin XVII ishte me popullatë të pastër etnike shqiptare. Gjysma e popullatës ishin islamizuar dhe jetonin në qytet, me një numër më të vogël të popullatës së krishterë. Fshatrat për rreth kryesisht ishin të krishtera. Gjatë shekullit XVIII, në fshatrat malore të Vushtrrisë u shtua laramania, kryefamiljarët mbanin emrat e krishterë por njëkohësisht edhe emra mysliman.

Shekulli XIX e XX, ishin shekuj tragjik për popullatën shqiptareve në përgjithësi. Identifikimi i kombit me fenë, krijojë ndarje të mëdha, asimilim të popullatës shqiptare dhe vëlla vrasje. Shqiptarët e besimit mysliman gjatë shekullit XIX, u regjistruan si osmanlinj, ndërsa këto familje gjatë shekullit XX edhe pse u regjistruan si familje shqiptare, nuk kishin mundësi për ta ruajtur harmoninë vëllazërore me popullatën shqiptare të krishterë që tani ishte serbizuar.

Gjatë dekadave të fundit të shekullit XIX dhe deri në Luftën e Dytë Botërore, popullata e krishterë e Vushtrrisë ..

Read More
TË FUNDIT

Haradinaj dhuron gjak në kujtim të dëshmorëve dhe të rënëve për liri

Haradinaj dhuron gjak në kujtim të dëshmorëve dhe të rënëve për liri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje sot të gjithë qytetarëve për të dhuruar gjak.
Derisa ka vizituar dhe dhuruar gjak në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, Haradinaj ka kujtuar të gjithë dëshmorët dhe të rënët për liri.

Ai para gazetarëve është shprehur se është në traditën e shqiptarëve solidariteti dhe përkrahja në momentet e vështira.

“Këto ditë, gati çdo ditë edhe çdokund në Kosovë po kujtohen të rënët për liri, dëshmorët, martirë. Për të gjithë këta, kuptohet dhimbja është e madhe edhe ata kanë dhënë jetën që me jetu të lirë të gjithë të tjerët. Në shenjë respekti, pikërisht për të gjithë këta të rënë për liri e po ashtu, për tu solidarizuar me gjithë ata që shpëtojnë jetë e kemi marrë këtë aksion për të dhuruar gjak. Ju bëjë thirrje qytetarëve të vendit, të gjithëve së pari që të ruajnë shëndetin e tyre, të parandalojnë, të bëjnë kujdes por po ashtu të dhurojnë gj..

Read More
TË FUNDIT

Rama: Synojmë rritjen e pagës mesatare në 900 euro

Rama: Synojmë rritjen e pagës mesatare në 900 euro

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bëri të ditur sot nga plani i qeverisë për rritje të pagave në vend.
Në një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, kryeministri Rama theksoi se plani ambicioz për rritje pagash, synon që të mundësojë në harkun e këtyre dy viteve, 2023-2024, ngritjen e Shqipërisë në nivelin e lartë të rajonit.

Ai tha se ky plan synon të realizojë një target të një page mesatare prej 900 eurosh.
“Tanimë kemi në dorë një plan shumë ambicioz, por njëkohësisht mjaftueshëm të arsyeshëm për një rritje pagash, e cila synon të mundësojë ngritjen në harkun e këtyre dy viteve, pra të 2023-it, 2024-ës të Shqipërisë në nivelin e lartë të rajonit. Faktikisht synon të realizojë një target të një page mesatare prej 900 eurosh, që do të thotë se jemi në kushtet e një mundësie të re, një mundësi që do ta shfrytëzojmë maksimalisht në të mirë të njerëzve, në të mirë të familjeve dhe pas rritjes së pagës minima..

Read More
TË FUNDIT

Frizeri i Albulena Haxhiut ia sheh sërish hajrin Qeverisë, angazhohet si “mësues i qethjes”

Frizeri i Albulena Haxhiut ia sheh sërish hajrin Qeverisë, angazhohet si “mësues i qethjes”

Frizeri i VV-së, Armend Gashi, po vazhdon t’ia shoh hajrin Qeverisë Kurti.
Gashi, siç duket do të jetë i angazhuar si mësues i “qethjes” në një punëtori të floktarisë që sot është inauguruar nga ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci, në Qendrën e Kompetencës, Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

“Inauguruam sot punëtorinë e Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë e cila do të shërbejë për zbatimin e arsimit dual. Nxënësit e këtij profili dhe të profileve tjera, gjatë tre viteve të shkollimit do të kenë rastin që më shumë se 50 përqind të kohës ta kalojnë në punë. Përpos sigurimit të kuadrit dhe zhvillimit të kurrikulës, Qeveria e Luksemburgut ka siguruar edhe pajisjet dhe mjetet për punëtorinë e floktarisë.Falë këtyre investimeve, nxënësit do të kenë mundësi ti marrin shkathtësitë bazë në punëtori e më pas t’i praktikojnë në sallone”, shkroi Nagavci.

B..

Read More
INTERESANTE

BAJRAM CURRI – Ministri, komandanti, patrioti shqiptar

Bajram Curri lindi në 1862 në Krushë të Madhe, një fshat ndërmjet Gjakovës dhe Prizrenit. Ai ishte një nga organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Pejës të viteve 1899-1900.

Ndihmoi në themelimin e klubeve patriotike dhe shkollave shqipe në Kosovë, si dhe mbrojti alfabetin e gjuhës shqipe të Kongresit të Manastirit. Në vitin 1908 ai u zgjodh nënkryetar i Klubit Patriotik “Bashkimi” të Shkupit.

Në maj të vitit 1912 u bashkua me vendimet e Kuvendit të Junikut. Mori pjesë në Kryengritjen e Përgjithshme të Armatosur të vitit 1912, ku u shqua si një nga komandantët më të zotë në betejën me ushtritë osmane në Qafën e Prushit, si dhe në Fushë Kosovë. Pas vitit 1912 ai punoi për mbrojtjen e shtetit të pavarur shqiptar, si dhe për çështjen e Kosovës. Bajram Curri nuk u pajtua me vendimet e padrejta të Konferencës së Ambasadorëve në Londër të vitit 1913, që lanë jashtë kufijve të shtetit shqiptar Kosovën dhe vise të tjera shqiptare. Ai luftoi për bashkimin e tyre me Shqipërinë.

Në shtator të vit..

Read More
TË FUNDIT

Xhelal Sveçla nuk shkon në seancën ku po akuzohet për huliganizëm

Xhelal Sveçla nuk shkon në seancën ku po akuzohet për huliganizëm

Për shkak të mungesës të të akuzuarave ministrit Xhelal Sveçla, si dhe Dardan Molliqajt, Pajtim Havollit, Arsim Maqastenës Agron Kabashit , Frashër Krasniqit dhe Nol Nushit, Gjykata Themelore e Prishtinës në seancën e së mërkurës, ka vendosur që ndaj tyre të veçohet procedura, në rastin ku ata po akuzohen për veprime të dhunshme në protestën e 2013-ës.
Gjykatësi Eroll Gashi njoftoi se ndaj tyre gjykata do lëshojë urdhërarrest ose sjellje me detyrim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërkaq, seanca po vazhdon me tre te pandehurit tjerë prezent në seancë Egon Azemi Pajtim Demaj dhe Afrim Hoxha, të cilët nuk janë pajtuar që të veçohet kjo procedurë, por gjykata duke u bazuar ne nenin 35 të Kodit të Procedurës Penale mori vendim dhe veçoi procedurën penale ndaj tyre.

Ndryshe, seanca e shqyrtimit fillestar për këtë rast kishte dështuar të mbahej më 9 mars të këtij viti në mungesë të të akuzuarve Dardan Molliqaj, Agron Kaba..

Read More
TË FUNDIT

Edhe një mundësi tjetër për kosovarët, Gjermania zyrtarisht u hap rrugë profesionistëve

Edhe një mundësi tjetër për kosovarët, Gjermania zyrtarisht u hap rrugë profesionistëve

Gjermania ka publikuar draft-reformat në çështjen e imigrimit nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, si përpjekje e qeverisë së kancelarit Olaf Scholz për të mbushur mungesat e punës në ekonominë më të madhe evropiane.
Kosovarët, që viteve të fundit kanë shkuar në shifra të konsiderueshme për punë në Gjermani, me reformat do të kenë më të lehtë rrugën e migrimit.

“Me këtë, ne po vëmë themelet për një fillim të ri në politikën e migracionit”, ka shkruar në Twitter, ministri i Financave, Christian Lindner, pasi kabineti miratoi reformat. “Kushdo që mund të kontribuojë në suksesin ekonomik të vendit si punëtor i kualifikuar, është i mirëpritur”.

Kabineti ka miratuar zgjatjen e rregullave për punëkërkuesit nga Kosova, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, të cilat pritej të përfundonin në fund të vitit. Gjermania synon t’i rekrutojë rreth 50 mijë punëtorë në vit nga..

Read More