Author: admin

TË FUNDIT

Kryeministri Kurti konfirmon takimin e radhës të nivelit të lartë me Vuçiqin, mbahet në prill

Kryeministri Kurti konfirmon takimin e radhës të nivelit të lartë me Vuçiqin, mbahet në prill

Shefi i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti ka konfirmuar se takimi i radhës me Vuçiqin do të mbahet në prill.
Këto deklarime i bëri në Debat Plus, duke shtuar se fillimisht do të mbahet një takim mes kryenegociatorësh, përcjell lajmi.net.

“Ne do të takohemi në prill, fillimisht kryenegociatorët do të takohen e më pas niveli i lartë. Aty do të flasim për zbatimin e marrëveshjes”, tha ndër tjerash Kurti.

Kryeministri i Republikës së Kosovës refuzoi të flasë edhe për të kaluarën e tij, duke shtuar se nuk është makinë kohore.

“Si kryeministër i Kosovës, kam trashëguar disa marrëveshje, që mua më duhet të nxjerr më të mirën e mundshme. Por, mos më kërkoni të flasë për të kaluarën. Për vitin 2010. Ose për 2005. Çka është ky obsesion? Nuk jam makinë kohore unë. Mos më ktheni vite pas”, pohoi ai.

Read More
TË FUNDIT

​Osmani në Samitin për Demokraci fton shtetet mosnjohëse që ta njohin Kosovën

​Osmani në Samitin për Demokraci fton shtetet mosnjohëse që ta njohin Kosovën

Presidentja Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ishte folëse në Samitin e Dytë për Demokraci organizuar nga Shtëpia e Bardhë, krahas liderëve botërorë presidentit të Francës, Emmanuel Macron, kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, kryeministrit të Suedisë, Ulf Kristersson, kryeministres së Islandës, Katrín Jakobsdóttir, presidenti të Kolumbisë, Gustavo Petro, si dhe krerëve të shtetesh e qeverive nga Zambia dhe Bahamas.
Osmani në fjalën e saj ka thënë se 24 vjet më parë, pas ndërhyrjes humanitare për të ndalur gjenocidin e vazhdueshëm kundër popullit tim, miliona refugjatë kosovarë u kthyen në atdheun e tyre pasi u deportuan me forcë duke lënë pas gjithçka në kërkim të sigurisë.

“Vetëm 24 vjet më parë, pas ndërhyrjes humanitare për të ndalur gjenocidin e vazhdueshëm kundër popullit tim, miliona refugjatë kosovarë u kthyen në atdheun e tyre pasi u deport..

Read More
TË FUNDIT

A mund të ringjallen Telekomi dhe Trepça nga Fondi Sovran?

A mund të ringjallen Telekomi dhe Trepça nga Fondi Sovran?

Ndërmarrjet publike të Kosovës Telekomi dhe Trepça – dikur motorë të ekonomisë – vështirë se mund të rimëkëmben përmes Fondit Sovran, thotë Berim Ramosaj, ligjërues i lëndëve ekonomike në Universitetin e Prishtinës.
“Kam dilema, duke u bazuar edhe në faktin se pronësia publike është burimi kryesor i korrupsionit dhe nepotizmit në ekonominë e Kosovës”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë. Qeveria e Kosovës ka paraparë që Fondi Sovran t’i marrë nën pronësi të gjitha asetet strategjike të vendit, përfshirë gjigantin metalurgjik Trepça, Telekomin e Kosovës, Korporatën Energjetike të Kosovës, Korporatën e Thëngjillit e të tjera.

Fondi do ta ketë, pastaj, përgjegjësinë ekskluzive për të investuar në rritjen e vlerës së tyre.

Ramosaj thotë se ndërmarrjet që janë nën pronësi të shtetit, operojnë vazhdimisht me afarizëm të dobët. Sipas tij, problemi qëndron edhe te ndërhyrja e politikës në përzgjedhjen e bordeve që i mbikëqyrin ato.

..

Read More
TË FUNDIT

Serbja që jeton në Istog: Fqinjen shqiptare e kam si motër, kurrë probleme s’kam

Serbja që jeton në Istog: Fqinjen shqiptare e kam si motër, kurrë probleme s’kam

Qytetarja serbe, Blagica Popovic, e cila jeton në Istog, ka folur për bashkëjetesën me qytetarë shqiptarë në Kosovë.
Në një prononcim për lajmi.net, Popovic ka deklaruar se nuk ka pasur kurrë probleme nga shqiptarët.

Ajo ka thënë se është rritur me shqiptarë dhe vazhdon të shoqërohet me ta.

Përkundër shumë paragjykimeve, Popovic ka deklaruar se edhe sot ka njërën fqinje shqiptare dhe e cilëson si “motër”.

Popovic ka folur edhe për njohjen me bashkëshortin, tashmë i ndjerë.

“Me burrin nuk ka me lind më asi njeri. Me vet nëpër Pejë për atë, tanë kanë me të kallëzu. Ai vike te tezja, atje jemi njoftu. E kanë çu burrin e tezes ata te baba jem. Ai ka qenë edhe me fëmijë si vllazën, s’ka ditë me ju britë, ka ditë me i dënu kur ka thanë ‘boll mo’”, ka treguar Popovic.

Popovic ka thënë se gjatë luftës në Kosovë, ishin frikësuar që bashkëshortin e saj do ta merrnin shteti serb për të luftuar në Kosovë, andaj..

Read More
TË FUNDIT

​Vriten me armë dy persona në Kavajë

​Vriten me armë dy persona në Kavajë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak minuta më parë në zonën e Kavajës.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se nga të shtënat kanë mbetur të vdekur 2 persona.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në qendër të qytetit pas një sherri momenti.

Identiteti i viktimave ende nuk dihet, teksa forca të shumta policie kanë rrethuar zonën./A2

Read More
TË FUNDIT

Delegacioni danez viziton burgun e Gjilanit, qelitë e të cilit pritet t’i marrin me qira

Delegacioni danez viziton burgun e Gjilanit, qelitë e të cilit pritet t’i marrin me qira

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, bashkë me delegacionin danez të kryesuar nga Anne-Mette Lyhnr Jensen, kanë vizituar burgun e Gjilanit.
Gjatë vizitës, delegacioni u njoh për së afërti me hapësirat e burgut dhe mënyrën e funksionimit të tij.

“Me këtë rast, delegacioni danez për së afërmi u njoftua me hapësirat e burgut në Gjilan dhe me mënyrat e funksionimit të tij. Në fokus të veçantë ishte edhe informimi lidhur me trajtimin e të burgosurve pranë këtij burgu i cili është në përputhje me respektimin e standardeve ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Hapësirat e vizituara të burgut nga delegacioni danez së bashku me zëvendësministrin Sallahu, anëtarët e kabinetit dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës ishin dhoma e pranimit, dhoma e vizitave, njësia shëndetësore dhe hapësirat e tjera ku kryhen aktivitete me të burgosurit.

Kujtojmë se Kosova ia ka lëshuar Dan..

Read More
TË FUNDIT

ShBA-të “bashkojnë” Enver Hoxhajn e PDK-së e Glauk Konjufcën e VV-së

ShBA-të “bashkojnë” Enver Hoxhajn e PDK-së e Glauk Konjufcën e VV-së

Në vazhdën e takimeve në SHBA, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, zhvilloi sot një takim të veçantë me Kryetarin e Partneritetit për Demokraci të Dhomës së Përfaqësuesve (HDP), Vern Buchanan.

Në një bashkëbisedim të hapur e miqësor, u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe rajon, integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike dhe organizata e mekanizma ndërkombëtarë, si dhe për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryetari i Kuvendit, Konjufca dhe kryetari i HDP-së, Buchanan, vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, vazhdimësinë e miqësisë së përhershme, partneritetin e palëkundur dhe aleancën strategjike mes shteteve dhe popujve tanë.

Ata po ashtu ndanë pikëpamje të njëjta se, sikur deri më tani, mbështetja e Shteteve të Bashkuara është qenësore për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Republika e Kos..

Read More
TË FUNDIT

Osmani falënderon shtetet që na ndihmuan për çlirim: Mirënjohës për ekzistencën e vendit tim

Osmani falënderon shtetet që na ndihmuan për çlirim: Mirënjohës për ekzistencën e vendit tim

Presidentja Vjosa Osmani ka folur në Samitin e Dytë të Demokracisë, të organizuar nga presidenti amerikan, Joe Biden.

Osmani përmendi sida hapa në historinë e Kosovës që nga lufta e deri këtu, duke falënderuar vendet mike për ndërhyrjen që bën në vitin 1999.

“Kosova është sot e lirë, pasi ju zgjodhët të mos i largoni sytë, por në vend të kësaj të qëndroni kundër tiranisë dhe kundër regjimit gjenocidal. Ne vazhdojmë të jemi mirënjohës për kontributin tuaj, për ekzistencën e vendit tim. Jo që vetëm ndihmuat për të ndërtuar institucione demokratike, por shpëtuat jetë dhe ju keni ndihmuar të ndërtojmë historinë tonë moderne duke qëndruar për atë që është e drejtë”, tha Osmani në Samit.

Tutje presidentja i bëri thirrje vendeve mosnjohëse që ta njohin pavarësinë e Kosovës, pasi kështu do të shtonin një vend mik dhe një aleat, raporton klankosova.

“Dhe sot e shfrytëzoj rastin që të iu bëj thirrj..

Read More
TË FUNDIT

Dy ushtarakë shqiptarë në operacionin e NATO-s në Irak

Dy ushtarakë shqiptarë në operacionin e NATO-s në Irak

Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme për dërgimin e dy ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në shtabin e koalicionit FOB UNION III, në operacionin e NATO-s në Irak (NMI), në Bagdad, Irak.

Misioni i ushtarakëve është këshillimi i institucioneve të sigurisë së Irakut, në lidhje me menaxhimin e burimeve njerëzore, analizimin e trajnimeve të nevojshme dhe identifikimi i mangësive, si pjesë e mësimeve të nxjerra.

Kohëzgjatja e këtij operacioni është deri në 3 vjet, afat i cili llogaritet nga data e dërgimit të ushtarakëve të parë në operacion. Periudha e qëndrimit është me sistem rotacioni në çdo 6 muaj, periudhë së cilës i shtohen edhe ditët e qëndrimit për ndërrimin me kontingjentin e radhës (marrjen dhe dorëzimin e detyrës, vonesa të transportit strategjik).

Ministria e Mbrojtjes, për personelin pjesëmarrës në këtë operacion, përballon shpenzimet për dieta për ditët e qëndrimit, në masën..

Read More
TË FUNDIT

Alban Hyseni injoron MAPL-në për shkurtimin e orarit të punës në komunë

Alban Hyseni injoron MAPL-në për shkurtimin e orarit të punës në komunë

Vendimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni për shkurtimin e orarit të punës në muajin e Ramazan, për të gjithë zyrtarët që agjërojnë, e kanë arsyetuar sot zyrtarë të kësaj komune. Derisa e këtë e kanë komentuar ministri Administrimit të Pushtetit Lokal dhe komuniteti i biznesit.

Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi kanë thënë se nuk janë të informuar për këtë vendim, pavarësisht se është e obliguar që vendimet e tilla të raportohen në MAPL.

Zyrtarë të komunës së Gjilanit kanë thënë për KosovaPress se kësi lloj vendimi ka pasur për vite me radhë nga ish-kryetari, Lutfi Haziri.

Besart Selimi nga Zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, në një përgjigje me shkrim për KosovaPress ka thënë se qëllimi i vendimit është që të respektohet besimi e ritualet i secilit zyrtarë, ndërsa të lehtësohet sado pak përditshmëria e atyre që agjërojnë.

“Vendimi as nuk ka qene ide e as propozim nga kryetari, Alban Hys..

Read More