Author: admin

TË FUNDIT

Misteri i vrasjes në Top Channel, pronari i veturës: Policia nuk ka bërë asgjë

Misteri i vrasjes në Top Channel, pronari i veturës: Policia nuk ka bërë asgjë

Pronari i mjetit tip “Range Rover”, që përdorën autorët e sulmit ndaj Top Channel, tregon se pavarësisht këmbënguljes së tij, nuk e zbuloi kurrë se kush ia vodhi makinën.
Ramadan Makolli shprehet se policia nuk ka bërë asgjë dhe nuk janë zbuluar autorët që i morëm makinën nga parkimi i hotelit ku po pushonte në Lezhë.

“Policia ka ardhur ka marrë kamerat dhe i kam thënë të interesohen për shenjat që kanë lënë e gjithashtu për shenjat e gomave, por asnjë veprim nuk e kanë bërë si duhet. Ata djemtë janë shumë specialistë, janë veshur me të bardhë, më duket njëri ka pistoletë se nga kamerat duket që diçka ka në dorë, ndërsa me dorën tjetër hap derën e makinës.Policia nuk ka bërë asgjë, dhe jam interesuar që çështjen ta hap nga e para. M’u desh të bëja ankimim përmes avokates, që ta hap edhe njëherë nga e para çështjen. Në 30 qershor 2021, u rihap çështja, por nuk janë gjetur autorët” tha ai në një intervistë ..

Read More
TË FUNDIT

Takimi Kosovë-Serbi, më 4 prill në Bruksel

Takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, është caktuar për të martën, 4 prill, kanë konfirmuar zyrtarët e Bashkimit Evropian. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, do të shkojnë javën e ardhshme në Bruksel për të “diskutuar për hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, kanë thënë zyrtarët evropianë. Ditë më parë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se ky takim do të organizohet me ftesë të ndërmjetësuesit të dialogut, Mirosllav Lajçak. Takimi i negociatorëve kryesorë është i pari pas takimit në Ohër, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kanë arritur pajtueshmëri për zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve.

Read More
TË FUNDIT

Lëshimi i kuponëve fiskal, “sport i rëndë” për lokalet e gastronomisë

Lëshimi i kuponëve fiskal, “sport i rëndë” për lokalet e gastronomisë

Monitorimi i fokusuar i hotelerisë e gastronomisë dhe funksioneve që lidhen me to, si këngëtarëve, stilistëve etj, ka nis përmes projektit specifik për përmbushje tatimore në vitin e kaluar.
Administrata Tatimore e Kosovës(ATK) njofton se ky projekt ka dhënë rezultatet e veta në trajtimin e sektorëve të lartcekur, të cilët në sistemin e Administratës Tatimore të Kosovës kanë paraqitur nivel të konsiderueshëm të riskut.

“Thirrjet e shpeshta nga ATK për të përmbushur detyrimet dhe puna në teren, kanë rezultuar që statistikat nga ky sektorë të jenë në një nivel të kënaqshëm, duke filluar nga qarkullimi i deklaruar me 24.24% ose 64 milion euro, pagesa 117.08% ose 10 milion euro dhe numri punëtorëve 14.45% ose 2,820 punëtorë më shumë se viti i kaluar. Pastaj, duke vazhduar me gjetjet nga tereni, si qarkullimi shtesë nga vizitat me dallim enorm prej 321.95% më shumë se vitin e kaluar”, thuhet në njoftim.

Në komunikatë ..

Read More
TË FUNDIT

Arifi ironizon me presidenten Osmani: Më tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk bëhet

Arifi ironizon me presidenten Osmani: Më tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk bëhet

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka deklaruar se ka patur një takim me presidenten e Kosovës , Vjosa Osman, meqë rast ka marrë premtime të mëdha.
Ai madje tha se qysh para një viti e kishte ditur se marrëveshja Kosovë-Serbi do të realizohet.

“Për mua ka qenë e qartë që kjo marrëveshje do të realizohet. Pikëpamjen ia tregova dhe Osmanit”

Por Arifi thotë të ketë marrë një premtim nga Presidentja se Asociacioni nuk bëhet.

“Unë kur kam qenë në takim me Vjosa Osmanin ia kam treguar këtë informatë, por presidentja Osmani më tha se nuk bëhet asociacioni”.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës dhe presidenca kanë qenë në sfera të tjera të jorealitetit.

“Unë iu kam treguar që e kam nënshkruar një dokument, i cili është publikuar nga liderët shqiptarë këtu tek ne para një jave që ne kërkojmë të përfshihemi në marrëveshje”, tha Arifi.

Krejt këto akuza Arifi i tha në një lidhje direkte për Euronews ..

Read More
TË FUNDIT

Shpresë dhe skepticizëm për “Deklaratën” për të zhdukurit

Shpresë dhe skepticizëm për “Deklaratën” për të zhdukurit

Me dyshime dhe shumë të panjohura – kështu i shohin familjarë të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë zotimet e udhëheqësve të Kosovës dhe të Serbisë të bëra përmes Marrëveshjes bazë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Serbia, asnjëherë dhe në asnjë proces, nuk e ka iniciuar çështjen e personave të zhdukur si çështje humanitare dhe me prioritet. Gjithmonë e ka parë si proces politik. Kurdo që i është dashur, e ka shfrytëzuar politikisht”, thotë për Radion Evropa e Lirë Ahmet Grajçevci nga Obiliqi.

Ai ka pasur shtatë anëtarë të familjes të zhdukur dhe për tre prej tyre nuk di ende asgjë.

“Vetë fakti që nuk është vendosur si prioritet, por është vendosur në një vend me energjetikën ose të ngjashme, do të thotë se është diçka më pak e rëndësishme”, thotë Silvana Marinkoviq nga Graçanica, e cila e ka bashkëshortin të zhdukur.

Rreth 25 vjet më parë, lufta që nisi regjimi i atëhershëm i Serbisë në Kosovë, ..

Read More
TË FUNDIT

Ankohet Pjetër Shala: Seanca është shumë e redaktuar, s’e di qysh ka me më mbrojtë avokati

Ankohet Pjetër Shala: Seanca është shumë e redaktuar, s’e di qysh ka me më mbrojtë avokati

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka përfunduar dëshmia e dëshmitares së dytë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Avokati mbrojtës i Pjetër Shalës, Jean-Louis Gilissen, e ka pyetur atë nëse burri i saj i kishte përmendur ndonjëherë diçka për trafikim organesh apo për një shtëpi të verdhë në Shqipëri dhe dëshmitarja e ka mohuar një gjë të tillë.
Dëshmitarja e mbrojtur e ZPS-së është përgjigjur rreth ngjarjeve të vitit 1999 kur sipas saj burri i saj ishte kidnapuar dhe dërguar në një fabrikë metali në Kukës.

Ajo ka thënë se atje, burri i saj ishte keqtrajtuar për gati dy javë nga Sabit Geci, Xhemshit Krasniqi dhe persona të tjerë, ndër të cilët edhe Pjetër Shala i cili aktualisht është në bankën e të akuzuarit.

“Burri, a ua ka përmend ndonjëherë vet ju ose pjesëtarëve të familjes një shtëpi të verdhë në Shqipëri?”, ka pyetur mbrojtja e Shalës.

Dëshmitarja ka thënë se një gjë të tillë burri..

Read More
TË FUNDIT

Gjakova pa barnatore kujdestare gjatë natës

Gjakova pa barnatore kujdestare gjatë natës

Mungesa e operimit të barnatoreve pas mesnatës dhe ditën e diel mbetet shqetësim për qytetarët e Gjakovës. Një çështje e tillë është ngritur edhe në mbledhjen e Asamblesë komunale të ditës së mërkurë, ku këshilltarët komunalë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë kërkuar që orari i kujdestarisë të bëhet me rregullore, por kryetari Ardian Gjini ka thënë se nuk ka bazë ligjore për një gjë të tillë.
Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ledian Rexha, deklaroi se vetë farmacistët muaj më parë kanë mbajtur takim ku kanë diskutuar çështjen e kujdestarisë por kanë kërkuar garancinë e zbatimit të orarit nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Asambleja e Komunës së Gjakovës.

“Sikur se shume prej qytetarëve besoj që dhe shumë nga ne në këtë sallë jemi rastisur përballë një urgjence mjekësore, urgjenca të cilat nuk kanë orare të caktuara, ashtu siç nuk kane orare as institucionet që e ofrojnë mjekimin e saj, e orare të caktuar s’duhet të kenë as barnatoret që janë h..

Read More
TË FUNDIT

AAK në mbështetje të Marshit për Drejtësi

AAK në mbështetje të Marshit për Drejtësi

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës njofton se e mbështetë marshin për drejtësi që organizohet këtë të diel.
Me anë të një postimi në Facebook, nga kjo parti shprehen se gjithmonë kanë besuar në pafajësinë e pjesëtarëve të UÇK-së dhe në vlerat e lirisë, dhe e kanë mbështetur drejtësinë ndërkombëtare me qëllim të pastrimit të luftës së drejtë të popullit shqiptar për liri.

“Të marshosh për drejtësi, është e drejtë dhe vlerë demokratike dhe ne gjithmonë do jemi në shërbim të vlerave dhe të drejtësisë!”, thuhet mes tjerash në postim.

Read More
TË FUNDIT

Çitaku: Qeveri pa adresë, pa Guvernator, pa Kryeprokuror dhe pa rritje të pagave

Çitaku: Qeveri pa adresë, pa Guvernator, pa Kryeprokuror dhe pa rritje të pagave

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka kritikuar qeverisjen e drejtuar nga Albin Kurti.
Ajo tha se kjo Qeveri është pa adresë.

Me këtë rast Çitaku foli edhe për mos emërimin e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, pa dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe mungesën e bordit të Trustit.

Ajo gjithashtu tha se kjo Qeveri është edhe pa rritje të pagave, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Një Qeveri pa adresë.

Pa ambicje.

Pa vizion.

Pa Guvernator.

Pa Kryeprokuror.

Pa bord të Trustit.

Pa rritje të pagave.

Pa, pa, pa. Papaaaaa✋✋./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Ekziston marrëveshja, kemi nevojë për zbatim të saktë dhe të shpejtë të saj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Marrëveshja e Ohrit duhet që të fillojë të zbatohet sa më shpejtë.

Ai, në një konferencë për media, është shprehur se në Bruksel më 4 Prill kryenegociatorët do të mblidhen për të diskutuar për ankesin e zbatimit të propozimit evropian.

“Takimi në javën e parë të prillit që do të mbahet në Bruksel nuk do të jetë ndërmjet meje dhe presidentit të Serbisë, por në mes kryenegociatorëve. Ata do të diskutojnë për çështjen e zbatimit të marrëveshjes që tashmë është dakorduar, pra ka marrëveshje, ekziston marrëveshja. Ajo është publike për të gjithë, është shumë e qartë. Kemi nevojë për zbatim të saktë dhe të shpejtë të saj, prandaj do të caktohet një takim ndërmjet kryenegociatorëve”, ka thënë Kurti.

“Së pari, marrëveshja do të zbatohet, e para nuk do të ketë që diçka të zbatohet dhe diçka jo. Ashtu qysh nuk mund të ketë nënshkrim të një anshëm të marrëveshjes dhe as aneksit të zbatimit. Njësoj, nuk mund të ketë as zbatim të njëanshëm të marr..

Read More