Kreu i OEK-ut, Lulzim Rafuna takohet me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Serbisë
Kreu i OEK-ut, Lulzim Rafuna takohet me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Serbisë
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka marrë pjesë në takimin e radhës të Bordit të Forumit Investiv të Odave (FIO) të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Shkup.
Në margjina të këtyre takimeve në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut, delegacioni i Odës Ekonomike të Kosovës i kryesuar nga kryetari Rafuna është takuar sot pas dite me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Serbisë për të diskutuar për pengesat që bizneset e Kosovës, si dhe për të kërkuar zgjidhje ashtu që të eliminohen këto pengesa.
Lidhur me këto takime, kryetari Rafuna nuk ka dhënë shumë detaje për KosovaPress, por siç ka theksuar ai, ky takim nuk ka të bëjë asgjë me marrëveshjen e Ohrit, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Kjo nuk ka të bëjë me marrëveshjen e Ohërit. Këto takime janë zhvilluar në kuadër të Bordit të Forumit Investiv të Odave (FIO) të Ballkanit Perëndimor, që është prej Procesit të Berlinit. Tani meqenëse unë e..
Read More