Author: admin

TË FUNDIT

Abazi flet për pakënaqësitë e deputetëve të VV-së: Kishim takime deri në 01:00 të natës

Abazi flet për pakënaqësitë e deputetëve të VV-së: Kishim takime deri në 01:00 të natës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se sa ka qenë pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje nuk i janë marrë parasysh propozimet dhe diskutimet për çështje të ndryshme.
Abazi në Tëvë1, ka thënë se nuk e ka duruar idenë e heshtjes dhe përdorimit si mekanizëm votues.

“Kjo ideja e komiteteve brenda Lëvizjes Vetëvendosje që udhëhiqet nga zonja Dejona Mihali janë për mua struktura të paarritshme, se nuk është që unë pretendoj se në secilën fushë ose lëmi do të kisha pas mundësi me u thellu se është e pamundur, por në diplomaci, te dialogu te çështjet e energjisë, te çështjet e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në mbrojtje të mjedisit, janë fusha ku unë kam punuar mbi 20 vite në mekanizma të ndryshëm ndërkombëtare edhe në Kosovë gjithashtu. Por, fakti që ti je kryetar komisioni dhe asnjëherë në asnjë moment nuk ka platformë ku konsultohen çështjet e pozicionimit të politik..

Read More
TË FUNDIT

Vazhdon edhe sot gjykimi ndaj Pjetër Shalës

Vazhdon edhe sot gjykimi ndaj Pjetër Shalës

Në Dhomat e Specializuara do vazhdojë gjykimi ndaj Pjetër Shalës i njohur si Komandant ‘Ujku’ me dëgjimin e dëshmitarëve të Prokurorisë.
Dje gjykimi ndaj Pjetër Shalës në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit të tretë të mbrojtur me kodin 7, si dhe dëshmitarja e prokurorisë me kodin 6.

Gjykimi ndaj Shalës filloi më 21 shkurt 2023, ku i njëjti u deklarua i pafajshëm, ndërsa Prokuroria dhe mbrojtja e viktimave paraqitën deklaratat hyrëse.

Në deklaratën e tij para trupit gjykues, Pjetër Shala, i akuzuar për krime lufte, ka deklaruar se ka luftuar kundër një makinerie policie ushtarake të një regjimi kriminal të Slobodan Millosheviqit, por kurrë kundër civilëve.

Ndryshe aktakuza kundër Shalës u konfirmua më 12 qershor 2020 dhe versioni i redaktuar u bë publik më 15 prill 2021. Më 18 tetor 2021, gjykatësi i procedurës paraprake miratoi pjesërisht mocionet e Mbrojtjes dhe urdhëroi ZPS-në që të ..

Read More
TË FUNDIT

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Mot kryesisht stabil do të mbajë sot në vendin tonë.
Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, pritet të ketë pak vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat më të fokusuara parashihen përreth relievit malor, derisa në vlerat e temperaturave maksiamle parashihen rritje të lehta.

Temperaturat minimale të ditës pritet të sillen ndërmjet -2 dhe 0 gradë Celsiu, ndërsa ato maksimale mes 11 dhe 14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja.

Read More
TË FUNDIT

Çështja e dialogut, emisari Lajçak takohet me Stuart Peach

Çështja e dialogut, emisari Lajçak takohet me Stuart Peach

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë ditës ka qëndruar në Londër.
Ai thotë se ka takuar ministrin për Evropën në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe të dërguarin e këtij vendi për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, me të cilët kanë shkëmbyer qëndrimet rreth dialogut Kosovë-Serbi.

“Pata sot një ditë të plotë me takime produktive në Londër për të shkëmbyer qëndrime mbi Dialogun dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi me ministrin për Evropën në Britani të Madhe, Leo Docherty, me mikun tim të dashur Lordin Peach dhe ekipin e Zyrës së Jashtme, të Komonuellthit dhe të Zhvillimit”, tha Lajçaku në një postim në Twitter.

Read More
TË FUNDIT

Mehaj dhe Aliu në konferencë për media, flitet për aeroportin e Gjakovës

Mehaj dhe Aliu në konferencë për media, flitet për aeroportin e Gjakovës

Në Ministrinë e Mbrojtjes, sot duke filluar nga 09:00, do të mbahet konferencë për media nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe nga ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Kështu njoftoi ministria e Mbrojtjes, me anë të një njoftimi për media. Sipas njoftimit, temë e diskutimit do të jenë shpronësimet në Babaj të Bokës dhe në Aeroportin e Gjakovës.

“Tema e kësaj konference është në lidhje me shpronësimet në Babaj të Bokës dhe në Aeroportin e Gjakovës”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes.

Read More
TË FUNDIT

Vetura bëhet “llom” nga një aksident i rëndë trafiku, i aksidentuari ka një mesazh për shoferët

Vetura bëhet “llom” nga një aksident i rëndë trafiku, i aksidentuari ka një mesazh për shoferët

Të shpeshta janë aksidentet e trafikut në vendin tonë.
Madje shumë prej tyre kanë përfunduar me të lënduar e në disa raste edhe me viktima.

Një aksident mjaftë i rëndë ka ndodhur edhe dje në rajonin e Malishevës.

Për fat të mirë i aksidentuari në këtë rast ka shpëtuar pa asnjë lëndim.

Po ashtu i njëjti ka porositur qytetarët që të kenë kujdes në përshtatje të shpejtësisë dhe përdorim të telefonit gjatë vozitjes./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Ymeri: Kurti s’është më kryeministër i shpresës, as vetë s’e beson këtë

Ymeri: Kurti s’është më kryeministër i shpresës, as vetë s’e beson këtë

Pas intervistës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, është diskutuar nga analistët politikë, për ato që i tha kryeministri.
Ish-kreu i VV-së, Visar Ymeri, ka deklaruar se Kurti nuk shihet më si kryeministër i shpresës. Madje, sipas tij as vetë i pari i qeverisë nuk e beson një gjë të tillë.

Siç shtoi Ymeri, Kurti nuk dallon shumë nga politikanët e tjerë që kanë qeverisur me Kosovën.

“Kurti sot, e futi veten në këtë regjistër të politikaneve [shumë kanë qenë ta korruptuar tash janë vetëm disa]. Kurti më nuk është kryeministri i shpresës, ky as veten se sheh më si kryeministër i shpresës. Kurti nuk tregoi fare për asnjë aspekt transformativ e vizionar për Kosovën, krejt çfarë tregoi ishte se po mundohet të qeverisë pak më mirë, diku po e arrin diku është koha e shkurtër e diku mbase është dorëzu”, ka thënë Ymeri në Debat Plus.

Tutje, ai vlerësoi se Kurti e ka ndërruar mendimin edhe për veten si politikan,

“..

Read More
TË FUNDIT

Orkestrim votash apo jo, deputeti që deponoi ankesën në Kushtetuese: Gjykata do ta konstatojë

Orkestrim votash apo jo, deputeti që deponoi ankesën në Kushtetuese: Gjykata do ta konstatojë

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka komentuar çështjen e deponisë së ankesës në Kushtetuese, lidhur me vendimin për orkestrimin e votave nga Lista Serbe.
Berisha u tregua i matur duke thënë se Gjykata Kushtetuese do të jetë ajo që do ta konstatojë ankesën që derivoi nga vendimi i Supremes, përcjell lajmi.net.

Ai gjithashtu shtoi se vendimi që po e presin ka të bëjë me saktësinë nëse ka pasur orkestrim të votash nga Lista Serbe dhe partitë tjera që kanë bashkëpunuar me të.

“Sa për njoftim të opinionit dhe për shkak se ka kaluar një kohë prej dy vite, me 13 prill bëhen dy vite prej kur e kemi deponuar kërkesën tonë së bashku me ish-deputetin Albert Kinollin për të vërtetuar kushtetutshmërinë për një vendim të dalur nga Gjykata Supreme që doli në atë kohë kur u dha vendimi për orkestrimin e votave.

Ky vendim që na po e presim tani n..

Read More
TË FUNDIT

Blinken “selam” Dodik-ut: Je rrugës së Putin-it

Blinken “selam” Dodik-ut: Je rrugës së Putin-it

Antony Blinken, Sekretar Amerikan i Shtetit, ka ‘goditur’, Millorad Dodidk, president i Republikës Srpska, duke thënë se ky i fundit është në rrugën e Putinit, shkruan Gazeta Metro.

Blinken ka shtuar edhe se, DASH, vazhdon të avokojë për të ardhmen demokratike për të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Këto komente Blinken i ka bërë përmes një postimi në Twitter.

‘‘Sulmet e Milorad Dodik ndaj të drejtave dhe lirive themelore në Republika Srpska tregojnë se ai është në rrugën autoritare të Presidentit Putin. Departamenti amerikan i Shtetit, përfaqësuar nga ambasadori Murphy, vazhdon të avokojë për të ardhmen demokratike dhe të begatë që e meritojnë të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës’’, ka thënë Blinken.

Ky mesazh është i rëndësishëm, pasi vije nga njeriu i dytë më i rëndësishëm në administratën amerikane pas presidentit, dhe iu drejtua drejtpërdrejt Dodikut.

Kujtojmë se Republika Sprapska nën udhëheqjen e Dodik ..

Read More
TË FUNDIT

Çeku: “Zajednica” edhe mund të bëhet, por shkon në Kushtetuese dhe bie sërish

Çeku: “Zajednica” edhe mund të bëhet, por shkon në Kushtetuese dhe bie sërish

Ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku ka deklaruar se “Zajednica” edhe mund të themelohet, por që pastaj shkon në Kushtetuese dhe bie sërish.
Në Pressing ai shtoi se nuk mendon që kemi një model të pastër se si duhet të realizohet ky detyrim nga marrëveshjet paraprake, përcjell lajmi.net.

Në anën tjetër, shtoi se si qeveri kanë disa parime bazë që i ka theksuar edhe kryeministri, ndërsa siç edhe dihet, e para është Kushtetuta.

“Unë nuk mendoj që kemi tashmë një model të kristalizuar se si duhet të realizohet ky detyrim që e kemi pas por që tashmë është pjesë e kësaj marrëveshje si vetmenaxhim për komunitetin serb që jeton në Kosovë.

Ne i kemi disa parime bazë që i ka theksuar kryeministrit. Parimi i parë është: Kushtetuta e Kosovës dhe opinioni i Kushtetutës për marrëveshjen e vitit 2015.

Mund të mos përmendet as Kushtetuta as ai vendim i Kushtetueses që thotë 23 nene nuk janë në përputhje me Kushtetutën, ..

Read More