Author: admin

TË FUNDIT

Tragjike në Kosovë, ndërron jetë futbollisti 15-vjeçar (FOTO)

Një ngjarje tragjike ka nodhur ditën e sotme në botën e sportit në Kosovë. Bëhet fjalë për ndarjen nga jeta të futbollistit 15-vjeçar, Leonit Syla, i cili aktivizohej te moshat e klubit “2 Korriku”.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë drejtuesit e klubit, të cilët me një letër publike shprehën ngushillemet për ndarjen nga jeta të adoleshentit.

Mesazhi i ngushëllimit nga FC 2 Korriku:

Me pikëllim të madh morëm lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj e ish-futbollistit të shkollës tonë të futbollit, Leonit.

Fjalët e duhura është e vështirë për t’u gjetur tani, sepse largimi kaq i hershëm nga jeta i një fëmiu siç ishte Leoni, më moshën 15-vjeçare, është i rëndë për t’i bërë ballë, por ju lusim që t’i pranoni ngushëllimet tona të sinqerta për djaloshin e artë që sot shkoi në amshim.

Leoni ishte luftarak në fushën e futbollit e po ashtu edhe jashtë saj, sepse luftoi fortë më sëmundjen e rëndë që e kishte, por si një djal trim e i patrembur me luftën e mosdorëzimin e t..

Read More
TË FUNDIT

ZRrE-ja sot pritet të vendos për shtrenjtimin e rrymës

ZRrE-ja sot pritet të vendos për shtrenjtimin e rrymës

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), në mbledhjen e cila është paraparë të mbahet sot në orën 15:00, pritet të marrë vendim për tarifat e reja të energjisë elektrike.
Bazuar në vendimin që ZRRE-ja e ka marr një javë më parë, me të cilin ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për KESCO-n në vlerë prej 400 milionë eurosh, tarifat e energjisë elektrike, nga muaji prill, pritet të rriten rreth 15 për qind.

Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fajzullahu, javën që shkoj ka theksuar se rritja e tarifave do të shpërndahet te të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

Në komentet që ka dorëzuar në ZRRE, Qeveria ka propozuar që tarifat e konsumatorëve të amvisërisë të mbeten të njëjta, e rritja potenciale t’i prekë bizneset, veçmas ato të mëdhatë.

Ndërsa Presidenca ka rekomanduar që të mos rriten tarifat dhe ka propozuar që kostoja shtesë e operatorëve, e diktuar nga importi, të mbulohet përmes pakos prej 75 milionë eurosh,..

Read More
TË FUNDIT

Aeroporti i Gjakovës po funksionalizimet për qëllime të mbrojtjes, ministrat Mehaj dhe Aliu japin detaje

Aeroporti i Gjakovës po funksionalizimet për qëllime të mbrojtjes, ministrat Mehaj dhe Aliu japin detaje

Aeroporti i Gjakovës do të funksionalizimet për qëllime të mbrojtjes. Kurse, fshati Babaj i Bokës, do të shndërrohet në zonë operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kështu është bërë e ditur gjatë një konference të përbashkët të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Ministri Mehaj tha se kanë pranuar dritën jeshile për Aeroportin e Gjakovës dhe Babaj të Bokës.

Ai falënderoi ministrin Liburn Aliu dhe MPHI-në për kontributin e dhënë në zhvillimin e ushtrisë së Kosovës.

“Po flasim për Aeroportin e Gjakovës dhe Babaj të Bokës. Aeroporti i Gjakovës po funksionalizimet për qëllime të mbrojtjes dhe Babaj të Bokës, do të shndërrohet në zonë operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në të cilën do të ndërtohen poligone taktike, moderne, sipas standardeve të NATO-s….Kjo formë e bashkëpunimit tr..

Read More
TË FUNDIT

Babai raportoi të zhdukur vajzën e tij të mitur, Policia arreston një person nën dyshimin për dhunim

Babai raportoi të zhdukur vajzën e tij të mitur, Policia arreston një person nën dyshimin për dhunim

Policia e Kosovës ka raportuar se është arrestuar një person i dyshimtë për dhunim.
Gjatë ditës së djeshme, në stacionin policor në Klinë prindi i viktimës e ka paraqitur si person të zhdukur vajzën e tij (të mitur).

Ankuesi ka deklaruar se vajzën e ka kërkuar në disa lokacione, por nuk e ka gjetur.

I njëjti ka deklaruar se ka arritur ta identifikoj lokacionin e personit të dyshuar dhe i njëjti është arrestuar.

“Viktima ёshtё nё gjendje tё mirё shëndetësore dhe e njëjta pas intervistimit ёshtё dёrguar nё shtёpi tё sigurtё”,thuhet në njoftim.

I dyshuari pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orë./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Ushtronin prostitucion tek “Muharrem Fejza”, arrestohen dy femra dhe një mashkull

Ushtronin prostitucion tek “Muharrem Fejza”, arrestohen dy femra dhe një mashkull

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të mundësimit/ detyrimit të prostitucionit si dhe armëmbajtjeve pa leje në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.
Pas kësaj, Policia ka arrestuar tre persona të dyshimtë, një mashkull dhe dy femra kosovare nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim/bashkëkryerje kanë kryer veprat penale të lartcekura, duke ofruar edhe lokale për kryerje të veprave.

Si prova materiale në këtë rast janë sekuestruar: Tre telefona, 80 euro, një pistoletë me 4 copë fishekë.

Lidhur me rastin të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara tjetër është liruar./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Një qytetar në Gjakovë gjendet pa shenja jete para shtëpisë së tij

Një qytetar në Gjakovë gjendet pa shenja jete para shtëpisë së tij

Një mashkull është gjetur pa shenja jete para shtëpisë së tij në Gjakovë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Sipas familjarëve, viktima ka qenë me probleme shëndetësore dhe nuk ka ndonjë dyshim për shkakun e vdekjes.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Deputetja e LDK-së: Albin Kurti shkel mbi kufomat e gjithsecilit

Deputetja e LDK-së: Albin Kurti shkel mbi kufomat e gjithsecilit

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Qeverisë Kurti dhe kryeministrit personalisht.
Rexhepi tha se Qeveria Kurti ka ardhur në pushtet me manipulime dhe se Kurti është i gatshëm ‘ të shkelë në kufomat e gjithsecilit vetëm me arrit vetë’.

“Këta asnjëherë nuk kanë bërë përpjekje me u antarësu në ndonjë organizatë ndërkombëtare. Kjo Qeveri ka ardhë në pushtet me manipulim, me kauza të rrejshme dhe unë kam një bindje personale se zoti Kurti shkel mbi kufomat e gjithsecilit vetëm me arrit vetë dhe të thotë unë e kam ba” deklaroi deputetja e LDK-së për gazeta Blic.

Read More
TË FUNDIT

Valdete Daka: Presidentja Osmani mund të rrëzohet

Valdete Daka: Presidentja Osmani mund të rrëzohet

Ish-kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka thënë se Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani mund të rrëzohet.
Krejt kjo varet nga përgjigja që ish-kandidati për deputet nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha po e pret nga Gjykata Kushtetuese në ankesën me pretendime se i janë shkelur te drejtat gjatë zgjedhjeve të vitit 2021.

Sipas Dakës, Kur një autoritet shteti merr detyrën e përcaktuar në Kushtetutë dhe deputetët të cilët kanë votuar nuk kanë legalitet dhe legjitimitet të plotë, atëherë detyra e tyre është e përkohshme.

“Nëse rastin konkret, kandidati për deputet e fiton, presidentja e shtetit duhet të jap dorëheqje”.

“Ne kemi pasur tashmë një situatë të tillë, apo pak a shumë të ngjashme me këtë, rasti i ish-kryeministrit Avdullah Hoti dhe besoj që kjo situatë do të ishte bukur shumë e ngjashme edhe me atë situatë dhe me siguri që atëherë presidentja aktuale do të duhej të shkonte në rivotim apo konkretisht do ta humbte mandatin ..

Read More
TË FUNDIT

Konjufca në Samitin për Demokraci: Kosova ka shënuar progres të jashtëzakonshëm

Konjufca në Samitin për Demokraci: Kosova ka shënuar progres të jashtëzakonshëm

Në kuadër të aktiviteteve që po zhvillohen në Samitin e dytë për Demokraci, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në panelin me temën “Zgjedhje të lira dhe të drejta – Roli i Kongresit në promovimin e politikave të shëndosha zgjedhore dhe pjesëmarrjen e votuesve”.
Në fjalimin e tij, kryetari Konjufca foli për të arriturat dhe sfidat e Kosovës në organizimin e të gjitha cikleve zgjedhore deri më tani, duke shtuar se progresi i arritur në këtë fushë ka kontribuar në zhvillimin demokratik të Kosovës.

“Kosova ka treguar progres të jashtëzakonshëm në rrugën e saj drejt konsolidimit të demokracisë dhe se të gjitha proceset elektorale viteve të fundit, sipas raporteve vendore e ndërkombëtare, janë organizuar duke përmbushur standardet më të larta demokratike për zgjedhje të lira dhe të drejta duke dëshmuar kështu pjekuri dhe kulturë të lartë politike dhe qytetare”, theksoi kry..

Read More