Author: admin

TË FUNDIT

Ja për sa euro do të shtrenjtohen faturat e rrymës, nga ZRRE japin detaje për secilën kategori

Ja për sa euro do të shtrenjtohen faturat e rrymës, nga ZRRE japin detaje për secilën kategori

Në mbledhjen e sotme, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka miratuar vendimin për tarifat e reja të energjisë-elektrike, të cilat do të jenë më shtrenjta për 15 për qind.
Në mbledhje nga ZRRE kanë treguar se për sa euro do të shtrenjtohen saktësisht këto fatura.

“Për konsumatorët që kanë konsum shtëpiak deri 300 kWh, fatura mujore do të ketë rritje prej 2 euro e 40 centë. Për konsumatorët që kanë konsum deri 450 kWh do të ketë rritje mujore prej 4 euro e 20 centë. Për konsumatorët që kanë konsum deri në 600 kWh rritja mujore do të jetë deri në 5 euro, ndërsa për konsumatorët që kanë konsum deri në 800 kWh, rritja mujore do të jetë rreth 7 euro e 23 cent”, u tha nga ZRRE.

Këto tarifa me çmime të rritur do të hyjnë në fuqi së zbatuari nga data 1 prill. Kësisoj ato do të jenë të vlefshme deri më 32 mars të vitit 2024.

Si arsye për shtrenjtimin e tarifave është përmendur furnizimi i ..

Read More
TË FUNDIT

Porosia që Ukë Rugovës ia kishte lënë ish-presidenti Rugova: Më e mira që munden me ta bë në politikë është burgu

Porosia që Ukë Rugovës ia kishte lënë ish-presidenti Rugova: Më e mira që munden me ta bë në politikë është burgu

Ukë Rugova, djali i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova sot është liruar nga akuzat për keqpërdorime me viza me të cilat ngarkohej prej vitesh.
Pas një vendimi të tilla ka reaguar gruaja e tij, Blerta Kllokoqi Rugova, duke kujtuar faktin që nga nisja e procesit kundër Ukë Rugovës që kanë kaluar 9 vjet e 53 ditë.

Ajo ka treguar për përpjekjen e saj që të kërkonte ndihmë për “komplotin” që sipas saj po zhvillohej derisa ka zbuluar edhe një letër që i kishte shkuar nga Uka me porosinë që Ibrahim Rugova ia kishte dhënë vetë Ukës.

“Jom ende prej deres ne dere tu kerku ndihme per ni komplot qe po zhvillohej. Isha e dermuar e isha shpirterisht e shkaterruar kur me pat ardhe nje leter nga Uka: “Baba me ka thone me e mira qe mujn me ta bo ne politike eshte burgu”,shkroi ajo.

Reagimi i plotë:

9 vjet e 53 ditë!!!

Shtatezane ne muajin e 7te me Leken kom qene, edhe sot ndjej ..

Read More
TË FUNDIT

Digjen dy vetura të serbëve me targa “RKS” në veri, policia tregon çka ndodhi

Digjen dy vetura të serbëve me targa “RKS” në veri, policia tregon çka ndodhi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për djegien e dy veturave me targa RKS në veri.
Policia ka bërë me dije se rasti është paraqitur rreth orës 08:15 në Zubin Potok, teksa ankuesit serbë kanë thënë se veturat e tyre private me targa RKS, të regjistruara një javë më parë u janë djegur, shkruan lajmi.net.

“Palët ankuese raportojnë se veturat e tyre kanë qenë të parkuara e lagjen e tyre, para shtëpive të banimit. Pas pranimit të informacioneve njësitet policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes duke angazhuar njësitë kompetente policore si dhe janë njoftuar ekspertë të zjarrit”, thotë policia në komunikatë.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë në veri:

Më 30.03.2023, rreth orës 08:15, në stacionin policor në Zubin Potok janë paraqitur dy ankues meshkuj/kosovar të nacionalitetit serb dhe kanë raportuar se gjatë natës, konkretisht rreth orës 02:30, nga persona të panjohur iu janë djegur dy veturat e tyre ..

Read More
TË FUNDIT

Përfundon seanca, gjykimi ndaj Pjetër Shalës vazhdon në maj

Përfundon seanca, gjykimi ndaj Pjetër Shalës vazhdon në maj

Ka përfunduar dëgjimi i dëshmitarit të katërt në gjykimin kundër Pjetër Shalës në Hagë. Para trupit gjykues ishte paraqitur edhe një person i cili pretendon se babai i tij u kidnapua në Shqipëri dhe u keqtrajtua pastaj për disa ditë në Kukës. Me këtë dëshmitar ka përfunduar edhe seanca ndërsa gjykimi do të vazhdojë nga data 1 maj.
Sipas dëshmitarit, babai i tij e kishte njohur Pjetër Shalën vetëm gjatë kohës që sipas tij ishte kidnapuar dhe jo si rezultat i punës që bënte deri në vitin 1997 si polic.

Dëshmitari ka thënë se ka jetuar jashtë Kosovës dhe për ngjarjet rreth babait të tij ka mësuar nga familja.

Avokati: Babai yt, a e ka njohur Pjetër Shalën si rezultat i punës që ka bërë si oficer policie?

Dëshmitari: Asnjëherë më parë.

Avokati: Çfarë informatash keni marrë kur keni pyetur se çka ishte ky komandant Ujku?

Dëshmitari: Disa më thanë që ishte aty, gjithsesi, në katundin ku kanë jetuar familja ime ishte, njëri th..

Read More
TË FUNDIT

Të shtunën fillon sërish “ferri” në veri të Kosovës, mediat serbe: Situata Prishtinë-Beograd mund të përshkallëzohet

E shtuna mund të sjellë tensione të reja në veri të Kosovës. Prishtina njofton se nga ajo ditë nuk do të lejojë më hyrjen e automjeteve me targa të Serbisë KM në Kosovë. Analistët mendojnë se vetëm BE-ja dhe SHBA-ja si ndërmjetësues mund të qetësojnë situatën, aq më tepër që presin zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Media serbe “blic” shkruan se marrëveshja e Ohrit as që ka filluar të zbatohet, dhe Beogradi dhe Prishtina mund të gjejnë një mollë sherri të vjetër, “targat”. Problemi që u zgjidh vetëm përkohësisht në fund të nëntorit të vitit të kaluar, me sa duket do të jetë në rendin e ditës tashmë këtë fundjavë.

“Blic” shkruan se qeveria e Albin Kurtit është nën kritika të rënda nga opozita për shkak të njoftimit se do të formojë Bashkimin e Komunave Serbe. Prandaj me shumë gjasa deri në fundjavë do t’u kthehen vendimeve të njëanshme, të cilat supozohet se do të tregojnë se Kosova është e pavarur. Një nga ato vendime është ndalimi i hyrjes në Kosovë për veturat me targa serbe apo KM…

Read More
TË FUNDIT

Presidenca hyn në paranoja të “tentim-puçit”, reagojnë keq pas raportimeve se Osmani mund të rrëzohet

Presidenca hyn në paranoja të “tentim-puçit”, reagojnë keq pas raportimeve se Osmani mund të rrëzohet

Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e presidentes, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me pretendimet e fundit se Gjykata Kushtetuese mund ta rrëzojë Vjosa Osmanin nga posti i presidentes.
Vela përmes disa postimeve në Twitter, ka thënë se këto pretendime janë synim perfid për t’i bërë presion gjykatës dhe të për të krijuar huti në publik.

“Pretendimet se gjoja Gjykata Kushtetuese do ta “rrëzojë” Presidenten, është synim perfid për t’i bërë presion Gjykatës dhe për të krijuar huti në publik. Gjykata Kushtetuese është institucion i pavarur, e cila ka detyrim të qartë ligjor për të ruajtur integritetin e vendimmarrjes gjyqësore”, ka shkruar Vela.

Ai më tej ka shtuar se kanë plotësisht të qartë se “dezinformatat dhe propaganda që bëhet gjoja duke u thirrë “në burime brenda Gjykatës”, janë pjesë e luftës speciale të realizuar sipas skemës së përgatitur nga Beogradi dhe të realizuar përm..

Read More
TË FUNDIT

Postimi skandaloz me sulme ndaj mediave, AGK i reagon ashpër kryekëshilltarit të Osmanit

Postimi skandaloz me sulme ndaj mediave, AGK i reagon ashpër kryekëshilltarit të Osmanit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ashpër pas postimit skandaloz të shefit të kabinetit të presidentes Osmani, Blerim Vela, i cili po pretendon se raportimet për rrëzimin e mundshëm të presidentes nga Kushtetuesja, janë pjesë e luftës speciale të organizuar nga Beogradi.
Madje ai shkon edhe më larg duke përmendur kriminelët e veriut, shkruan lajmi.net.

AGK në reagimin e saj thotë se kjo gjuhë është e papranueshme dhe shumë e rrezikshme e cila rëndon ambientin e punës së gazetarëve në Kosovë.

Postimi i plotë:

Jo për herë të parë, Blerim Vela – Shef i Stafit të Presidentes së Kosovë, Vjosa Osmani, ka sulmuar mediet e Kosovës, pas raportimeve për një vendim të pritshëm të Gjykatës Kushtetuese për deputetë të minoriteteve në Kuvendin e Kosovës, që si zinxhir mund të vë në pikëpyetje zgjedhjen e Presidentes.

Vela në një postim skandaloz në Tëitter, thotë se raportimet e medieve të Kos..

Read More
TË FUNDIT

Dallaveret me viza: Djali i Rugovës shpallet i pafajshëm për krim të organizuar

Dallaveret me viza: Djali i Rugovës shpallet i pafajshëm për krim të organizuar

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim lirues lidhur me veprën penale krim i organizuar ndaj ish-deputetit Ukë Rugova, ish-ministrit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija, Qefser Bahollit dhe Izet Beqirit, ndërsa aktgjykim dënues për armëmbajtje pa leje ndaj Rugovës, Bahollit dhe Beqirit.
Ata ngarkoheshin se duke vepruar si grup kriminal, për qëllime të përfitimit material, i kanë pajisur qytetarët në mënyrë të jashtëligjshme me viza shengen nga Ambasada Italiane në Prishtinë.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarve në këtë rast, u shpall të enjten nga kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dërmaku, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Gjykatësja Dërmaku tha se të akuzuarit Ukë Rugova, Izet Beqiri, Astrit Haraqija dhe Qefser Baholli, konform nenit 363, pika 1.3 të Kodit të Procedurës Penale, lirohen nga akuza në pikën 1, 2, 4 dhe 5, pasi nuk u provua se kanë kryer veprën penale “Krim..

Read More
TË FUNDIT

Isa Mustafa mbështet marshin për krerët e UÇK-së: Luftëtarët meritojnë drejtësi

Isa Mustafa mbështet marshin për krerët e UÇK-së: Luftëtarët meritojnë drejtësi

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është deklaruar në përkrahje të marshit për krerët e UÇK-së që mbahet të dielën në Prishtinë.
Në një postim në Facebook, Mustafa ka thënë se lufta e UÇK-së meriton përkrahje si dhe luftëtarët e saj meritojnë drejtësi, shkruan lajmi.net.

“Kosova sot është e lirë falë luftës së UÇK-së, mençurisë politike të Ibrahim Rugovës dhe ndërhyrjes së NATO-s. Kemi qenë bashkë në kohërat më të vështira; jemi solidar sot me të gjithë ata që kontribuan për liri e pavarësi dhe me ata që ishin shembull i gatishmërisë për të zbardhur çdo dyshim në luftën e drejtë dhe të pastër, sepse besonin në Drejtësi!”, ka shkruar Mustafa.

Postimi i plotë i Mustafës:

“Marshojmë për Drejtësi”, një manifestim që meriton përkrahje e solidarizim!

Meriton respekt e përkrahje lufta e UÇK-së dhe meritojnë drejtësi luftëtarët e saj që dolën në ballë për të ndalur masakrat e shtetit serb dhe gjenocidin ndaj..

Read More
TË FUNDIT

Dy vetura të serbëve të Kosovës me targa RKS digjen në Zubin Potok

Dy vetura, në pronësi të serbëve të Kosovës janë djegur mbrëmë në Zubin Potok.

Lajmin për KosovaPress e ka konfimuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti, i cili ka informuar se veturat e djegura ishin me targa RKS.

Ndërsa, shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, lidhur me djegien e veturave, ka potencuar se strukturat ilegale të Serbisë vazhdojnë frikësimin e serbëve vendas në Zubin Potok.

“Mbrëmë dy vetura në pronësi të serbëve të Kosovës janë djegur me sa duket vetëm për shkak se kishin targa të veturës RKS. Sipas marrëveshjes së Brukselit,targat e veturave janë të vetmet targa legale në të gjithë Kosovën.”, ka shkruar ai në Twitter./KosovaPress

Read More