Author: admin

TË FUNDIT

Shefi i kabinetit të Osmanit reagon ashpër, i quan tentim-puç raportimet se Osmani mund të rrëzohet

Shefi i kabinetit të Osmanit reagon ashpër, i quan tentim-puç raportimet se Osmani mund të rrëzohet

Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e presidentes, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me pretendimet e fundit se Gjykata Kushtetuese mund ta rrëzojë Vjosa Osmanin nga posti i presidentes.
Vela përmes disa postimeve në Twitter, ka thënë se këto pretendime janë synim perfid për t’i bërë presion gjykatës dhe të për të krijuar huti në publik.

“Pretendimet se gjoja Gjykata Kushtetuese do ta “rrëzojë” Presidenten, është synim perfid për t’i bërë presion Gjykatës dhe për të krijuar huti në publik. Gjykata Kushtetuese është institucion i pavarur, e cila ka detyrim të qartë ligjor për të ruajtur integritetin e vendimmarrjes gjyqësore”, ka shkruar Vela.

Ai më tej ka shtuar se kanë plotësisht të qartë se “dezinformatat dhe propaganda që bëhet gjoja duke u thirrë “në burime brenda Gjykatës”, janë pjesë e luftës speciale të realizuar sipas skemës së përgatitur nga Beogradi dhe të realizuar përmes..

Read More
TË FUNDIT

​Dëgjohet dëshmitari i katërt në gjykimin kundër Pjetër Shalës

​Dëgjohet dëshmitari i katërt në gjykimin kundër Pjetër Shalës

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka filluar të dëgjohet dëshmitari i katërt i prokurorisë në gjykimin kundër Pjetër Shalës. Ai ka folur për ngjarjet që lidhen me babain e tij, për të cilin ka thënë se në vitin 1999 ishte kidnapuar dhe mbajtur në Kukës të Shqipërisë.
Dëshmitari që mban numrin 9 ka folur fillimisht në seancë private për të vazhduar pastaj të përgjigjet në pyetjet e prokurorisë.

“Në vitin 1998 është larguar familja nga aty. Arsyeja ishte se aty (fshati) disa persona kishin shkuar dhe kishin kërkuar babain që ta marrin me vete, t’i dorëzojë armët dhe ta marrin me vete”, ka thënë dëshmitari.

Ai ka thënë se nuk ishte prezent aty por për ngjarjen ka mësuar nga familja e tij.

Dëshmitari ka thënë se, në bazë të asaj çka i ka treguar nëna e tij, dy persona ishin futur në oborrin e shtëpisë dhe e kishin kërkuar babain e tyre.

Sipas tij, ata persona ishin dërguar nga shtabi i Jabllanicës.

Dëshmitari i mbrojtur ..

Read More
TË FUNDIT

Presidenca: Dy vetura të serbëve u dogjën mbrëmë, shkak mund të jenë targat RKS

Presidenca: Dy vetura të serbëve u dogjën mbrëmë, shkak mund të jenë targat RKS

Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se mbrëmë dy vetura në pronësi të serbëve të Kosovës, të cilat ishin me targa RKS, janë djegur në Zubin Potok.
Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka deklaruar se Marrëveshja e Brukselit thotë se targat RKS janë të vetmet të ligjshme në Kosovë.

“Strukturat ilegale të Serbisë vazhdojnë frikësimin e serbëve vendas në Zubin Potok. Mbrëmë dy vetura në pronësi të serbëve të Kosovës janë djegur me sa duket vetëm për shkak se kishin targa të veturës RKS. Sipas marrëveshjes së Brukselit, targat e veturave të Kosovës janë të vetmet targa të veturave legale në të gjithë Kosovën”, ka shkruar Vela.

#Serbia’s illegal structures continue their intimidation of local Serbs in Zubin Potok. Last night, two cars owned by Kosovo Serbs were burnt apparently just because they had RKS car plates. As per Brussels agreement, 🇽🇰 car plates are the only legal..

Read More
TË FUNDIT

Letrat e shkruara nga fëmijët në Prishtinë dërgohen tek ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Sot po e shijoj lirinë që na e solle ti

Letrat e shkruara nga fëmijët në Prishtinë dërgohen tek ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Sot po e shijoj lirinë që na e solle ti

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të tjerë po mbahen në Hagë në kuadër të gjykimeve të Speciales.
Por dikush është përkujdesur që t’u bëjë një “befasi” të vogël por padyshim të këndshme.

Besianë Musmurati nga Komuna e Prishtinës ka njoftuar se disa letra dhe vizatime të krijuara nga fëmijët në Prishtinë, do t’u dërgohen ish-liderëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë, transmeton lajmi.net.

“Mrekullive të botës duhet ti shtohet edhe lufta çlirimtare e UÇK-së” shkruan Leka nga shkolla Naim Frashëri.

Musmurati tha se shpreson që me këto letra do të mund të përçojnë mirënjohjen e thellë për UÇK-në dhe vlerat e saj.

Postimi i plotë:

Po i dërgojmë në Hagë letrat dhe vizatimet e fëmijëve të Prishtinës për ushtarët e UÇK-së 🎨🖌️

Pas ligjeratave të ushtarëve të UÇK-së në disa prej shkollave..

Read More
TË FUNDIT

Krasniqi: Marrëveshja e Ohrit rezultat i gabimeve të vazhdueshme të Kurtit

Krasniqi: Marrëveshja e Ohrit rezultat i gabimeve të vazhdueshme të Kurtit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi duke komentuar pranimin e propozimit evropian nga kryeministri Albin Kurti në Bruksel dhe dakordimin për aneksin e zbatimit të tij në Ohër, ka thënë se kjo marrëveshje nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse dhe heq dorë nga njohja e ndërsjellë, por gjithashtu është e pamjaftueshme dhe mundësi e humbur për të përmbyllur konfliktin e ngrirë prej dekadash me Serbinë.
Krasniqi i bëri këto komente pas takimit me Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, i cili ishte i shoqëruar nga Jeeni Laakso nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe Annina Peltonen nga Fondacioni për Paqe “Marti Ahtisaari” (CMI).

“Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe situtatën aktuale politike, pas pranimit të propozimit evropian nga kryeministri Kurti në Bruksel dhe dakordimit për aneksin e zbatimit të tij në Ohër. Për ne, kjo marrëveshje, e cila ..

Read More
TË FUNDIT

Miftaraj tregon arsyet ligjore: Pavarësisht vendimit të Kushtetueses, Vjosa Osmanit s’i rrezikohet mandati

Miftaraj tregon arsyet ligjore: Pavarësisht vendimit të Kushtetueses, Vjosa Osmanit s’i rrezikohet mandati

Ndonëse disa zyrtarë po e thonë të kundërtën, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë se edhe nëse Gjykata Kushtetuese vendos në favor të deputetëve Veton Berisha e Albert Kinolli, nuk rrezikohet mandati i presidentes Osmani.
Ai në një postim në Facebook, thotë se nëse ankesa e deputetëve në fjalë rezulton e suksesshme, atëherë mund të ketë revokim të mandatit të një deputeti nga partia Romani Iniciativa, shkruan lajmi.net.

“Edhe nëse Gjykata Kushtetuese vendos pozitivisht sipas kërkeses së deputeteve Berisha dhe Kinolli të cilët kanë kontestuar kushtetutshmërinë e Aktgjykimit AA.nr.29/2021 të Gjykatës Supreme të Kosovës, si dhe Vendimit Anr.736/2021 të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), sipas praktikes së ndërtuar nga vet Gjykata Kushtetuese por edhe standardet ndërkombëtare lidhur me parimin e sigurisë juridike, nuk mund të rreziko..

Read More
TË FUNDIT

FDHK: Katër raste të krimeve të luftës po qëndrojnë pezull në Gjykatën Themelore në Mitrovicë

FDHK: Katër raste të krimeve të luftës po qëndrojnë pezull në Gjykatën Themelore në Mitrovicë

Katër raste të krimeve të luftës po qëndrojnë pezull në Gjykatën Themelore në Mitrovicë. Kështu thuhet në raportin e Fondit për të Drejtën Humanitare, ku gjatë së enjtes u diskutua me temën “Gjykimi i krimeve të luftës në mungesë – Veprim i duhur?”, për çka u theksua se efikasiteti në këtë fushë nuk është i kënaqshëm.
Koordinatori i projektit, Amer Alija ka prezantuar raportin “Gjykimet për krimet e luftës: pa përparim të dukshëm”, ku tha se gjatë vitit 2022 janë arrestuar pesë persona për krime të luftës.

“Që nga përfundimi i luftës institucionet gjyqësore i kanë dënuar vetëm 72 persona, janë vrarë më shumë se 10 mijë viktima civile. Në këtë raport janë trajtuar 13 raste gjyqësore. Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës e kemi një stagnim të punës në katër raste. Vonesa të tilla mund të rrezikojnë efektivitetin, në anën tjetër viktimat dhe dëshmitarët sigurisht që do të zhgënjehen. Efikasitet..

Read More
TË FUNDIT

Pozita e opozita kundërshtojnë shtrenjtimin e energjisë, kritikojnë ZRRE-në

Pozita e opozita kundërshtojnë shtrenjtimin e energjisë, kritikojnë ZRRE-në

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë po raporton në Komisionin Parlamentar për Ekonomi lidhur me planin e performancës për vitin 2023.
Me këtë rast, deputetë të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të opozitës kanë ngritur kritika për ngritjen e tarifave të energjisë elektrike nga 1 prilli.

Deputeti i LVV-së, Driton Hyseni ka thënë se performanca jo e mirë e operatorëve të energjisë ka ndikuar në rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

Hyseni ka kërkuar informacione nga bordi i ZRRE-së në lidhje me masat që kanë paraparë në rast se vazhdon kriza energjetike në vend.

“Performanca e operatorëve ka qenë jo e mirë prandaj janë gjobitur operatorët. Tani kjo po bie në barrë të qytetarëve me rritjen e çmimit të energjisë. A keni skenarë tjerë që mund të aplikoni në rast vazhdimi të krizës në vend? Rishqyrtimi i tarifave është puna më e lehtë dhe që me më së qejfi po e bënë ZRRE”, tha ai.

P..

Read More
TË FUNDIT

Edhe SBAShK-u në mbështetje të marshit “Liria ka emër”

Edhe SBAShK-u në mbështetje të marshit “Liria ka emër”

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës do të jetë pjesë e marshit të paralajmëruar nga iniciativa “Liria ka emër”, që do të mbahet më 2 prill.
Në njoftimin e SBAShK-ut thuhet se anëtarësia e kësaj sindikate do të marrë pjesë në këtë marsh, transmeton lajmi.net.

“SBASHK në takimin me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve përveç për temat aktuale në arsim dhe në aktivitetet sindikale, ka bashkëbiseduar edhe për kërkesën e shumë kolegeve e kolegëve tanë që nga çerdhet e deri në universitete për mbështetjen e aktivitetit “Marshojmë për drejtësi”organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”. Në këtë takim pjesëmarrësit njëzëri kanë vendosur që edhe SBASHK me një numër të konsideruar të anëtarësisë të marr pjesë në këtë aktivitet”./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Ministri Aliu jep detaje për projektet infrastrukturore Prishtinë-Pejë dhe autostradën Prishtinë-Gjilan

Ministri Aliu jep detaje për projektet infrastrukturore Prishtinë-Pejë dhe autostradën Prishtinë-Gjilan

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, është deklaruar në lidhje me detajet mbi projektet e ndërtimit të rrugëve Prishtinë-Pejë si dhe autostradës Prishtinë-Gjilan.
Aliu tha se projekti i rrugës Prishtinë-Pejë ka ndryshuar nga ai që ka qenë, pasi sipas tij “ai fillestar ka qenë me devijime të shumta”.

“Do të kemi së shpejti detaje se deri ku ka kanë avancuar për projekte të reja që jemi në zhvillim e sipër gjatë këtyre muajve derisa të fillojë sezoni i ndërtimit, në mënyrë që të kryhen të gjitha procedurat e prokurimit. Për të dyja projektet jemi në procedurë të prokurimit, gjithçka është duke shkuar në rregull dhe sipas kohës”,tha Aliu.

Ndërsa sa i përket autostradës Prishtinës-Gjilan, inspirimit Aliu tha se jakën duke punuar me intensitet të shtuar këtë vit.

“Mendoj që gjatë këtij viti do të arrijmë bukur shumë, se nuk premtoj që do ta pë..

Read More