Author: admin

TË FUNDIT

Hovenier: Një pjesë e marrëveshjes së Ohrit veçse ka filluar të zbatohet

Hovenier: Një pjesë e marrëveshjes së Ohrit veçse ka filluar të zbatohet

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeff Hovenier, ka thënë se një pjesë e marrëveshjes së Ohrit veçse ka filluar të zbatohet.

Ai tha se për t’i zbatuar ato është një proces, por vendi që përfaqëson beson fuqishëm se marrëveshja duhet të zbatohet urgjentisht, përcjell lajmi.net.

Hovenier poashtu pohoi faktin se ata tashmë kanë dëgjuar edhe kryeministrin Kurti ta thotë të njëjtën gjë.

“Para së gjithash, unë do të thoja se një pjesë e marrëveshjes po zbatohet tashmë dhe natyrisht është një proces për të zbatuar të gjithë marrëveshjen.

Shtetet e Bashkuara besojnë fuqishëm se marrëveshja duhet të zbatohet urgjentisht dhe ne gjithashtu kemi dëgjuar të njëjtën gjë të thotë edhe kryeministri i Kosovës.”, ka thënë Hovenier për T7.

Në anën tjetër ai foli edhe për takimin e 4 prillit në Bruksel.

“Hapi tjetër është takimi më 4 prill, e dini se dialogu i Miroslav Lajçakut është një dialog i ri i..

Read More
TË FUNDIT

“Urime” – Hoti ia përmend Muratit shtrenjtimin e rrymës: Me rëndësi ty po të tepron buxheti

“Urime” – Hoti ia përmend Muratit shtrenjtimin e rrymës: Me rëndësi ty po të tepron buxheti

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, i ka reaguar ashpër qeverisë dhe konkretisht ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili po krekoset me “sukseset” që pretendon t’i ketë korrur dikasteri që ai udhëheq.
Në një postim në Facebook, Hoti ia ka kujtuar Muratit rritjen tatimit në pronë për shumë familje si dhe shtrenjtimin e energjisë elektrike, shkruan lajmi.net.

“Urime!!! Me rëndësi ministrit po i tepron buxheti. Është gëzuar se e ka mbyllur vitin 2022 me suficit. Ka harruar se suficiti është rezultat i bllokimit të investimeve kapitale”, ka shkruar Hoti.

Read More
TË FUNDIT

Drejtor i ri i Radio Kosovës emërohet i suspenduari për komente homofobike

Drejtor i ri i Radio Kosovës emërohet i suspenduari për komente homofobike

Arsim Halili është emëruar drejtor i Radio Kosovës. Kështu ka vendosur Bordi i Radio Televizionit të Kosovës me gjashtë vota për dhe dy kundër.
Halili në këtë pozitë është zgjedhur me propozimin e drejtorit gjeneral të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekajt.

“Konkursi për drejtor të radios është përmbyll me sukses. Kandidati më i suksesshëm ka rezultuar Arsim Halili. Andaj rekomandoj që në këtë mbledhje të votohet ai. Konkursi është shpallur më 14 shkurt dhe është mbyllur me 1 mars. Pas formimit të komisionit, dy nga anëtarët kanë kërkuar të dorëheqjen, Arta Avdiu dhe Ariana Pallata dhe janë zëvendësuar më pas…”- tha Ahmetxhekaj, raporton Kallxo.

Por, kush është Arsim Halili?

Arsmi Halili, është pjesë e RTK-së, qe një kohë të gjatë, teksa në vitin 2016 ishte degraduar nga komisioni disiplinor i RTK-së, pasi që kishte bërë komente homofobike në profilin e tij në Facebook.

“Si qytetar i këtij vendi që mëton me shpërt..

Read More
TË FUNDIT

Thaçi: Gjykata Speciale ka për qëllim njollosjen e luftës së UÇK-së

Thaçi: Gjykata Speciale ka për qëllim njollosjen e luftës së UÇK-së

Analisti Jusuf Thaçi i ka dhënë përkrahje marshit për drejtësi, i cili do të organizohet të dielën në Prishtinë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kushdo që është kundër keqpërdorimit të drejtësisë nga ana e politikës, duhet t’i bashkohet marshit për drejtësi.

Sipas tij, Gjykata Speciale ka për qëllim njollosjen e luftës së UÇK-së dhe ndotjen e historisë shqiptare.

“Marsho për drejtësi! 1. Gjykata Speciale është institucion politik (me mision e funksion) që e keqpërdorë shenjtërinë e drejtësisë. 2. Gjykata Speciale ka për qëllim njollosjen e luftës së UÇK-së dhe ndotjen e historisë shqiptare. 3. Gjykata Speciale po shkelë rëndë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut duke i mbajtur të akuzuarit qe mbi dy vjet në paraburgim pa e filluar procesin gjyqësor.

Prandaj, kushdo që është kundër keqpërdorimit të drejtësisë nga ana e politikës, kundër njollosjes së UÇK-së dhe të historisë shqiptare, si dh..

Read More
TË FUNDIT

Bekim Haxhiu ngre alarmin: Po rrezikohen mjetet e Trustit, VV bëri presion të mos votohet tërheqja e 30%

Bekim Haxhiu ngre alarmin: Po rrezikohen mjetet e Trustit, VV bëri presion të mos votohet tërheqja e 30%

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se projektligji për Trustin duhet të kthehet në Kuvend.
Ai gjithashtu bëri thirrje te qeveria që të marrin masa, sepse siç pohoi Haxhiu, edhe dhjetë herë po të dërgohet nga opozita, nuk do të kalojë, përcjell lajmi.net.

“Duhet ta kthejnë në Kuvend projektligjin për Trustin, në veçanti pas dy dështimeve të cilat ishin në Kuvend e ku mazhoranca nuk mbështeti kërkesat e qytetarëve për të tërhequr mjetet nga Trusti dhe tash janë duke u rrezikuar mjetet e Trustit për shkak të mungesës së Bordit e kjo si rrjedhojë e neglizhencës së qeverisë.

I takon tani Qeverisë së Republikës së Kosovës që ta riprocedojë Trustin në Kuvend, sepse ne si opozitë edhe nëse dhjetë herë e sjellim në Parlament, atëherë mbivotohemi. Do të ishte shumë më e drejtë, me e udhës që Lëvizja Vetëvendosje, në këtë rast qeveria”.

Ndërkaq, sa..

Read More
TË FUNDIT

Fejzullahu: Shtrenjtimi i rrymës ka qenë i domosdoshëm

Fejzullahu: Shtrenjtimi i rrymës ka qenë i domosdoshëm

Kryesuesi i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, ka deklaruar se ka qenë e domosdoshme rritja për 15 për qind e tarifave të energjisë elektrike për të pasur furnizim të vazhdueshëm.
Në konferencë për medie, pas mbledhjes së Bordit të ZRrE-së, Fejzullahi tha se shtrenjtimi i energjisë elektrike ka qenë edhe për shmangie të reduktimeve.

Ndërkaq, ai nuk tregoi se sa do të jetë çmimi i një kilovati të tarifës së lartë dhe të ulët.

Vendimi i ZRRE-së: Rryma shtrenjtohet për 14 për qindRryma do të shtrenjtohet për 14 për qind. Kështu ka vendosur bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, në mbledhjen e mbajtur të enjten. Tarifat e reja të energjisë do të aplikohen nga data 1 prill. Shtrenjtimi i rrymës u kundërshtua nga qytetarët dhe shoqëria civile. Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës muajve të fundit…Lexo me shumëlajmi.net

Read More
TË FUNDIT

Kryekëshilltari i Osmanit me arsyetim të lodhtë pasi sulmoi mediat, e luan ‘kryeredaktorin’ në postimin e tij

Kryekëshilltari i Osmanit me arsyetim të lodhtë pasi sulmoi mediat, e luan ‘kryeredaktorin’ në postimin e tij

Pasi tha se raportimet se një vendim i Kushtetueses mund ta rrëzojë presidenten Osmani, kryekëshilltari i të pares së vendit, Blerim Vela ka lëshuar një arsyetim të dobët duke thënë se e ka pasur fjalën për “shpërndarësit e dezinformatave”.
Në një postim të ri në Twitter, Vela ka thënë se mediat e lira janë themel i demokracisë, shkruan lajmi.net.

Vela ka hyrë pak edhe në rolin e kryeredaktorit duke thënë se ato duhet ta zbërthejnë se kush janë porositësit e dezinformatave.

“Media të nderuara, reagimi im ka të bëj me shpërndarësit e dezinformatave, porse jo me mediat, të cilat e kanë të drejtën e tyre për raportim të lirë. Mediat e lira janë themel i demokracisë. I inkurajoj që ta zbërthejnë mëtej kush janë porositësit e dezinformatave”, shkroi Vela.

Në një postim të mëhershëm, Vela shkoi fort larg duke thënë se këto raportime për rrëzimin e mundshëm të presidentes Osmani ..

Read More
TË FUNDIT

Berisha s’pret që Osmani të rrëzohet për shkak të rastit të tij: Pres rikthim të demokracisë e përfaqësim të komuniteteve

Berisha s’pret që Osmani të rrëzohet për shkak të rastit të tij: Pres rikthim të demokracisë e përfaqësim të komuniteteve

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, tash e dy vite është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili pretendon se për shkak të orkestrimit të votave, kandidatët e “Iniciativës Rome” janë zgjedhur deputetë në mënyrë të kundërligjshme, kurse ai ka mbetur jashtë Kuvendi.
Berisha ka thënë për Ekonomia Online, se nuk i ka të qarta arsyet e zvarritjes së vendimit nga Kushtetuesja.

Ai thotë se atë kohë Gjykata Supreme kishte përdorur dy standarde, për shkak se u pranua ankesa e deputetes Duda Balje, ndërsa Berishës jo. Thotë se kishin të njëjtin rast.

“Në fakt ne nuk jemi dorëzuar përballë një padrejtësie e cila ka ndodhur në zgjedhjet qendrore të vitit 2021, dhe në atë kohë ka qenë orkestrimi i votave nga ana e Listës serbe bashkë me disa parti ‘marionete’ të tyre që kanë arrit me e deviju demokracinë e komuniteteve joshumicë dhe kanë arri..

Read More
TË FUNDIT

Policia e zë “papiqulon” e Prishtinës që po “shurdhonte” kryeqytetasit me muzikën në veturën e tij

Policia e zë “papiqulon” e Prishtinës që po “shurdhonte” kryeqytetasit me muzikën në veturën e tij

Policia e Kosovës ka ndaluar drejtuesin e veturës që është bërë virale gjatë ditëve të fundit në kryeqytet.
Vetura e tipit “BMW”, ishte bërë virale në rrjete sociale për shkak të zhurmës nga muzika e lëshuar nga drejtuesi i automjetit, shkruan lajmi.net.

Qytetarët ishin ankuar se nuk po mund të jenë të qetë nga muzika e lartë që vjen nga kjo veturë.

Pamjet nga ndalimi i veturës në fjalë nga policia janë publikuar nga grupi “Vrojtuesit e lagjes”.

“Askush mbi ligjin, as papiqulo…”, thuhet në postim duke aluduar në këngën “Papi Chulo” e cila dëgjohej nga vetura në disa nga videot e publikuara në rrjete sociale. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Vendos ZRRE-ja: Tarifat e rrymës rriten për 15%, hyjnë në fuqi nga 1 prilli

Vendos ZRRE-ja: Tarifat e rrymës rriten për 15%, hyjnë në fuqi nga 1 prilli

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka marrë vendim në mbledhjen e sotme që tarifat e energjisë-elektrike të shtrenjtohen për rreth 15 për qind.
Si arsye për rritjen e tarifave është përmendur furnizimin i qëndrueshëm me energji-elektrike, transmeton lajmi.net.

Vendimi është marrë pak më parë në mbledhje ndërsa tarifat e reja pritet që të hyjnë në fuqi nga 1 prilli dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit 2024.

Tre anëtarë të bordit kanë votuar pro kësaj pike dhe asnjë prej tyre nuk ishte kundër.

Kryetari i bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu tha se kjo po bëhet në mënyrë që të ketë furnizim të qëndrueshëm me energji-elektrike, pasi nëse nuk bëhet furnizimi, kostot do të jenë edhe më të larta.

Ndryshe në Kuvendin e Kosovës deputetët sot kanë diskutuar në lidhje me mundësinë e rritje së çmimeve në kuadër të faturave të energjisë-elektrike.

Pakënaqësi në lidhje me rritjen e çmimit të fatur..

Read More