Author: admin

TË FUNDIT

​Sekuestrohen një armë zjarri dhe substanca narkotike në Fushë Kosovë

​Sekuestrohen një armë zjarri dhe substanca narkotike në Fushë Kosovë

Zyrtarë të Njësitit për Reagim të Shpejtë të Prishtinës, në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë kanë ndaluar disa automjete.

Pas gjetjes së një arme zjarri në një automjet dhe gjetjes së një sasie të substancave narkotike, në një automjet tjetër, policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona.

Për Sh. Ll, mashkull, 40 vjeç, është hapur rast për mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim te armës. Ndërsa ndaj të dyshuarës, J. T, femër, 30 vjeçare është hapur rast për posedim të paautorizuar të substancave psikotrope, apo analoge.

“Sot nga zyrtarët e Njësitit për Reagim të Shpejtë të Prishtinës, në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë, për një kontrollë rutinë janë ndaluar disa automjete. Pas gjetjes së një arme zjarri në një automjet dhe gjetjes së një sasie të substancave narkotike, në një automjet tjetër, policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona. Ndaj personit të dyshuar:-Sh. Ll, mashkull, 40 v..

Read More
TË FUNDIT

“Dorëza 50 cent edhe s’na blejnë” – punëtorët e KEK-ut flasin për gjendjen e mjerueshme në fabrikë

“Dorëza 50 cent edhe s’na blejnë” – punëtorët e KEK-ut flasin për gjendjen e mjerueshme në fabrikë

Punëtorët e KEK-ut vazhdojnë të ankohen për gjendjen e mjerueshme në fabrikë.

Ata treguan për situatën brenda përbrenda vendit ku veprojnë, teksa thonë se nuk kanë kushte, përcjell lajmi.net.

Njëri prej tyre, që foli gjatë një vizite nga institucionet, hodhi kritika në drejtim të autoriteteve qeveritare.

Shembull mori edhe dorëzat që i kishte në dorë, duke thënë se edhe ato janë katastrofale, ndërsa kushtojnë vetëm 50 cent.

Pamjet u publikuan nga një faqe që angazhohet për të drejtat e punëtorëve në KEK, Sindikata e Re.

Më poshtë edhe video:

Read More
TË FUNDIT

Osmani: Vuçiqi në veri po luan lojërat e Putinit

Osmani: Vuçiqi në veri po luan lojërat e Putinit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një ligjëratë në Institutin Austriak për Politika Evropiane dhe Siguri.

Ajo aty foli për sukseset e Kosovës, si rritja e performancës për sundimin e rendit dhe ligjit si dhe synimin e paepur në rrugën evropiane. Ndër të tjera Osmani ka folur edhe për marrëveshjen e arritur me Serbinë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Ajo ka thënë se nëse krahasohet me çfarëdo marrëveshje në 12 vjetët e shkuara të dialogut, kjo marrëveshje është bërë në mes të dy palëve kontraktuese, palëve të barabarta, shteteve të barabarta.

“Neni i parë respekton parimin e integritetit territorial, sovranitetin e të tjera. Në të njëjtën kohë, neni 4 ofron qartë si e zeza mbi të bardhë që Serbia s’duhet ta pengojë pranimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Asnjë”, ka deklaruar Osmani duke shtuar se marrëveshja është ligjërisht e obligueshme edhe pse “ka disa që mund të thonë se s’ka nënshkrime”.

Ajo thotë s..

Read More
TË FUNDIT

Gërvalla në Samitin e Demokracisë: Një ish-agjent serb krenohej me organizimin e vrasjes së babait tim

Gërvalla në Samitin e Demokracisë: Një ish-agjent serb krenohej me organizimin e vrasjes së babait tim

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka përmendur vrasjen e babait të saj gjatë fjalimit të saj në panelin “Media and Freedom” të Samitit të Demokracisë.
Ajo ka përmendur faktin që vrasja e babait të saj u krye nga shërbimi secret jugosllav, i dominuar nga Serbia.

Gërvalla ka deklaruar se në vitin 2022, në televizionin serb të kontrolluar nga qeveria, një ish-agjent, sipas saj, përgjegjës për planifikimin e atyre vrasjeve, krenohet për vrasjen e babait të saj dhe vrasjeve të tjera.

“Ky është realiteti në Serbi, Evropë, në vitet 2022 dhe 2023 dhe është e rëndësishme ta njohim këtë realitet. E përmend këtë për të treguar se nuk është çështja tek fjalët e bukura apo tek qëllimet abstrakte, por kërcënimi për lirinë, demokracinë dhe mediat e lira është real”, është shprehur Gërvalla.

E para e MPJ-së tha se njëjtë si Putini sot në Ukrainë, në vitin 1999 ka bërë edh..

Read More
TË FUNDIT

Policia e Kosovës arreston një qytet për keqpërdorim besimi

Policia e Kosovës arreston një qytet për keqpërdorim besimi

Policia e Kosovës ka arrestuar një qytetar me arsyetimin se ka keqpërdorur besimin.
I dyshuari, me këtë rast raportohet të ketë shkaktuar një dëm prej 5000 eurosh, pasi ka shitur barna te një personi tjetër, ani pse ato ishin të destinuara, përcjell lajmi.net.

“Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se i njejti dyshohet se që nga shtatori i vitit 2022, duke keqëpërdorë besimin, ka përvetësuar një sasi të barnave të cilat më pas i ka shitur te një person tjetër (vlera e përafërt e dëmit të shkaktuar është rreth 50000 euro)”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Më poshtë edhe komunikata e plotë:

Read More
TË FUNDIT

​Zhduket ish-ushtari i UÇK-së, Samir Puza

​Zhduket ish-ushtari i UÇK-së, Samir Puza

Është zhdukur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Samir Puza.
Lajmi u bë e ditur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një njoftimi.

Sipas njoftimit, Puza ishte zhdukur të shtunën më 25 mars dhe nga ajo kohë familja dhe bashkëluftëtarët nuk kanë asnjë informacion për të.

“Që nga e shtuna 25 mars 2023, nuk kemi asnjë informacion për bashkëluftëtarin tonë Samir Puza (Maka). I njëjti nuk është lajmëruar në shtëpi dhe nuk dimë asgjë për gjendjen dhe vendndodhjen e tij. Samiri është i njohur për mbarë qytetin e Pejës si djalë i urtë dhe punëtor. Lusim të gjithë qytetarët që nëse kanë informacion të lajmërojnë në njërin nga numrat vijues: 049 876 491 (familja), apo 049 515 134 (OVL Pejë)”, thuhet në njoftim.

Read More
TË FUNDIT

ShAShJ: Pezullimi nga puna i Albert Prenkajt, hakmarrës dhe i kundërligjshëm

ShAShJ: Pezullimi nga puna i Albert Prenkajt, hakmarrës dhe i kundërligjshëm

Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës (SHSASHJ), ka pranuar me shqetësim vendimin për pezullimin e marrëdhënies së punës ndaj Albert Prenkaj, aktualisht Drejtor i Departamentit për Amerika.

Shoqata Sindikale në reagimin e saj ka thënë se një vendim i tillë është hakmarrës dhe i kundërligjshëm.

“Shoqata Sindikale e konsideron si pjesë të fushatës hakmarrëse nga menaxhmenti i MPJD-së i vendosur në mënyrë të kundërligjshme në MPJD ndaj Ambasadorit të karrierës z. Prenkaj, ndër të tjera, edhe për shkak të pjesëmarrjes së tij në aktivitetet e Shoqatës Sindikale, duke qenë edhe anëtar i saj, gjatë të cilave aktivitete janë denoncuar kundërligjshmëritë në MPJD, duke përfshirë edhe Rregulloren nr. 01/2022 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në MPJD”, thuhet në reagim.

Shoqata Sindikale kishte organizuar një protestë paqësore para objektit të M..

Read More
TË FUNDIT

Digjen dy makina me targa RKS në Zubin Potok

Dy makina, që ishin riregjistruar me targat Republika e Kosovës (RKS) rreth një javë më parë, janë djegur në Zubin Potok, bëri të ditur Policia e Kosovës.

Policia tha se dy persona, të nacionalitetit serb, kanë paraqitur rastin në polici, duke treguar se veturat e tyre ishin djegur rreth orës 02:30 nga persona të panjohur.

“Palët ankuese raportojnë se veturat e tyre kanë qenë të parkuara e lagjen e tyre, para shtëpive të banimit”, thuhet në njoftim.

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, shkroi në Twitter se “strukturat ilegale të Serbisë po vazhdojnë të kërcënojnë serbët lokalë” në Zubin Potok.

“Mbrëmë, dy makina në pronësi të serbëve të Kosovës duket se u dogjën vetëm pse kishin targa RKS. Sipas marrëveshjes së Brukselit, këto janë targat e vetme legale në gjithë Kosovën”, shkroi ai.

Kjo nuk është hera e parë që në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë djegur vetura me targa RKS.

Në fund të vitit të kaluar, në veriun e Kosovës u rritë..

Read More
TË FUNDIT

Drejtor i ri i Radio Kosovës emërohet i suspenduari për komente homofobike

Drejtor i ri i Radio Kosovës emërohet i suspenduari për komente homofobike

Arsim Halili është emëruar drejtor i Radio Kosovës. Kështu ka vendosur Bordi i Radio Televizionit të Kosovës me gjashtë vota për dhe dy kundër.
Halili në këtë pozitë është zgjedhur me propozimin e drejtorit gjeneral të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekajt.

“Konkursi për drejtor të radios është përmbyll me sukses. Kandidati më i suksesshëm ka rezultuar Arsim Halili. Andaj rekomandoj që në këtë mbledhje të votohet ai. Konkursi është shpallur më 14 shkurt dhe është mbyllur me 1 mars. Pas formimit të komisionit, dy nga anëtarët kanë kërkuar të dorëheqjen, Arta Avdiu dhe Ariana Pallata dhe janë zëvendësuar më pas…”- tha Ahmetxhekaj, raporton Kallxo.

Por, kush është Arsim Halili?

Arsmi Halili, është pjesë e RTK-së, qe një kohë të gjatë, teksa në vitin 2016 ishte degraduar nga komisioni disiplinor i RTK-së, pasi që kishte bërë komente homofobike në profilin e tij në Facebook.

“Si qytetar i këtij vendi që mëton me shpërt..

Read More
TË FUNDIT

Haradinaj po flet më shumë se Kurti pro planit evropian, tani thotë se aty ka “njohje de-jure”

Haradinaj po flet më shumë se Kurti pro planit evropian, tani thotë se aty ka “njohje de-jure”

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj thotë se me ujdinë e fundit në Ohër, Kosovës i është hapur rruga drejt anëtarësimit në NATO.
Haradinaj në RTV Dukagjini ka thënë se nuk cenohet rendi kushtetues me marrëveshjen e fundit.

“Nuk e kemi marrë njohjen bilaterale me Serbinë, por nuk na është kërkuar ndonjë kompensim i ri jashtë kushtetutës apo ligjeve të vendit. Nuk jemi fitues absolut pasi na duhet edhe njohja bilaterale. E kemi njohjen de fakto nga Serbia, derisa kemi njohjen edhe de-jure në planin ndërkombëtarë pasi kemi ndarje nga Serbia përjetësisht dhe kemi agjendën evropiane dhe euroatlantike”, tha ai në Dukagjin.

I pari i AAK-së duke folur për pikën 7 të marrëveshjes së Ohrit, thotë se me rëndësi nuk preket Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës.

“Vetëmenaxhimi edhe sot mund të ekzistojë në kuadër të qeverisjes komunale në Shtërpcë, Graçanicë apo diku tjetër. Edhe ajo është vetmenaxhim pasi ..

Read More