Author: admin

TË FUNDIT

Zgjedhjet në Mal të Zi, Kurti: Jam tejet i brengosur – humbja e Gjukanoviçit do të thoshte hapje e rrugës për zhdukjen e popullit malazez

Zgjedhjet në Mal të Zi, Kurti: Jam tejet i brengosur – humbja e Gjukanoviçit do të thoshte hapje e rrugës për zhdukjen e popullit malazez

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në paraqitjen e radhës televizive ai ka komentuar edhe zgjedhjet në shtetin fqinj, Mal të Zi.
Sipas Kurtit, një humbje e Gjukanoviçit atje, që është edhe president aktual, do të thoshte hapje e rrugës për zhdukjen e popullit malazez, përcjell lajmi.net.

Ai shtoi gjithashtu se një triumf i një kandidati pro-rus e pro-serb, nganjëherë edhe të dyja, do të ishte fitore për Kishën Ortodokse Serbe.

“Nëse fiton kundërkandidati i presidentit aktual, unë besoj që hapet rruga për zhdukjen e kombit malazez. Konkretisht, fitorja e çfarëdo kandidatëve, jo vetëm këtij (Milatoviç) pro-serb e pro-rus, në zgjedhjet e majit që do të jenë pastaj, do të shënoj fitoren e radhës së Kishës Ortodokse Serbe”, tha Kurti.

Read More
TË FUNDIT

Kurti: S’kam premtuar njohje, veç punësim e drejtësi

Kurti: S’kam premtuar njohje, veç punësim e drejtësi

Shefi i qeverisë, Albin Kurti ka thënë se nuk ka ardhur në krye të ekzekutivit me premtimin për njohje.
Këto deklarime i bëri teksa u përgjigj në pyetjen se pse nuk ka ardhur asnjë njohje përgjatë kohës që ai drejton vendin, përcjell lajmi.net.

Kurti pohoi se sa u përket njohjeve kanë bërë aq sa kanë mundur e dinë, porse nuk varet gjithçka nga ta.

“Ne kemi bërë aq sa kemi mundur e dimë. Por, nuk varet gjithçka nga ne. Duhet ta dini. Dhe, më lejoni t’ua kujtoj. Unë nuk kam premtuar njohje. Parullat kryesore në zgjedhje kanë qenë punësimi dhe drejtësia”, shtoi ndër tjerash kryeministri.

Duhet përmendur faktin se i pari i ekzekutivit foli edhe për çështjen e Asociacionit sipas marrëveshjes e aneksit në Ohër, duke thënë se është problem që i përket së kaluarës, ndërsa ai ka bërë më të mirën e mundshme.

Read More
TË FUNDIT

​Popullsia e BE-së deri në vitin 2100 do të shënojë rënie dhe do të plaket

​Popullsia e BE-së deri në vitin 2100 do të shënojë rënie dhe do të plaket

Popullsia totale e vendeve që përbëjnë Bashkimin Evropian (BE) do të ulet me 6 për qind dhe do të zvogëlohet për 27.3 milionë deri në vitin 2100, ndërsa do të rritet popullsia e moshuar, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Zyrës Evropiane të Statistikave (Eurostat), raportohet se popullsia e BE-së, e cila u zvogëlua në 2020 dhe 2021 për shkak të pandemisë së COVID-19, filloi të rritet përsëri në vitin 2022, dhe popullsia do të rritet në 451 milionë në 2023, edhe me ardhjen e ukrainasve në vendet evropiane për shkak të luftës në Ukrainë.

Popullsia, e cila pritet të jetë 453 milionë në vitin 2026, pritet të fillojë të bjerë nga vitet 2040 deri në vitin 2100, edhe atë në 420 milionë.

Parashikohet që popullsia e të moshuarve të rritet, përqindja e grupmoshës 65-79 vjeç në totalin e popullsisë do të rritet nga 15 për qind në 17 për qind dhe përqindja e atyre mbi 80 vjeç do të rritet nga 6 për qind në 15 për qind..

Read More
TË FUNDIT

“Nuk është i dëshirueshëm” – Kurti thotë se nuk do t’i jap leje Vuçiqit për ta vizituar Kosovën

“Nuk është i dëshirueshëm” – Kurti thotë se nuk do t’i jap leje Vuçiqit për ta vizituar Kosovën

I pari i serbëve, Aleksandar Vuçiq javë më parë kishte paralajmëruar një vizitë në Kosovë, vizitë kjo që do të vie nga një tur vizitash pak muaj më vonë.
Megjithatë, duket se për presidentin serb, kjo do të jetë e pamundur. Shkak për këtë është refuzimi i Kurtit, përcjell lajmi.net.

Kreu i ekzekutivit e tha në Rubikon se nuk do t’ia japë lejen Vuçiqin për ta vizituar vendin tonë, me pretekstin se nuk është i dëshirueshëm.

“Nuk do t’i jap leje. Pse po më detyroni të përgjigjem. Lëreni ta bëjë kërkesën njëherë. Do ta refuzoj. Nuk do t’i jap leje. Ai nuk është i dëshirueshëm”, tha veç tjerash Kurti.

Kujtojmë se tutje, shefi i qeverisë komentoi edhe çështjen e Asociacionit, duke shtuar se ka disa ide për të dhe se po punon për këtë gjë.

“Ne kemi treguar edhe konstruktivitet edhe kreativitet. Siç e kam thënë, ua thash që ta përgatis të nesërmen dokumentin që do t’i kishte tri shtylla. Bazën..

Read More
TË FUNDIT

Gorani: Tri komuna serbe mund ta shpallin sot pavarësinë e ne s’mund të bëjmë asgjë

Gorani: Tri komuna serbe mund ta shpallin sot pavarësinë e ne s’mund të bëjmë asgjë

Gazetari Dukagjin Gorani ka thënë se Kosova duhet të jetë reale për fuqinë që e ka në terren, kur vjen puna tek negociatat me Serbinë.

Gorani ka thënë se fuqia e Kosovës mund të matet shumë lehtë po të ndodhte një skenar në Kosovë.

“Po të duan tri komuna serbe në Kosovë, qohen e vendosin barrikada. Pastaj çfarë të bëjmë. Nuk kemi fuqi që të dërgojmë një forcë speciale atje apo të dërgojmë ushtrinë e t’i largojë ato menjëherë.

Tri komuna serbe mund ta shpallin sot pavarësinë e ne s’kemi çfarë bëjmë. Po harrojmë se kur vjen puna tek siguria, në Kosovë supremja është NATO”, tha ndër tjerash në Pressing.

Read More
TË FUNDIT

“Dorëza 50 cent edhe s’na blejnë” – punëtorët e KEK-ut flasin për gjendjen e mjerueshme në termocentral

“Dorëza 50 cent edhe s’na blejnë” – punëtorët e KEK-ut flasin për gjendjen e mjerueshme në termocentral

Punëtorët e KEK-ut vazhdojnë të ankohen për gjendjen e mjerueshme në fabrikë.

Ata treguan për situatën brenda përbrenda vendit ku veprojnë, teksa thonë se nuk kanë kushte, përcjell lajmi.net.

Njëri prej tyre, që foli gjatë një vizite nga institucionet, hodhi kritika në drejtim të autoriteteve qeveritare.

Shembull mori edhe dorëzat që i kishte në dorë, duke thënë se edhe ato janë katastrofale, ndërsa kushtojnë vetëm 50 cent.

Pamjet u publikuan nga një faqe që angazhohet për të drejtat e punëtorëve në KEK, Sindikata e Re.

Më poshtë edhe video:

Read More
TË FUNDIT

Kurti kritika indirekte Gjykatës Kushtetuese: Morëm 500 mijë vota, po zvarritemi nga 9 persona

Kurti kritika indirekte Gjykatës Kushtetuese: Morëm 500 mijë vota, po zvarritemi nga 9 persona

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sonte regjistroi paraqitjen e dytë radhazi në televizionet vendore.
Në Rubikon, ai komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi Këshillin Prokuroriale, ndërsa çështjen e dërgimit të ligjeve në institucionin më të lartë juridik në vendin tonë, si zvarritje, përcjell lajmi.net.

Më pas kujtoi faktin se si kryeministër me 14 shkurt fitoi mbi 500 mijë vota, ndërsa i gjithë plani për ndryshim po zvarritet nga nëntë persona, duke aluduar në numrin e gjykatësve të Kushtetueses.

“Opozita po i dërgon ligjet në Kushtetuese. Më shumë është zvarritje. E patë ligjin për KPK-në. Pra, brenda u punua për këtë ligj. Komisioni i Venecias konfirmoi mbështetjen. U përgatit nën monitorimin e ShBA-së e Anglisë. S’e di! Këta vendosën për jo”, tha ndër tjerash Kurti.

Read More
TË FUNDIT

Blerta Deliu: Shqipëria mbështet marshin për ish-krerët e UÇK-së

Përfaqësuesit e partive kryesore politike në Shqipëri kanë dalë në mbështetje të Marshit për Drejtësi, në shenjë solidarizimi dhe përkrahje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, të enjten ka bërë të ditur nga Tirana se përfaqësuesit e politikës shqiptare në Tiranë i kanë dhënë mbështetje marshit që do të mbahet këtë të diel nga ora 14:00 në Prishtinë.

Ajo ka postuar fotografi bashkë me kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, me nënkryetaren e PD-së Jorida Tabaku dhe me kryetaren e Grupit Parlamentar të PDIU, Mesila Doda.

“Shqipëria, pa asnjë dallim, në mbështetje të Marshit për Drejtësi, në shenjë solidarizimi dhe përkrahje për ish-krerët e UÇK-së. Me 2 prill, përfaqësues të të gjitha partive shqiptare mbështesin “Marshin për Drejtësi”, në Prishtinë. Lufta jonë ka qenë çlirimtare dhe e drejtë. Rrjedhimisht, asnjë tendencë për të ndryshuar historinë tonë më të lavdishme nuk do..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Kam disa ide për Asociacionin

Kurti: Kam disa ide për Asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar faktin se është duke shqyrtuar modelin e Asociacionit.
Ai ka thënë se këtë do ta bëjë me një ekip, ku pritet të përfshihet një grup njohësish të të drejtave ndërkombëtare, përcjell lajmi.net.

Siç tha ai në Rubikon, në Ohër u tregua kreativ e konstruktiv. Madje, ripërsëriti faktin se nëse u përmbahet të tri shtyllave, e themelon shpejt draftin e Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe.

“Ne kemi treguar edhe konstruktivitet edhe kreativitet. Siç e kam thënë, ua thash që ta përgatis të nesërmen dokumentin që do t’i kishte tri shtylla. Bazën evropiane të dokumentit të Mogerinit, Kushtetutën e Kosovës dhe vlerat universale demokratike. Aty, Vuçiqi tha për mua takimi mbaron këtu”, tha ndër tjerash Kurti.

Veç kësaj ai komentoi edhe çështjen e vendimit të Kushtetueses, duke thënë se kanë marrë besimin e 500 mijë qytetarëve, por po mbesin peng të nëntë personave, duke aluduar te numri i gjykatësve të insti..

Read More
TË FUNDIT

Policia e Kosovës arreston një qytetar për keqpërdorim besimi

Policia e Kosovës arreston një qytetar për keqpërdorim besimi

Policia e Kosovës ka arrestuar një qytetar me arsyetimin se ka keqpërdorur besimin.
I dyshuari, me këtë rast raportohet të ketë shkaktuar një dëm prej 5000 eurosh, pasi ka shitur barna te një personi tjetër, ani pse ato ishin të destinuara, përcjell lajmi.net.

“Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se i njejti dyshohet se që nga shtatori i vitit 2022, duke keqëpërdorë besimin, ka përvetësuar një sasi të barnave të cilat më pas i ka shitur te një person tjetër (vlera e përafërt e dëmit të shkaktuar është rreth 50000 euro)”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Më poshtë edhe komunikata e plotë:

Read More