Author: admin

TË FUNDIT

Një grua në Fushë Kosovë dhunohet në një shtëpi të pa banuar

Një grua në Fushë Kosovë dhunohet në një shtëpi të pa banuar

Një rast i dhunimit është raportuar të ketë ndodhur dje në Fushë Kosovë.
Sipas Policisë, viktima femër kosovare ka raportuar se në një shtëpi të pa banuar ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ishte njohur disa muaj më parë.

Sipas viktimës i dyshuari e kishte kanosë dhe shantazhuar në forma të ndryshme, e njëjta po ashtu ishte detyruar ti japë para disa herë në shuma të ndryshme.

Pas punës intensive operative dhe hetimore personi i dyshuar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Merr fund pritja: Nis gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së

Merr fund pritja: Nis gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së

Ka nisur në Gjykatën Speciale gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.
Të katër të akuzuarit janë paraqitur në sallën e gjyqit, shkruan lajmi.net.

Sot, salla e Speciales ishte e mbushur si kurrë më parë.

Teksa në sallën e gjyqit ka nisur gjykimit, jashtë objektit të Speciales është duke u mbajtur protestë nga mërgata kundër veprimeve të Dhomave të Specializuara. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Djali i Kadri Veselit i bashkohet protesuesve jashtë Speciales në Hagë

Djali i Kadri Veselit i bashkohet protesuesve jashtë Speciales në Hagë

Teksa në Gjykatën Speciale ka nisur gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së, jashtë objektit të Speciales mërgata është mbledhur në protestë.
Bashkë me mërgatën jashtë Speciales është edhe djali i Kadri Veselit, Klestori, shkruan lajmi.net.

Në seancat e para do të jepen deklaratat hyrëse të Prokurorisë.

Më pas, do të jepen ato të Zyrës për Pjesëmarrjen e Viktimave dhe më pas ato të mbrojtjes. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Tubim madhështor edhe në Hagë, mërgata në përkrahje të krerëve të UÇK-së

Tubim madhështor edhe në Hagë, mërgata në përkrahje të krerëve të UÇK-së

Pas pak në Gjykatën Speciale do të fillojë gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së.
Ashtu sikurse në Prishtinë, për të kundërshtuar veprimet e kësaj gjykate, janë mbledhur në protestë në Hagë edhe bashkëatdhetarët tanë, shkruan lajmi.net.

Në pamjet e siguruara nga lajmi.net, shihet se veçse ka nisur grumbullimi i tyre jashtë ambienteve të Speciales. /Lajmi.net/

https://lajmi.net/wp-content/uploads/2023/04/339387880_6341443342552892_7285485842990933717_n.mp4

Read More
TË FUNDIT

Pas dy vjetësh e gjysmë zvarritje e shkelje, në Hagë nis procesi gjyqësor kundër UÇK-së

Pas dy vjetësh e gjysmë zvarritje e shkelje, në Hagë nis procesi gjyqësor kundër UÇK-së

Dy vjet e gjysmë pas mbajtjes në paraburgim të katër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Hagë sot nis procesi gjyqësor kundër tyre, ndërkohë që dhjetëra-mijëra qytetarë kanë marshuar rrugëve të Prishtinës për të kërkuar nga Gjykata Speciale drejtësi, e jo politikë.
Zyra e Prokurorit të Specializuar, duke filluar nga ora 09:00, do ta hapë procesin gjyqësor, me fjalën hyrëse të saj për ta shpalosur aktakuzën e ngritur në prill të vitit 2020, me të cilën krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte – duke i cilësuar ata si një “Ndërmarrje Kriminale e Përbashkët”.

Ky term, siç konsiderohet gjerësisht, përfshin gjithë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila në vitet 1998-1999 zhvilloi luftën e saj për liri nga Serbia. Pika 35 e aktakuzës i portretizon si anëtarë të Ndërmarrjes Kriminale të Përbashkët pothuajse të gjithë udhëheqësit politikë dhe ushtarakë ..

Read More