Author: admin

TË FUNDIT

Vajza e Jakup Krasniqit proteston në Hagë, pret që procesi të jetë i drejtë

Vajza e Jakup Krasniqit proteston në Hagë, pret që procesi të jetë i drejtë

Mbështetja për ish-krerët e UÇK-së po vazhdon edhe ditën e sotme. Në Hagë po mbahet protesta e radhës në mbështetje të tyre.
E pjesë e protestës që po mbahet në Hagë është edhe vajza e Jakup Krasniqit, Gresa.

Ajo është shprehur se pret që procesi gjyqësor të jetë i drejtë.

“Shpresojë që të jetë një proces i drejtë dhe që sa më shpejtë të përfundojë. Kam ndjena të përziera e emocione, megjithatë jam shumë e lumtur që sot gjendem këtu në mesin e shumë bashkatdhetarëve të cilët po bashkëndjejnë me neve dhe të mbështesin çlirimtarët”, tha Gresa Krasniqi për Kosovapress.

Theksojmë se gjatë ditës së djeshme në Prishtinë u organizua marshi “Marshojmë për Drejtësi”.

Dy vjet e gjysmë pas mbajtjes në paraburgim të katër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Hagë sot nis procesi gjyqësor kundër tyre.

Të akuzuarit në fjalën e tyre para trupit gjykues janë deklaruar t..

Read More
TË FUNDIT

Bie nga një objekt punëtori i Minierës “Trepça”, vdes në vend

Bie nga një objekt punëtori i Minierës “Trepça”, vdes në vend

Një punëtor i Minierës “Trepça” ka gjetur vdekjen në vendin e tij të punës.
Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Sot, rreth 07:00, Policia ka pranuar informatën se në vendin e tij të punës brenda kompleksit industrial “Trepça” është gjetur pa shenja jete viktima mashkull 58 vjeçar. Bazuar në hetimet fillestare dyshohet se viktima ka rënë nga një lartësi e objektit. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, thanë policia.

Më tutje është bërë e ditur se me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Prokuroria akuzon krerët se shënjestruan rektorin serb të Universitetit

Prokuroria akuzon krerët se shënjestruan rektorin serb të Universitetit

Prokuroria e Speciales ka vazhduar me publikimin e komunikatave të UÇK-së që sipas tyre paraqesin provë kundër krerëve.
Një nga këto komunikata, sipas UÇK-së, vënte në shënjestër rektorin serb të universitetit, që siç thotë Specialja ishte civil dhe s’kishte arsye të sulmohej, shkruan lajmi.net.

Një tjetër komunikatë, sipas organit të akuzës, thotë se krerët politikë “po vjellin vrer kundër UÇK-së”.

Prokurori përmend atë që sipas tij, UÇK e quante “luftë speciale” kundër kësaj force dhe fakti që ajo po quhej nga akterë të ndryshëm si “organizatë terroriste”. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Babai i Granit Xhakës proteston në Hagë, hedh akuza ndaj Gjykatës Speciale

Babai i Granit Xhakës proteston në Hagë, hedh akuza ndaj Gjykatës Speciale

Mbështetja për ish-krerët e UÇK-së po vazhdon edhe ditën e sotme. Në Hagë po mbahet protesta e radhës në mbështetje të tyre.
Pjesë e protestës është edhe babai i futbollistit Granit Xhaka, Ragipi. Ai është shprehur se këtu jemi para një gjykatë të padrejtë.

“Sot këtu jemi për tu solidarizuar dhe përkrahur vëllezërit tanë. Jemi këtu para një gjykate të padrejtë për të ngritur zërin, këtu po tentohet të gjykohen luftëtarët e lirisë. Këtu po tentohet të dënohet historia e lavdishme e Kosovës”, është deklaruar Xhaka.

Pjesë e protestës është parë edhe ish-deputeti i PDK-së, Nait Hasani

Theksojmë se gjatë ditës së djeshme në Prishtinë u organizua marshi “Marshojmë për Drejtësi”.

Dy vjet e gjysmë pas mbajtjes në paraburgim të katër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Hagë sot nis procesi gjyqësor kundër tyre.

Të akuzuarit në fjalën e tyre para trupit gjykues ja..

Read More
TË FUNDIT

Prova e lodhtë e Speciales: I kapet krerëve për arrestimin e qytetarëve që veshën uniformën e policisë serbe

Prova e lodhtë e Speciales: I kapet krerëve për arrestimin e qytetarëve që veshën uniformën e policisë serbe

Sot po mbahet procesi gjyqësor ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare në Hagë.
E gjatë mbajtjes së Gjykimit është bërë e ditur se Gjykata Speciale ka prezantuar si provë një dokument të UÇK-së, në formë urdhëri të dhënë.

Në atë urdhër thuhet se duhet që të arrestohen ata që kanë treguar lojalitet ndaj pushtuesit dhe janë uniformuar me veshje të policisë serbe.

“Urdhërohen Komandantat e ZO të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që të urdhërojnë forcat e rendit(PU) të UÇK-së që ti arrestojnë ata qytetarë që duke treguar lojalitet ndaj pushtuesit janë uniformuar me veshje të policisë serbe me çka kanë bërë tradhti ndaj popullit shqiptar”, thuhet në urdhëresën e Gjykatës Speciale.

Më tutje thuhet se njësoj do të veprohet edhe në të ardhmen për çdo qytetarë që implikohet në çfarëdo policie jashtë formacionit të UÇK-së, para dhe pasi të zgjidhet statusi politik i Kosovës.

Në fjalën ..

Read More
TË FUNDIT

Një serbe ankohet për sjelljen e policisë në Zveçan, sqarohet policia

Një serbe ankohet për sjelljen e policisë në Zveçan, sqarohet policia

Gjatë ditës së djeshme, Lista Serbe përmes një video është ankuar lidhur me sjelljen e zyrtarëve policorë në pikën e kontrollit në Zveçan.
Sipas Listës Serbe, zyrtarët policorë janë sjellë në mënyrë të ashpër me një grua e cila me vete kishte edhe fëmijën e saj.

Mirëpo kjo është demantuar nga ana e Policisë së Kosovës.

Në reagimin e tyre, Policia thuhet se zyrtarët policorë me mirësjellje i janë përgjigjur gruas, duke e njoftuar atë se ata janë aty për të ofruar siguri dhe se janë në shërbim të të gjithë qytetarëve/banorëve të Zveçanit pa dallim.

“Përgjatë realizimit të pikës së kontrollit, diku rreth orës 21:45 afër njësisë policore ka shkuar një femër (grua) me një fëmijë në dorë, bazuar në gjuhën e folur, mund t’i përket komunitetit serb, e cila iu ka adresuar zyrtarëve policorë me pyetjet se pse po mbani pika kontrolli, pse po i ndaloni veturat, pse po na shqetësoni, kinse edhe burri i saj ka ardhur i shqetë..

Read More