POLITIKATË FUNDIT

Rizvanolli: Mbi 35 milionë euro investime në efiçiencë të energjisë në Kosovë

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur për investimet në efiçiencë të energjisë dhe në sistemin e koogjenerimit për mbrojtjen e ambientit.

Ajo tha se janë zbatuar mbi 35 milionë euro projekte në investime në efiçiencë të energjisë.

“Sa i përket investimeve në efiçiencë, nuk do të thotë që nuk kemi qenë agresivë. Kemi zbatuar mbi 35 milionë euro projekte, shumë prej të cilave në skema që janë dizajnuar nga fillimi dhe administruar plotësisht nga fillimi, si ajo e izolimit të shtëpive, për shembull. Tash, a do të kishim dëshirë që të rriteshin më shpejt? Po. Dhe këtu, problemi kryesor, sfida kryesore që e kemi parë gjatë këtyre dy viteve të fundit, gati u bënë dy vite, po ashtu një vit e gjysmë më pak, ka qenë çështja e financimit. Ne kemi pasur për shembull marrëveshjen prej 75 milionë euro me KfW-në, e cila ka qenë e nënshkruar nga ana e qeverisë, ka qenë e nënshkruar në janar të vitit 2025 po i bie. Mirëpo për shkak që nuk kemi pasur një kuvend të konstituuar, marrëveshja është dashur të presë 14-15 muaj diku deri në, deri në ratifikim në Kuvend. Ngjashëm, mirëpo faza e ardhshme, pjesa e ardhshme është zgjerimi i financimit për shtëpitë, për ngrohjen për shtëpitë individuale dhe gjithashtu pastaj edhe për fondet e IPA-s, edhe për pilotimin praktikisht në katër komuna të Kosovës për ndërtesa shumëbanesore rezidenciale. Kjo është duke u punuar”, tha Rizvanolli.

Ndërkaq për koogjenerimin, Rizvanolli tha se ka qenë ndër planet e para, mirëpo ka pasur hezitime për financimin e projektit i cili bazohet në qymyr.

“Sa i përket koogjenerimit, ka qenë një ndër gjërat e para për të cilën kemi luftuar bashkë me ministrin Murati, duke qenë se EBRD-ja në atë kohë ka pasur hezitime për ta financuar këtë projekt, duke qenë se bazohet në qymyr. Ne kemi argumentuar shumë fort dhe shumë gjatë që në fakt Kosova është pjesë e dekarbonizimit, është pjesë e ruajtjes së ambientit dhe pastaj si kusht është vendosur që Termokosi ta ketë një plan të dekarbonizimit, plan afatgjatë të dekarbonizimit.

Për këtë kredi, Termokosi diku e ka bërë këtë plan, mirëpo ka pasur vonesa nga ana e Termokosit të komunës së Prishtinës në studimin e fizibilitetit, më saktësisht në përcaktimin e një lokacioni ku do të vendosej stacioni kryesor, i cili pastaj ka vonuar tërë procesin e fizibilitetit dhe ka vonuar edhe nënshkrimin e marrëveshjes”, ka thënë ajo.

Ndërsa, ka treguar se tani janë ën fazën ku mund të ndodhë nënshkrimi.

“Tash jemi në fazë që mund të nënshkruhet, pritet një zotim nga komuna e Prishtinës për pjesën e bashkëfinancimit dhe shpresoj që ky projekt do të fillojë të zbatohet shpejt.

Ndërsa për efiçiencën tek tek sektori privat, kjo është në fakt si pjesa më sfiduese. Ne kemi filluar prej ndërhyrjeve ku kemi besuar se mund të dizajnojmë skema dhe të zbatojmë skema në mënyrën e duhur, pa keqpërdorime që i kemi parë në të kaluarën. Kemi filluar me pajisje, së pari ngrohëse, pastaj ngrohjes, pastaj edhe solarët dhe pajisje të tjera. Pastaj kemi vazhduar, përveç sektorit publik normal, edhe tek bizneset me pajisje, fillimisht me sisteme solare dhe ngrohje efiçiente, dhe pastaj në bashkëpunim me KfW-në dhe me përkrahje të GIZ-it, për shndërrues frekuencore, izolim të ndërtesës dhe sisteme solare.
Qëllimi është që në të ardhmen të përfshihen edhe pajisje të tjera, qoftë duke filluar nga sistemet e ventilimit e të tjera, të ftohjes, edhe sigurisht industria, për mendimin tim, nga përvoja ime deri tani, pjesa më sfiduese është çështja e teknologjive në prodhim, për shembull, që janë shumë specifike për sektorët, prandaj janë shumë më sfiduese për institucionet për t’i adresuar ato”, tha Rizvanolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *