Author: admin

TË FUNDIT

Thaçi në Hagë: Jam plotësisht i pafajshëm

Thaçi në Hagë: Jam plotësisht i pafajshëm

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është deklaruar i pafajshëm për pikat e reja në aktakuzën e tij.
Ai ka thënë se kupton akuzat, dhe ndihet plotësisht i pafajshëm, shkruan lajmi.net.

“E kuptoj, jam plotësisht i pafajshëm”, tha ai.

Gjykatësi ia rikujtoi Thaçit se në paraqitjen e parë është vetëdeklaruar i pafajshëm. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Veseli deklarohet sërish i pafajshëm, shpreh pakënaqësinë për vonesën dy vjet e gjysmë të fillimit të gjykimit

Veseli deklarohet sërish i pafajshëm, shpreh pakënaqësinë për vonesën dy vjet e gjysmë të fillimit të gjykimit

Veseli deklarohet sërish i pafajshëm, shpreh pakënaqësinë për vonesën dy vjet e gjysmë të fillimit të gjykimit
Ish Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, është deklaruar sërish i pafajshëm, në seancën që sot ka hapur fillimin e procesit gjyqësor kundër katër krerëve të UÇK-së në Hagë.

I pyetur nëse e konfirmon deklarimin e tij të parë si i pafajshëm, Veseli ka thënë “Po, tërësisht i pafajshëm”.

Veseli, po ashtu, ka shprehur pakënaqësinë e tij për vonesën e fillimit të procesit gjyqësor prej dy vjetësh e gjysmë.

Dy vjet e gjysmë pas mbajtjes në paraburgim të katër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Hagë sot ka nisur procesi gjyqësor kundër tyre.

Ata akuzohen për krime lufte, duke i cilësuar si një “Ndërmarrje Kriminale e Përbashkët”. Ky term, siç konsiderohet gjerësisht, përfshin gjithë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës..

Read More
TË FUNDIT

Krasniqi emocionohet në Speciale: S’kam asnjë lidhje me akuzat e Prokurorisë

Krasniqi emocionohet në Speciale: S’kam asnjë lidhje me akuzat e Prokurorisë

Edhe Jakup Krasniqi në Speciale është deklaruar i pafajshëm për pikat për të cilat akuzohet nga Prokuroria.
Ai në sallën e gjyqit ka thënë se e ka të vështirë ta kuptojë akuzën dhe se nuk e ka asnjë lidhje me pikat për të cilat akuzohet, shkruan lajmi.net.

“Unë e kam vështirë që ta kuptoj akuzën. Unë nuk kam asnjë lidhje me asnjërën nga pikat që i lexoi prokurorja para pak kohe. Akuzën e kuptoj kështu siç është, pasi që nuk mbaj asnjë përgjegjësi për të cilën flet akuza”, tha Krasniqi. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Rexhep Selimi deklarohet i pafajshëm, kjo është fjala e tij në Gjykatën Speciale

Rexhep Selimi deklarohet i pafajshëm, kjo është fjala e tij në Gjykatën Speciale

Edhe Rexhep Selimi është deklaruar i pafajshëm për pikat e aktakuzës që ia ka ngarkuar Prokuroria e Speciales.
Ai ka thënë se e kupton aktakuzën e ndryshuar dhe se deklarohet sërish i pafajshëm, shkruan lajmi.net.

“Jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, ka thënë Selimi.

Pafajësinë e tyre e kanë deklaruar edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, e Jakup Krasniqi. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Grevë nga punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave dhe shujta të ushqimit

Grevë nga punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave dhe shujta të ushqimit

Disa punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës ditën e sotme e kanë nisur me protesta. Ata po kërkojnë që puna e tyre të shpërblehet, për këtë ata po kërkojnë rritje të pagave.
Lajmi.net ka siguruar pamje nga protesta e punëtorëve të cilët po kërkojnë rritje pagash.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut, Nexhat Llumnica në një prononcim për Lajmi.net është shprehur se arsyeja për grevën e sotme ka qenë vazhdimësi e protestës së 16.03.2023 për ngritjen e pagës.

‘’Arsyeja për grevën e sotme ka qenë vazhdimësi e protestës së 16.03.2023 për ngritjen e pagës‘’, ka deklaruar Llumnica.

Më tutje, ai është shprehur se greva ka qenë nga ora 7 deri në 8 në të gjitha divizionet e KEK-ut.

Po ashtu, i pyetur nëse do të protestohet çdo ditë, Llumnica thotë se do të dalin me një komunikatë nga Këshilli Grevist.

Kjo nuk është hera e parë që punëtorët e KEK-ut protestojnë për rritje pagash. Edhe më 16 mars,..

Read More
TË FUNDIT

Prokuroria: Hashim Thaçi ishte intervistuar fshehurazi, kishte dhënë deklarata të rrejshme

Prokuroria: Hashim Thaçi ishte intervistuar fshehurazi, kishte dhënë deklarata të rrejshme

Nga Prokuroria e Speciales kanë folur sot në nisjen e gjyqit ndaj krerëve të UÇK-së.
Nga Organi i Akuzës thanë se çështja nuk i akuzon të gjithë anëtarët e UÇK-së, dhe nëse dikush e thotë këtë, sipas Prokurorisë është e rreme, shkruan lajmi.net.

“Kjo çështje nuk i akuzon të gjithë anëtarët e saj. Nëse dikush e thotë këtë, kjo është e rreme. Akuza i ngarkon katër vetë. Shumica e anëtarëve të UÇK-së nuk kishin të bëjnë fare me këto, apo me krimet që ngrihet aktakuza. Kjo çështje ka të bëj vetëm me ato që kanë bërë katër të akuzuarit. Një çështje që do të na vë në vështirësi është atmosfera e frikësimit të dëshmitarëve që mbretëron në Kosovë. Frikësimi vazhdon edhe sot e kësaj dite, kjo është arsyeja pse gjykata është vendosur në Holandë. Dëshmitarëve do t’u duhet guxim. Kemi për të parë dëshmitarë që nuk do të duan t’i tregojnë Trupit Gjykues ato që dijnë, për shkak të frikës apo besnikësirë së ..

Read More
TË FUNDIT

Prokuroria: 12 stacione të policisë serbe u sulmuan përnjëherë, u organizua nga Selimi – armët siguruan Thaçi e Veseli

Prokuroria: 12 stacione të policisë serbe u sulmuan përnjëherë, u organizua nga Selimi – armët siguruan Thaçi e Veseli

Nga Prokuroria e Speciales sot në nisjen e gjyqit kanë përshkruar komunikatat e UÇK-së.
Ata kanë treguar se si Rexhep Selimi, Kadri Veseli e Hashim Thaçi kishin sulmuar 12 stacione të Policisë serbe njëherazi, shkruan lajmi.net.

“Përmes Adem Jasharit, UÇK filloi të sulmojë forcat serbe. UÇK e ka zanafillën gjatë viteve 90-ta. Xhavit Haliti duke kujtuar një bisedë në 1993 me Azem Sylën thotë se ne u pajtuam që gjithçka të funksionojë sipas një hierarkie. Që nga fillimi hierarkia ishte e rëndësishme. Hierarkia ndalonte të infiltruarit”, tha Prokuroria.

“Në dispozitivin numër 3 Kadri Veseli përgjigjet se nuk kishim detyra të veçanta, mirëpo bënim çfarë mundnim. Thaçi, Veseli dhe Selimi ishin ndër themeluesit e Shtabit të Përgjithshëm. Selimi e përshkruan krijimin e Shtabit të Përgjithshëm”, tha tutje ai.

“Provat treguan se në 1997. Në vitin 1997 UÇK sulmoi 12 stacion..

Read More
TË FUNDIT

Takime të punës, shumë frytëdhënëse (FOTO)

Më 30 mars 2023/e enjte/ delegacioni i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë, në përbërje të kryetarit të Kuvendit të SHTKK, Phd Shpëtim Memishi, kryetarit të SHTKK-së, Xhemaledin Salihu, profesor dhe Prof.dr. Agron Xhagolli, anëtar i Nderit i SHTKK-së dhe i Bordit të Konferencës shkencore patën një takim pune dhe shumë frytëdhënëse me Rektorin e Akademisë së Studimeve Albanologjike, Prof.dr. Luan Përzhita, arkeolog në Akademinë e Studimeve Albanologjike, ku biseduam lidhur me pjesëmarrjen e Studiuesve të kësaj Akademie në Konferencën shkencore: “Personalitete shkencore shqiptare në Luginë të Preshevës dhe në viset tjera shqiptare”, e cila duhet të mbahet më 27, 28 e 29 tetor 2023.

Gjatë bisedës shumë të përzemërtë me Rektorin u premtua se Akademia e Studimeve Albanologjike e përkrah mbajtjen e Konferencës shkencore dhe zotimi se Studiuesit e kësaj Akademie, në krye me Rektorin do te jenë pjesëmarrës të kësaj Konference.

Ajo që m..

Read More
TË FUNDIT

Petkoviq: Së pari Asociacionin, pastaj zgjedhjet

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka vendosur një kusht qeverisë së Kosovës, lidhur me pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet lokale në komunat veriore.

Petkoviq ka thënë se së pari duhet të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, e pastaj Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje, shkruan Kosovo-Online.

“Kusht për të shkuar në zgjedhje është formimi i Asociacionit të Komunave Serbe”, tha Petkoviq.

Sipas tij pala kosovare nuk është e gatshme të zbatojë asgjë.

“Për tëtë gjithë është e qartë se me çfarë vështirësi po përballemi në dialog. Sepse, në anën tjetër Prishtina nuk është e gatshme të zbatojë gjë, nuk është e gatshme të angazhohet për dialog, por vetëm dëshiron të shkaktojë incidente e të krijojë tensione në Kosovë”, tha Petkoviq.

Read More