Author: admin

TË FUNDIT

Specialja e qet një pjesë të intervistës së Selimit, aty ai tregon kush i shkruante komunikatat e UÇK-së

Specialja e qet një pjesë të intervistës së Selimit, aty ai tregon kush i shkruante komunikatat e UÇK-së

Prokuroria e Specializuar e Hagës ka publikuar një pjesë të intervistës së Selimit në ZPS.
Aty, Selimi ka treguar se me komunikatat e UÇK-së është marrë Sokol Bashota, shkruan lajmi.net.

Tutje, ai rrëfen se komunikatat janë hartuar nga “Zëri i Kosovës”.

“Me komunikatat është marrë Sokol Bashota. Komunikatat janë hartuar nga Zëri i Kosovës. Në prill të 1998 kemi emëruar zyrtarisht Jakup Krasniqin. Ai është ndihmuar edhe nga Hashim Thaçi”, tha ai./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Ndizet protesta në Hagë, mërgata kundërshton fuqishëm veprimet e Speciales

Ndizet protesta në Hagë, mërgata kundërshton fuqishëm veprimet e Speciales

Dy vjet e gjysmë pas mbajtjes në paraburgim të katër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Hagë sot nis procesi gjyqësor kundër tyre.
Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë u organizua marshi “Marshojmë për Drejtësi”. Por mbështetja për ish-krerët e UÇK-së po vazhdon edhe sot.

Shumë qytetarë u janë përgjigjur pozitivisht protestës që po mbahet në Hagë.

Në një moment të caktuar ata kanë ndezur edhe mjete piroteknike si shenjë revolte për gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. /Lajmi.net/

Protestuesi po ashtu po mbajnë në duart e tyre flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë e po ashtu edhe atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është deklaruar i pafajshëm për pikat e reja në aktakuzën e tij.

Ai ka thënë se kupton akuzat, dhe ndihet plotësisht i pafajshëm, shkruan lajmi.net.

“E kuptoj, jam plotësisht i pafajshëm”, tha ai.

Gjykatë..

Read More
TË FUNDIT

“Ushtarë, urime Festa e Flamurit” – Specialja publikon videon e rrallë të Jakup Krasniqit

“Ushtarë, urime Festa e Flamurit” – Specialja publikon videon e rrallë të Jakup Krasniqit

Prokuroria e Specializuar ka vazhduar me publikimin e komunikatave dhe videove të tjera që sipas tyre përshkruajnë organizimin e strukturës udhëheqëse të UÇK-së.
Ndër të tjera, ata kanë publikuar një video ku shihet Jakup Krasniqi në Divjakë para ushtarëve të UÇK-së, shkruan lajmi.net.

“Kjo tregon autoritetin e zotit Krasniqi”, thanë nga Prokuroria.

“Ushtarë, urime Festa e Flamurit”, dëgjohet teksa thotë Krasniqi në këtë video. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Drejtpërdrejt gjykimi në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK (LIVE)

Në Gjykatën Speciale në Hagë filloi procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, për të cilët Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se kanë kryer krime lufte.

Pas një procedure të gjatë paragjyqësore, për gati tri vjet, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, do të dalin para trupit gjykues.

Aktakuza ndaj tyre ishte konfirmuar në nëntor të vitit 2020 për t’u ndryshuar pastaj më 3 shtator 2021, 29 prill dhe 30 shtator 2022.

Ndërsa versioni i aktakuzës me më pak redaktime, e cila është në fuqi aktualisht, u dorëzua në shkurt të këtij viti.

Gjatë ditës se sotme, Zyra e Prokurorit të Specializuar do të paraqesë deklaratën hyrëse dhe për këtë i ka në dispozicion 5 orë.

Pas kësaj, është mbrojtësi i viktimave që do të bëjë deklaratën hyrëse, e cila pritet të zgjasë deri në 45 minuta.

Procesi do të vazhdojë me deklaratat hyrëse të ekipeve mbrojtëse.

Krejt këto pritet të përfundojnë të mërkurën, më 5 prill, ndërsa paraqitja e provave do të fillojë një javë më ..

Read More
TË FUNDIT

Hashim Thaçi deklarohet i pafajshëm për të gjitha akuzat

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të hënën është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat për krime lufte, në seancën e parë dëgjimore në gjykimin ndaj tij në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ai përballet me 10 akuza që rrjedhin nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë viteve 1998-99 që përfundimisht çoi në pavarësinë e Kosovës nga Serbia.

“Unë e kuptoj aktakuzën dhe nuk jam fajtor,” u tha ai gjyqtarëve menjëherë pas fillimit të seancës.

Aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së, lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020. Në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

Ata po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku pretendon se të akuzuarit kanë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë e Semetisht

Read More
TË FUNDIT

Konfirmon Kadri Veseli: Jam tërësisht i pafajshëm

Ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, është deklaruar para Gjykatës Speciale, duke konfirmuar deklarimin filletar se është i pafajshëm.

Veseli gjithashtu ka shprehur pakënaqësinë e tij për vonesën, teksa është deklaruar i pafajshëm.

“E shprehi paknaqësinë time për një vonesë të tillë dyvjeçare e gjysmë.

Megjithatë iu falënderoj, tërësisht i pafajshëm”, është shprehur Veseli.

Read More
TË FUNDIT

Spahiu zbulon skenarin kush e arrestoi Hashim Thaçin para takimit me Donald Trump

Juristi Kreshnik Spahiu ka treguar se kush është e përbashkëta mes hetimeve për Hashim Thaçin dhe Donald Trump.

Sipas tij bëhet fjalë për të njëjtin prokuror që ka ngritur akuzat për dy ish presidentët.

“Prokurori amerikan i financuar 100% nga Bashkimi Europian që quhet Xhek Smith, që ndërtoi akuzën për Hashim Thaçin ka hetuar akuzën ndaj Donald Trump për vjedhjen e informacionit nga Shtëpia e Bardhë. Pra, pasi ndërtoi akuzën për Hashim Thaçin ai është larguar nga detyra nga Gjykata Speciale dhe ka shkuar në Uashington dhe atje ka hetuar Donald Trump,” – u shpreh Spahiu në një intervistë për Euronews Albania.

Juristi kujtoi se Hashim Thaçi ka pasur disa vite në post si kryeministër, si president dhe pak minuta para se të nisej në Uashington iu komunikua akuza për krime lufte, për trafik organesh, konkretisht 20 minuta para se të shkonte në Shtëpinë e Bardhë te Donald Trump.

“Nëse ka ndonjë shqiptar, serb, holandez, gjerman, amerikan që mendon që kjo është rastësi unë do i thosha që..

Read More