Author: admin

TË FUNDIT

Biden-Thaçit: Unë e di që ti nuk ke kontroll mbi UÇK-në

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në cilësinë e senatorit më 1999, në takimin që kishte zhvilluar me Hashim Thaçin kishte theksuar se ai është I vetdijshëm që Thaçi nuk ka kontroll mbi UÇK-në.Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe ka sjell një deklaratë të Biden.“Ai (Thaçi) më pyeti, cila është këshilla juaj? I thashë këshilla numër një; mos e merr veten kaq seriozisht dhe numër dy; kupto se e di që ti e di që nuk e kontrollon UÇK-në”, kishte theksuar Biden.

Read More
TË FUNDIT

Mbrojtja publikon një video të Thaçit në vitin 1999 ku bënte thirrje për paqe dhe ftonte serbët të mos ikin nga Kosova

Mbrojtja publikon një video të Thaçit në vitin 1999 ku bënte thirrje për paqe dhe ftonte serbët të mos ikin nga Kosova

Në kuadër të Dhomave të Specializuara në Hagë sot është duke u zhvilluar seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndër të tjerash mbrojtja e ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi ka vazhduar me paraqitjen e disa materialeve.

Avokatët e Thaçit, Gregory Kehoe dhe Luka Misetiç kanë hedhur poshtë akuzat e Prokurorisë Speciale, që kinse Thaçi ka kryer krime gjatë viteve ’99.

Avokati Misetiç para trupit gjykues ka publikuar edhe disa video të vitit 1999, ku shihej Thaçi duke takuar shumë qytetarë në Kosovë, ku kërkonte që të ulen tensionet dhe të mos kenë më konflikte mes qytetarëve.

“Ne duhet të jemi ata që duhet të bashkohemi, ne duhet të respektojmë të gjithë ata që duan të jetojnë të lirë. Duhet të jemi ata që nuk kanë marrë pjesë në masakra. Nuk do të lejojmë askënd që t’i mbrojë kriminelët. Ftoj serbët të mos ikin nga Kosova, të mos k..

Read More
TË FUNDIT

Specialja shfaq një video tjetër ku shihet Vlora Çitaku, shikoni se sa ndryshe dukej ajo

Specialja shfaq një video tjetër ku shihet Vlora Çitaku, shikoni se sa ndryshe dukej ajo

Mbrojtja e Hashim Thaçit ka publikuar disa video të ish-presidentit të realizuara në vitin 1999.
Në to shihet Thaçi teksa bën thirrje për paqe dhe kthim të serbëve në Kosovë, shkruan lajmi.net.

“Këta njerëz mund të japin një kontribut të çmueshëm në të ardhmen e Kosovës. Kemi zhvilluar një luftë për të jetuar të lirë dhe të barabartë të gjithë”, dëgjohet teksa thotë Thaçi.

Në një video tjetër, Thaçi paraqitet nga Mitrovica para një turme.

“Më vjen mirë që sot takohemi në Mitrovicë, për të cilën kemi luftuar. Kemi ardhë për të diskutuar me ju…”, thotë ai.

Teksa në një tjetër, në korrik të vitit 1999, ai shfaqet me Vlora Çitakun, me të cilën më vonë do ta kishin të përbashkët rrugëtimin politik. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Oliver Varhelyi takon Bislimin, kërkon që dialogu të jetë i sukseshëm

Oliver Varhelyi takon Bislimin, kërkon që dialogu të jetë i sukseshëm

Komisionieri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ditën e sotme e ka nisur me një takim me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi që është edhe kryenegociator i Kosovës në bisedimet me Serbinë.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Twitter.

“Nisja e ditës me Besnik Bislimin, duke diskutuar agjendën e reformave të BE-së dhe detyrat përpara nesh dhe se si Komisioni do të jetë në gjendje të ndihmojë zbatimin e rezultateve kur dialogu Beograd – Prishtinë të jetë i suksesshëm’’, ka shkruar Varhelyi.

Starting the day with DPM @BislimiBesnik discussing the EU reform agenda and tasks ahead of us & how the Commission will be able to help the implementation of the results when the #Belgrade–#Pristina dialogue is successful. pic.twitter.com/QFglcv2bKF

— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) April 4, 2023

Theksojmë se Kosova dhe Serbia sot do të zhvillojnë raundin e ri të dialogut në B..

Read More
TË FUNDIT

Nga dita e sotme, qytetarët e katër komunave mund të përzgjedhin mjekun familjar

Nga dita e sotme, qytetarët e katër komunave mund të përzgjedhin mjekun familjar

Nga dita e sotme, qytetarët e katër komunave mund të përzgjedhin mjekun familjar.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ministria e Shëndetësisë ka miratuar kohë më parë Planin e Veprimit për përcaktimin e kritereve për regjistrin e banorëve në Kujdesin Parësor Shëndetësor. Plani e thekson rëndësinë e përzgjedhjes së mjekut familjar për ruajtjen dhe përcjelljen e shëndetit të qytetarëve në vazhdimësi dhe përfitimet e qytetarëve nga ky proces. Fillimisht, procesi do të pilotohet në katër komuna: Lipjan, Istog, Prizren dhe Prishtinë (QMF-5- Ulpianë dhe QMF-6- Bregu i Dellit), për të vazhduar pastaj shtrirjen në tërë vendin’’, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Sipas Ministrisë, përmes përzgjedhjes së mjekut familjar do të krijohet lista e banorëve/pacientëve dhe kjo do të kontribuojë në rritjen e mbulueshmërisë së popullatës me shërbime shëndetësore.

Në ditët në vijim Mini..

Read More
TË FUNDIT

Zhvillimet nga Brukseli, përfundon takimi në mes Bislimit dhe Lajçakut

Zhvillimet nga Brukseli, përfundon takimi në mes Bislimit dhe Lajçakut

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka takuar paraditen e së martës në Bruksel përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Më pas, Lajçak pritet të takohet me shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Pas takimeve bilaterale, pritet takimi trilateral, ku sipas BE-së palët do të diskutojnë për hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton REL.

Bislimi, i cili ka udhëtuar dje drejt Brukselit, ka takuar sot edhe komisionerin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Komisionari evropian shkroi në Twitter se kanë biseduar për agjendën e reformave evropiane dhe për opsionet se si do të mund të ndihmoj Komisioni Evropian në implementimin e atyre që janë arritur në dialog, që ky të jetë i suksesshëm.

Gjatë së hënës, zëdhënësi i Bashkimit Evropi..

Read More
TË FUNDIT

“Dush i ftohtë” për Prokurorinë, avokati kroat sjell prova të forta për akuzat për komunikatat e UÇK-së

“Dush i ftohtë” për Prokurorinë, avokati kroat sjell prova të forta për akuzat për komunikatat e UÇK-së

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetic, ka hedhur poshtë argumentet e Prokurorisë për komunikatat.
Ai ka ofruar prova nga aktgjykimet e Tribunalit Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë, shkruan lajmi.net.

“Çështja e komunikatave është diskutuar edhe në TPNJ. Kjo pranon se ato i dedikoheshin vetëm atyre që bashkëpunonin me regjimin serb. Prokuroria nuk po argumenton se të akuzuarit kanë gënjyer. Vet TPNJ-ja ka dalë me konstatime të rreme, po thotë Specialja. Nuk ka prova të reja nga çështja Limaj”, thotë Misetic.

“TPNJ në çështjen e Haradinaj nuk konstatoi se kishte NKP(Ndërmarrje Kriminale të Përbashkët) për sulme sistematike ndaj civilëve. Viktimat zgjidheshin për arsyet vetëm që kishin të bënin me individin. Kjo është në kundërshtim me atë që ZPS ka ofruar”, thotë tutje ai.

“Prokuroria u përpoq të ndërtojë një çështje duke rritur numrin e viktimave dhe duke ndryshuar përkufizimin e..

Read More
TË FUNDIT

Emocionuese: Nxënësit e një shkolle në Skenderaj formojnë emblemën e UÇK-së, në përkrahje të ish-krerëve

Emocionuese: Nxënësit e një shkolle në Skenderaj formojnë emblemën e UÇK-së, në përkrahje të ish-krerëve

217 nxënës të shkollës fillore “Shaban Jashari”, i kanë dhënë përkrahje ish-krerëve të UÇK-së.
Gjatë ditës së sotme kanë formuar emblemën e UÇK-së në oborrin e shkollës së tyre.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga vetë kjo shkollë.

“LIRIA KA EMËR- UÇK.217 nxënës të klasave 8 dhe 9 të shkollës sonë, në përkrahje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës’’, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, ideja dhe koreografia është realizuar nga Armend Rushiti – mësuesi i lëndës së Artit në këtë shkollë.

Theksojmë se sot në Gjykatën Speciale po vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përkrahja për ish-krerët e UÇK-së po bëhet edhe përmes organizimit të protestave./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Rrjeti i Grave të Kosovës protestojnë, kërkohet drejtësi për Sebahate Morinën

Rrjeti i Grave të Kosovës protestojnë, kërkohet drejtësi për Sebahate Morinën

Rrjeti i Grave të Kosovës gjatë ditës së sotme ka protestuar para stacionit policor “Qendra” në Prishtinë, objektit të Prokurorisë së Shtetit dhe Qeverisë.
Përmes kësaj proteste, nga RrGK është kërkuar drejtësi për rastin e Sebahate Morinës.

‘’Sebahate Morinës iu mohua e drejta për jetë. Kërkojmë shkarkimin e përgjegjësve! Më 22 mars 2023, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vërtetoi se Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit ia kanë shkelë Sebahate Morinës të drejtën në jetë. Ende nuk ka asnjë dorëheqje a shkarkim të personave përgjegjës’’, thuhet në reagim.

Më tutje është bërë e ditur se gjatë ditës së nesërme rreth orës 11: pritet të protestohet para Këshillit Prokurorial të Kosovës./Lajmi.net/

Read More