Author: admin

TË FUNDIT

Thaçi në Speciale: Më vie keq që në këtë gjykim s’do të mund të dëgjojmë si dëshmitarë Ibrahim Rugovën

Thaçi në Speciale: Më vie keq që në këtë gjykim s’do të mund të dëgjojmë si dëshmitarë Ibrahim Rugovën

Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi është deklaruar sot pa betim në kuadër të Dhomave të Specializuara të Hagës.
Thaçi është deklaruar pas akuzave që po i bëhen kinse për kryerje të krimeve të luftës.

Ndër të tjerash, Thaçi deklaroi se Kosova dhe UÇK-ja ishin në anën e drejtë të historisë.

“Sot, unë jam i lumtur që populli i Kosovës jeton në një Kosovë të lirë, të pavarur dhe të bazuar në të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët ku sundon ligji. Kosova, është rrëfim suksesi. I nderuar trup gjykues gjatë këtij procesi gjyqësor do të udhëtojmë prapa në kohë e ngjarje që kanë ndodhur 25 vite më parë.U kërkoj të gjithë të keni parasysh se mbamendja 25 vjet më parë është e mjegulluar. Realiteti po ngatërrohet me opinione dhe agjenda të ndryshme, spekulimet po shndërrohen në fakte. Gjithashtu emocionet, motivet apo mllefet politike të secilit akterë politik s’duhet të kuptohen s..

Read More
TË FUNDIT

Thaçi: Sakrifica për Specialen ia ka vlejtur, bota sot e di që s’kishte “trafikim organesh” e “shtëpi të verdhë”

Thaçi: Sakrifica për Specialen ia ka vlejtur, bota sot e di që s’kishte “trafikim organesh” e “shtëpi të verdhë”

Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, gjatë fjalës së tij në deklaratën pa betim, tha se në momentin kur ka dalë raporti i ish-senatorit Dick Marty, ai ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare hetim të pavarur.
Thaçi tha se ishte bashkësia ndërkombëtare ajo që i ka thënë se një gjykatë e veçantë ishte thelbësore për ta hequr “renë e zezë të akuzave për trafik të organeve në Kosovë”, teksa shtoi se “kjo sakrifice ia ka vlejtur”.

“I nderuar trup gjykues. Kur raporti i Dick Martyt para 13 viteve mbushi titujt e mediave ndërkombëtare me akuza të sajuara për trafikim të organeve nga UÇK-ja dhe unë, unë menjëherë i kërkova bashkësisë ndërkombëtare të hetonte në mënyrë të pavarur. Bashkësia ndërkombëtare më tha se një gjykatë e veçantë ishte thelbësore për të hequr renë e zezë të akuzave për trafik të organeve në Kosovë. Bota tani e di, sot si rezultat i këtij procesi se nuk kish..

Read More
TË FUNDIT

Katërshja e UÇK-së në Hagë, Fevziu: Janë shtetas të Shqipërisë, Tirana të bëjë më shumë

Katërshja e UÇK-së në Hagë, Fevziu: Janë shtetas të Shqipërisë, Tirana të bëjë më shumë

Gazetari në Shqipëri, Blendi Fevziu, është shprehur se shteti shqiptar nuk mund të jetë kaq i ftohtë dhe kaq distant në lidhje me gjykimin për ish-liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Fevziu theksoi se të katër ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë janë shtetas me pasaportë shqiptare dhe ndaj Tirana zyrtare duhet të bëjë më shumë.

“Shteti shqiptar duhet të jetë më i kujdesshëm sepse në Hagë nuk janë vetëm 4 drejtues të UÇK-së, por janë edhe 4 shtetas shqiptarë. Të 4 ata në mos gaboj unë, të 4 ata kanë pasaporta shqiptare dhe janë shtetas të Republikës së Shqipërisë, siç janë shtetas të Republikës së Kosovës”.

“Patjetër që mund të bëjë më shumë Tirana zyrtare. Vendi ku akuzohet se ka krime lufte, është Kukësi, pra është në territorin e Shqipërisë. Sot ata figurojnë si shtetas shqiptarë. Ndër dëshmitarët, ka dëshmitarë shqiptarë, jo dëshmitarë të Kosovës, por dëshmitarë shqiptarë..

Read More
TË FUNDIT

MASHT tregon datën e mbajtjes së testit të arritshmërisë

MASHT tregon datën e mbajtjes së testit të arritshmërisë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur datën e mbajtjes së testit të arritshmërisë.
Përmes një vendimi të publikuar nga MASHT, theksohet se testimi do të jetë i ndarë në dy faza, ku pjesa e parë përmban pyetjet nga lëndët shoqërore ndërsa pjesa e dytë ka pyetje për lëndët shkencore.

Pjesa e parë e testimit pritet të mbahet më 4 korrik. Nxënësit në pjesën e parë do tu nënshtrohen testit i cili përmban njohuri nga gjuha amtare, gjuha angleze, historia dhe gjeografia.

Ndërsa pjesa e dytë që përfshin njohurit nga lënda e matematikës, informatikës, kimisë, fizikës dhe biologjisë pritet të mbahet më 11 korrik.

Kjo mënyrë e organizimit të testimit ishte praktikuar edhe vitin e kaluar, me ç ‘rast nxënësit u testuan në dy data të ndryshme për lëndë të ndryshme./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Zyrtari i lartë i administratës shtetërore jep dorëheqje, e lë Kosovën për Gjermaninë

Zyrtari i lartë i administratës shtetërore jep dorëheqje, e lë Kosovën për Gjermaninë

Ikja e qytetarëve nga Kosova në drejtim të vendeve të ndryshme të Evropës tashmë është bërë trend i zakonshëm.
Kështu ka vepruar edhe Arton Smaili, zyrtari i Lartë i Burimeve Njerëzore në Këshillin e Kosovës për Trashëgimi kulturor.

Ai thotë se ka vendosur që të shkojë në Gjermani për jetë më të mirë.

‘’Nëpërmjet këtij njoftimi ju njoftoj se kam dhënë dorëheqje vullnetarisht nga pozita ime si Zyrtari Lartë i Burimeve Njerëzore, konkretisht Udhëheqës i Personelit në kuadër të KKTK-së. Pozicioni që mbajë nga viti 2019 deri më sot 04.04.2023. Më lejoni të i’u informoj se nga tani dhe për një periudhë të pacaktuar do të jetoj dhe veproj në shtetin Gjerman’’, ka bërë të ditur Smaili.

Ai ka thënë se arsyeja e dorëheqjes është sa familjare po aq edhe profesionale./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Thaçi: Viktimat nuk marrin drejtësi kur ndiqen të pafajshmit

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pret që në fund të procesit gjyqësor të shfajësohet nga të gjitha akuzat të cilat rëndojnë mbi të.

Ai i ka thënë trupit gjykues se ndjen keqardhje për të gjitha viktimat e luftës por ka shtuar se viktimat nuk marrin drejtësi kur ndiqen të pafajshmit.

Gjatë deklaratës së tij, te bërë pa betim në gjykatore, Thaçi ka thënë se është i pafajshëm për të gjitha akuzat.

Thaçi ka përmendur raportin e senatorit zviceran Dick Marty ku përmendej “trafikimi i organeve dhe shtëpia e verdhë”.

Ai ka thënë se ndërkombëtarët i kishin thënë se duhej themeluar gjykata në mënyrë që të largohet reja e zezë mbi Kosovën.

“Bota tani e di qe nuk kishte trafikim organesh dhe ‘shtëpi të verdhë’. Tani e dimë unë, dhe populli jemi shfajësuar nga kjo. Reja e zezë mbi Kosovën është hequr. Sakrifica ia ka vlejtur. Pres te shfajësohem nga çdo akuzë në fund të këtij procesi” ka thënë Thaçi.

“Kam besim se ky proces do të jete i drejtë dhe transparente”, ka shtuar ai.

Me fjali..

Read More
TË FUNDIT

Avokati i Thaçit: UÇK akuzohet se kishte maltretuar kinse dy gazetarë, ata ishin kriminelë serbë

Avokati i Thaçit: UÇK akuzohet se kishte maltretuar kinse dy gazetarë, ata ishin kriminelë serbë

Në kuadër të Dhomave të Specializuara në Hagë është duke u zhvilluar seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në seancën e djeshme fjalën e pati Prokuroria, ndërsa sot në seancë fjala i takon palës mbrojtëse.

Nga pala mbrojtëse vazhdimisht janë paraqitur video dhe dëshmi të tjera, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

Në një rast, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Misetiç ka folur në lidhje me akuzën që po bëhet kinse dy gazetarë ishin keqtrajtuar nga UÇK-ja.

Sipas mbrojtjes pikërisht këta persona të cilët po thirreshin në gazetari, dyshohet se ishin nacionalist serb, kriminel të luftës.

Pala mbrojtëse tha se pikërisht ata që “thirreshin në gazetarë” dyshohet se ishin kriminel serb të cilët kishin marrë pjesë edhe në luftën e Bosnjës.

“Provat reagojnë se gazetari ishte mbuluar duke përdorur kredencialet e mediave, por në fakt ishte një nacionali..

Read More
TË FUNDIT

Thaçi me fjalim emocional: Viktimat s’marrin drejtësi kur të pafajshmit ndiqen

Thaçi me fjalim emocional: Viktimat s’marrin drejtësi kur të pafajshmit ndiqen

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur një fjalim në Hagë, në fund të fjalës së ekipit të tij mbrojtës.
Më poshtë ua sjellim një pjesë të fjalimit të Thaçit:

Sot po nisim një rrugëtim së bashku, drejt së vërtetës dhe drejtësisë. E vërteta dhe drejtësia janë parime të çmuara për mua, ato janë gurthemeli i paqes. Ndjej keqardhje dhe dhimbje për të gjitha viktimat e kësaj lufte të tmerrshme. Viktimat nuk marrin drejtësi kur të pafajshmit ndiqen. Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër. Unë jam i pafajshëm për të gjitha këto akuza. Do të kem sukses për familjen time, për popullin tim dhe vendin tim. Rruga drejt lirisë ishte e gjatë dhe e vështirë. Unë isha student në Zvicër, i strehuar politik kur u masakrua familja Jashari. Edhe unë si shumë tjerë, u ktheva për të ndihmuar në vendin tim.

UÇK përbëhej nga njerëz të thjeshtë që përpiqeshin të mbronin shtëpitë, familjet dhe vendbanimet ..

Read More
TË FUNDIT

Thaçi në Speciale: Më vie keq që në këtë gjykim s’do të mund të dëgjojmë si dëshmitarë Ibrahim Rugovën

Thaçi në Speciale: Më vie keq që në këtë gjykim s’do të mund të dëgjojmë si dëshmitarë Ibrahim Rugovën

Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi është deklaruar sot pa betim në kuadër të Dhomave të Specializuara të Hagës.
Thaçi është deklaruar pas akuzave që po i bëhen kinse për kryerje të krimeve të luftës.

Ndër të tjerash, Thaçi deklaroi se Kosova dhe UÇK-ja ishin në anën e drejtë të historisë.

“Sot, unë jam i lumtur që populli i Kosovës jeton në një Kosovë të lirë, të pavarur dhe të bazuar në të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët ku sundon ligji.Kosova, është rrëfim suksesi.I nderuar trup gjykues gjatë këtij procesi gjyqësor do të udhëtojmë prapa në kohë e ngjarje që kanë ndodhur 25 vite më parë.U kërkoj të gjithë të keni parasysh se mbamendja 25 vjet më parë është e mjegulluar. Realiteti po ngatërrohet me opinione dhe agjenda të ndryshme, spekulimet po shndërrohen në fakte. Gjithashtu emocionet, motivet apo mllefet politike të secilit akterë politik s’duhet të kuptohen si ..

Read More