Avokati i Thaçit: Prokuroria nuk paraqet prova që Thaçi të ketë dhënë urdhra
Avokati i Thaçit: Prokuroria nuk paraqet prova që Thaçi të ketë dhënë urdhra
Në deklaratën hyrëse të mbrojtjes para trupit gjykues në Hagë, avokati i ish-presidentit, Hashim Thaçit, Lluka Mishetiq tha se Prokuroria Speciale nuk paraqet prova që Thaçi të ketë dhënë urdhra ushtarëve të UÇK-së për të kryer krime.
Sipas mbrojtjes, ZPS nuk ka asnjë provë se ka pasur linja të raportimit mes Thaçit dhe njësive të UÇK-së.
“Prokuroria nuk paraqet prova që zotëri Thaçi t’u ketë dhënë urdhra ushtarëve të UÇK-së, apo si anëtar i shtabit të përgjithshëm, apo si kryeministër i kësaj qeverie të përkohshme, po kështu prokuroria nuk ka as prova të linjave të raportimit midis zotëri Thaçi dhe njësive të UÇK-së dhe kryesve. Nëse nuk ka urdhra të tillë dhe linja raportimi nga njësitet e UÇK tek zotëri Thaçi është e paqartë se si mendon prokuroria se mund të vërtetojë se ekziston një marrëdhënie epror-vartës midis zotëri Thaçi dhe kryesve të këtyre krimeve. Mbi të gjitha ishte e qartë që zotëri Thaçi nu..
Read More