Author: admin

TË FUNDIT

Gjykata e Elbasanit vendos sot për ekstradimin e spiunes ruse që u kap në Grmash

Gjykata e Elbasanit vendos sot për ekstradimin e spiunes ruse që u kap në Grmash

Gjykata e Elbasanit pritet të vendosë sot për ekstradimin ose jo të shtetases ruse, Svetlana Timofeva.
Beteja ligjore pritet të vazhdojë për një kohë shumë të gjatë pasi që 33-vjeçarja nuk pranon ekstradimin në vendin e saj.

Vendi i saj, Rusia po e akuzon për marrje në mënyrë të jashtëligjshme të informacioneve që përbëjnë sekret shtetëror, raporton Topchanel.

Rusja, Svetlana Timofeva u arrestua në Shqipëri në gusht të vitit 2022 teksa kaloi një perimetrin e sigurisë së uzinës së armëve në Gramsh.

Ajo përballet në Shqipëri me një tjetër proces, e akuzuar sërish për spiunazh.

Read More
TË FUNDIT

AUV-i ua dërgon gjobat me postë, shkelësve të Ligjit kundër duhanit

AUV-i ua dërgon gjobat me postë, shkelësve të Ligjit kundër duhanit

Agjencia e Ushqimit dhe Vetenarisë ka filluar të dërgojë gjoba me postë shkelësve të Ligjit kundër Duhanit.
Sipas njoftimit nga AUV, është bërë e ditur se shkelësit e ligjit, posa ti pranojnë gjobat duhet ta bëjnë pagesën, në të kundërtën ndiqen me përmbarues.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka filluar dërgimin e gjobave me postë, për subjektet të cilat janë gjobitur për shkelje të ligjit për kontrollin e duhanit. Po sa ti pranojnë gjobat duhet të kryejnë pagesat ne të kundërtën do të ndiqen përmes mekanizmit shtetërorë përmbarimorë. Nga tani e tutje të gjithë shkelësit e hasur gjatë inspektimeve do të gjobitën me fletë gjobë mandatore, e cila mund të paguhet direkt në secilën bankë përmes bar-kodit, numrit unik qe mban secila fletë gjobë”, thuhet në komunikatë.

Me 16 Shkurt të këtij vitit ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka njoftuar se do të ketë zero tolerancë ndaj pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura..

Read More
TË FUNDIT

Fjalimi i Selimit në Speciale: Lashë ëndrrat e rinisë, studimet e letërsisë dhe iu bashkova UÇK-së

Fjalimi i Selimit në Speciale: Lashë ëndrrat e rinisë, studimet e letërsisë dhe iu bashkova UÇK-së

Është duke vazhduar seanca gjyqësorë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në kuadër të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Në kuadër të kësaj seance sot është deklaruar pa betim edhe ish-deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

Selimi i cili në kuadër të Speciales po akuzohet kinse për krime të kryera gjatë luftës tha se ka pothuajse dy vite e gjysmë që kur u njoftua se ndaj tij është ngritur një aktakuzë nga Dhomat e Specializuara.

“Natyrisht, nuk e prisja. Sido që rrodhën ngjarjet jemi këtu përballë një aktakuzë që me të drejtë vazhdojmë të konsiderojmë të pabazuar mbi fakte dhe argumente. Përballë kësaj sërish deklarohem se s’kam të bëjë asgjë me krimet e pretenduara në këtë aktakuzë. Në fillim të viteve 90 isha student në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Filologjik në degën e Letërsisë dhe gjuhës.Në universitetin e Prishtinës u përshkallëzua dhuna. Më kujtohet kur na dëbuan nga konvi..

Read More
TË FUNDIT

Selimi në Speciale: Deklaratat politike nuk duhet të përdoren kundër nesh

Selimi në Speciale: Deklaratat politike nuk duhet të përdoren kundër nesh

Në seancën gjyqësore që po mbahet ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, ka folur Rexhep Selimi.
Në fjalën e tij, Selimi ka kujtuar fillimet e aktivitetit të tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Ndër të tjerash, ai ka potencuar se nuk kanë qenë asnjëherë pro luftës.

“Lufta nuk është e mirë asnjëherë. Ne luftën nuk do ta zgjidhnim kurrë as si profesion, as si pasion, por ishte domosdoshmëri për ekzistimin si komb. Shtypja vazhdonte ndaj popullatës shqiptare në Kosovë, Serbia kreu qindra masakra, vrau mijëra qytetarë. U dhunuan mijëra gra të pambrojtura shqiptare. Dëbuan nga Kosova gjysmën e popullatës. Ne asnjëherë nuk bëmë atë që bënte Serbia kundër nesh. Kurrë s’jemi përgjigjur në të njëjtën formë. Nëse flasim për krime, le të flasim për të gjitha masakrat. Masakrat që janë vrarë fëmijët, edhe në gjirin e nënës. Le të flasim për të gjithë ata që kanë kryer krime e akoma nuk janë ndëshkuar…

Read More
TË FUNDIT

Thaçi në Hagë: Padrejtësia nuk mund të zgjidhet me padrejtësi tjetër

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është deklaruar sot para trupit gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë, ku po vazhdon gjykimi ndaj tij, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, për krime të pandehura lufte në Kosovë.

Thaçi, në deklaratën e tij pa betim, edhe një herë u deklarua i pafajshëm. Ai tha se me akuzat ndaj tij po bëhet një padrejtësi tjetër që nuk u bën nder viktimave.

“Viktimat nuk arrijnë të marrin drejtësi kur ndiqen të pafajshmit. Një padrejtësi nuk mund të zgjidhet me një padrejtësi tjetër”, deklaroi Thaçi ndër të tjerash.

Thaçi deklaroi se do të donte që në këtë proces të mund të dëshmojnë ish-sekretarja amerikane e shtetit Madeleine Albright, ish-ambasadori Richard Holbrooke e po ashtu edhe figurat e Kosovës, përfshirë ish-presidentin Ibrahim Rugova, Fehmi Agani dhe Adem Demaçi.

Ai tha gjithashtu se realiteti po ngatërrohet me spekulime dhe bëri thirrje që të mos merren si fakte opinionet e dikujt, qofshin ato bashkëpjesëmarrës në luftën çlirimtare.

“Re..

Read More
TË FUNDIT

Edhe Bilall Sherifi në seancën gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Edhe Bilall Sherifi në seancën gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Ka rifilluar sërish seanca gjyqësorë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çliriemtare të Kosovës në kuadër të Dhomave të Specializuara.
Pas deklarimit të mbrojtjes së ekipit të ish-rpesidentti, Hashim Thaçi dhe deklarimit pa betim të vetë atij, tani deklarimin e tij mbrojtës është duke e bërë edhe avokati Ben Emmerson, i cili është edhe avokat mbrojtës i ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Emmerson është duke paraqitur provat e tij mbrojtëse sa i përket akuzave me të cilat ngarkohet Veseli.

Por ajo çfarë bie në sy është se i pranishëm në këtë seancë është dhe ish-shefi i grupit parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi.

Sherifi po qëndron i ulur prapa ekipit të Kadri Veselit, ndërsa siç mësohet ai është pjesë e ekipit të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Krasniqi dhe Sherifi ndryshe ishin edhe bashkëpartiak në kuadër të Nismës Socialdemokrate.

Seanca për ish-krerët e UCK-së në Speciale është duke vazhduar..

Read More
TË FUNDIT

Gjobitet me 300 euro një kompani ndërtimi në Mitrovicë, nuk vendosi masat e sigurisë

Gjobitet me 300 euro një kompani ndërtimi në Mitrovicë, nuk vendosi masat e sigurisë

Rastet kur kompanitë nuk respektojnë ligjin tashmë janë bërë të zakonshme.
Një kompani ndërtimi në Mitrovicë është gjobitur me gjobë prej 300 eurove, për shkak të mos vendosjes së masave të sigurisë.

‘’Pas ankesave të adresuara nga qytetarët, Inspektorët e Komunës së Mitrovicës dje kanë gjobitur një kompani ndërtimi me shumën prej 300 euro, pasi që në vendpunishte nuk kishte vendosur masat e sigurisë, të cilat janë obligative’’, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se sipas Drejtorisë së Inspekcionit, kompania ndërtimore i kreu punimet ndërtimore në rrugën “Mbretëresha Teutë”, pa i plotësuar standardet e parapara të ndërtimit (nuk ka siguruar pusetat e kanalizimeve) andaj ndaj palës janë marr masa ligjore ndëshkuese.

Me këtë rast, punë kryerësi është obliguar menjëherë të vendos masat mbrojtëse në mënyrë që të evitohet rreziku për kalimtarët e rastit.

Theksojmë se gjatë ditës së djeshme..

Read More
TË FUNDIT

Emmerson tregon si ia huqi dëshmitari për Kadri Veselin: S’ka asnjë provë kundër tij

Emmerson tregon si ia huqi dëshmitari për Kadri Veselin: S’ka asnjë provë kundër tij

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka thënë se nuk ka prova që ndonjë dëshmitar ta ketë parë ish-kryeparlamentarin në ndonjë nga vendet që pretendohet se janë kryer krime, e të cilat përmenden në aktakuzë.
Emmerson në gjykatë ka treguar se si një dëshmitar, ia ka huqur keq kur kishte thënë se e ka parë Kadri Veselin në Kukës duke marrë në pyetje të ndaluarit, shkruan lajmi.net.

Ai thotë se nga mijëra persona, askush nuk ka thënë asnjëherë se Veseli ka luajtur ndonjë rol që ka nxitur kryerjen e ndonjë krimi.

“Ky dëshmitar ishte gabuar tërësisht në identifikimin e Veselit. Dhe kështu ishte shprehur edhe ai vetë. Arsyet do t’i përshkruajmë vetë. Javën që shkoi, prokuroria i dha njoftim mbrojtjes se ky dëshmitar e kishte pasur gabim. S’ka asnjë provë që ai të ketë nxitur ndonjëherë ndonjë krim, apo politikë kriminale”, tha Emmerson.

“S’ka asnjë provë që Veseli të ketë dhënë ndonjë urdhër me shkrim..

Read More
TË FUNDIT

Finlanda bëhet anëtare e NATO-s

Finlanda bëhet anëtare e NATO-s

Finlanda u bë sot anëtari i 31-të i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) dhe flamuri i saj së shpejti do të ngrihet në selinë e aleancës.
Ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto ia dorëzoi dokumentin e anëtarësimit sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, i cili e shpalli Finlandën anëtare.

Finlanda ndan një kufi lindor prej 1,340 km (832 milje) me Rusinë dhe zyrtarisht aplikoi për t’u bashkuar me NATO-n me Suedinë majin e kaluar për shkak të luftës së Rusisë, shkruan BBC.

Udhëtimi i Helsinkit drejt anëtarësimit ka zgjatur më pak se një vjet dhe ceremonia e së martës përkon me 74-vjetorin e themelimit të NATO-s në 1949.

Read More
TË FUNDIT

Aeroporti i Prishtinës: Për tre muaj shërbyem rreth 650 mijë e 710 udhëtarë

Aeroporti i Prishtinës: Për tre muaj shërbyem rreth 650 mijë e 710 udhëtarë

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA ka vazhduar në fillim vit trendin e rritjes së numrit të udhëtareve dhe fluturimeve edhe pse pothuajse kishte arritur shifrën 3 milion udhëtarë vitin e kaluar.
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” njofton se vetëm në tremujorin e parë të këtij viti ka shërbyer rreth 650 mijë e 710 udhëtarë apo 104 mijë e 815 udhëtarë më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur kishte 545 mijë e 895 udhëtarë.

“Përveç numrit në rritje mbi 19 për qind në udhëtarë aeroporti ka shënuar edhe një rritje prej rreth 10 për qind në numër të fluturimeve. Në këtë periudhë kohore ka ateruar për herë të parë edhe kompania e re ajrore ‘Condor’ duke shtuar frekuencat e fluturimeve për Dusseldorf dhe Munich”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, ditë më parë edhe fluturimet në destinacionin e Ljubljanës u rikthyen përsëri përmes kompanisë ajrore GP Aviation.

Read More