Author: admin

TË FUNDIT

Ishte suspenduar veç pse kritikoi Osmanin e Kurti, rikthehet në punë zyrtari i lartë i ATK-së

Ishte suspenduar veç pse kritikoi Osmanin e Kurti, rikthehet në punë zyrtari i lartë i ATK-së

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK) e ka kthyer në punë Lazer Ramajën, pasi ishte shkarkuar nga pozita e drejtorit të ATK-së për rajonin e Gjakovës.
Komisioni Disiplinor i ATK-së e pati shkarkuar Lazer Ramajen, pasi ai kishte bërë postime në Facebook kundër presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe disa ministrave të Qeverisë së Kosovës.

Sipas vendimit që mban datën 15 dhjetor të vitit 2022, Ramaja qe shkarkuar me arsyetimin se ka bërë “shkelje të rëndë disiplinore”, raporton Paparaci.

Në arsyetimin për shkarkimin e tij theksohej se Ramaj ka qenë “objekt i verifikimit të postimeve të publikuara që përfshinë periudhën janar-2022”.

Mes tjerash renditen edhe postimet që Ramaja ka bërë në rrjetin social Facebook kundër pushtetit e të cilat çuan në shkarkimin e tij. Komisioni tregonte edhe datat që Ramaja i ka bërë kundër pushtetit.

“…me datën ..

Read More
TË FUNDIT

Selimi: Nuk kam frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia

Selimi: Nuk kam frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, i cili po akuzohet bashkë më Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin për krime luftë nga Gjykata Speciale, ka thënë se nuk ka frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia.
Ai sot pati një fjalim gjatë kësaj séance ku thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk ka qenë ushtri e organizuar mirë.

“Nuk kam frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia duhet të kemi të gjithë. Unë besoj që në fund do të vërtetohet pafajësia ime. Të gjithë së bashku që jemi këtu, pavarësisht dallimeve politike që mund t’i kemi pasur, do ta nxjerrim të vërtetën e UÇK-së, se jemi të pafajshëm”, ka thënë ai.

“Donim të organizonim ushtri, por nuk ia dolëm, s’ia arritëm. S’kishim njerëz e armë. Edhe uniformat i sajonim, i ngjyrosnim”, ka thënë Selimi, duke shtuar se Kosova s’ka dashur luftë, por ka qenë e detyruar.

Read More
TË FUNDIT

Blerta Deliu: Dy vite të Osmanit në Presidencë, simbolizohen me servilizëm ndaj Albin Kurtit

Blerta Deliu: Dy vite të Osmanit në Presidencë, simbolizohen me servilizëm ndaj Albin Kurtit

Deputetja nga radhët e PDK-së Blerta Deliu-Kodra, ka postuar një shkrim në Facebook, ku ka kritikuar punën e Presidentes Vjosa Osmani.
Ajo ka thënë se një president e cila e ka redaktuar rolin e saj në notere të Kryeministrit nuk mund të flas për vullnet qytetar dhe për mbrojtje të interest të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Tutje Deliu-Kodra ka thënë se dy vite të Vjosa Osmanit në Presidencë simbolizohen me servilitet ndaj Albin Kurtit dhe asnjë rezultat të vetëm konkret në kompetencat e saj kushtetuese.

Mbetet e njohur për sulmet ndaj oponentëve politik të cilët sot nuk kanë mundësi të kundërpërgjigjen, sepse padrejtësisht gjykohen për luftën e UÇK-së.

DY VJET PRESIDENCË ME TË VETMIN REZULTAT SERVILIZMIN NDAJ KRYEMINISTRIT

Një Presidente e cila e ka reduktuar rolin e saj në notere të Kryeministrit nuk mund të flas për vullnet qytetar dhe për mbrojte të interesit të qytetarëve të Re..

Read More
TË FUNDIT

Drecun: Në Hagë do të dëshmohet që UÇK-ja ishte ishte organizatë kriminale

Drecun: Në Hagë do të dëshmohet që UÇK-ja ishte ishte organizatë kriminale

Kryetari i komisionit parlamentar për Kosovën në Serbi, Millovan Drecun ka komentuar gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë ÇIirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Ai ka thënë se pala serbe ka dhënë një kontribut vendimtar për të dëshmuar se ishte një ndërmarrje e përbashkët kriminale.

Sipas tij, janë identifikuar 159 burgje të paligjshme të UÇK-së, prej të cilave gjashtë ishin në territorin e Shqipërisë.

“Kemi identifikuar 159 paraburgime, gjashtë prej të cilave në Shqipëri dhe kemi ofruar të gjithë dokumentacionin. Ata kontrolluan dyzet e më shumë vende, aktakuza bazohet në to. Pastaj thanë se krimet do të lidheshin më lehtë përmes atyre paraburgimeve”, tha Drecun.

Ai gjithashtu ka shtuar se në Hagë do të dëshmohet që UÇK-ja ishte jo veç terroriste, por edhe organizatë kriminale.

“Besoj që do të provohet se janë kryer krime të tmerrshme dhe që kjo organizatë jo vetëm që është terroriste por edhe kri..

Read More
INTERESANTE

Reformat që ushtria austro-hungareze synoi në Shqipëri

Më 23 janar 1916, trupat e rregullta të ushtrisë Austro-Hungareze që ndiqnin këmba-këmbës ato serbe, u futën në qytetin e Shkodrës ku u pritën me ngrohtësi nga popullata …

Të lodhur nga sulmet e pushtimet sllave, të nisura qysh pas dobësimit dhe largimit të Perandorisë Osmane, shqiptarët, bashkë me një pjesë të rëndësishme të elitës, shihnin te Ushtria Perandorake një aleat e garantues të jetës dhe aktivitetit të tyre shoqëror. Por, edhe vetë ushtarakët austriakë e ndienin ngrohtësinë dhe bashkëpunimin e shqiptarëve. Këtë do të vërtetonte edhe, shpallja e parë publike, e nxjerrë po ato ditë, në dy gjuhë, gjermanisht dhe shqip:

Shqiptarë! Ushtria e austro-hungarisë i ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë. Nuk kena ardh si armiq, jo! S’kena ardh si ata që sa e sa vjet kanë shkelun gjan e të mirat tuaja. Po vim si miq shqiptarësh!

Ushtria e jon, që me gjith qef po vjen me ju ndihmue, shpreson qi gjithsecili shqiptar, çfar do fisit kjoft, turk e krishter, ka me u çue, me përzan bashkërisht ..

Read More
INTERESANTE

Historia 7 mijë vjeçare e Kosovës përmes tri artefakteve të ekspozuara në ShBA

Ministri e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se në Muzeun e Fieldit në Chicago, tri artefakte të Kosovës po rrëfejnë historinë dhe kulturën tonë 7 mijë vjet të vjetër.

Reliefi i Kamenicës dhe dy figurinat terrakote të Bardhoshit janë pjesë e ekspozitës “Mbretërit e Parë të Evropës” së bashku me artefaktet e 11 vendeve të Evropës Juglindore.

“Ky grumbullim i më shumë se 700 objekteve krahë për krahë nuk është shfaqur kurrë më parë si koleksion i përbashkët. Si i tillë po i ofron vizitorëve mundësi eksplorimi të historisë së ngritjeve në pushtet të mbretërve dhe mbretëreshave të para të Evropës së lashtë”, ka njoftuar MKRS.

Ministria e Kulturës e ka mbështetur këtë prezantim të trashëgimisë sonë kulturore si dhe tërë procesin e pjesëmarrjes së Muzeut Kombëtar të Kosovës në këtë ekspozitë e cila do të zgjas deri më 28 janar 2024.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FMKRS.MKOS.MCYS%2Fposts%2Fpfbid0cDMffV32uwkh74MbK26tZ6qU13hQUGLG6Hp9d2k..

Read More
TË FUNDIT

Rama: Çorbë kaq e shpifur, UÇK s’mposhtet nga padrejtësia

Rama: Çorbë kaq e shpifur, UÇK s’mposhtet nga padrejtësia

Kryëministri i Shqipërisë, Edi Rama u ka dal në mbrotje edhe njëherë ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Rama ka thënë se akuza për trafikim organesh e ngritur nga ana e Gjykatës Speciale është një çorbë e shpifur.

“SIGURISHT QË PO! Por prapëseprapë është aq e pagëlltitshme një çorbë kaq e shpifur, kur i sheh ata që e udhëhoqën luftën çlirimtare të një populli të shtypur egërsisht, të akuzohen si kriminelë lufte nga një organ i krijuar mbi bazën e fantazive të shthurrura me trafik organesh”, ka shkruar Rama

Më tutje Rama ka thënë se UÇK-ja nuk do të mundet nga padrejtësia.

Theksojmë se sot në Hagë po vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ish-krerët gjatë fjalës së tyre para trupit gjyqësor janë deklaruar të pafajshëm./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Osmani: NATO është e ngulitur në historinë dhe të ardhmen e Kosovës

Osmani: NATO është e ngulitur në historinë dhe të ardhmen e Kosovës

Sot NATO, shënon 74 vjetorin e themelimit të saj.
E presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se NATO nuk është vetëm një partner i rëndësishëm për Kosovën, por ajo është e ngulitur në historinë e popullit të Kosovës.

“Sot, 74 vjet më parë, kombet demokratike u bashkuan për të formuar aleancën më të madhe të sigurisë që bota ka parë ndonjëherë. NATO nuk është vetëm një partner i rëndësishëm për Kosovën. Është ngulitur në historinë tonë. Por më e rëndësishmja, është e ardhmja jonë”, ka shkruar Osmani

Today 74 years ago, democratic nations came together to form the greatest security alliance the world has ever seen.@NATO isn't just an important partner for Kosovo. It is embedded in our history. But most importantly, it is our future. https://t.co/YljTtaO4Hd

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 4, 2023

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot deklaroi se Kos..

Read More