Author: admin

TË FUNDIT

​Kurti: Kosova i di pasojat e luftës, mbështesim Ukrainën deri në fitore

​Kurti: Kosova i di pasojat e luftës, mbështesim Ukrainën deri në fitore

Në një vjetorin e invazionit rus në Ukrainë është organizuar ceremonia e pritjes dhe dorëzimit te letrave të falënderimit për gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë.
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se në një vjetorin e fillimit të kësaj lufte dhembja është e madhe për jetët e humbura.

“Populli ukrainas ka qëndruar i palëkundur me vendosmërinë për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial”, ka thënë Osmani.

“Ne kemi hapur zemrat dhe dyert duke mbështetur gazetarë nga Ukraina sepse ua njohim dhimbjen. Si asnjëherë më parë bota po përballet me tendenca hegjemoniste te autokratëve. Ne duhet të jemi unik dhe të vendosur kundër çdo përpjekje për t’i minuar vlerat dhe parimet evropiane”, ka thënë ajo.

“Sot bota demokratike është në anën e Ukrainës sepse e drejta është në anën e saj. Të dashur ukrainas qëndroni të fortë dhe të guximshëm përballë vështirësive sepse ashtu siç u dëshmua në Kosovë më 1999..

Read More
TË FUNDIT

​Ngritet aktakuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare për 10 zyrtarë komunal të Pejës

​Ngritet aktakuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare për 10 zyrtarë komunal të Pejës

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj 11 personave, prej tyre 10 zyrtarë komunal të Pejës, dhe mbi ta rëndojnë 23 vepra penale nga kapitulli i keqpërdorimit zyrtar dhe konflikt interesi.
Kështu ka bërë të ditur prokurorja e rastit, Lumturije Buqeta, e cila në një konferencë për medie, theksoi se edhe për kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhiri është konstatuar mëdyshje për ushtrim të ndikimit.

Buqeta u shpreh se ky proces hetimor i cili ka zgjatur thuajse 2 vjet përfshin 21 vepra penale për keqpërdorim të autoritetit zyrtar dhe 2 për konflikt interesi.

“Pas një procesi hetimor pothuajse 2 vjeçar kanë përfunduar hetimet në çështjen penale kundër zyrtarëve komunal të komunës së Pejës. Rezultat i hetimit intensiv në koordinim me Policinë e Kosovës ku ka rezultuar me ngritjen e aktakuzës kundër 11 personave, gjegjësisht 11 të pandehur, prej tyre 10 zyrtarë komunal, 4 janë drejto..

Read More
TË FUNDIT

Bislimi s’flet për takimin në Bruksel, Szunyog pret që Kosova e Serbia ta pranojnë propozimin evropian

Bislimi s’flet për takimin në Bruksel, Szunyog pret që Kosova e Serbia ta pranojnë propozimin evropian

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, nuk ka dashur ta komentojë takimin e 27 shkurtit në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes IPA 2023 me shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, Bislimi tha se është mosrespektim të flitet për temat tjera.

“Është hera e parë që kemi një program IPA që i dedikohet tërësisht një sektori i cili është i goditur. Të cilat do të shpërndahen tek qytetarët. Është hera e parë që në plotësi programi i besohet institucioneve të Kosovës. Është disrespekt (mosrespektim) për gjithë këtë punë që është bërë po më duket që është e pa denjë të përgjigjem në këtë pyetje”, tha ai.

Por ndryshe nga Bislimi, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, pret që Kosova dhe Serbia ta pranojnë propozimin evropian dhe të angazhohen në bisedime se si të zbatohet..

Read More
TË FUNDIT

Ambasadori gjerman në Kosovë: Më vjen mirë të shoh gjithë këtë solidaritet me Ukrainën

Ambasadori gjerman në Kosovë: Më vjen mirë të shoh gjithë këtë solidaritet me Ukrainën

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, thotë se i vjen shumë mirë që sheh shumë solidaritet me Ukrainën në Kosovë.
Rohde, në seancën solemne në Kuvendin e Prishtinës, tha se do të sigurohen që përpjekjet kriminale të presidentit rus, Vladimir Putin, të dështojnë.

“Shpresa më e madhe për mua është kjo shprehje e solidaritetit që po e shohim edhe pas një viti të luftës kundër Ukrainës. Ne qëndrojmë përkrah Ukrainës dhe qëndrojmë me Ukrainën dhe dje kur e pash rezolutën në Kombet e Bashkuara ku 141 shtete ishin bërë bashkë dhe vetëm 7 ishin kundër”.

“Mijëra ukrainas kanë gjetur strehim në shumë shtete, ndihmat ushtarake e shëndetësore tregojnë se të gjitha shtetet mbështesin Ukrainën ndërkohë që sigurohemi që Putin të dështojë në përpjekjet e tij kriminale për të nënshtruar një shtet tjetër” tha Rohde.

Read More
TË FUNDIT

​Nënshkruhet marrëveshja për “IPA 2023” në vlerë 75 milionë euro

​Nënshkruhet marrëveshja për “IPA 2023” në vlerë 75 milionë euro

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, së bashku me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, kanë nënshkruar marrëveshjen financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2023.
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Besnik Bislimi tha se me këtë marrëveshje Kosova fiton mjete në vlerë prej 75 milionë euro në sektorin e energjetik.

Ai po ashtu ka kujtuar viktimat në Ukrainë, në një vjetorin e luftës. Derisa tha se Kosova solidarizohet me Ukrainën dhe i njeh dhimbjet që kanë kaluar.

“Sot në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes bëhen një vit nga agresioni rus në Ukrainë, andaj e shoh të rëndësishme që sot të kujtoj me dhimbje gjithë viktimat e kësaj lufte. Ukraina ende nuk e ka njohur Kosovën, por Kosova i njeh mirë dhimbjet që ka kaluar Ukraina, pasi që edhe ne vet kemi kaluar. Dhe sot kam kënaqësinë ta nënshkruaj këtë marrëveshje e cila në këtë ditë i është dedikua..

Read More
TË FUNDIT

Një i vdekur dhe tre të lënduar nga aksidenti i rëndë në Hodonovc të Kamenicës

Një i vdekur dhe tre të lënduar nga aksidenti i rëndë në Hodonovc të Kamenicës

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Hodonovc të Komunës së Kamenicës.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë më datën 24.02.2023, rreth orës 10:43 ka pranuar informacion se në fshatin Hodonovc, Komuna e Kamenicës ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy automjeteve me tabela vendore. Hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashkume ekipin mjekësor dhe njësitin e zjarrfikësve. Si pasojë e këtij aksidenti një person mashkull kosovar rreth moshës 33-vjeçare nuk ka arritur të mbijetojë lëndimeve dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes”, ka thënë Osmani.

Ai ka bërë të ditur se nga ky aksident kanë pësuar lëndime edhe tre persona të tjerë të..

Read More
TË FUNDIT

​Osmani: Lufta e Ukrainës është lufta jonë

​Osmani: Lufta e Ukrainës është lufta jonë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në ditën kur u bënë një vit prej se Rusia nisi luftën ndaj Ukrainës, ka kujtuar të gjithë ata që humbën jetën në atë që ajo e quajti si luftë brutale e gjenocidale të Rusisë.
Osmani tha se përballë krimeve të tmerrshme, bota pa një komb që u ngrit me guxim dhe vendosmëri për të mbrojtur lirinë dhe sovranitetin e vet.

“Kjo luftë ka bashkuar botën demokratike, por mbi të gjitha ka treguar se shpirti i popullit të Ukrainës është i pathyeshëm. Siç e dinë shumë mirë populli i Kosovës, brutaliteti dhe agresioni nuk mund të pengojnë kurrë vullnetin e popujve për të qenë të lirë”.

“Janë momente historike si ky që na tregojnë se çfarë ka më shumë rëndësi. De do të qëndrojmë së bashku me demokracitë përballë hegjemonive në mbarë botën”, është shprehur Osmani në Tweet.

Tutje, ajo tha se “lufta e tyre është lufta jonë” dhe se sipas saj, triumfi i drejtësisë dhe lirisë së demokracisë në Ukrainë do të jetë fitore për..

Read More
TË FUNDIT

Para takimit Kurti-Vuçiq, kjo është thirrja e ShBA-ve

Shtetet e Bashkuara njoftuan se mbështesin fuqishëm propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

ShBA kërkon nga të dy palët që të tregohen konstruktivë në takimin e së hënës në mënyrë që të ecet përpara në këtë proces.

“Ne presim që të dy liderët t’i qasen takimit në frymën konstruktive të nevojshme për të ecur përpara në përputhje me të”, thuhet në përgjigjen për Zërin e Amerikës, të Departamentit amerikan të Shtetit, në prag të raundit të ri të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, do të mbahet të hënën në Bruksel.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, siç tha dje dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, përveç deklaratës zyrtare të pranimit, duhet të shqyrtojnë edhe detajet e zbatimit të propozimit evropian.

Por, Lajçak tha se nuk do të ketë vend për negociata, pasi plani si i tillë është “merre ose lëre”.

“Plani në vet..

Read More
TË FUNDIT

Hovenier falënderon Kosovën që u rreshtua krah SHBA-së kundër Rusisë për luftën në Ukrainë

Hovenier falënderon Kosovën që u rreshtua krah SHBA-së kundër Rusisë për luftën në Ukrainë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka falënderuar Kosovën për rreshtimin krah SHBA-së kundër Rusisë për luftën në Ukrainë.
Në seancën e sotme solemne në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Hovenier ka deklaruar se është i nderuar të flas në 1-vjetorin e luftës në Ukrainë nga Prishtina.

“Jam i nderuar që jam këtu për të shënuar një vit që kur presidenti putin nisi pushtimin e tij brutal me shkallë të gjerë të Ukrainës. Ky është një sulm që pa marrë parasysh se sa inteligjencë paraprake apo paralajmërim erdhi si tronditje botërore” u shpreh Hovenier.

Ai ka thënë se populli i Kosovës është bashkuar me Evropën në këtë aspekt duke strehuar gazetarët ukrainas dhe duke qëndruar krah SHBA-së dhe Evropës, duke ofruar gjithçka për ukrainasit.

“Ju keni demonstruar saktësisht se me kë qëndroni dhe duke ardhur këtu e pash qartë këtë pasi rrugës pas shumë shenja që tho..

Read More
TË FUNDIT

Kurdisjet në Superligën e Kosovës, Prokuroria nis hetimet

Kurdisjet në Superligën e Kosovës, Prokuroria nis hetimet

Mediat franceze mbrëmë tronditën futbollin kosovar, duke publikuar disa shkrime në lidhje me kurdisje të ndeshjeve. E, skuadra e Llapit ishte ajo që dyshohet se ka bërë trukim gjatë sezonit të kaluar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se është duke i trajtuar rastet në të cilat pretendohet se në futbollin kosovarë janë bërë kurdisje të ndeshjeve. Në njoftimin e saj, prokuroria tha se për shkak të integriteti të procesit, nuk mund të japin më shumë detaje, shkruan lajmi.net

“Duke u nisur nga shkrimet e publikuara ditëve të fundit në portalet vendore, lidhur me rastet e kurdisjeve të ndeshjeve futbollistike kosovare, Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se, është duke i trajtuar këto raste, andaj për shkak të integritetit të procesit në të cilën gjenden, nuk mund të japim detaje të tjera për opinionin e gjerë”, shkruhet në njoftim.

Read More