Author: admin

TË FUNDIT

Burri i Albulena Haxhiut emërohet anëtar i KQZ-së

Burri i Albulena Haxhiut emërohet anëtar i KQZ-së

Burri i ministres Albulena Haxhiu, është emëruar anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Emërimin e tij e ka bërë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, shkruan lajmi.net.

“Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, në pajtim me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, ka emëruar sot anëtarin e ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Alban Krasniqi”, bëhet e ditur në komunikatë.

Presidenca bën me dije se Krasniqi është emëruar konform propozimit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe sipas legjislacionit në fuqi, do të shërbejë për kohëzgjatjen e mandatit të mbetur.

Në ceremoninë e betimit para Presidentes, anëtari i ri i KQZ-së deklaroi se do t`i kryej detyrat e tij në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme, profesionale dhe të ndërgjegjshme. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Kënaquni me diell edhe nesër, të dielen bien temperaturat dhe priten reshje bore

Kënaquni me diell edhe nesër, të dielen bien temperaturat dhe priten reshje bore

Gjatë vikendit do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Të shtunën sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës do të jetë mot kryesisht i ngjashëm, por me vranësira më të theksuara.

Gjatë pjesës së dytë të ditës, kryesisht gjatë natës, parashihen riga shiu të cilat intensitetin do të rriten të dielen.

Rigat e shiut në orët e vona të ditës së diele, parashihen të shndërrohen në reshje bore, kryesisht në formë sqote.

Të dielen përveç ndryshimit të parametrave meteorologjik parashihet edhe rënie të dukshme të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, po ashtu edhe vlerat e presionit atmosferik do të kalojnë nën vlerat standarte.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-9m/s. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Granatat tek lokali i frizerit të njohur dhe në një ëmbëltore, ngritet aktakuzë ndaj 11 personave

Granatat tek lokali i frizerit të njohur dhe në një ëmbëltore, ngritet aktakuzë ndaj 11 personave

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër 11 të pandehurve me inicialet L.B., B.S., A.K., V.B., A.P., K.K., F.C., A.M., G.I., D.R., dhe E.C.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, aktakuza është ngritur për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizim i grupit kriminal të organizuar” , “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe veprën penale “Detyrimi”.

Po ashtu, ndaj të pandehurit A.P, është ngritur aktakuzë edhe për veprën penale “Deklarimet e rreme”.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 24 shkurt 2023 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër njëmbëdhjetë (11) të pandehurve me inicialet L.B., B.S., A.K., V.B., A.P., K.K., F.C., A.M., G.I., D.R., dhe E.C.

Prokuroria Speciale njofton se aktakuza e ngritur kundër njëmbëdhjetë (11) të pandehurve me inicialet L.B., B…

Read More
TË FUNDIT

Dhunimi i 11-vjeçares: 15 vite burg për Ekrem Rexhepin, ky është vendimi për të tjerët

Dhunimi i 11-vjeçares: 15 vite burg për Ekrem Rexhepin, ky është vendimi për të tjerët

Është shpallur vendimi dënues në rastin e dhunimit të 11-vjeçares.
Gjykata ka dënuar Ekrem Rexhepin dhe Gent Rexhepin me 15 vjet burgim, respektivisht 9 vjet burgim.

Derisa avokati Limani ka thënë që Shkëlqim Kamberi është liruar nga akuza në mungesë të provave.

Xh.S dhe G.J janë dënuar me nga 8 vite burg.

Njoftimi i Gjykatës:

Prishtinë 24 shkurt 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur ka shpallur sot Aktgjykimin në rastin ndaj 11 vjeçares, ashtu që ka bërë rikualifikimin e veprave penale dhe ndarjen e dispozitivëve për të përcaktuar përgjegjësinë penale për secilin nga personat e dyshuar. Gjykata nuk ka gjetur që e dëmtuara të ketë qenë e trafikuar apo viktimë e veprës penale të trafikimit me njerëz.

I akuzuari E.R është shpallur fajtor për veprën penale Dhunimi dhe ndaj tij është shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) vjetëve, në të cilën l..

Read More
TË FUNDIT

Kënaquni me diell edhe nesër, të dielen bien temperaturat dhe priten reshje bora

Kënaquni me diell edhe nesër, të dielen bien temperaturat dhe priten reshje bora

Gjatë vikendit do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Të shtunën sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës do të jetë mot kryesisht i ngjashëm, por me vranësira më të theksuara.

Gjatë pjesës së dytë të ditës, kryesisht gjatë natës, parashihen riga shiu të cilat intensitetin do të rriten të dielen.

Rigat e shiut në orët e vona të ditës së diele, parashihen të shndërrohen në reshje bore, kryesisht në formë sqote.

Të dielen përveç ndryshimit të parametrave meteorologjik parashihet edhe rënie të dukshme të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, po ashtu edhe vlerat e presionit atmosferik do të kalojnë nën vlerat standarte.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-9m/s. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

​BE paralajmëron se Rusia po tenton të pengojë dialogun Kosovë-Serbi

​BE paralajmëron se Rusia po tenton të pengojë dialogun Kosovë-Serbi

Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian paralajmëroi se Moska po tentojë që të destabilizojë rajonin e Ballkanit Perëndimor, prandaj blloku evropian po dëshiron normalizim të shpejtë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të zvogëlohet hapësira e Moskës në destabilizim.
Në këtë kuadër, zyrtari, që foli në kushte anonimiteti me gazetarët në Bruksel, tha se Moska po tenton të pengojë palët që të arrijnë marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e raporteve.

“Ky është një propozim evropian i mbështetur nga të 27 vendet anëtare. Rusia ka bërë disa reagime, përmes ambasadorit në Beograd, duke kërkuar që të mos pranohet propozimi dhe që kjo të shtyhet derisa të mos krijohet ‘një rend i ri botëror’. Këtë e shohim si kërcënim ndaj presidentit Vuçiq që të mos e pranojë propozimin. Deri më tash nuk kemi parë se ka pasur ndikim te Vuçiqi, por ka pasur te një pjesë e opozitës në Serbi”, tha zy..

Read More
TË FUNDIT

Aksident trafiku te “Parku i Biznesit”, përfshihen dy vetura

Aksident trafiku te “Parku i Biznesit”, përfshihen dy vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy automjeteve te “Parku i Biznesit” në Drenas.
Në pamjet e dërguara nga një lexues i lajmi.net, shihen dy vetura të aksidentuara.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga aksidenti. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

​Hovenier: Rusia është duke kërcënuar stabilitetin global dhe duke paguar çmimin për këto

​Hovenier: Rusia është duke kërcënuar stabilitetin global dhe duke paguar çmimin për këto

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier në një-vjetorin e pushtimit rus në Ukrainë, para studentëve të Juridikut tha se do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën.
“Ju si Kosovë keni ofruar strehë për ukrainasit, janë 12 gazetarë ukrainas. Ju keni qëndruar bashkë me neve lidhur me regjimin e sanksioneve. Keni thënë gjithçka që keni mundur për të treguar se ku qëndroni dhe me kë qëndroni ju si Kosovë. Këto veprime mund të duken të vogla, por mund të bëjnë diçka më të madhe. Dhe ju këtu kuptoni se si është të ballafaqoheni me shkelje nga një fuqi tjetër. Dhe kur të tjerët mundohen të përcaktojnë të ardhmen tuaj. Keni qëndruar bashkë me ne. Nuk ka asnjë dyshim se ku qëndroni populli i Kosovës”, ka thënë ai.

“Rusia është duke kërcënuar stabilitetin global dhe duke paguar çmimin për këto…”, tha ai.

Read More
TË FUNDIT

LDK dorëzon Kallëzim Penal ndaj ambasadorit Martin Berishaj për dëshmi të rreme në Komisionin Hetimor

LDK dorëzon Kallëzim Penal ndaj ambasadorit Martin Berishaj për dëshmi të rreme në Komisionin Hetimor

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dorëzuar Kallëzim Penal ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për deklarim jo të saktë në Komisionin Hetimor Parlamentar të Kuvendit të Kosovës.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, njëherësh kryetar i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës, ka thënë se Berishaj ka qenë i informuar për pasojat ligjore që mund t’i ketë një person nëse jep deklaratë të rremë.

“Dorëzuam në Prokurorinë Speciale të Kosovës një kallëzim penal rreth dëshmisë jo të sakte dhe jo të vërtete që ambasadori Martin Berishaj ka bërë para këtij komisioni me datën 17 nëntor kur është intervistu në Komisionin Hetimor. Me qëllim që të mbrojmë ne dinjitetin e Kuvendit të Kosovës, të mbrojmë dinjitetin e kësaj Republike, ne nuk mund të tolerojmë situata ku vjen një ambasador dhe gënjen para Komisionit”..

Read More
TË FUNDIT

Komandanti i KFOR-it: Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës, nuk kanë nevojë për leje që të operojnë në veri

Komandanti i KFOR-it: Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës, nuk kanë nevojë për leje që të operojnë në veri

Komandanti i KFOR-it, Angelo Mikele Ristuccia e ka përsëritur faktin se misioni që ai e drejton nuk ka asnjë provë për praninë e grupit ushtarak privat rus Wagner në Kosovë.
E ndërsa ka thënë se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk mund të shkojnë në veri pa miratimin e tij dhe se asnjëherë nuk kanë bërë një kërkesë të tillë deri më tani, Ristuccia ka theksuar se forcat speciale të policisë nuk kanë nevojë për leje për të qëndruar në veri, duke kujtuar marrëveshjen në Bruksel.

“Serbia ka nënshkruar dhe ka përcaktuar qartë Policinë e Kosovës si e vetmja kompetente për detyrat e zbatimit të ligjit dhe policisë. Pavarësisht nga llojet e policisë, si është organizuar policia, çfarëdo qofshin ato – njësitet ROSU, njësitë speciale, ato janë përgjegjëse për luftimin e krimit, grupeve të organizuara kriminale. Nuk ka kufizime për Policinë e Kosovës kur bëhet fjalë për kryerjen e detyra..

Read More