Author: admin

TË FUNDIT

Lista Serbe: Asociacioni të hënën do të jetë në tryezë

Asociacioni do të jetë në tryezën e bisedimeve të hënën në Bruksel, beson Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq.

Për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, Simiq shprehet i bindur se ai nuk do ta formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Serbët e Kosovës kanë pritshmëritë e tyre për marrëveshjen e nënshkruar para 10 viteve, që është formimi i Asociacionit, siç është dakordësuar, që të jetë një institucion ombrellë që do të ruajë të drejtat kolektive dhe individuale të serbëve”, ka thënë Simiq në RTS.

Simiq mes tjerash ka akuzuar qeverinë kosovare në lidhje me disa shpronësime në veri, të cilat i quajti “vjedhje klasike sikur të ishte Perëndimi i Egër”.

Read More
TË FUNDIT

Të shtëna me armë afër pikë kontrollit të Policisë në Zveçan

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në orët e vona, njësiti policor në Zveçan ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi/distancë ku ishin duke qëndruar në pikë kontrolli.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në ora 22:06, në Zveçan, ndërsa është cilësuar si sulm kundër rendit kushtetues.

Rasti është iniciuar si sulm kundër rendit kushtetues

“Zveçan 23.02.2023 – 22:06. Njësiti policor ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi/distancë ku ishin duke qëndruar në pikë kontrolli. Zyrtarët policorë kanë ndërmarrë masa dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur nëntë gëzhoja të armës së gjatë por nuk kanë hasur ndonjë person të dyshuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More
TË FUNDIT

Si eskaloi në britma ministrja Haxhiu ndaj Hisen Berishës: Mbylle gojën, mbylle

Si eskaloi në britma ministrja Haxhiu ndaj Hisen Berishës: Mbylle gojën, mbylle

Seanca e djeshme në Kuvendin e Kosovës nuk ka shkuar pa debate të ashpra mes pozitës dhe opozitës.
Ishte deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ai i cili hapi diskutimin për zhdukjen e mostrave të ish-aktivistit Astrit Dehari, i cili ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, deri në vitin 2016 kur u gjet i vdekur në qelinë e tij të burgut në Prizren, ku po mbahej në paraburgim nën dyshimin për sulmin me zollë ndaj objektit të Presidencës dhe Kuvendit të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Berisha ka deklaruar para deputetëve që partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, po i konvenon të mos e zbardh rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

“Interesi i politikës në këtë rast Qeverisë, Lëvizjes Vetëvendosje, është që ky rast të mos zbardhet. Andaj ky rast nuk është zbardhur që nga viti 2019, prej kur Vetëvendosje ka ardhur në pushtet”, ka deklaruar Berisha.

Ai ka thënë se për tu zbuluar rasti Dehari, ja..

Read More
TË FUNDIT

​Mehaj: Kosova është krenare që u rreshtua me botën demokratike

​Mehaj: Kosova është krenare që u rreshtua me botën demokratike

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj me rastin e një vjetorit të Luftës në Ukrainë, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se edhe pas një viti forcat okupatore Ruse vazhdojnë luftën kriminale dhe shkatërrimin e Ukrainës, ndërsa siç shprehet ai, Ukraina vazhdon rezistencën heroike për çlirim të plotë nga okupatori.
Ai ka thënë se i vetmi faj i Ukrainës ishte sepse u përcaktuan që fati i tyre politik të jetë demokracia, Bashkimi Evropian dhe NATO.

Ministri ka deklaruar se ka besim që e mira do të triumfojë mbi të keqen dhe se Ukraina do të dal fitimtare në të drejtën e saj.

“Një vit Luftë në Ukrainë! Më 24 shkurt 2022 Rusia filloi sulmin e paprovokuar ndaj Ukrainës. I vetmi “faj” i Ukrainës ishte sepse u përcaktuan që fati i tyre politik të jetë demorkacia, BE dhe NATO. Edhe pas një viti forcat okupatore Ruse vazhdojnë luftën kriminale dhe shkatërrimin e Ukrainës, ndërsa Ukraina vazhdon rezistencën heroike pë..

Read More
TË FUNDIT

Tahiri: Rasti i Martin Berishajt kryelajm në Slloveni – Osmani, Kurti e Gërvalla po e mbrojnë

Tahiri: Rasti i Martin Berishajt kryelajm në Slloveni – Osmani, Kurti e Gërvalla po e mbrojnë

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri sërish i është kthyer rastit të ambasadorit Martin Berishaj, lidhur me pretendimet për “një aferë financiare që është përfshirë dhe tregtimin e energjisë me kompaninë GEN-I me seli në Beograd”.
Tahiri në një postim në Facebook shkruan se mbrojtja që pushteti ia ka bërë dhe po ia bën Martin Berishajt, është dëshmi se këta pushtetarë janë thellësisht të përfshirë si hisedarë në këtë aferë.

“Afera e Martin Berishajt, krye lajm në Slloveni dhe mediat rajonale, e ‘çuditërisht’ krejt e pa vërejtur nga presidentja Osmani, kryeministri Kurti e ministrja Gërvalla. Mbrojtja që pushteti ia ka bërë dhe po ia bën Martin Berishajt, është dëshmi në vetvete se këta pushtetarë janë thellësisht të përfshirë si hisedarë në këtë aferë”, shkruan Tahiri në Facebook.

Ndërkaq, të enjten deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Se..

Read More
TË FUNDIT

Tentim vrasje në Gjilan, arrestohet i dyshuari

Tentim vrasje në Gjilan, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar pasi që të martën rreth orës 22:38 ka tentuar ta vrasë një tjetër person në Gjilan.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton policia.

Rasti është iniciuar si vrasje në tentativë.

“Gjilan 21.02.2023 – 22:38. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Read More
TË FUNDIT

Si eskaloi në britma ministrja Haxhiu ndaj Hisen Berishës: Mbylle gojën, mbylle

Si eskaloi në britma ministrja Haxhiu ndaj Hisen Berishës: Mbylle gojën, mbylle

Seanca e djeshme në Kuvendin e Kosovës nuk ka shkuar pa debate të ashpra mes pozitës dhe opozitës.
Ishte deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ai i cili hapi diskutimin për zhdukjen e mostrave të ish-aktivistit Astrit Dehari, i cili ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, deri në vitin 2016 kur u gjet i vdekur në qelinë e tij të burgut në Prizren, ku po mbahej në paraburgim nën dyshimin për sulmin me zollë ndaj objektit të Presidencës dhe Kuvendit të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Berisha ka deklaruar para deputetëve që partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, po i konvenon të mos e zbardh rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

“Interesi i politikës në këtë rast Qeverisë, Lëvizjes Vetëvendosje, është që ky rast të mos zbardhet. Andaj ky rast nuk është zbardhur që nga viti 2019, prej kur Vetëvendosje ka ardhur në pushtet”, ka deklaruar Berisha.

Ai ka thënë se për tu zbuluar rasti Dehari, ja..

Read More
TË FUNDIT

Gjendet pa shenja jete në shtëpinë e saj një femër në Prizren

Gjendet pa shenja jete në shtëpinë e saj një femër në Prizren

Një femër kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Prizren.
Kështu kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, shkruan lajmi.net.

Rasti ka ndodhur dje në orën 16:40.

“Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Hoti: Rritja enorme e importit të produkteve bujqësore tregon se prodhimi vendor ka rënë

Hoti: Rritja enorme e importit të produkteve bujqësore tregon se prodhimi vendor ka rënë

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se rritja enorme e importit të produkteve bujqësore gjatë vitit 2022 është shenjë se prodhimi vendor ka rënë.
Ai ka thënë se që nga fundi i vitit 2021 ka theksuar disa herë që duhet të rritet menjëherë mbështetja për bujqit, ndryshe do dëmtohet prodhimi vendor, shkruan lajmi.net.

“Dje e kam përsëritur këtë shqetësim pasi çmimet e këtyre inputeve bujqësore po vazhdojnë të rriten. Ministri i Bujqësisë, në vend se të sqarojë se çfarë po bën për të zbutur krizën për bujqit, kishte shkruar një pamflet me plot tallje e cinizëm. Faktet tregojnë se efektet e punës së tij janë zero”, ka shkruar Hoti.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Hotit, ku ka publikuar edhe të dhëna nga Dogana e Kosovës gjatë vitit 2022, krahasuar me vitin 2021:

RRITJA ENORME E IMPORTIT TË PRODUKTEVE BUJQËSORE GJATË VITIT 2..

Read More
TË FUNDIT

SHBA pret që Kurti e Vuçiq të jenë konstruktiv në lidhje me propozimin e BE-së

SHBA pret që Kurti e Vuçiq të jenë konstruktiv në lidhje me propozimin e BE-së

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se mbështesin fuqimisht propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë.
“Ne presim që të dy liderët t’i qasen takimit me një frymë konstruktive, e cila është e nevojshme për të ecur përpara në përputhje me të”, thuhet në përgjigjen e Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës përpara raundit të ri të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, do të mbahet të hënën në Bruksel.

Departamenti i Shtetit tregon se është e rëndësishme që Beogradi dhe Prishtina të përdorin bisedimet për të shprehur përkushtimin e tyre për një të ardhme paqësore të rajonit.

Read More