Author: admin

TË FUNDIT

Qeveria ndriçohet me flamurin e Ukrainës

Qeveria ndriçohet me flamurin e Ukrainës

Aktivitetet e institucioneve të Kosovës në mbështetje të popullit të Ukrainës po vazhdojnë edhe këtë pasdite.
Në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës është vendosur flamuri i Ukrainës.

Ndërkohë, në orën 19:00 nis një aktivitet i zyrës së BE-së në Kosovë dhe Ambasadës Gjermane në një vjetorin e luftës në Ukrainë.

Gjatë ditës, në mbështetje të popullit të Ukrainës kanë dal edhe Komuna e Prishtinës, ku edhe kanë zhvilluar disa aktivitete. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

1 vit nga nisja e luftës: Gazetarët ukrainas falënderojnë Kosovën

1 vit nga nisja e luftës: Gazetarët ukrainas falënderojnë Kosovën

Gazetarët ukrainas kanë nisur aksionin e tyre në një vjetorin e pushtimit rus të Ukrainës.
Ata kanë marshuar në sheshet e kryeqytetit me pankarta në duar, me mesazhe për ndërprerjen e luftës dhe falënderime për Kosovën.

Në përfundim të marshimit, pranë sheshit “Zahir Pajaziti”, gazetarët po ndezin qirinj.

Read More
TË FUNDIT

Kryeziu për Kurtin: Ndryshoi lideri, ndryshoi dashuria për Asociacionin

Kryeziu për Kurtin: Ndryshoi lideri, ndryshoi dashuria për Asociacionin

Ismet Kryeziu i KDI-së, ka goditur kryeministrin Kurti për ndryshimin e qëndrimeve për Asociacionin.
Në një postim në Facebook, Kryeziu është shprehur në formë ironike se “ka ndryshuar dashuria për Asociacionin”, shkruan lajmi.net.

“S’di njeriu tani se si me i bindë se kjo marrëveshje nuk është aq e mirë sa për tu dashuruar në të?! Është kompromis i dhimbshëm për Kosovën. Kjo do të jetë marrëveshja për të cilën sa ka faj ish pushteti i asaj kohe, shumë më shumë ka përgjegjësi pushteti aktual e opozita e gjerë atëherë”, shkruan ai.

Madje ai thotë se i vjen keq për njerëzit që u “manipuluan” dhe pësuan metamorfozë në këto situata të kësaj decade.

Postimi i plotë i Kryeziut:

Lideri ndryshoi, ndryshuan opinionet, analizat, politika dhe dashuria për asocacionin bashkë me ekstraterritorialitetin e kishës, në qendër të marrëveshjes?!

S’di njeriu tani se si me i bindë se kjo marrëveshje nuk është aq e mirë sa për tu..

Read More
INTERESANTE

Dëshmor për Shqipëri etnike Mefail Xhemë Shehu (Mefaili madh)

NGA: BAJRAM ÇELIKU – BALI

Mefail Xhemë Shehu (Mefaili Madh), lindi në fshatin Zajaz, “Mëhalla Teqe”, në vitin 1898, në një familje bujare dhe trime. Mefail Shehu ka pasur vetëm një djalë me emrin Halit, i cili për shkak të rrethanave të pasigurta për jetë në vendlindje, është shpërngulur në Stamboll të Turqisë, e nga aty, shkon të punojë në SHBA. Varrimi i tij bëhet në Stamboll të Turqisë. Mefail Shehu, vëlla ka pasur Abdulla Shehun, e ky i fundit për trashëgimtarë të tij ka lënë: hoxhë Aliun, Imetin, Azemin dhe Ajetin, por edhe katër vajza.

E tani të këthehemi pak te komandanti i forcave vullnetare nga “Balli Kombëtarë” Mefail Shehu, apo Mefaili i Madh, siç e pagëzoi populli. Burrë i mençur e trim azgan, rrëfente gjyshi im Emin Çeliku, na ishte Mefaili i Madh. Trim, të cilin rrallë e lind nëna. Burrë i rrafshët, e i mençur në veprime. Dinte me mençuri të udhëheqë shqiptarët, duke ua treguar rrugën e vërtetë, rrugë që çonte në drejtim të bashkimit me Nënën Shqipëri për të jetuar nën ..

Read More
TË FUNDIT

Ndërtimtarët dalin kundër idesë së Kurtit për 4 mijë banesa të reja: Shteti po na bëhet konkurrent

Ndërtimtarët dalin kundër idesë së Kurtit për 4 mijë banesa të reja: Shteti po na bëhet konkurrent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e djeshme në Kuvendin e Kosovës ka bërë të ditur se projekti për ndërtimin e banesave për qifte të reja, do të nis këtë vit.
Sipas Kurtit, projekti i ndërtimit të 4 mijë banesave për qiftet e reja, kap shumën e afro 200 milionë eurove, ndërsa ka thënë se tashmë është bërë studimi i fizibilitetit.

Por, projektin qeveritar po e kundërshtojnë bizneset private të ndërtimit.

Kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarëve të Kosovës, Faton Hoxha, në një prononcim për lajmi.net ka thënë se shteti po ju bëhet konkurrent.

“As një njoftim rreth kësaj pune nuk e kemi. Zero jam i informuar. Ne e kemi kundërshtu atë punë pasi që shteti po don me na u bo konkurrent”, ka thënë Hoxha.

Ai ka thënë se ka mënyra të tjera për të zgjedhur çështjen e banimit për qiftet e reja.

“Ka mënyra të tjera me zgjedh atë farë punë, po kta po punojnë me kry t’vet. Ne nuk e dimë..

Read More
TË FUNDIT

“Bir, u ba nana merak” – Nisin fushata sensibilizuese kundër shpejtësisë pas aksidenteve me fatalitet

“Bir, u ba nana merak” – Nisin fushata sensibilizuese kundër shpejtësisë pas aksidenteve me fatalitet

Aksidentet e shumta me fatalitet të ditëve të fundit kanë bërë që në rrjete sociale të nisin fushata sensibilizuese kundër shpejtësisë që po merr jetë.
Njëra prej tyre, që ka pikasur më shumë është ajo e fotografit Marjan Komani, shkruan lajmi.net.

Ai ka paraqitur disa “mesazhe” dhe “thirrje të humbura” të prindërve që u shkruajnë fëmijëve të tyre të aksidentuar.

“Bir, u ba nana merak, lajmërohu t’lutna” – thuhet në mesazhin që kinse nëna, i ka dërguar të birit të aksidentuar.

“Zemer ku je, djalin e ka marr malli me t’pa, tan diten t’ka lyp” – thuhet në tjetrin mesazh, që në këtë fushatë, gruaja ia dërgon burri të saj të aksidentuar.

Telefonët e paraqitur në këtë ide, janë paraqitur të thyer në ulëset e pasme të veturës së aksidentuar. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

“Qenka nxehur Peci” – Hoti i përgjigjet ministrit, e pyet “a po kalon Zajednica?”

“Qenka nxehur Peci” – Hoti i përgjigjet ministrit, e pyet “a po kalon Zajednica?”

Polemikat për disa statistika në sektorin e bujqësisë kanë shkaktuar një përplasje të ashpër mes ish-kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.
Hoti, në një postim të radhës në Facebook, i ka reaguar Pecit, duke thënë se ai “po nxehet”, pasi që po “i djegin” shifrat zyrtare që ai ka publikuar në mëngjesin e sotëm, shkruan lajmi.net.

“I paskan djegur shifrat zyrtare që i kam publikuar në mëngjes. I fortë është në zanatin e tij të sharjeve ndaj kundërshtarëve politik, në veçanti të atyre nga shtëpia e tij e vjetër politike. E vërteta dhemb, por e çliron njeriun. Mashtrimet nuk kalojnë. Mos u ngut. Sharjet nuk t’i kam borxh as unë dhe as partia ime”, shkruan Hoti.

Ai pati edhe një pyetje për Pecin.

“Me këtë rast, dëshiroj të të pyes: Çfarë po bëni të hënën në Bruksel? A kalon apo nuk kalon…. ZAJEDNICA?!”, shkroi Hoti. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

KEDS njofton për punime në rrjet, në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës

KEDS njofton për punime në rrjet, në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës

KEDS ka bërë me dije se si rrjedhojë e punimeve në rrjet, në disa zona do të ketë ndërprerje të rrymës.
Në një komunikatë për media, KEDS tregon zonat dhe orarin e ndërprerjeve, shkruan lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Prizren

1.

TS 35/10 kV Pirana do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Komuna Mamushë (kodi: 30034005) prej orës 10:00 deri në ora 15:30.

Vendet: Fshatrat: Mamushë, Medevec, Sërbicë e Ulët, Sërbicë e Poshtme dhe Zojz.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri- punime në dislokimin e LP 10kV, Komuna e Mamushës aktivizimi i rrjetit të ri.

Pejë

1.

TS 110/10(20)kV Peja 2 do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Karagaqi (kodi: 51000002) prej orës 10:00 deri në ora 12:00.

Vendet: Karagaçi 3/2. 3/1, Parku 2 .3/3, Teatri, Zatra1dhe Shkëlzen Hadërgjonaj.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, konfigurimi i daljeve/ardhjeve në stabiliment.

Ferizaj

1

NS 35/10(20) [kV] Magurë do të ndërprehet:

TS 10/0.4[kV] Harilaq i Vogël (Shkolla..

Read More
TË FUNDIT

Ambasadori britanik: Kosova duhet të bëj kompromise që qytetarët e saj të përparojnë

Ambasadori britanik: Kosova duhet të bëj kompromise që qytetarët e saj të përparojnë

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë se shteti që përfaqëson ai mirëpret përkushtimin e kryeministrit Kurti për propozimin e BE-së në dialog e i cili do të diskutohet më 27 shkurt.
Në një postim në Facebook, Abbott ka thënë se në 1-vjetorin e fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, është shumë e rëndësishme që të bëhen përpjekje për të ruajtur paqen, sigurinë e stabilitetin në Evropë, shkruan lajmi.net.

“Kosova ka një rol të rëndësishëm për të luajtur duke u angazhuar në mënyrë konstruktive dhe duke bërë kompromiset e nevojshme që i mundësojnë Kosovës dhe qytetarëve të saj të përparojnë. Është po aq e rëndësishme të sigurohet një mjedis i sigurt dhe i sigurt që krijon hapësirën për një marrëveshje të qëndrueshme dhe normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar ai.

Ai thotë se 15 vite pas pavarësisë, Kosova ka shansin të bëj progress në integimin ndërkombëtar si dhe zhvillimi..

Read More
TË FUNDIT

Qeveria ndan 39 mijë dollarë për vizitën e delegacionit të Luginës në SHBA

Qeveria ndan 39 mijë dollarë për vizitën e delegacionit të Luginës në SHBA

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e radhës, kësaj here në formë elektronike.
Aty ajo ka miratuar ndarjen e mjeteve financiare për vizitën e delegacionit të Luginës së Preshevës në Uashington D C, transmeton lajmi.net.

Vlera e financimit kalon shumën prej 39 mijë dollarëve.

“Me këtë vendim, Qeveria ka aprovuar kërkesën e Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për mbështetje financiare në vlerën prej 39,470.21 dollarë amerikan”, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/

Read More