SHBA thotë se ka parë prova që Kina po shqyrton dërgimin e armëve në Rusi
SHBA thotë se ka parë prova që Kina po shqyrton dërgimin e armëve në Rusi
Shtetet e Bashkuara kanë parë provat se Republika Popullore e Kinës po shqyrtojnë mundësinë për dërgimin e armëve të zjarrit në Rusi për përdorimin e tyre në luftën në Ukrainë. Uashingtoni e ka paralajmëruar drejtpërdrejt Kinën për pasojat, sipas një zyrtareje të lartë të Departamentit të Shtetit.
“Ne padyshim kemi arsye për t’u shqetësuar”, i tha Zërit të Amerikës në një intervistë të enjten Zëvendës Sekretarja e Shtetit Wendy Sherman. Ajo nuk dha detaje kur u pyet nëse ka prova se Pekini ka në plan të bëjë një gjë të tillë.
Zonja Sherman bisedoi të enjten me shefen e zyrës së Zërit të Amerikës në Departamentin amerikan të Shtetit, Nike Ching, ndërsa lufta e Rusisë kundër Ukrainës po i afrohej përvjetorit të parë të saj.
Zyrtarja e dytë më e lartë e Departamentit të Shtetit tha se SHBA-ja e ka paralajmëruar drejtpërdrejt Kinën për pasojat.
“Nëse Republika Popullore e Kinës ofron armë zjarri për Rusinë, atëh..
Read More