Author: admin

TË FUNDIT

Haxhiu akuza për sabotazh brenda IML-së: Ka një grup që refuzon ndryshimet aty

Haxhiu akuza për sabotazh brenda IML-së: Ka një grup që refuzon ndryshimet aty

Ministrja Albulena Haxhiu thotë se tashmë verifikimin e mostrave në Institutin e Mjekësisë Ligjore po e bëjnë me Polici të Kosovës.
Haxhiu në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se kjo gjë po ndodhë, pasi që më nuk kanë besim në punën e IML.

“Jemi tu e verifiku cdo mostër me Polici, sepse nuk po ju besojmë. Këtu e kanë pru punën, me punu me polici.

“Ka një grup që refuzon ndryshimet në Institut. Ata refuzojnë me u zbatu rregullorja e brendshme e Institutit. Ata nuk duan që të kenë reforma”.

Read More
TË FUNDIT

Abdixhiku: Çdo gjë më pak se njohja reciproke do ta mbajë Kosovën në lëvizje të pezulluar

Abdixhiku: Çdo gjë më pak se njohja reciproke do ta mbajë Kosovën në lëvizje të pezulluar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se gjatë muajve të ardhshëm, përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të arrijnë një pikë kritike.
Në një shkrim autorial në prestigjiozen evropiane “Euractiv, ai ka theksuar se në ndjekje të një përfundimi të suksesshëm, SHBA-ja dhe BE-ja duhet të mbështesin ankorimin e pakthyeshëm të Kosovës në Perëndim dhe të shmangin ndërhyrjet malinje nga Rusia dhe Kina.

Ai ka thënë se njohja formale e Kosovës nga të gjithë anëtarët e NATO-s dhe BE-së është një parakusht i domosdoshëm për stabilitetin evropian.

“Agresioni rus në Ukrainë dhe tensionet në veri të Kosovës kanë treguar cenueshmërinë e sigurisë evropiane. Si përgjigje, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur sanksione të forta ndaj Rusisë; duke ndryshuar në të njëjtën kohë qasjen e tyre ndaj zgjerimit, duke e parë Ballka..

Read More
TË FUNDIT

Haxhiu arsyeton të bërtiturat histerike ndaj Berishës: Reagimi im ishte i matur

Haxhiu arsyeton të bërtiturat histerike ndaj Berishës: Reagimi im ishte i matur

Ministrja Albulena Haxhiu ka folur pas reagimit të saj që bëri ndaj deklaratave të deputetit të PDK-së, Hisen Berisha, për rastin Dehari, dje në Kuvendin e Kosovës.
Haxhiu në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se reagimi i saj ndaj, siç i quante ajo, shpifje të deputetit Berisha, ishte i matur, pavarësisht ashpërsisë së fjalëve të saj.

“Ajo çfarë ndodhi dje, ishte situatë jo e zakonshme. Sidomos kohëve të fundit kanë filluar të shpeshtohen deklaratat e pamatura, akuzat e shpifjet dhe kjo s’ka të bëjë fare me lirinë e fjalës, por është tendencë e radhës, që të hidhen akuza të vazhdueshme që ndërlidhen pastaj me rastin Deharit.

Nëse Berisha dëshiron që të flasë ashtu, le të thërras konferencë për media e të bëjë akuza e shpifje sa të duash. Ishte reagim i matur, pavarësisht ashpërisë në fjalët që kam thënë”, tha ajo.

Tutje, Haxhiu tha se PDK dhe LDK nuk kanë asnjë të drejtë morale të flasin për rastin e..

Read More
TË FUNDIT

Çitaku për takimin e së hënës: Kemi frikë se do të nënshkruhet “status-quo” e re

Çitaku për takimin e së hënës: Kemi frikë se do të nënshkruhet “status-quo” e re

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka folur për takimin e 27 shkurtit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut.
Çitaku ka kritikuar Kurtin për mungesë transparencë, ndërsa ka thënë se po shkon në Bruksel pa e prezantuar propozimin franko-gjerman zyrtarisht para përfaqësuesve politikë.

“Ne si opozitë jemi minimalisht të informuar lidhur me përmbajtjen e marrëveshjes ngase nga ajo që kemi parë disa muaj më herët, në një dokument njëfaqësh që i është dhënë kryetarit të PDK-së për ta lexuar, ai tekst më shumë ka qenë një armëpushim, një deklaratë politike sesa një marrëveshje finale e cila në qendër ka njohjen reciproke”, ka thënë nënkryetarja e PDK-së në një intervistë në RTV21.

Tutje, Çitaku është shprehur se kanë frikë që të hënën do të nënshkruhet “një status-quo e re”.

Sipas saj, propozimi franko..

Read More
TË FUNDIT

Kurti për bisedën me Chollet: Normalizimi i raporteve kërkon njohje reciproke

Kurti për bisedën me Chollet: Normalizimi i raporteve kërkon njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për bisedën e sotme telefonike me këshilltarin special të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Në një postim në Twitter, Kurti ka thënë se i ka shprehur Cholletit përkrahjen për propozimin e BE-së, shkruan lajmi.net.

Ai thotë se propozimi në fjalë është bazë e mirë për bisedimet e radhës drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti gjithashtu thotë se për normalizim të raporteve, duhet respekt për të drejtat e pakicave në të dy shtetet.

“Një bisedë e mrekullueshme sot me Derek Chollet. Konfirmova mbështetjen për propozimin evropian si bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme për normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi. Normalizimi i plotë kërkon njohje reciproke në qendër e gjithashtu respekt për të drejtat e pakicave, në të dy shtetet”, shkruan Kurti. /Lajmi.net/

Great call today w/ @CounselorDOS. I confirmed support for EU pro..

Read More
TË FUNDIT

Historia si në filma e mërgimtarit: Dëbohet nga Zvicra, kthehet përmes martesës me rumunen

Historia si në filma e mërgimtarit: Dëbohet nga Zvicra, kthehet përmes martesës me rumunen

Një kosovar kryen një delikt në Zvicër dhe duhet të largohet nga vendi.
Vite më vonë ai kthehet falë një martese. Por a bëhet fjalë me të vërtetë për martesë nga dashuria? Adnani thotë se e do Lorenën dhe po ashtu Lorena thotë se e do Adnanin, trasnmeton albinfo.ch. Por pastaj në këtë mes paraqitet Pjetri…

Ka ndodhur në disko, në vitin 2013. Adnani bie në dashuri me Lorenën. Por të dashuruarit, të cilët në fakt kanë emra të ndryshëm, së shpejti do të ndahen.

31-vjeçari, Adnani, duhet të kthehet në Kosovë, ndërsa e dashura e tij, e cila është dy vjet më e madhe, qëndron e vetme në Zvicër, shkruan nzz.ch. Sigurisht, ata mbajnë lidhjet përmes telefonit.

Dhe kur Lorena e viziton Adnanin e saj në Kosovë për herë të parë në vitin 2016, ai i propozoi asaj martesën.

Gjashtë muaj më vonë, të dy martohen në Kosovë. Adnani zhvendoset te Lorena, në Zvicër, ku ata jetojnë të lumtur së bashku tani e tutj..

Read More
TË FUNDIT

Ambasada e Kosovës në SHBA feston 15-vjetorin e Pavarësisë, i pranishëm edhe Escobar

Ambasada e Kosovës në SHBA feston 15-vjetorin e Pavarësisë, i pranishëm edhe Escobar

Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka organizuar një festë për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ku u theksua se marrëdhënia e Kosovës me ShBA-të është e rëndësishme për dy vendet.
Në një postim të Ambasadës në Facebook bëhet e ditur se ambasadori Ilir Dugolli ka thënë që Shtetet e Bashkuara do të kenë gjithmonë një vend të veçantë te populli i Kosovës.

“Ne kemi të njëjtat vlera, jemi të përkushtuar për mbrojtjen e demokracisë, dhe jemi plotësisht të përkushtuar për forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e zhvillimit ekonomik dhe ndërtimin e një shoqërie të suksesshme dhe gjithëpërfshirëse, si dhe integrimin e plotë në strukturat euroatlantike”, duke shprehur mirënjohje për përkrahjen e pazëvendësueshme të SHBA-ve për Kosovën”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ndërsa bëhet e ditur se në pritjen zyrtare, të pranishmëve iu drejtua edhe zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit dhe Pë..

Read More
TË FUNDIT

Blinken: Të mos mashtrohemi nga thirrjet për armëpushim të pakushtëzuar në Ukrainë

Blinken: Të mos mashtrohemi nga thirrjet për armëpushim të pakushtëzuar në Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, paralajmëroi Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të mos mashtrohet nga thirrjet për një armëpushim të përkohshëm ose të pakushtëzuar në Ukrainë.
Këto deklarata ai i bëri para Këshillit të Sigurimit, që mbajti mbledhje për të shënuar njëvjetorin e nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Paralajmërimi i Blinkenit erdhi disa orë pasi Kina bëri thirrje për një armëpushim gjithëpërfshirës si pjesë e planit të saj 12-pikësh, që kryesisht përsërit qasjen e Pekinit që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022, shkruan REl.

“Çdo paqe që legjitimon marrjen e tokës nga Rusia përmes forcës do të dobësojë Kartën e OKB-së dhe do të dërgojë mesazh te të gjithë shtetet kudo në botë që duan të bëhen agresorë, se ata mund të pushtojnë shtete të tjera dhe të mos ndëshkohen”, tha Blinken, përcjell KosovaPress.

Blinken tha po ashtu se Perëndimi ka..

Read More
TË FUNDIT

Shkon në mbi 50 mijë numri i viktimave nga tërmeti në Turqi e Siri

Shkon në mbi 50 mijë numri i viktimave nga tërmeti në Turqi e Siri

Numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë më herët gjatë këtij muaji ka kaluar shifrën prej 50 mijë.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga të dy shtetet, tërmetet e 6 shkurtit, prej 7.8 dhe 7.5 ballësh, kanë marrë jetën e 44 mijë e 218 personave në Turqi dhe të 5 mijë e 900 personave në Siri.

Agjencia deklaratë tha se tërmetet, me qendër në provincën Kahramanmaras, u pasuan nga 9,136 pasgoditje, shkruan AA.

Disa vende në rajon, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin, gjithashtu ndjenë dridhjet e forta që goditën Turqinë në më pak se 10 orë.

Më shumë se 11 mijë e 400 personel vendas dhe ndërkombëtar të kërkimit dhe shpëtimit janë duke punuar aktualisht në terren, përcjell KosovaPress.

Katër qendra të lëvizshme të shërbimit social u caktuan për përpjekjet e mbështetjes psikologjike të fatkeqësive në Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye dhe Malatya. Gati 912 mijë njerëz kanë marrë mbështetje..

Read More
TË FUNDIT

Krasniqi: Janë “maskarenj” ata që e quajnë Lajçakun “njeri të Rusisë, ja pse

Krasniqi: Janë “maskarenj” ata që e quajnë Lajçakun “njeri të Rusisë, ja pse

Profesori, Milazim Krasniqi, ka thënë se të gjithë ata që e akuzojnë si “njeri të Rusisë” emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, janë “maskarenj”.
Kjo pasi që sipas Krasniqit, roli i Lajçakut në procesin e pavarësimit të Malit të Zi tregon se ai i ka shërbyer kauzës atlantike, shkruan lajmi.net.

“Pa pavarësimin e Malit të Zi në vitin 2006, ka qenë e pamundur që të arrihej te pavarësia e Kosovës në vitin 2008. Pra, paraprakisht duhej të delegjitimohej e të zhbëhej federata Serbi-Mali i Zi. Roli i Llajçakut dhe i Sollanës në atë proces ka qenë shumë i madh”, shkruan Krasniqi.

Ai thotë se as në rastin e Kosovës, nuk ka gjasa që Lajçak të dalë nga korniza atlantike.

Madje sipas tij, duhet “të lutemi” që Kurti të mos dalë nga ajo.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Ata që e akuzojnë Mirosllav Llajçakun si “njeri i Rusisë”, janë maskarenj. Pse? Sepse roli i Llajçakut në procesin e pavarësimit të Malit të Z..

Read More