Abdixhiku në Viti: Përveç Kurtit, askush s’di çfarë po diskutohet ose çka përmban marrëveshja në total
Abdixhiku në Viti: Përveç Kurtit, askush s’di çfarë po diskutohet ose çka përmban marrëveshja në total
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përsëritur qëndrimin e partisë që ai drejton rreth procesit të dialogut.
Duke folur edhe për takimin që do të mbahet të hënën në Bruksel, Abdixhiku ka thënë se marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet të ketë njohjen reciproke.
“Qëndrimi i LDK-së për procesin e dialogut është që duhet të ketë marrëveshje përfundimtare që në thelb ka njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve. Marrëveshja duhet të jetë ligjërisht e ndërkombëtarisht e obligueshme dhe duhet të përmbajë aktin kur Serbia e njeh Kosovën, dhe kur Kosova ndërsjellazi e njeh Serbinë. Çdo devijim nga ky orientim strategjik është përgjegjësi e pariparueshme e Qeverisë aktuale”, ka thënë Abdixhiku.
Këtë Abdixhiku e tha në Viti në një takim me qytetarë dhe struktura të kësaj komune në kuadër të ciklit debatues e diskutues “LDK ju dëgjon”, që ka nisur kjo parti.
Ai..
Read More