Author: admin

TË FUNDIT

Ditëlindjet e Adem Demaçit e Astrit Deharit, Kurti shkon për vizita tek familjet e tyre

Ditëlindjet e Adem Demaçit e Astrit Deharit, Kurti shkon për vizita tek familjet e tyre

Në të njëjtën ditë, veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi dhe aktivisti i ndjerë i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, shënohet ditëlindja e tyre.
E në kujtim të tyre, kryeministri i Kosovës dhe njëherit kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka vizituar familjet e tyre.

Kurti përpos ditës i ka lidhur simbolikisht edhe inicialet e emrave të tyre, A.D.

Ai tha se Demaçi e Dehari do të rrojnë përherë.

“Adem Demaçi e Astrit Dehari sot e kanë ditëlindjen. Vizituam familjet e tyre – përplot kujtime mallëngjyese e udhërrëfyese. Njëri si e vërteta e shqiptarëve në raport me Serbinë, tjetri si konfirmim i asaj të vërtete dhe drejtësi ende e munguar në Kosovë. Kush jehon, rron edhe kur s’jeton. Si këta dy”, tha Kurti.

Read More
TË FUNDIT

Haradinaj kujton Adem Demaçin: Kur shumëkush u dorëzua, ti ishe më këmbëngulës se kurrë

Haradinaj kujton Adem Demaçin: Kur shumëkush u dorëzua, ti ishe më këmbëngulës se kurrë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj ka kujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Demaçin, me rastin e 87-vjetori të lindjes së tij.
Haradinaj ka shkruar se Demaçi mbeti njeri sypatrembur e i drejtpërdrejt pavarësisht se e kaloi gjysmën e jetës prapa grilave.

“Kujtojmë e nderojmë në ditëlindjen e tij, kolosin e lëvizjes së shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi, Adem Demaçin. Atëherë kur shumëkush ishte dorëzuar, baca Adem ishte më këmbëngulës se kurrë në të drejtën tonë të mohuar.

Nuk e thyen as vitet e shumta në burgjet serbe. Gjysmë jete prapa grilave, ai mbeti po i njëjti Adem; sypatrembur e i drejtpërdrejt. Mirënjohës përgjithmonë rrugëtimit të tij jetësor në shërbim të Atdheut!Atëherë kur shumëkush ishte dorëzuar, baca Adem ishte më këmbëngulës se kurrë në të drejtën tonë të mohuar”, ka shkruar Haradinaj.

Read More
TË FUNDIT

Takimi i nesërm Kurti – Vuçiq, kjo është agjenda

Takimi i nesërm Kurti – Vuçiq, kjo është agjenda

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nesër do ta zhvillojnë takimin e nivelit të lartë në Bruksel, nën ndërmjetësimin e të dërguarit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, sipas informacioneve të para, pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti në orën 15:00.

Ndërsa, në orën 16:15, Borrell pritet të zhvillojë takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimeve të ndara, në orën 17:15, Josep Borrell do të zhvillojë takim të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimeve, Borrell pritet të mbajë deklaratë për shtyp.

Shërbimi Evropian për Çështjet e Jashtme në Bruksel, të mërkurën, ka publikuar agjendën për takimin e 27 shkurtit, me ç’rast është bërë e ditur se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen veç e veç me..

Read More
TË FUNDIT

Vdekje e dyshimtë në Leposaviq

Vdekje e dyshimtë në Leposaviq

Një vdekje e dyshimtë është raportuar në Leposaviq, konkretisht në fshatin Soqanicë.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësiti policor dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar.

Me urdhër te prokurorit trupin i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, njofton raporti 24 orësh i policisë.

Read More
TË FUNDIT

Sot ditëlindja e simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi

Sot ditëlindja e simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi

26 shkurti është një datë e rëndësishme në historinë e rezistencës për Kosovën.
Me këtë datë në vitin 1936 do të vinte në jetë, Adem Demaçi, i njohur si “Mandela i Ballkanit”.

Adem Demaçi ka qenë veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe ka luftuar për barazinë e Kosovës me Republikat e tjera të Jugosllavisë.

Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi ka vuajtur 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi është liruar, ai menjëherë ka vazhduar aktivitetin e tij politik. Ai quhet edhe Nelson Mandela i Evropës.

Adem Demaçi ka udhëhequr Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga 1990 deri 1995.

Në vitin 1991 është nderuar nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998/1999, kur janë mbajtur takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ka qenë zëdhënës politik i UÇK-së.

Demaçi ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007). Sot, njerëzit e re..

Read More
TË FUNDIT

Momentumi për integrimet dhe njohjet e reja, pozitë e opozitë me qëndrime të ndryshme

Momentumi për integrimet dhe njohjet e reja, pozitë e opozitë me qëndrime të ndryshme

Ndonëse, konflikti luftarak rus ndaj Ukrainës dhe sidomos pozicioni i Kosovës kundër invazionit rus, ishte parë si mundësi e mirë për rrugëtimin integrues të Kosovës, deputetët e opozitës po konsiderojnë se Qeveria e Kosovës nuk e ka shfrytëzuar këtë momentum, qoftë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, por edhe rreth njohjeve të reja, posaçërisht nga pesë vendet mos-njohëse të Bashkimit Evropian.
Megjithatë, ndryshe thonë nga mazhoranca.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi thekson se Kosova nuk e ka shfrytëzuar këtë moment për të përfituar njohje të reja.

“Ka qenë ky momentum i duhur, mirëpo nuk mendoj se qeveria jonë e ka shfrytëzuar sepse tash e dy vite nuk kemi asnjë njohje dhe asnjë aplikimin në organizata ndërkombëtare dhe aplikimi në Këshillin e Evropës, e keni parë që është hequr nga agjenda nga shtetet mike të Kosovës, siç është Franca, Gjermania dhe Britan..

Read More
TË FUNDIT

Arrestohet gjilanasi, banesën e njëjtë ia shiti dy personave

Arrestohet gjilanasi, banesën e njëjtë ia shiti dy personave

Një person është arrestuar të shtunën në Gjilan për mashtrim.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari e ka shitur banesën e njëjtë, në përudha kohore të ndryshme, personave të ndryshëm, përcjell lajmi.net.

Gjatë intervistimit i njëjti ka pranuar veprën në tersi dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Rr. Idriz Seferi , Gjilan NN.2014 – N:N. Me 25.02.2023-15:45, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka shitur banesën e njëjtë, në përudha kohore të ndryshme, dy viktimave meshkuj kosovar. Gjatë intervistimit i njëjti ka pranuar veprën në tersi dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar ne mbajtje./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Mitrovica me aktivitet sizmik të lartë, ndërtesat të rrezikuara përballë tërmeteve

Mitrovica me aktivitet sizmik të lartë, ndërtesat të rrezikuara përballë tërmeteve

Qyteti i Mitrovicës, por edhe territori i Kosovës në përgjithësi, paraqet një rajon me aktivitet sizmik relativisht të lartë.
Zonat e Dukagjinit, Anamoravës dhe Kopaonikut, përkatësisht pjesa veriore e Kosovës, janë me aktivitet të lartë sizmik, të cilat janë goditur në të kaluarën nga tërmete me magnitudë 5.8 deri 6.1 shkallë të Rihterit, ndërsa, njohësit e kësaj fushe parashohin se mund të goditen edhe në të ardhmen nga tërmetet autoktone shumë të forta.

Edhe ndërtimtarët pohojnë se në rast të lëkundjeve më të forta shumë ndërtesa në qytetin buzë Ibrit, janë të rrezikuara për shkak të cilësisë së dobët të ndërtimeve dhe mungesës së kontrollit adekuat. Ndërsa, qytetarët luten që të mos ndodhë ndonjë tërmet i ngjashëm me atë të Turqisë, ndryshe thonë ata, Mitrovica do të bëhet shkrumb e hi.

Sizmologu Shemsi Mustafa, udhëheqës i rrjetit sizmologjik të Kosovës, njëherësh profesor universitar, duke folu..

Read More
TË FUNDIT

Molliqaj: Kurti ka degraduar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës

Molliqaj: Kurti ka degraduar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka vlerësuar se qasja kokëfortë e kryeministrit Albin Kurti në dialog me Serbinë ka qenë e gabuar dhe e ka degraduar pozicionin e Kosovës në raport me bashkësinë ndërkombëtare, sidomos me ShBA-në.
Molliqaj thotë se drejtimi që ka marrë procesi i dialogut është shumë i rrezikshëm, jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen e Kosovës.

“Kurti me këtë negocim që e ka bërë për këto dy vite të qeverisjes së tij, me bashkësinë ndërkombëtare dhe Serbinë, e ka degraduar pozicionin e Kosovës edhe në raport me ndërkombëtarët, edhe në raport me Serbinë, e ka faktorizuar në mënyrë të jashtëzakonshme relacionin Serbi-Shtete të Bashkuara të Amerikës dhe në mënyrë të paparë ndonjëherë e ka përshpejtuar themelimin e entitetit politik serb në Kosovë”, ka theksuar Molliqaj për EO.

Ai ka thënë se plani franko-gjerman është vetëm në favor të Serbisë dhe nuk duhet të pranohet ..

Read More