Ahmeti: Në raste më ekstreme erërat mund të shkaktojnë rrezikim të jetës së njerëzve
Ahmeti: Në raste më ekstreme erërat mund të shkaktojnë rrezikim të jetës së njerëzve
Erërat e forta që filluan nga mëngjesi i të shtunës, hyjnë në kategorinë e fatkeqësive natyrore dhe si të tilla janë mjaftë të rrezikshme e të shkaktojnë dëme, por në këtë mënyrë mund të rrezikojnë jetën e vet qytetarëve të vendit.
Kështu ka thënë drejtori ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) dhe njohësi i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh, Tahir Ahmeti, i cili theksoi se qeveria duhet të mendojë që në një plan afatgjatë të dijë që të menaxhojë me këto fatkeqësi, qoftë në ndarjen e mjeteve apo pakësimin e këtyre fatkeqësive natyrore.
Ahmeti tha se në raste më ekstreme erërat mund të shkaktojnë rrezikim të jetës së njerëzve, qoftë nga shkulja e drunjtëve apo e shtyllave elektrike.
“Edhe këto fenomene natyrisht hyn në kategorinë e fatkeqësive natyrore dhe si te tilla janë mjaftë të rrezikshme dhe mund të shkaktojnë dëme të mëdha. Duke filluar nga dëmtimi i shtëpive, pul..
Read More