Author: admin

TË FUNDIT

Bie ashensori në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Bie ashensori në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Gjashtë femra kosovare kanë pësuar lëndime trupore.
Kjo si pasojë e rënies së një ashensori nga kati i dytë në podrum.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë të shtunën rreth orës 23:00.

Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, njofton raporti 24 orësh i policisë.

Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes, rasti në procedurë hetimore.

Njoftimi i plotë:

Rr. Hisni Gashi, Prishtinë 25.02.2023-22:51. Është raportuar se si pasoj e një ashensori i cili ka rënë në një ndertës nga kati i dytë në podrum, lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona viktima femra kosovare të cilat janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor. Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes, rasti në procedurë hetimore.

Read More
TË FUNDIT

Plagoset një person në oborrin e tij në Podujevë

Plagoset një person në oborrin e tij në Podujevë

Një person është plagosur në oborrin e tij, në Peran të Podujevës.
Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se viktima mashkull është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, përcjell lajmi.net.

Njësitë relevante policore dhe njësiti K-9 kanë dal në vendin e ngjarjes.

Në lidhe me rastin janë intervistuar tre dëshmitar rasti.

Njoftimi i plotë:

VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË

Peran, Podujevë 25.02.2023-20:50. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë në oborr është goditur nga një plumb. Njësitë relevante policore dhe njësiti K-9 kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhe me rastin janë intervistuar tre dëshmitar rasti, është njoftuar prokurori dhe rasti është në procedurë hetimore./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Molliqaj: Kurti ka degraduar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës

Molliqaj: Kurti ka degraduar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka vlerësuar se qasja kokëfortë e kryeministrit Albin Kurti në dialog me Serbinë ka qenë e gabuar dhe e ka degraduar pozicionin e Kosovës në raport me bashkësinë ndërkombëtare, sidomos me ShBA-në.

Molliqaj thotë se drejtimi që ka marrë procesi i dialogut është shumë i rrezikshëm, jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen e Kosovës.

“Kurti me këtë negocim që e ka bërë për këto dy vite të qeverisjes së tij, me bashkësinë ndërkombëtare dhe Serbinë, e ka degraduar pozicionin e Kosovës edhe në raport me ndërkombëtarët, edhe në raport me Serbinë, e ka faktorizuar në mënyrë të jashtëzakonshme relacionin Serbi-Shtete të Bashkuara të Amerikës dhe në mënyrë të paparë ndonjëherë e ka përshpejtuar themelimin e entitetit politik serb në Kosovë”, ka theksuar Molliqaj për EO.

Ai ka thënë se plani franko-gjerman është vetëm në favor të Serbisë dhe nuk duhet të pranohet..

Read More
TË FUNDIT

Aksidentohet autobusi me targa shqiptare në Kroaci, raportohet për një të vdekur

Aksidentohet autobusi me targa shqiptare në Kroaci, raportohet për një të vdekur

Një shofer autobusi me shtetësi shqiptare ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur gjatë mbrëmjes të së shtunës në autostradën A1 ndërmjet Brinnjes dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit në Kroaci.
58-vjeçari në momentin e aksidentimit ishte duke vozitur autobusin me targa shqiptare, nga ku mbetën të lënduar edhe shtatë pasagjerë, raportoi të dielën mediumi kroat “Index.hr”.

Sipas raportimit, arsyet e aksidentimit ku mbeti i vdekur shoferi i autobusit, mbeten ende të panjohura.

Të lënduarit janë duke u trajtuar në spitalet e përgjithshme në Karlovac dhe Ogulin, ndërsa hetimet e policisë janë duke vazhduar.

Autostrada fillimisht ishte mbyllur në të dyja drejtimet, ndërsa mëngjesin e së dielës është hapur për qarkullim njëra korsi e autostradës në drejtim të Zagrebit.

Read More
TË FUNDIT

Arreston 180 persona për ndërtesat e shembura nga tërmeti në Turqi

Arreston 180 persona për ndërtesat e shembura nga tërmeti në Turqi

Më shumë se 600 njerëz po hetohen tani në Turqi për ndërtesat që u shembën nga tërmeti vdekjeprurës i 6 shkurtit, ka thënë qeveria.
Ministri i Drejtësisë së Turqisë, Bekir Bozdag tha se 184 të dyshuar – përfshirë kontraktorët e ndërtimit dhe pronarët e pronave – ishin arrestuar tashmë.

Për vite me radhë, ekspertët paralajmëruan se korrupsioni endemik dhe politikat e qeverisë nënkuptonin se shumë ndërtesa të reja ishin të pasigurta.

Numri i konfirmuar i vdekjeve në Turqi dhe Siri tani ka tejkaluar 50 mijë, raporton BBC.

Bozdag i bëri komentet televizive nga Turqia juglindore, ku goditi tërmeti me magnitudë 7.8 ballë dhe u pasua nga një tjetër lëkundje e fuqishme vetëm disa orë më vonë.

Komentet e tij treguan se si ishte zgjeruar hetimi – dy javë më parë, autoritetet thanë se ishin lëshuar 113 urdhërarreste.

Mes të arrestuarve është edhe një kryebashkiak i një prej qyteteve afër vendit ku ndodhën lëkundjet, raporto..

Read More
TË FUNDIT

Escobar: Normalizimi i raporteve Kosovë – Serbi kyç për stabilitetin e rajonit

Escobar: Normalizimi i raporteve Kosovë – Serbi kyç për stabilitetin e rajonit

Gabriel Escobar, emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi, ka folur rreth ndikimit të planit franko-gjerman në stabilitetin e rajonit.
Escobar tha se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë mbetet kyç për rajonin.

“Sepse pushtimi i pajustifikuar dhe brutal i presidentit rus Vladimir Putin, dhe ndikime tjera malinje synojnë të mbjellin ndarje”, tha ai për gazetën malazeze Mina.

Sipas tij, normalizimi i marrëdhënieve do të hapë dyert për integrimin politik dhe ekonomik të Kosovë dhe Serbisë në Evropë dhe do të kontribuojë për stabilitet dhe prosperitet më të madh në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Të hënën, më 27 shkurt në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Temë e diskutimit do të jetë plani franko – gjerman.

Read More
TË FUNDIT

Moti sot në Kosovë

Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Sipas institutit, parashihen reshje shiu, të cilat intensitetin do ta rrisin të dielën.

“Rigat e shiut në orët e vona të ditës së diele, parashihen të shndërrohen në reshje bore, kryesisht në formë sqote.”, është bërë e ditur në njoftim.

Sipas parashikimeve, të dielën përveç ndryshimit të parametrave meteorologjik, parashihet edhe rënie të dukshme të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, po ashtu edhe vlerat e presionit atmosferik do të kalojnë nën vlerat standarde.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-9m/s”, ka bërë të ditur IHMK

Read More
TË FUNDIT

Sot varrosen babai dhe e bija që vdiqën në aksidentin në Kamenicë

Sot varrosen babai dhe e bija që vdiqën në aksidentin në Kamenicë

Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Hodonovc të Kamenicës, ku si pasojë e kanë humbur jetën dy persona, babë e bijë.
33-vjeçari A. E, vdiq në vendin e ngjarjes ndërkaq foshnja rreth njëvjeçare O.E ka vdekur në spital duke mos iu bërë ballë plagëve të marra.

Sot, më 26 shkurt atyre do t’iu jepet lamtumira e fundit.

Siç njoftojnë familjarët, ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 15:00 në varrezat e qytetit të Gjilanit.

Java që lamë pas ka shënuar një numër të lartë të aksidenteve me fatalitet.

Si pasojë e këtyre aksidenteve vdiqën shtatë persona.

Read More
TË FUNDIT

Sot 7 vite më parë, Hashim Thaçi është zgjidhur president i Kosovës

Sot 7 vite më parë, Hashim Thaçi është zgjidhur president i Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi është zgjidhur president i Kosovës në raundin e tretë të votimeve mes tensionesh të larta politike, më 26 shkurt të vitit 2016.
Ai ka fituar me 71 vota në raundin e tretë, pasi në dy raundet e para nuk ka arritur të sigurojë dy të tretat e votave të deputetëve. Zgjidhja e tij është kundërshtuar ashpër nga partitë opozitare, të cilat dy herë radhazi kanë ndërprerë seancën duke hedhur gaz lotsjellës.

Në pjesën e parë të seancës, deputetët e opozitës njëri pas tjetrit kanë diskutuar kundër zgjidhjes së Thaçit në postin e presidentit, duke e akuzuar atë dhe kryeministrin e atëhershëm Isa Mustafën, për veprime të dëmshme kundër Kosovës. Në debatet e tyre, ata kanë vënë theksin te marrëveshjet e arritura në bisedimet me Serbinë, si dhe atë për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Deputetët e opozitës kanë shfaqur dyshimin se kandidati për president, Hashim Thaçi, mund ..

Read More
TË FUNDIT

191 raste aktive me koronavirus në Kosovë

191 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë janë aktualisht 191 raste aktive me COVID- 19.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në raportin e fundit ka njoftuar se janë realizuar 198 testime, prej të cilave 37 persona janë konfirmuar me Covid-19.

Sipas institutit, 21 persona janë shëruar.

Ndërsa, 18 të tjerë janë të hospitalizuar.

Read More