Author: admin

TË FUNDIT

Qytetarët dëgjojnë një zhurmë të madhe në Prishtinë, reagime të mëdha në rrjete sociale

Qytetarët dëgjojnë një zhurmë të madhe në Prishtinë, reagime të mëdha në rrjete sociale

Disa zhurma të habitshme janë dëgjuar nga qytetarët natën e sotme në Prishtinë.
Videot ku dëgjohen këto zhurma janë shpërndarë edhe në rrjete sociale nga qytetarët duke nxitur reagime të shumta, shkruan lajmi.net.

Qytetarët kanë thënë se zhurmat në qiell janë dëgjuar disa herë radhazi ndërsa nuk dihet arsyeja. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Sherifi: Nesër do ta mësojmë a do përcaktohet Albin Kurti për “trotuaret” apo për “xhipat e zi”

Sherifi: Nesër do ta mësojmë a do përcaktohet Albin Kurti për “trotuaret” apo për “xhipat e zi”

Sekretari i Nismas Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka shkruar të dielën në lidhje me takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel.

Sipas Sherifit nesër Kurti do të përcaktohet për “trotuaret” apo “xhipat e zi”.

Këtë situatë Sherfi e ka përshkruar se “dita e së vërtetës së kauzave të Albin Kurtit”.

“Nesër përfundimisht do të mësojmë nëse Albin Kurti do t’i rezistojë “tërmetit” të shkaktuar nga presioni për të pranuar një marrëveshje që në vend të “Njohjes Formale”, në QENDËR ka “ZAJEDNICËN”.

“Nesër do të mësojmë nëse “kurrizi” i Albin Kurtit do të thyhet apo do të vazhdojë të qëndrojë “drejt” dhe i “pathyeshëm” sikur qëndronte kur ishte në opozitë”, ka shkruar më tutje ai.

Sipas tij po nesër do të mësohet nëse Kurti do ta sakrifikoëj pushtetin për mbrojtjen e kauzave të tij.

Read More
TË FUNDIT

Deputetja Hoxha: Mezi shpëtova nga sulmi i 7 qenve tek qendra universitare

Deputetja Hoxha: Mezi shpëtova nga sulmi i 7 qenve tek qendra universitare

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha ka bërë të ditur se është lënduar derisa po ikte nga qentë endacakë.
Hoxha ka thënë se kjo është hera e tretë që po i ndodhë në hapësirën e njëjtë.

“Sonte duke u kthyer në shpi mezi shpëtova nga sulmi i 7 qenëve tek qendra universitare. U rrëzova, u sakatova e se di qysh ika nga ta tu u mbrojtë me çantë…Ama kjo është hera e tretë që më ndodhë në hapësirën e njejtë por në kohë të ndryshme, por hera e parë që po shkruaj pavarësisht që për raste të tjera kam reaguar”,tha Hoxha.

Ajo po ashtu i është drejtuar edhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama që të ndërmarr diçka në këtë drejtim.

“Po i drejtohem kryetarit Rama e të tjerëve në Komunë pa dallim që me ndërmarr diçka.

Në studimet e shumta urbane për Prishtinën gjithmonë një nga atributet e forta të saj ka dal të jetë siguria në qytet. Ka kohë që Prishtina e ka humbur këtë atribut.

“Unë jam ..

Read More
TË FUNDIT

Nga vjeshta vizitat mjekësore vetëm me termine në ”Dardania” dhe ”Bregu i Diellit”

Nga vjeshta vizitat mjekësore vetëm me termine në ”Dardania” dhe ”Bregu i Diellit”

Ministria e Shëndetësisë ka filluar një pilot projekt sa i përket digjitalizimit të kujdesit parësorë në katër komuna të vendit.
Prishtina do të pilotohet me dy qendrat e saj mjekësorë si më të mëdha në këtë komunë. Përmes kësaj synohet që qytetarët ta kenë mjekun e tyre personal pa pasur nevojë që ta ndërrojnë atë. derisa një mjek do ti shërbejë 2500 pacientëve.

Por, paraprakisht banorët që marrin shërbime në Qendrën e Mjekësisë Familjare në ”Dardania” dhe ”Bregu i Diellit” duhet të regjistrohen si banorë zyrtarë të këtyre lagjeve.

Drejtuesi i shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku bëri me dije se ata që nuk regjistrohen në këtë proces do të mbesin pa shërbime ose do të paguajnë për shërbime.

Pas kësaj kësaj faze qytetarët do të bëjnë përzgjedhjen e mjekut si dhe vizitat e tyre tek mjeku familjar do ti bëjnë përmes termineve në formë online.

Pacientët po e mirëpresin këtë nismë për shkak të pritje..

Read More
TË FUNDIT

PSD paralajmëron aksion simbolik para Qeverisë, dy orë para takimit në Bruksel

PSD paralajmëron aksion simbolik para Qeverisë, dy orë para takimit në Bruksel

Partia Socialdemokrate ka bërë të ditur se do të mbajë një aksion simbolik nesër në orën 13:00.
Aksioni do të mbahet para ndërtesës së qeverisë, në sheshin “Skënderbeu”.

Lajmi është bërë i ditur nga PSD me anë të një komunikate për media.

“Nesër, me datën 27 shkurt (e hënë), duke filluar nga ora 13:00, PSD do të mbajë aksion simbolik pranë ndërtesës së qeverisë, në sheshin “Skënderbeu””, thuhet në njoftim.

Read More
TË FUNDIT

Nitaj: Shpresoj që Kurti të mos e nxjerrë edhe një herë Kosovën të dështuar në Bruksel, t’i thotë PO propozimit evropian

Nitaj: Shpresoj që Kurti të mos e nxjerrë edhe një herë Kosovën të dështuar në Bruksel, t’i thotë PO propozimit evropian

Zyrtari i AAK-së Muharrem Nitaj ka thënë se plani franko-gjerman nuk mund të ndryshohet dhe sipas tij është mirë që qeveria ta pranojë atë.
Përmes një shënimi në Facebook, ai ka thënë se Qeveria dhe shumica e partive në Kosovë e kanë pranuar se një plan i tillë paraqet njohje faktike të Kosovës.

“Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja tashmë e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre. Palëve u është dhënë propozimi franko-gjerman me vërejtjen se ai nuk mund të ndryshohet, për të cilin pjesa dërrmuese e spektrit politik në Kosovë, duke përfshirë edhe Qeverinë, kanë deklaruar se kjo paraqet njohje faktike të Kosovës”, ka shkruar Nitaj.

Ai thotë se pret nga Kurti që të mos nxjerrë Kosovën të dështuar nga Brukseli edhe njëherë.

“Nuk është mirë të eksperimentohet dhe pres nga Kryeministri të mos e nxjerrë edhe një herë Kosovën të dështuar në Bruksel, por t’i thotë PO përfundimtare..

Read More
TË FUNDIT

Kërkohet përgjegjësi për gabimet në librat shkollorë

Kërkohet përgjegjësi për gabimet në librat shkollorë

Një gabim që supozohet të jetë lëshuar në tekstin e lëndës shoqëria dhe mjedisi për klasat e 4-ta e ku subjekt është testimi i njohurive të filloristëve rreth datës së shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në 4 opsionet e këtij libri asnjë nuk është i saktë, gjë që ka nxitur reagimin e prindërve.
Për këtë rast, Ministria e Arsimit nuk ka kthyer përgjigje, derisa të pa qasshëm kanë qenë edhe autorët e librit.

Janë 4 opsione për datën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Por asnjëri prej tyre nuk është I saktë në Fletoren e punës të lëndës Shoqëria dhe mjedisi, me të cilin punojnë filloristët e klasës së 4-t.

Kjo ka bërë që prindërit të reagojnë. Ata i konsiderojnë këto gabime të patolerueshme dhe kërkojnë përgjegjësi nga autorët, recensentët, shtëpitë botuese dhe Ministria e Arsimit.

“Ky nuk është një lëshim, por një gabim i madh dhe një mungesë e përgjegjësisë totale, të atij që e ka shkruar dhe i atij që e ka botuar, persona të ..

Read More
TË FUNDIT

Rrugët drejt Rugovës në gjendje të rëndë, MI nuk tregon nëse planifikojnë intervenim

Rrugët drejt Rugovës në gjendje të rëndë, MI nuk tregon nëse planifikojnë intervenim

Me infrastrukturë të dobët e me mungesë të energjisë elektrike, po përballen banorët e fshatrave në zonën e Rugovës në Pejë.
Ata thonë se kjo po ndikon në uljen e numrit të vizitorëve. Derisa komuna e KEDS thonë se janë duke punuar për instalimin e linjës së re të gjatë të tensionit të mesëm, nga Ministria e Infrastrukturës, nuk kanë treguar nëse kanë ndonjë plan për sanimin e gjendjes.

Vizitorët që ia mësyjnë Grykës së Rugovës, përballet me një gjendje të tillë të rrugës tash e një kohë të gjatë.

Madje në rrugën që të qon në fshatrat e zonës së Rugovës, që vizitohen nga një numër i konsideushëm turistësh çdo vit, ka edhe shembje dheu e asfalti.

Flamur Rexhbogaj, përfaqësues i banorëve të kësaj pjese, thotë se tash e disa vite rruga u shkakton probleme të shumta.
“Në përgjithësi në atë trevë, edhe turistët që po ia mësyjnë Rugovës, është rruga, rruga është bërë e pakalueshme, inevstime në atë rrug..

Read More
TË FUNDIT

Takimi në Bruksel/ “Nuk ka më hapësirë manovrimi dhe se është koha është për marrëveshje”

Takimi në Bruksel/ “Nuk ka më hapësirë manovrimi dhe se është koha është për marrëveshje”

Analistë në Prishtinë konsiderojnë se takimi i nesërm pritet të sjellë një qartësi për sa i përket procesit të dialogut dhe planit evropian.
Takimi i nesërm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel vlerësohet ndër takimet më të rëndësishme që janë zhvilluar vitet e fundit në Bruksel. Faktori ndërkombëtarë, por edhe analistët në Prishtinë , kanë pritshmëri të mëdha për progres në raportet mes të dyja vendeve.

Por çfarë pritet të prodhojë politikisht takimi ndërmjet Kurtit dhe Vuçiq?

Profesori universitar, Afrim Hoti, thotë se ky takim tregon qartazi se tashmë ka një pëlqim në parim për planin franko-gjerman dhe se tashmë gjërat do të qartësohen shpejt.

Ndërkohë analisti politik, Albinot Maloku, thotë se e hëna heq amullinë që është krijuar në vend ditët e fundit për dialogun.

Hoti dhe Maloku konsiderojnë se takimi i 27 shkurtit është momentum kur definohen zhvillimet dhe konkretizohen bisedime..

Read More
TË FUNDIT

Qeveria e Kosovës ua mundësoi udhëtimin, përfaqësuesit e Luginës nga nesër qëndrojnë në Uashington

Qeveria e Kosovës ua mundësoi udhëtimin, përfaqësuesit e Luginës nga nesër qëndrojnë në Uashington

Një delegacion nga Lugina e Preshevës duke filluar nga nesër do të qëndrojë në Washington.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, i cili ka thënë se brifingu i cili do të mbahet në senatin e ShBA-ve, është një mundësi historike.

“Delegacioni, pjesë e të cilit do të jem bashkë me Ardita Sinanin e Ragmi Mustafin, Flora Feratin, Nagip Arifin e Ragmi Mustafën, për herë të parë do të ketë mundësinë që t’i drejtohet Senatit Amerikan dhe të raportojë për situatën në Luginë të Preshevës e për shqiptarët dhe pozitën e tyre. Përpjekjet tona për realizimin e të drejtave të plota dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë, përveç që janë beteja politike të përbashkëta, janë edhe kërkesë e nevojë e përditshme e çdo qytetari shqiptar në Luginë të Preshevës. E përpjekja është obligim i yni. Në vend dhe jashtë vendit. Prandaj nuk duhet të lodhemi ..

Read More